Nje here dikush me tha....

Burrelsja

Anëtar i ri
Nje dite nje plak me tha "Kur njeh dike, dhe ky dikush e ben zemren tende te ndaloj per ca sekonda, ki kujdes: ky person mund te jete njeriu me i rendesishem i jetes tende.
Nese syt takohen dhe ka nje drit qe ndricon kur e shikon, ki kujdes: mund te jete njeriu qe po pret qe kur linde.
Nese kur u puthet syte u mbushen me lote, mendo: ka diçka magjike midis jush.
...
Nese mendimi i pare dhe i fundit i dites eshe per ate njeri, nese deshira per te ndejtur bashke arrin te shtrengoj zemren, gezohu: qielli te dergoi nje dhurate hyjnore... DASHURINE
Nese nje dite i kerkoni falje njeri tjetrit per ndonje gabim dhe u kthehet nje perqafim, nje buzeqeshje, nje ledhatim dhe gjestet vlejn me shume se njemije fjale, dorezohu: ju jeni bere per njeri-tjetrin.
Nese eshte i merzitur, nese jeta e ka vrare dhe ti vuan dhimbjen e tije, qan lotet e tije dhe i fshin me dashuri, sa mrekulli. Ai njeri mund te kete besim te ty gjithe jeten.Nese arrin, me mendimin, te ndjesh eren e njeriut qe do sikur ta kesh afer, dhe mendon se eshte perfekt edhe veshur me bizhame, shapka dhe flok te pakrehura. Nese nuk punon dot gjate dites, teper i emocionuar per takimin qe keni... nese nuk arrin dot te imagjinosh ne asnje menyre nje te ardhme pa ate person, dhe do doje me gjithe shpirt ti ishe pran kur plaket dhe, prap, mendon se do e doje marrezisht edhe keshtu. Nese preferon te vdesesh se sa ta shikosh te iki... atehere do te thote qe dashuria ka hyre ne jeten tende! Eshte nje dhurate."
Pastaj buzeqeshi dhe me tha "Ca njerez dashurohen shume here ne jete, pak duan vertet dhe gjejne nje dashuri te vertet. Ndonjehere e takojne dhe nuk u vene rendesi ketyre sinjaleve, dhe e lene te iki pa e jetuar. Eshte deshira e tyre. Keshtu qe, mos lejo kurre qe marrezirat e çdo dite te bejne te mos shohesh gjene me te bukur ne bote: DASHURINE"....
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Titulli: Nje here dikush me tha....

Dikur dikush me thoshte shume fjale, por une nuk i besoja, por me vone pervoja me tregoi qe gjithecka kishte thene ai ishte e vertete dhe duhej vene vath ne vesh.
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Nje dite Dallga pyeti Detin: 'A me do ti mua?' dhe deti iu pergjigj: 'Dashuria ime per ty eshte aq e forte, sa qe cdo here qe ti largohesh drejt tokes, une te terheq mbrapsht dhe te rikthej ne krahet e mia.. Pa ty, jeta ime s'do kishte kuptim.. Do isha nje Det pa jete..pa emocione.. Ti je esenca e ekzistences sime !'
Dallga u lumturua.. Qendronte ne krahet e detit, e cdo here largohej, per ti dhene gjerave ate shijen e cmueshmerise... dhe sa here qe ajo largohej, deti e rrimerte ne krahet e tij gjigante...

