braziljania
Anëtar i Nderuar
Këtë vit nuk do të ketë radhë për të blerë librat shkollorë. Ky është premtimi që ka bërë këtë vit Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Orjeta Zhupa
Hene, 18 Gusht 2008 16:43:00
Këtë vit nuk do të ketë radhë për të blerë librat shkollorë. Ky është premtimi që ka bërë këtë vit Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Sipas burimeve nga kjo ministri katër javë përpara fillimit të vitit shkollor, 36 librari të Tiranës janë furnizuar me 405 tituj tekstesh (nga 426 tituj që janë gjithsej) nga 30 shtëpi botuese.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, MASH vlerëson se asnjë radhë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë sivjet për të gjithë ata nxënës dhe prindër, të cilët do të tërheqin tekstet mësimore në kohë. “Që nxënësit dhe prindërit të mos bredhin më nga njëra librari në tjetrën, sivjet, çdo nxënës do t'i gjejë të gjitha tekstet e klasës së vet në librarinë pranë shkollës ku do të studiojë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ndërkohë, para çdo shkolle është shpallur lista e teksteve për çdo klasë me tekstet alternativë të zgjedhura prej shkollës si dhe emri i librarisë ku do të furnizohet me këto libra.
MASH rikujton të gjithë blerësit që të marrin faturën tatimore nga shitësi për ato libra që blen, me çmimin e afishuar në kopertinë, në mënyrë që të përfitojë nga kompensimi prej 310 milione leke, që qeveria ka vënë në dispozicion të nxënësve të shkollave publike e private të arsimit bazë. Librashitësit që nuk do të lëshojnë fatura tatimore apo do të lëshojnë fatura të pasakta do të kenë pasoja ligjore
Gazeta Shekulli - GAZETA SHQIPTARE ALBANIA - Gazeta shqiptare online