GLOOM
Catch me if you can...
8 ton ar, argjend dhe bronz i nxjerrë nga minierat e Mongolisë dhe Jutah në SHBA, që tashmë gjendet i ruajtur 24 orë në 24 në Kullën e Londrës, është sasia më e madhe e materialeve të përdorua për të bërë medaljet e Lojërave Olimpike. 4700 medaljet janë vendosur përkrah xhevahireve të kurorës mbretërore dhe secila prej tyre do të ruhet deri në momentin kur do t’i vendoset në qafë fituesve në Lojërat Olimpike apo Paralimpike.
“Për shekuj me radhë, Kulla e Londrës ka ruajtur disa nga thesaret më të çmueshme të këtij vendi ndaj nuk ka “shenjtore” më të mirë për medaljet sesa këtu, pasi ky është çmimi më i vlefshëm që një atlet ëndërron të ketë”, tha kryebashkiaku i Londrës, Boris Xhonson.
Sigurisht që këto medalje kanë një vlerë shumë të madhe, edhe pse ari në vetvete është një përbërës shumë i vogël i tyre. Një medalje e artë, e cila peshon rreth 410 gram, përmban vetëm rreth 6 gram ar, 1.34% të peshës së saj në total, ndërsa pjesa tjetër e medaljes përbëhet nga argjendi (92.5%) dhe bakri. Por dyfishimi i vlerës së arit dhe argjendit që nga viti 2008, kur u zhvilluan Lojërat Olimpike në Pekin, ka bërë që këto të jenë medaljet më të shtrenjta në historinë e Olimpiadave.
Për më tepër, këto janë medaljet më të rënda të historisë së këtij aktiviteti, pasi në Pekin, medaljet peshonin vetëm 200 gram. Megjithatë, rekordin për peshën e medaljeve vazhdojnë ta mbajnë Lojërat Dimërore në Vankuver, ku secila medalje peshonte rreth 576 gram.
Tema