Dallga dhe Deti jane ende aty...ne lojen e pafundshme te emocioneve.. e shtiren sikur do jete hera e fundit qe dallga niset drejt tokes, per te mos u kthyer me...
Por me pas, ne fund, deshira per t'u kthyer eshte me e madhe se cdo gje tjeter..Kjo eshte nje dashuri e vertet dhe e pafundme...
~♥~
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Dallga eshte pjese e detit dhe derisa gruaja te jete pjese e burrit dhe anasjelltas nuk do te kete dashuri te perjeteshme...
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Mendoj se njerëzit më të mirë, janë ata për të cilët ja vlen gjithmonë, janë ata të cilët për fat të keq humbasin pas dashurive të pamundura, që çmenden për dikë që nuk do t'i dojë kurrë, që për të qenë të lumtur e kanë provuar një ose dy herë dhe pastaj kanë hequr dorë, sepse lumturia nuk bën për ta. Njerëzit më të mirë janë ata që janë të bindur, janë ata që nuk i besojnë kurrë të parës "Të dua" , janë ata që e dinë se të dashuruarit nuk është për të gjithë dhe për një orë dashurie do të sakrifikonin vite jete. Njerëzit më të mirë janë ata që nuk ju bëjnë përshtypje komplimentet, nga gjinia tjetër, nga gjestet e mëdha. Njerëzit më të mirë bien në dashuri për arsye absurde, "ndërsa rrëfejnë, ju duket për të qeshur".
Unë mendoj se njerëzit më të mirë vuajnë shumë për të qenë ata që janë....
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Nje here dikush me tha...

