"Nje mije e nje net"....perralla nga bota arabe.

bella

Anëtar i Nderuar

"Një mijë e një netë", titulli origjinal në gjuhën arabe: Alf Laila Laila wa, është padyshim vepra më e famshme letrare klasike Lindore dhe me e njohur nga te gjithe. Disa karaktere që animojn te treguara nga princesha Scheherazade (Shqip Sheherazade) bejn pjesë ne imagjinaten e shumë fëmijëve të botës, si Ali Baba dhe dyzet hajdutët dhe llamba magjike e Aladinit , apo udhëtimet e Sinbad marinar.
Mbreti Shahriyar zhgënjyer dhe i zemëruar nga tradhtinë e gruas së tij e kap një urrejtje per vdekje për tërë gjininë femërore. Për shkak të kësaj ai urdhëroi vezirin, i cili është edhe babai i Scheherazade, ti coj një virgjëresh cdo natë,e ai do të kaloj natën me të dhe të nesërmen në mëngjes ai do të urdhërojë ekzekutimin saj. Masakrën e vazhdoi për tre vjet, deri kur Sheherazadja e bukur, e mençur dhe kurajoze iu ofrua për të kaluar natën bashkë me mbretin, duke i thënë babait te saj: "Ose unë do të qëndrojë gjallë, ose do të jem shperblesa e virgjëreshave muslimane dhe shkaku i çlirimit të tyre nga duart e mbretit dhe nga tuajat. "

Sheherazade, qe mos të dënohet me vdekje nga mbreti hakmarrës për një mijë e një net, mban të gjallë kuriozitetin e monarkut me tregimet e saj të jashtëzakonshme,lidhur me zinxhirë me njëri-tjetrin si unazat e nje varese.Kur Sheherazade ndalon se treguari mbreti Shahriyar tashme ka harruar ndaj dashurise qe ka per te urrejtjen e vjetër kunder grave; koha dhe imagjinata e kanë pajtuar me jetën. Sheherazade shpetoi veten dhe mbi një mijë e një vajzë.

Kjo eshte nje histori-kornize: një histori në vetvete e jashtëzakonshme, duke i ofruar lexuesit admirimin e Sheherazade te imituesve, poetëve dhe artistëve. Sheherazade për perëndimin është bërë mbretëreshë-nëna e të gjithe odaliskeve të cilët kanë banuar për shekuj ne letërsisë evropiane, galeritë e artit dhe skenat e baletit.

Sheherazade për botën arabe, është simbol i fuqisë, inteligjences, dhe bukuris se fjalës, fuqia e joshjes dhe në këtë kuptim Sheherazade është larg nga modeli sensual pasiv, qe kemi dashur te kemi per perendimin. Në të vërtetë ajo është një grua aktive, e zgjuar, e shkathet, shkaku i planit te shpëtimit të saj dhe atë të grave të tjera, e aftë për të frymezuar dashuri tek sovrani dhe për të mbajtur gjallë këtë dashuri tek ai.
 
Redaktimi i fundit:
Re: "Nje mije e nje net"....perralla nga bota arabe.

Ne fakt e kam lexu ne ate kohe kur kujtoja se njerezit jane a-seksual lol...

Tani nga ky prezantimi yt i ri ,,,mu hap oreksi ta rilexoj ......flm Bella
 
Pe: "Nje mije e nje net"....perralla nga bota arabe.

:D...Ne fakt edhe mua me ka kapur nje deshire per ta rilexuar...e ne fakt ky eshte libri i pare me perralla qe kam pasur dhurate dhe qe ka qen kaq interesant, afashinant e i pari i biblotekes time...Por per fat te keqe duke e dhen borxh sa andej kendej me ka humbur......Dhe mendoj ta blej, e te jet edhe libri i pare qe nuk mund te griset :D i vajzes time.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: "Nje mije e nje net"....perralla nga bota arabe.

uaaaaa na thoni nje perralle se spo me ze gjumi hhihi
 
Pe: "Nje mije e nje net"....perralla nga bota arabe.



Tre vëllimet përmbajnë përrallat e mëposhtme:

Vellimi i pare
Simbad Detari
Të tre Kalanderët
Gomari, kau dhe bujku
Tregtari dhe xhindi
Plaku dhe drenusha
Plaku dhe dy qentë e zinj
Historia e peshkatarit
Mbreti grek dhe mjeku Duban
Burri dhe papagalli
Veziri i ndëshkuar
Mbreti i ri i ishujve të zinj
Historia e Zybejdes
Historia e Aminës


Vellimi i dyte

Ali Babai dhe dyzet hajdutët
Tri mollët
Gruaja e masakruar dhe djaloshi
Nuredin Aliu dhe Badredin Hasani
Kurrizoja i vogël
Historia që rrëfeu rrobaqepësi
Historia e berberit
Historia e Abuhasan Ali Ebn Bekrit dhe Shemselniharit, favoritës së kalifit
Harun-Al-Rashit


Vëllimi i tretë
Aladini dhe llampa magjike
Ago Aliu, tregtari nga Bagdati
Kali Magjik
Princ Ahmedi dhe perria Pari-Banu
Dy motrat ziliqare
 
Redaktimi i fundit:
Pe: "Nje mije e nje net"....perralla nga bota arabe.

Bela ti rri rri edhe tak te suprizon me kto tema kshu :) Bukur shum ja te lexojm ndo nje perral :)
 
Pe: "Nje mije e nje net"....perralla nga bota arabe.

E bukur tema, por akoma nuk kam kuptuar se cfare duhet te postojme ketu?! Perralla?
 
Redaktimi i fundit:
Pe: "Nje mije e nje net"....perralla nga bota arabe.

E bukur tema, por akoma nuk kam kuptuar se cfare duhet te postojme ketu?! Perralla?

nqs di ndonjeren edhe mund ta postosh se mka marre malli ti lexoj ; )

disa prej perrallave i mbaj mend,,ali baben me 40 hajdute ,nje si historia aladinit, me perri, me xhinde ,me princa...kane qene perralla te mrekullueshme
di qe ka qene liber shume shume i trashe
 
Pe: "Nje mije e nje net"....perralla nga bota arabe.

E bukur tema, por akoma nuk kam kuptuar se cfare duhet te postojme ketu?! Perralla?

Bejne pjese tek leteresia :p
Kur skishte drita naten ne shqip nen driten e qirinjeve e lexoja, sdi as vete si me ra ne dore :D
 
Pe: "Nje mije e nje net"....perralla nga bota arabe.

Atehere i bje qe kush mundet te publikoje ndonje perralle nga keto...Ok kuptova vajza :) Ju faleminderit per shpjegimin!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top