Një gjeni nga mesi ynë

Kresha

A pretty face can never trick me
”ثshtë rast i vetëm në botë që në këtë moshë të depërtoi aq shumë në probleme mjaft serioze siç është rasti me Valmirin. Ai e ka një mendjembrehtësi të rrallë dhe aftësi të jashtëzakonshme për të gjurmuar në shkencën e Matematikës” shprehet me krenari mr Armend Shabani, asistent i FSHMN-Matematikë në Prishtinë.



Shkruan: Fatmir Shatri, matematicient

Të shkruash në këso rastesh për ta informuar opinionin e gjerë për njeriun që po rritet në mesin tonë, dhe për punën që ai po bënë në fushën e Matematikës, është nder dhe krenari për mua e për çdo njeri që ia donë të mirën popullit dhe atdheut të vet. ثshtë fjala për Valmir Krasniqin, gjeniun nga fusha e Matematikës, i cili për moshën që ka, ka bërë diçka që askush deri me tani nuk ka arritur ta bëjë jo vetëm në trojet tona por edhe më larg. Ai me punën që ka bërë deri me tani, u ka hapur shtigje të reja matematicientëve që të qojnë përpara me një vrull të madh lëmi të caktuara shkencore.

Valmiri vjen nga fshati Begaj (ish Novosella e Begut), komuna e Vushtrrisë, ku edhe ka lindur më 9.12.1989. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Vushtrri. Ka regjistruar fakultetin e Matematikës në vitin shkollor 2008/2009, dhe tani është student i vitit të dytë në këtë fakultet.

Ky djalosh ka disa punime shkencore me recension ndërkombëtar në fushën e Analizës matematike dhe atë në lëminë e teorisë së funksioneve të Eulerit (funksionet gama), ku ka arritur të bëjë aplikimin e disa funksioneve të tilla në zgjidhjen e inekauacioneve, punë kjo që nuk ka arritur ta bëjë askush nga matematicientët më të shquar që i njeh historia e njerëzimit. Punimi i parë i Valmirit nga kjo fushë është “Disa veti të p-gama funksioneve”, i cili në thelb ka përgjithësimin e këtyre funksioneve. Ky punim do të botohet në një revistë profesionale të nivelit të lartë shkencor në Tajvan, në fillim të vitit. Prezantimi i këtij punimi është bërë nga autori në seminarin javor të Matematikës (nën udhëheqjen e prof.dr.Naim Braha), në Qershorin e kaluar.

ثshtë realitet mahnitës se Valmiri ka arritur që vetëm brenda vitit 2009 t’i bëjë disa punime nga teoria e funksioneve gama, prej të cilave njëmbëdhjetë janë të pranuara nga recensentët ndërkombëtar, botimi i të cilave pritet të bëhet brenda vitit të ardhshëm në revista të caktuara profesionale. Ai pohon se ka edhe punime të tjera, të cilat janë gati për dërgim në ndonjë revistë profesionale. Esenca e këtyre punimeve është përgjithësimi i rezultateve të hulumtimeve të matematicientëve me renome botërore, si Horst Alzer nga Gjermania (i ka më shumë se 200 punime shkencore), Fenk Qu Bai (i ka më se 80 punime shkencore) nga Kina, Kristian Berg nga Danimarka ,etj.

Duke e parë aftësinë e jashtëzakonshme të Valmir Krasniqit në punën e tij hulumtuese, i kanë afruar bashkëpunim profesor me famë botërore, siç është rasti i Toufik Mansur nga Izraeli, me të cilin Valmiri është bashkautor i tri punimeve nga fusha e gama funksioneve.

Valmiri është bashkautor edhe me disa mësimdhënës vendor të Matematikës, dhe atë me Mr. Armend Shabanin, Dr. Naim Brahën dhe Faton Merovcin, të gjithë mësimdhënës në FSHMN nga Prishtina.

Shkencëtari ynë i ri me respekt të madh flet për mësimdhënësit e vet që e kanë ndihmuar në aspektin metodologjik dhe profesional për kompletimin e punimeve si dhe përkthimin e tyre në gjuhën angleze, në mesin e të cilëve janë Dr. Ramadan Zejnullahu, ligjërues, Mr. Armend Shabani,asistent dhe Dr. Naim Braha, ligjërues.

Për aftësinë e jashtëzakonshme hulumtuese të Valmirit, flasin me respekt dhe krenari mësimdhënës dhe kolegë të tij,e në veçanti me një mburrje të posaçme flet mr Armend Shabani, ku në mes tjerash shprehet:

”ثshtë rast i vetëm në botë që në këtë moshë të depërtoi aq shumë në probleme mjaft serioze siç është rasti me Valmirin.Ai e ka një mendjemprehtësi të rrallë dhe aftësi të jashtëzakonshme për të gjurmuar në shkencën e Matematikës”.

Këto pak fjalë që i shkrova më sipër, mendoj se janë një myzhde për popullin shqiptar në përgjithësi dhe për neve matematicientët në veçanti se edhe në mesin tonë po rritet një gjeni i rangut të shkencëtarëve të mëdhenj që me respekt i kujton historia e shkencës, e në të njëjtën kohë konsideroj se kjo duhet të jetë një sinjal për Qeverinë tonë, se personave të tillë siç është Valmiri duhet t’iu krijojë kushte pune dhe t’i ndihmojë financiarisht, ashtu siç bëhet në të gjitha vendet e botës së civilizuar.

Si përfundim lirisht mund të them se kush e kupton çka është emancipimi kombëtar dhe avancimi në botën moderne, duhet të krenohet me Valmir Krasniqin dhe të punojë që të përparojë duke shfrytëzuar talentin e rrallë që ka ai. //mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top