Deshiroj te jesh gjithmon prane meje... Te te kem ne krah ne cdo moment te veshtire te jetes sime....te flas dhe te me degjosh dhe atehere kur un mos te mund te them asgje.... Te me kuptoshe vetem me nje veshtrim dhe me te rahurat e zemres....mundesh??......
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Ndonjehere ndjesia qe te fal nje person special ngelet gjate ne kujtesen tende.. nderthuret me notat e nje kenge te dedikuar ty dhe kujtimet rradhiten ne kujtese si fotografi bardh e zi te shkrepura papritur e pa kujtuar.. ndonjehere duke pare nje foto ndodh te rrjedhin lotet padashur,te buzeqeshesh ne fshehtesi dhe syte e tu te fokusohen ne disa caste te mrekullueshme qe sdo donim kurre te mbaronin. si cdo gje e bukur,nuk mund te zgjase pergjithmone !! ...dhe pastaj kerkon ta nxjerresh nga kujtimet,te buzeqeshesh serisht,te zihesh me te,ta perqafosh,puthesh,apo dashurosh si dikur,por si mund te kapen hijet ?? dicka e vdekur nk mund te ringjallet sado qe ta duash dhe me dhimbje ne shpirt te duhet te vazhdosh pa te...te besosh se neser kur te hapesh syte do te ndodhi dicka me e bukur,me e bukur se gjithcka,ti thjesht duhet ta lejosh te ndodhi pa pranine e nje kujtimi... atij kujtimi qe ti i dhe fund,e ndoshta e kujtove sot per te fundit here...ato fotografi qe grise dhe ate kg qe me nuk e degjove...ate qe le te ikte pa i kerkuar rikthim...ate qe per pak kohe te deshi,nje kujtim te vogel ne kete bote kaq te madhe !!
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Mbreme Te Enderrova Me Kostumin E Dhenderrise,Ne Dore Mbaje Goten E Dollise. Une Si Cigare Qe Shuhet Ngadale,Qaja Ne Nje Qoshe Pa Thene Asnje Fjale. Nuses Krahe Teje Embel I Buzeqeshje,Renkimet E Mia S'arrite Ti Ndjeje. Si Mundesha Te Jetoja Ne Ato Caste As Vete Se Di. Goten Kisha Mbushur Me Lotet E Mi. Papritmas U Ktheve. . . Ndeshe Shikimin Tim. Sa Me Kishe Munguar Plage Qe S'njeh Sherim. Si Pa Dashur Hapat Nga Ti I Drejtova,Zemren Bera Gur & Te Urova. Per Here Te Pare Pas Kaq Shume Kohesh Tek Ti Vura Re Hije Pendimi,E Teksa Lotet Dilnin, Te Thashe Jane Lote Gezimi. Edhe Pse Doja Ti Ndaloja,S'i Ndaloja Dot. Si Nje Shigjete Vrastare Po Me Godisnin Fort. Lehte Me More Doren Si Ne Takimin E Pare,Te Lutem Me Harro,E Nese Te Kam Lenduar Te Lutem Me Fal. Ne Kete Bote Te Gjithe Gabojme,Ndaj Mos Me Jep Merine. Ashtu Si Une Dua Te Gjesh Lumturine.E Pas Kesaj Qe The Vendosa Te Shkoj,Se Ndoshta Nje Dite Do Te Te Harroj. . . ! :(. . .
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Nuk te do dikush qe te thirr shpirt e zemer
por nje qe te thirr ne emer
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Unë marr frymë nga ty dhe fitoj jetë'' ishte thënia jote e preferuar, kur ishe pranë meje. A është akoma tani?
Vallë mund të fitosh jetë, kur prezenca ime oksigjen mungon në jetën tënde?
Më dhe lamtumirën dhe u përfshiva dhe unë në atë botën që shembet për një moment përtokë. Minutat dhe sekondat e jetës sime iknin për të mos u kthyer më.
Rrëkeja e kohës rridhte enigmatike, e frikshme dhe e qetë si rrjedha e pamëshirshme e gjakut nga një plagë.
U përlota për një kohë të gjatë, kur në fakt isha unë që thoja, me bindje të plotë : ''Nuk hyj në kategorinë e femrave që qajnë për dashurinë''. Po si mund të mos qaja, kur buzëqeshja ime ishte shuar e kur gjallëria e ditëve të mia ishte zhdukur?
...
Nuk i ndjeja më dy sytë plot jetë të më vështronin me ndjenja të thella, nuk e ndjeja më një zemër të rrihte për mua dhe një mendje ku imazhi i vetëm i skalitur në të, isha unë.
Por ti mbase kuptove se dashuritë e mëdha ku bënte pjesë dhe dashuria jonë, asnjëherë nuk kanë një fund përrallash. Apo mbase dikush ta fiksoi thellë në qenien tënde këtë ide...
Ama dite t'ia dalësh mbanë. Dhe unë, në fakt, dua të të mendoj sa më pak, derisa të të fshij përherë nga kujtesa ime.
Do ta vë logjikën mbi ndjenjat, por mbase kjo është zgjidhja e duhur për të ecur para pakujtimin tënd...
Do përpiqem të të harroj ty, megjithëse do të jetë mjaft e vështirë të eci përpara pa emocionet e një dashurie që vetëm të dy, patëm guximin ta ndërtonim..
