Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Jeta

Anëtar i Respektuar
Në një marrëdhënie të shkurtër, ose të gjatë, mes partnerësh, ka shumë ulje e ngritje. Ka çaste të bukura, por edhe momente të hidhura, të cilat jo rrallë çojnë në fundin e saj. Ndër shkaqet kryesore të ndarjeve janë tradhtitë, mosbesnikëria ndaj një impenjimi shpirtëror e fizik. Arsyet se përse tradhtojmë janë nga më të ndryshmet. Ato janë bërë objekt studimi për shkencëtarët dhe psikologët. Më poshtë vijon një intervistë me psikologen e famshme amerikane, Mira Kirshenbaum. A ka ndonjë mënyrë të veçantë për fillimin e një marrëdhënieje jashtëmartesore?
Njerëzit zakonisht thonë: Nuk doja kurrë që kjo të kishte ndodhur, por ja që ndodhi". Në fakt, në këto deklarata ka ndershmëri. Zakonisht njerëzit ndodhen në marrëdhënie të cilat i kanë ndërtuar mbi bazën e besimit reciprok dhe të përkushtimit. Me kohë lumturia apo pozitiviteti që mund të kishte ekzistuar në fillim nis e tretet e bashkë me të tretet edhe detyrimi i brendshëm që kemi për t‘i qëndruar besnik tjetrit. Në këto momente e vëmë re se nuk paskemi qenë aq të lumtur... Askush që ka qenë i lumtur në marrëdhënien e tij nuk hidhet, apo ndërmerr tentativën për të pasur një marrëdhënie të dytë. Në shumë raste tradhtitë nuk kanë të bëjnë me karakterin e një personi. Thelbësore është mungesa e lumturisë. Ka njerëz shumë të përkushtuar e besnikë, që për një kohë të gjatë për shkak të bindjes dhe karakterit të tyre mund të qëndrojnë në një lidhje pa e prishur marrëveshjen, por që me kalimin e kohës në "radarin" e tyre hyjnë persona të tjerë. Për ta ilustruar, këtë do ta krahasoja me një person që vërdalloset me një gotë vere të zbrazur, në kërkim të dikujt që t‘ia mbushë, të dikujt që ka një shishe. Njeriu me gotën bosh do vetëm një gllënjkë në fillim, sa për ta shijuar.

Zakonisht lidhjet nisin në mënyrë shumë të pafajshme dhe me kalimin e kohës, ndërsa dy persona fillojnë e thellohen, në marrëdhënie lindin edhe emocionet dhe gjithçka bëhet më serioze. Por, sido që të ndodhë, ka një moment të caktuar kur të dyja palët e kuptojnë që tashmë e kanë kaluar linjën e lejueshme dhe kanë hyrë në domenin e një marrëdhënieje të një tjetër natyre. Ndjenja e parë që përjetohet është mrekullimi, sepse të dy kanë qenë të uritur për një tejkalim të tillë të një marrëdhënieje shoqërore. Nga ana tjetër, pas mrekullimit të parë vjen ndjenja e fajit dhe dhimbjes për kë do të vuajë nga kjo marrëdhënie e re. Veçse, dy njerëz që ndihen mirë, janë edhe dy tradhtarë njëkohësisht, çka askush nuk do të donte që të ishin. Nëse njerëzit nuk duan të divorcohen, dhe për këtë ka shumë arsye, që nisin nga fëmijët, arsyet financiare, apo paragjykime të ndryshme, atëherë ata nisin të mashtrojnë, të shndërrohen në tradhtarë, që shpesh i bën të ndihen të rëndomtë. Njerëzit nuk duan të divorcohen, edhe sepse ata nuk duan që të shfaqen si humbësa e si dështakë në sytë e botës. Në këto kushte, zgjedhja që bën shumica e personave të martuar që kanë një marrëdhënie është që të vazhdojnë edhe marrëdhënien jashtëmartesore, edhe martesën, duke rrezikuar që të krijojnë një telash të madh, por edhe një ulje të vetëvlerësimit. Me kalimin e kohës, ndjenja e fajit duket e menaxhueshme, pasi martesa vazhdon dhe ata ndihen të bekuar nga Zoti që kanë edhe martesën, edhe këtë dhuratë të bukur që është partneri i ri, i cili u fal ndjenja që mendoheshin si të harruara. Por, a mund të zgjasë një gjë e tillë?

