Kutoat e pranimit dhe tarifat per cdo dege

fcbesia

Anëtar i Respektuar
500 kuota janë zyrtarizuar këtë vit për Shkencat Sociale. Tarifa e studimit do të jetë 30 mijë lekë të reja për çdo degë. Në Universitetin e Elbasanit dhe atë të Korçës hapet dega e Filozofi-Sociologjisë.
Këtë vit akademik, rreth 500 studentë do të kenë mundësinë për të vazhduar studimet pranë fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Kuotat e miratuara nga qeveria do të jenë 100 pranime për çdo degë të këtij fakulteti. Përkatësisht, në degën Punë Sociale do të pranohen 100 studentë, po 100 studentë do të pranohen në Filozofi, 100 të tjerë në Psikologji, 100 studentë do të mund të fillojnë studimet për Sociologji dhe 100 të tjerë në Shkencat Politike. Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe kuotat e pranimit për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, për Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe për Universitetin e Korçës “Fan S. Noli”. Përkatësisht, Universiteti i Elbasanit do të pranojë 100 kuota për degën Punë Sociale, ndërsa Universiteti i Shkodrës 80 kuota. Kuotat e pranimit në degën e Psikologjisë do të jenë 90 nga Universiteti i Elbasanit dhe 60 nga ai i Shkodrës. E reja e këtij viti akademik është futja e një dege të re në programet e studimit, ajo e Filozofi-Sociologjisë, e cila deri më tani ishte e hapur vetëm në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që tani do të funksionojë edhe në dy universitete të tjerë, në Korçë dhe Elbasan. Kjo degë do të aplikohet për herë të parë këtë vit në Universitetin e Elbasanit, i cili do të pranojë 90 kuota për këtë degë dhe atë të Korçës, i cili do të pranojë 100 kuota. Gjithashtu, janë zyrtarizuar nga ana e qeverisë edhe kuotat e trojeve shqipfolëse jashtë kufijve të Shqipërisë. Kuotat e pranimit për Kosovën do të jenë: Punë Sociale, një student në Universitetin e Tiranës, një në Universitetin e Shkodrës dhe dy studentë në Universitetin e Elbasanit. Në degën e Filozofisë do të ketë vetëm një kuotë për studentët e trevave shqipfolëse në Universitetin e Tiranës dhe dy të tillë në Universitetin e Elbasanit. Në degën e Psikologjisë do të ketë një vend të lirë studimi për studentët që do të vijnë nga Kosova në Universitetin e Tiranës, një kuotë në Universitetin e Shkodrës dhe dy kuota në atë të Elbasanit. Në degën e Shkencave Politike pranë Universiteti të Tiranës është parashikuar vetëm një e drejtë studimi. Kuotat e pranimit për studentët që do të vijnë nga Maqedonia pritet të jenë vetëm tetë të tilla. Në degën e Punës Sociale pritet që të ketë vetëm dy pranime nga Universiteti i Elbasanit. Në atë të Filozofisë janë parashikuar dy kuota të lira në Universitetin e Elbasanit dhe dy në atë të Korçës. Në degën e Psikologjisë do të ketë vetëm dy kuota nga Universiteti i Elbasanit. Kuotat e pranimit për Malin e Zi pritet të jenë për degën e Punës Sociale; katër pranime nga Universiteti i Tiranës dhe tre nga ai i Shkodrës. Sociologji: vetëm një kuotë nga Universiteti i Shkodrës. Psikologji: tri kuota Universiteti i Tiranës dhe tri ai i Shkodrës. Kuotat e pranimit për Preshevën: për Punë Sociale një kuotë Universiteti i Tiranës, një i Shkodrës dhe një i Elbasanit. Filozofi; një Universiteti i Tiranës dhe një i Elbasanit. Psikologji; një Universiteti i Tiranës, një i Elbasanit dhe një i Shkodrës. Shkenca Politike; vetëm një kuotë nga Universiteti i Tiranës. Numri i pranimeve për këtë vit në programet e studimit të Shkencave Sociale për të katër universitetet, duke përfshirë edhe kuotat e trojeve jashtë kufijve, do të jetë 1 630 studentë.

Tarifa e shkollimit

Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit të Tiranës - 30 mijë lekë të reja për çdo degë.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” - 15 mijë lekë të reja.

Universiteti i Korçës “Fan S. Noli” - 12 mijë lekë të reja.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” - 15 mijë lekë të reja.


Korrieri
 
kur u regjistrova une ne tr ishte 25 mijë lekë të reja sa vjen dhe me shume shtrenjtohen.
 
Titulli: Kutoat e pranimit dhe tarifat per cdo dege

Pershendetje fcbesia!Te pergezoj per temen,me duket sh interesante.Vetem doja te te thoja:vetem per fakultetin e socioligjise ke informacion?Po per fakultetet e tjera?Te lutem,nese ke ndonje informacion mbi fakultetin ekonomik,a mund te ma dergosh ne:[email protected].
Sh sh faleminderit.Kalofsh mire Keti
 
Titulli: Kutoat e pranimit dhe tarifat per cdo dege

ue sa qenkan rritur cmimet duhet me punu 2 muaj per rregjistrimin pa llogaritur rrugen e lek per libra etj te forte jan baballaret tane sa sakrifica bejen per te na dhene shkollen
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top