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Unë marr frymë nga ty dhe fitoj jetë'' ishte thënia jote e preferuar, kur ishe pranë meje. A është akoma tani?
Vallë mund të fitosh jetë, kur prezenca ime oksigjen mungon në jetën tënde?
Më dhe lamtumirën dhe u përfshiva dhe unë në atë botën që shembet për një moment përtokë. Minutat dhe sekondat e jetës sime iknin për të mos u kthyer më.
Rrëkeja e kohës rridhte enigmatike, e frikshme dhe e qetë si rrjedha e pamëshirshme e gjakut nga një plagë.
U përlota për një kohë të gjatë, kur në fakt isha unë që thoja, me bindje të plotë : ''Nuk hyj në kategorinë e femrave që qajnë për dashurinë''. Po si mund të mos qaja, kur buzëqeshja ime ishte shuar e kur gjallëria e ditëve të mia ishte zhdukur?
...
Nuk i ndjeja më dy sytë plot jetë të më vështronin me ndjenja të thella, nuk e ndjeja më një zemër të rrihte për mua dhe një mendje ku imazhi i vetëm i skalitur në të, isha unë.
Por ti mbase kuptove se dashuritë e mëdha ku bënte pjesë dhe dashuria jonë, asnjëherë nuk kanë një fund përrallash. Apo mbase dikush ta fiksoi thellë në qenien tënde këtë ide...
Ama dite t'ia dalësh mbanë. Dhe unë, në fakt, dua të të mendoj sa më pak, derisa të të fshij përherë nga kujtesa ime.
Do ta vë logjikën mbi ndjenjat, por mbase kjo është zgjidhja e duhur për të ecur para pakujtimin tënd...
Do përpiqem të të harroj ty, megjithëse do të jetë mjaft e vështirë të eci përpara pa emocionet e një dashurie që vetëm të dy, patëm guximin ta ndërtonim..
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Me mba serisht ne perqafimin tend sonte!Vetem ti e boshatis mendjen time nga te gjitha dhimbjet e dites.Zemra ime smban dot me lot dhe ja nis te gjitha trurit por kam frike se dhe ai shume shpejt do u dorezohet atyre.Erdhe ne jeten time ne momentin kur po vendosej nese do me jepej nje mundesi e dyte apo me priste erresira.Qendrove aty me mua dhe me zgjate doren te dilja nga pellgu i zhgenjimeve qe kishte mbuluar egzistencen time.Je i vetmi qe degjove rrahjet e zemres time qe kerkonin ndihme.Te kam bere aq shume te vuash, te qash por ti asnjehere sme braktiise.Sikur zoti kishte pare sa vuaja dhe kishte vendosur te dergonte ne toke nje engjell vetem per mua.Nje engjell ku mund te mbeshtesja te gjithe qenien tim e pa patur frike nga tradhetia.I numerove lotet e mi dhe nje nga nje i ktheve te gjitha ne buzeqeshje.E ndiej prezencen tende ne cdo cep te jetes time.Ndiej frymemarrjen tende ne jastekun tim.Me perkedhel floket qetesisht dhe si lejon makthet e mia te me prishin gjumin.Dhe pse te gjitha keto ne ender une i ndiej ne realitet sepse sa here te therras ti fluturon dhe je aty me mua.E vetmja gje qe ndiej tani eshte se jam me fat qe hyre ne jeten time dhe qe me lejove te njihja enderrat e tua dhe te behesha pjese e tyre.me mba serisht ne perqafim te lutem.nuk dua te ndahem nga ty...Flm qe ekziston, mrekullia ime !!
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Ndonjehere te merr malli per miqte, per shoket e vjeter,per ata qe fatkeqesisht me dashje apo pa te, kane kaluar tashme ne kapitujt e mbyllur te jetes tende.
Ndodh qe zgjohesh nga gjumi pa mendimet e te sotmes, por duke udhetuar neper kohet e vjetra. Duke kujtuar shoqerite, dashurite, mundimet dhe momentet e lumtura te asaj kohe.
Ndodh qe te zgjohemi pa mendimet e te sotmes, dhe te udhetojme ne ...
te shkuaren atehere kur kemi qare, kur kemi qeshur, ne ate kohen kur kemi hedhur themelet e asaj qe jemi sot.
Harroj te sotmen per pak caste per te rikujtuar njerzit qe kane qene kalimtare ne jeten time, ata nga te cilet kam marre mesime te vlefshme nga gjurmet qe ata kane gdhendur, dhe me kane bere te kuptoj se jeta ishte, eshte dhe do te jete rruge ku c'dokush le autografin e tij/saj me apo pa deshiren tone::::)))))
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Si është e mundur që një engjëll
sikur ti të dashuroj një vagabond
sikur unë?” - pëshpëriti ai derisa
dora e tij kaloj lehtë nëpër
floket e saj.
“Ndoshta për shkak se zemra
gjithnjë është rebele. Dhe kjo
zemër rebele mund ta dashurojë
vetëm një sikur ti. Mund të ta
shajnë. Le të flasin çka të duan,

