Njohja e shtetesise se Kosoves

Lauri

Anunnak
Njohja e shtetesise se Kosoves

Gjer tani te dhenat jane te tilla:

Organizata e Kombeve te Bashkuara: 105 nga 193 shtete anetare, 54.4%

Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara: 3 nga 5 anetaret, 60%

Bashkimi Europian: 23 nga 28 anetare, 82.14%

NATO: 24 nga 28 shtete anetare, 85.71%

OSBE: 36 nga 56 shtete, 64.29%

Organizata per Bashkpunimin Islamik (OBI): 35 nga 57 shtete, 61.4%

Liga Arabe: 14 nga 22 shtete anetare, 63.64%

Vlen per tu theksuar se nga vendet e Bashkimit Europian qe nuk e kane njohur pavarsine e Kosoves jane: Qiproja, Greqia, Sllovakia, Rrumania dhe Spanja. Nder to vetem Greqia nuk ka nje precedent te brendeshem per te mos e njohur Kosoven si shtet, per shembull Qiproja eshte e ndare, Spanja ka friken e Katalonjas dhe Sllovakia friken e Hungarezeve, ne kuptimin qe edhe ato mund te kerkojne pavarsi prej tyre.

Nje tjeter shtet ne Europe qe nuk eshte pjese e BE-se por me ndikim qe duhet ta njohe Kosoven shtet eshte Vatikani. U mbetet dy shteteve shqiptare, por edhe shoqerise civile, udheheqesve fetare dhe te gjithe atyre qe kane ndikim te ushtrojne ndikimin e tyre qe Kosova te arrije njohje te plote te pavarsise se saj nga e gjithe bota. Per shembull Komuniteti Musliman Shqitpar dhe ai i Kosoves mund te bejne kerkesa formale dhe ti dergojne prane shteteve Islamike dhe partnereve te tyre neper bote. E njejta gje vlen edhe per Konferencen Ipeshkvore te shqiperise.

*Te dhenat jane marrur nga KosovoThanksYou.

kosove_zps6bd27768.png
 
Titulli: Njohja e shtetesise se Kosoves

U mbetet dy shteteve shqiptare, por edhe shoqerise civile, udheheqesve fetare dhe te gjithe atyre qe kane ndikim te ushtrojne ndikimin e tyre qe Kosova te arrije njohje te plote te pavarsise se saj nga e gjithe bota.

Mendoj se nuk eshte e domosdoshme qe Kosoven ta njohin te gjitha vendet e botes. Ka vende anetare te OKB-se qe nuk jane te njohura nga 30 apo me shume shtete. Me kete nuk dua te them se njohjet jane te parendesishme, por dua te them se sado i larte qe te jete numri i njohjeve fjalen kryesore per sigurimin e uleses se Kosoves ne OKB do ta kene pese vendet permanente te Keshillit te Sigurimit te OKB-se: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina.

Per Kosoven eshte me rendesi qe ne momentin e aplikimit per anetaresim ne OKB te mos kete veto nga ana e Rusise dhe Kines. Qe kjo te ndodhe duhet edhe shume kohe, fatkeqesisht,
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Njohja e shtetesise se Kosoves

Po kur e ka njohur Amerika dhe eshte njesoj se sikur e ka njohur gjithe bota, perse Thaci e kompani i shesin publikut shqiptar keto lajme si arritje te medha te qeverise? Per cfare thua ka nevoje me shume ai qytetari i Kosoves, per nje vend pune per te siguruar buken e gojes per vete e per femijet e tij, apo per njohjen e Libise e Grenades, vende te botes se trete?

Po Facebook kur do ta njohi Kosoven se Google e njohu me ne fund?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top