Jo, kurrë. Nuk është e mundur. ثshtë thjesht një iluzion në grackën e të cilit bien të gjithë. Të qenit në dy marrëdhënie njëherazi nuk mund të zgjasë shumë, sepse ngarkesa është shumë e madhe dhe herët a vonë njëra ose tjetra marrëdhënie është e destinuar të mbarojë. ثshtë si një shtëpi prej letre. Sa më shumë që vazhdon të qëndrojë në këmbë, aq më shumë rrezikon që të shembet me puhinë e parë. Vjen një moment dhe shumë shpejt presioni rritet e themelet e brishta nisin të lëkunden. Personi që po tradhton përpiqet që të ketë gjithçka nën kontroll, të vazhdojë të mbajë një status quo, t‘i mbajë gjërat të pandryshueshme, por tashmë nuk është më në duart e tij. Nga ana tjetër, dy personat e tjerë në këtë lidhje, bashkëshorti/ ja ose i/e dashura, nisin të bëjnë presion dhe situata mund të shpërthejë.

A kapet me "presh në dorë" shumica e njerëzve? Po. Në pjesën më të madhe të rasteve ndodh. Në historitë që kam dëgjuar, gjithmonë ndodh që pala që tradhton ka raste kur nuk tregohet e kujdesshme dhe kështu pala tjetër gjen prova, apo fakte të vogla, që e çojnë në përfundimin se diçka po ndodh pas shpinës së tyre. Në raste të tilla, sherri dhe zbulimi i lidhjes është i pashmangshëm. Në një rast të tillë, cila është këshilla që do të jepnit: duhet të tregojnë të vërtetën, apo të mohojnë gjithçka?

Ky është një moment shumë-shumë i rëndësishëm. Personalisht jam një person shumë partizane e së vërtetës. Do të rrezikoja gjithçka për hir të së vërtetës, pasi një gënjeshtër, edhe pse mund të shmangë një sherr në një moment të caktuar, nuk do ta shmangte atë për një kohë të gjatë. Situata do të akumulonte dhe do të shpërthente sërish herët ose vonë. Por edhe e vërteta ka rreziqet dhe pasojat e saj. Kur ti vendos të thuash të vërtetën, duhet të marrësh parasysh gjithë dëmin, ndonjëherë të pariparueshëm, që do t‘i shkaktosh palës tjetër. Kjo e fundit mund të bjerë në depresion, në dëshpërim, mund të pësojë një humbje të thellë të vetëbesimit dhe mbi të gjitha marrëdhënia që ju, për një arsye apo për një tjetër, keni tentuar ta ruani, do të prishet përgjithmonë, me siguri. Pra, lëndimi do të jetë i jashtëzakonshëm. Për disa, parimi më i madh moral është që të mos u bëjnë keq të tjerëve, ndaj nisur nga kjo ata pranojnë të vazhdojnë të gënjejnë, pasi kur i thua njeriut me të cilin ndan jetën se ti ke një lidhje tjetër, praktikisht je duke ia shkatërruar jetën dhe gjithë besimin.

