MotoGP, Stoner replikon me Rossi-n

cent

...Lontano
Nuk ka heshtur, por brenda pak kohe ka ardhur kundërpërgjigja e Casey Stoner, ndaj fjalëve helmuese të Valentino Rossi-t, i cili kishte nënvizuar faktin që australiani e urrente, për shkak se humbi përplasjen e ashpër në Laguna Seca, në 2008.
2diiys3.jpg
Nga shtëpia e tij, ish-piloti i Honda-s ka lëshuar një mesazh përmes Tëitter-it kundrejt rivalit të tij. “Mendoj se tani që unë jam tërhequr, Valentino ndihet me më shumë kurajo”, ka shkruar dy herë kampioni i MotoGP.

Ndërkaq, duke përkthyer mesazhin e Stoner, imagjinohet edhe mendimi i vërtetë i Casey-t: tashmë që nuk jam më një rival i tij, Rossi ka të drejtë të thotë disa gjëra më tepër, pasi e di që nuk mund t’i përgjigjem në pistë.

Asgjë e re në realitet, duke parë që të dy kanë mosmarrëveshje, jo vetëm gjeografikisht, por edhe sa i përket karakterit dhe stilit të pilotimit. ثshtë pikërisht ky i fundit, një mëkat i vërtetë, që tërheqja e parakohshme e Stoner ka privuar të apasionuarit e një dueli, i cili do të kishte dhuruar ende shumë emocione dhe polemika./Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top