Pak argetim historie nga matematika!

sinx+cosx

Antarë
I) Matematikani i famshëm Leonadr Euler, vdiç më 18 shtator 1783. Në lidhje me këtë matematikani francez Kondorse tha: “Euleri pushoi së jetuari dhe së llogarituri”!

II) Fermai për numërat e thjeshtë ka thënë: “Të fshehtat e numërave të thjeshtë janë tepër të ngatërruara”!

III) Më 1780 një fëmijë dy vjecar, afrohet pranë një bregu lumi dhe i hedh disa gurë në të. Kurreshtar për rrathët që formohen dëshiron të afrohet e ti “kapë” me dorë, shkëputet prej dorës së ëmës së tij, rrëshqet nga bregu dhe bie në lumë! Fëmija kot kërkon nënën e vet për ndihmë, sepse lumi ishte i madh dhe shpejt e largon nga ajo. Ndoshta fëmija do të kishte vdekur sikur një kalimtar i rastit, të mos i gjendej më mdihmë vogëlushit, të cilin e shpëton nga vdekja e sigurt! Pikërisht, ky fëmijë i lindur më 1778, rritet dhe bëhet njëri ndër matematikanët më të famshëm të kohërave, emri i tij është Karl F. Gausi.

IV) Matematikani i njohur Bernuli, pak para vdekjes, e ka lene nje amanet: "Ne permendoren time te vizatoni grafikun e spirales logaritmike". Kjo eshte nje deshmi se kaq shume e ka deshte matematiken!

V) Në vitin 1736 akademia e Parisit shtroi një problem të vështirë astronomik, të cilin e zgjidhi i vetmi Euleri pas nëj pune INTENSIVE 72 orëshe. Por fatkeqësisht, pas kësaj nga puna e tëpërt dhe pa pushim, i verbohet syri i djathtë. Por me kaq Euleri nuk u ndal! Ai vazhdoi me të njetin ritëm dhe në vitin 1766 i verbohet edhe syri i majtë. Pa të dy sytë Euleri jetoi plot edhe 17 vjet të tjera!

VI) Rreth shekullit 9 para eres sone, mbreteresha Fenikase Didona, arriti qe me trikun e saj te perfitonte nje toke ne forme te rrumbullaket dhe aty e ndertoi qytetin e Kartagjenes. Dhe "humbesi" i kesaj toke ne fillim ishte nej fare JARBI, i cili i kishte premtuar Didones se do te jap toke sa zë lekura e nje demi, por Didona e preu lekuren ne rripa te vogla dhe formoi nje rreth shume te madh, .. etj...etj..
Deri ne shekullin XVII problemi: "Cila eshte figura me syprinen me te madhe nga te gjitha figurat me perimeter te njejte?", nuk mund te zgjdhej dot, por kete e beri Euleri i madh dhe e zbuloi shkencen matematike "Njehsimi Variacional", dhe se vertetoi se figura e kerkuar eshte QARKU! (Rrethi me brendesine e vet).


Faleminderit shume.
 
Titulli: Pak argetim historie nga matematika!

Euleri tamam matematicient paska qene,deri ne vdekje biles ehde pa dy sy paska punuar :).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top