Këshilla që unë jap është se nëse njerëzit kanë më për zemër ndershmërinë, duhet të thonë të vërtetën, në rast se ata kanë më për zemër ruajtjen e mirëqenies së tjetrit, atëherë nuk duhet ta thonë. Ka edhe një arsye tjetër për të thënë të vërtetën dhe kjo është një arsye shëndetësore. Nëse me të dashurën nuk ke kryer marrëdhënie të mbrojtura seksuale, atëherë ti rrezikon që të infektosh njeriun me të cilin jeton dhe kjo do të ishte me të vërtetë një padrejtësi e pafalshme. Pra, imagjinoni sikur ta dëmtonit tjetrin në atë masë, sa t‘i shkaktonit probleme të rënda me shëndetin. Kjo do ta kalonte me të vërtetë masën. Para se të merresha seriozisht me shkaqet e tradhtive, kam menduar se një marrëdhënie jashtë martesore do të ishte fatale për vetë martesën, por tani kam dalë në përfundimin se jo gjithmonë është kështu. Gjithçka varet nga mënyra se si ndodhin gjërat, ndaj unë kam një sërë këshillash se si mund të riparohet një marrëdhënie e dëmtuar nga tradhtia, pasi mendoj se gjithçka mund të ndreqet në raste të caktuara dhe se plagët mund të shërohen. Sigurisht, që kjo të ndodhë, duhet shumë kohë dhe punë e përbashkët, por fakti është se kjo nuk është e pamundur. Së pari duhet që personi që është mashtruar të ketë dhuntinë e mrekullueshme të të falurit dhe nga ana tjetër personi që e ka kryer tradhtinë të ndjejë me të vërtetë e thellësisht fajin që ka bërë. Ja një zbulim interesant që kam bërë. Shumë njerëz kanë aftësinë që një tradhti të partnerit ta konsiderojnë si një zile alarmi për marrëdhënien e tyre dhe jo si një fund të saj. Kjo është shumë e zgjuar. Në fund të kësaj mund të ndodhë që çifti të jetë shumë më i lumtur se në momentin e krizës dhe i shëruar përfundimisht nga problemet që e çuan në tradhti.

Njerëzit që gjatë një martese kanë një marrëdhënie jashtë martesore, sa gjasa kanë që ta lenë martesën dhe të përfundojnë me të dashurin, ose të dashurën? Apo në pjesën më të madhe tradhtia është thjesht një sebep për të dalë jashtë një marrëdhënieje? Ka 17 arsye që i çojnë njerëzit në tradhti dhe për këto mjafton të lexoni librin që kam shkruar. Sigurisht që ka njerëz që i përdorin marrëdhëniet për t‘i ikur një martese. Kjo është arsyeja kryesore e shumicës së marrëdhënieve jashtëmartesore. Në kushtet kur dikush ka një person të tretë, ata nuk e gjejnë guximin dhe arsyen për ta lënë martesën, ndërsa kur del një person i dytë, atëherë ekziston edhe motivi, pra një i tretë mund të jetë si barkë shpëtimi. Ata shpresojnë se marrëdhënia do t‘i verë kapak martesës, pasi ose do të jetë bashkëshorti/ja që do t‘i flakë jashtë jete, ose ata vetë nuk do të rrinë më në një lidhje të tillë, kur të dyja palët e dinë mirë situatën. Rrallë ndodh që një i martuar të ndahet dhe të martohet me personin me të cilin ka tradhtuar bashkëshortin. ا‘mund të na thoni për një marrëdhënie të tipit "pa ta shohim njëherë"?

Nëse motivi i tradhtisë tënde është të shohësh se çfarë ke humbur duke u martuar dhe çfarë mund të gjesh te dikush tjetër që nuk mund ta gjesh në martesën tënde, atëherë kjo është një marrëdhënie e tillë, pra "hajt të shoh". Në punën tuaj keni dëgjuar shumë raste tradhtish. A vazhdoni të jeni ende optimiste për martesën? Oh, sigurisht. Fakti që njerëzit kanë probleme, nuk do të thotë që ata nuk mund t‘i zgjidhin ato. Ajo që më bën të shpresoj është se kam punuar me çifte të cilat dukeshin të pashpresa, por që në fund ia kanë dalë mbanë që të mbijetojnë, madje të ndihen më mirë se në fillim të marrëdhënies së tyre.

Nga : Gazeta Shqip
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Perse_tradhtojme_Ah_sikur_ta_dinim.jpg
 
Në një marrëdhënie të shkurtër, ose të gjatë, mes partnerësh, ka shumë ulje e ngritje.

Ky me duket qe eshte ne te ver8 problemi, kjo fjalia qe ke thene qe ne fillim te postimit tend.
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

kush nuk osht bastard nuk tradhton..
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Diku ajo "gota bosh" duhet mbushur ... Jete e pamotivuar, lumturi e privuar !!
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Tradhetija eshte ne DNA-ne e te qenjeve te gjalla. Mundohuni te mos tradhtoni, por mos thoni qe nuk do tradhtoni kurr.
Tradhetija eshte mbrenda jush, doni apo nuk doni ju!
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Tradhetija eshte ne DNA-ne e te qenjeve te gjalla. Mundohuni te mos tradhtoni, por mos thoni qe nuk do tradhtoni kurr.
Tradhetija eshte mbrenda jush, doni apo nuk doni ju!