por unë gjithnjë do ta dashurojë
vetëm vagabondin brenda teje”,
tha ajo dhe në çast e perqafoi.❥❦ ♥ ♥ ❦ ❥
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Ti je shiu që më lagë,
ti je dielli që më ngrohë,
ti je fryma që më jep jetë,
ti je DASHURIA e vërtetë.
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Nuk e kuptoj çfarë ka më të bukur perfektja që është kaq e dëshiruar. Ajo është thjesht një trillim, por, dhe nëse do të ekzistonte, jetesa do të ishte e kotë. Do të ishte nje vepër e pakorrigjueshme dhe kjo nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen ta imagjinoj dikë pranë vetes që të mos bëjë asnjë gabim. Gabimet na bëjnë më njerëzorë dhe më pasionantë.
Ndaj, joperfektja është shumë herë më e bukur.
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

..duke te thirre me ket mbiemer qe ndoshta te shkon ma shume , marr kurrajo me t'uru per martesen! Njekohesisht uroj t'kesh afer po ata njerez qe kane perkedhel sedren e familjes tande ,te t'ndihmojne me mbajt petkun e ndergjegjes...Cdo gja , por sidomos RESPEKTI asht RECIPROK , e kush ta ka dhane asht obligim me ia kthy...ne kete rast kisha dashte me ken i gezuar e jo te ndjeja keqardhje...
JETE TE LUMTUR !
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

E di qe ka me te mire se une, sa te duash, por asnjeri nuk do te di te te doje sa une. Te dua edhe kur me dhemb, edhe kur mendja me bind te te harroj. Te dua me trupin qe me dridhet, me lot, me buzeqeshje, me gjithcka qe shkakton.
TE DUA!!
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Une jam n'borxh per vete,,biles kam kaluar me kamatvonese
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Nje plak i mencur dikur tha: Nese nuk je i lumtur vetem, atehere nuk do te jesh kurr i lumtur ne nje lidhje.
Krijo jeten tende fillimisht dhe pastaj ndaje ate me dike tjeter..
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Nese te duan, je i zoti
Nese te urrejne, Je me i Miri"
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Ndonjehere eshte me mire te jesh vetem, sesa ne shoqeri me njerez te padurueshem.
Ne
nuk jetojme per te tjeret, qe ta vendosim ekzistencen tone ne gjykimin e
tyre. Do te ishte shume poshteruese per veten tone. Te pakten une
keshtu mendoj.
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Me pyeten a vret dashuria??

Ju pergjigja:Dashuria nuk vret .Jane njerzit ato qe vrasin dashurine:'(((
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Kapitali me i madh qe mund ta posedoj nje njeri este devotshmeria ndaj Allahut..
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Mos akuzo njerezit per zhgenjimet e tua, akuzo vetveten qe ke pritur shume nga njerez qe s'duhej te prisje asgje...
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Im ate thoshte gjithmone, se kur te vdesesh , nese ke pese miq te vertete , ke jetuar nje jete per se mbari .
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Hmm , kur pikellohesh per arsyen se terheq vetem persona pa asnje gram
tru , kujto : Zombit nuk e kane , per kete arsye jane shume te terhequr
drejt atyre qe e kane nje te tille .
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Hmm , kur pikellohesh per arsyen se terheq vetem persona pa asnje gram
tru , kujto : Zombit nuk e kane , per kete arsye jane shume te terhequr
drejt atyre qe e kane nje te tille .
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Per te pasur me shume vetbesim ju nuk duhet ta vrisni mendjen se cfare mendojne te tjeret per ju!
 
Titulli: Nje here dikush me tha....

Kur nje vajze te pranon ftesen per miqesi . . . Ka pranuar ftesen,jo propozimin tend per lidhje. . . !!!
Kur nje vajze te dergon ftese per miqesi . . . Ajo do te jete mikja jote,jo e dashura jote. . . !!!
Kur nje vajze komenton ne statusin tend . . . E ben per te hyre pak ne muhabet,jo se te pelqen ty . . .!!!
Kur nje vajze pelqen komentin tend . . . Pelqen komentin,jo ty . . .!!!Keshtu qe mos i keqinterpretoni gjerat.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top