Part-Time, regjistrimi për ata që shlyen Maturën

braziljania

Anëtar i Nderuar
Studimet me kohë të pjesshme janë një mundësi ideale për të vazhduar si shkollën, ashtu edhe punën. Në Shqipëri, kjo formë studimi, nuk është mundësi vetëm për studentët që nuk arrijnë të fitojnë degë studimi, por edhe për ata që për hir të karrierës, nuk kërkojnë të sakrifikojnë kohën në shkëmbim të qëndrimit në auditor.

Dritan Laci
Enjte, 21 Gusht 2008 09:30:00

Studimet me kohë të pjesshme janë një mundësi ideale për të vazhduar si shkollën, ashtu edhe punën. Në Shqipëri, kjo formë studimi, nuk është mundësi vetëm për studentët që nuk arrijnë të fitojnë degë studimi, por edhe për ata që për hir të karrierës, nuk kërkojnë të sakrifikojnë kohën në shkëmbim të qëndrimit në auditor.

Pothuajse, sipas shifrave zyrtare, 20 përqind e nxënësve që përfundojnë shkollën e mesme, kërkojnë të ndjekin studimet në sistemin Part-Time. Në këtë shifër gjenden të papërfshirë, individë të cilët kanë përfunduar vite më parë shkollën e mesme, por që për shkak të punës nuk kanë mundur të marrin arsimin përkatës.

Kërkesa gjithmonë e në rritje për studimin part-time, u vu re edhe gjatë vitit të kaluar, ku për shkak të mungesës së kurrikulës, Ministria e Arsimit dhe Shkencave, vendosi të ndalë përkohësisht deri në konsolidimin e plotë të programeve, studimet me kohë të pjesshme.

Pezullimi i programit ka zgjatur për një vit, ndërkohë që në sezonin e ri është konfirmuar zyrtarisht, se krahas formave të tjera të studimit, do të rinisin aplikimet në sistemin Part-Time.

Regjistrimi i kandidatëve, në sistemin me kohë të pjesshme dhe në sistemin universitar të edukimit në distancë, do të nisë në muajin tetor.

Zëra pranë dikasterit të arsimit, janë shprehur të sigurt në rihapjen e dy sistemeve të studimit, ndërsa kanë garantuar se niveli i kurrikulave të reja të miratuara do të jetë në standardet e sistemit të studimeve me shkëputje nga puna.

Numri i pranimeve, ende jo në formë zyrtare, mendohet të jetë 800 studentë, ku numrin më të lartë do ta ketë Fakulteti Juridik dhe ai Filologjik.

Pothuajse të gjithë fakultetet që aplikojnë studimet me kohë të pjesshme, kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave programin e ri që do të ndiqet në vitin akademik 2008-2009 e në vazhdim, ndërkohë që për secilin prej tyre është marrë pëlqimi nga dikasteri i arsimit.

Të drejtën për të marrë pjesë në regjistrim do ta kenë kandidatët të cilët kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore, përfshi këtu edhe lëndët me zgjedhje.

Përzgjedhja e studentëve për në sistemin e studimeve me kohë të pjesshme do të bëhet pas përmbylljes së fazës së parë dhe të dytë të përzgjedhjes dhe regjistrimit të studentëve në sistemin e ditës.

Megjithëse nuk ka një datë zyrtare, për fillimin e regjistrimeve në sistemin pa shkëputje nga puna, ajo që dihet momentalisht është fakti, se muaji tetor është vendosur si periudhë kohore për fillimin e regjistrimeve në këtë sistem.

Vendimi për tarifat dhe kuotat e pranimit në sistemin e studimeve me kohë të shkurtuar, pritet të merret në muajin shtator nga Këshilli i Ministrave.

Të vetmet elemente që priten të ndryshohen lidhen me kuotat, ndërsa tarifat supozohen të mbeten të njëjta me ato të dy viteve më parë, ku fakultetet me peshë specifike në tregun e punës si Juridiku, do të kenë çmimin më të lartë në një vit akademik.

-------------------------------

Aplikimi

Rumania bursa për doktoraturë dhe postdoktoraturë

Rumania ka akorduar 70 bursa për doktoraturë dhe posdoktoraturë, të sistemit “Eugen Ionescu”, për studentët nga vendet frankofone që vazhdojnë doktoraturën dhe kërkimet shkencore, sidomos atyre me origjinë nga Europa Qendrore dhe e Jugut.

Bursat, me një vlerë prej 1 milion euro për secilin vit universitar, kanë një kohëzgjatje nga 3 në 10 muaj, në funksion të shtrirjes së projektit të kërkimit.Ambasada rumune në Tiranë bëri të ditur se bursat akordohen nga Rumania, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe administrohen nga Agjencia Universitare e Frankofonisë.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve të kandidatëve është 20 shtatori 2008. Përsa i përket procedurave për dorëzimin e dokumenteve, çdo kandidat duhet të kontaktojë një nga 22 universitetet rumune dhe pasi është pranuar nga njëri prej këtyre, kandidati mund ta dorëzojë dosjen me dokumente në njërën prej zyrave rajonale të AUF.

Të gjitha dosjet e kandidatëve do t’i transmetohen Zyrës Rajonale për Europën Qendrore dhe Lindore të Agjencisë Universitare të Frankofonisë, me seli në Bukuresht. Përzgjedhja shkencore e dosjeve do të bëhet nga një Komision Rajonal Ekspertësh, dhemë pas bëhet përzgjedhja finale e dosjeve, nga një komision i përzier, ku Ministria e Punëve të Jashtme ka fuqinë deçizive.

Rumania paguan një kontribut vullnetar në favor të Agjencisë Universitare të Frankofonisë, me qëllim implementimin e sistemit të bursave “Eugen Ionescu”, destinuar për ata që kryejnë doktoraturën dhe kërkuesve që jetojnë në vendet frankofone.

http://www.gazetashqiptare.info/index.php?option=com_wrapper&Itemid=309
 
e bursat rumune ckan lidhje me temen?
 
e nuk e di a ka shkolle me part time per inxhineri ndertimi.ne qoftese po cfar kriteresh duhet te plotesosh pervec 4 provimeve qe kam dale sh.mire
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top