Në ç’moshë flasin fëmijët?

MasteR

I'm offline
nene_bebe-150x150.jpg


Duke filluar që nga muaji i tretë apo i katërt, fëmija juaj mund të shprehë me një dallim të kuptueshëm të ndjerit mirë dhe pakënaqësinë. Pastaj ai fillon të belbëzojë dhe të cicëritë për të provuar kështu nivele të ndryshme të zërit. Nga muaji i nëntë fëmija juaj mund të shprehë konstrukte më të gjata tonesh, duke përdorur shpesh shkronjën A. Këto rrokje të ndara me kohë fitojnë një kuptim: fëmija juaj fillon të nxjerrë fjalë. Shumë kohë para se fëmija të fillojë të flasë, ai e kupton gjuhën. Diku nga muaji i pestë fëmija mund të dallojë, nëse flisni me të me mirësjellje apo me rreptësi. Fëmija juaj kupton diku nga muaji i shtatë edhe fjalët e zakonshme apo reagon në pyetje. Rreth muajit të dhjete fëmija juaj e kupton edhe fjalën «jo». Shumë prindër përdorin një të ashtuquajtur gjuhë të fëmijëve apo të foshnjave. Ato i drejtohen fëmijës së tyre të vogël me shprehje të zakonshme të theksuara shpesh me një tonalitet të lartë. Kjo gjuhë e foshnjave nuk e dëmton fëmijën tuaj; ajo e mbështet shkëmbimin mes jush dhe atij. Flisni me fëmijën tuaj atë gjuhë, që vetë e dini më së miri. Rrëfejini fëmijës tuaj pikërisht atë, që e bëni në momentin që flisni me të. Dëgjojeni fëmijën tuaj me vëmendje, rrëfejini atij përralla dhe lavdërojeni, kur ai të përpiqet që të nxjerr ndonjë fjalë.gazetajone
 
Foshnjet mësojnë të flasin duke lexuar buzët

Shiko fotografinë 1806630

Një studim i ri mbi këtë temë mund të ndihmojnë edhe për të diagnostikuar autizmin tek fëmijët
Bebet belbëzojnë ndërsa përpiqen të formojnë fjalët e tyre të para.


StudimI i ri tregon se foshnjet mësojnë të flasin jo vetëm duke dëgjuar, por edhe duke parë.
Një studim në Punimet e Akademisë Kombëtare të Shkencës thotë se kur foshnjet hyjnë në fazën e belbëzimit, ata aktualisht bëhen lexues buzësh, duke e përqëndruar vemendjen e tyre në gojën e personit që flet derisa mësojnë format bazë të të folurit e gjuhës së tyre.
Autorët thonë se ky studim mund të ndihmojë edhe për diagnostikimin e autizmit në fazën më të herëshme se kurrë më parë.//voa//
 
Foshnjat Mësojnë Të Flasin Që Në Muajin E Katërt

Foshnjat Mësojnë Të Flasin Që Në Muajin E Katërt

Deri më tash linguistët kanë menduar se aftësia e të folurit te fëmijët fillon të zhvillohet nga muaji i 18-të i jetës. Mirëpo një hulumtim më i ri i Institutit “Max Planck” nga Leipzigu ka treguar se foshnjat shumë më herët fillojnë të përvetësojnë rregullat e ndonjë gjuhe.

Shkencëtarët i kanë lëshuar fjalë italiane fëmijës katërmujor gjerman, ndërsa me anë të EEG-së është vërejtur se foshnja pas 15 minutash ka mbajtur mend fjalinë dhe ka filluar të reagojë.

Deri më tani linguistët kanë pohuar se aftësitë njohëse te fëmijët zhvillohen pas muajit të 18-të, mirëpo ky hulumtim ka treguar se diçka e tillë ndodh dukshëm më herët.

Autorët e studimit thonë se në moshën katërmujore nuk mund të regjistrohen gabimet në përmbajtje, mirëpo është vërtetuar se fëmija reagon në raste të gabimit në shqiptim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top