Buahahhahahhahahhahah.
Avash mos na bej te qeshim qe ne pik te sabaut :p

Tradhetia eshte x te dobtit.
Se ata qe nuk dashurojn e gjejn kurajon te len dike pa patur tjeter gje ne dore.
:D
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

nuk mendoj se te tradhetosh do te thote te jesh e i dobet, ai apo ajo qe trdh e ndjen prandaj e ben, nuk mund te jete e kenaqur nga i e dashura e tij saj edhe shkon ne krahet e tjetrit per tu ndjere me mire...
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Tradhetija eshte ne DNA-ne e te qenjeve te gjalla. Mundohuni te mos tradhtoni, por mos thoni qe nuk do tradhtoni kurr.
Tradhetija eshte mbrenda jush, doni apo nuk doni ju!

thote ai qe nuk eshte i pafajshem...:D
ke te drejte..te gjithe e kemi tradhtine mbrenda nesh...por ai qe dashuron sinqerisht dhe eshte i knaqur me ate dashuri qe ia dhuron partneri nuk ka nevoje te tradhtoje!
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Une mendoj se i gjithe problemi qendron te kalimi ne monotoni i lidhjes
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

veti jo e mire por ndodh. sme ka rastisur dhe sdua ta provoj. vleresoj dashurine e sinqerte dhe reale. celsi i kesaje dashurie te sinqerte eshte gjetja e njeriut te duhur ne jete, dikujt qe te pershtatet ty dhe te dashuron ty
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

ai qe tradheton,kerkon ate gje te dikush tj qe nuk eshte partneri...
gjen tek tj ate qe nuk i ka dhene partneri...
mendoj qe po te dashurosh me zemer nuk do tradhetoje kurre:)
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Buahahhahahhahahhahah.
Avash mos na bej te qeshim qe ne pik te sabaut :p

Tradhetia eshte x te dobtit.
Se ata qe nuk dashurojn e gjejn kurajon te len dike pa patur tjeter gje ne dore.
:D

Cuditem qe akoma se paske marr vesh qe geni i tradhetise te meshkujt eshte lokalizuar:eek:hh: !! Ndaj te mjaftohesh duke thene qe eshte vetem ceshtje dobesie sbesoj se ka sens ;) Njeriu (ketu kam parasysh me shume meshkujt) tradheton dhe pertej ndjenjave ... jo pak here instiktet kafsherore ngrene krye mbi ndjenjat dhe arsyen !!
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Me beri shume pershtypje vete titulli i temes. Dikur kisha lexuar diku se martesa eshte nje keshtjelle brenda se ciles gjenden ciftet e tradhetuara dhe tek porta e saj presin te tjeret ne radhe per tu tradhetuar. Ja humbte hijeshin dhe lezetin marteses dhe dashurise kjo. Po nese ndodhe pse vertete ne tradhetojme.
Une mendoj se e tera fillon nga uria njerezore qe te ka ate qe se ka, pa llogaritur qe kjo uri munde te kete ne vete toksicitet. Si qenie njerezore ne te gjithe e kuptojme ne vetvete se nuk egziston perfektja apo idealja. Ne perbehemi nga fiziku dhe shpirti (karakteri) ku ballancet mes ketyre te dyjave rralle here egzistojne. Edhe pse ne parim ne do duhej te kerkonim realen ne vazhdimisht fokusohemi ne idealen edhe pse ajo nuk egziston. Secili nga ne kemi perparesit dhe mangesit. Dikush me shume e dikush me pak. Eshte me rendesi te theksohet se ne nje lidhje jane shume faktor te cilet ndikojn ne pozitivitetin e saj. Komunikimi, sinqeriteti, besimi, respekti, fiziku, karakteri madje madje edhe shtrati. Bile, bile disa shtratit i japin primatin. A munde ti kete secili keto veti positive. Dileme!?!? Zakonisht ne fillim te lidhjeve mes partnereve munde te themi se egziston idealja e mistershme. Partneret kane uri per njeri tjetrin dhe u duhet kohe qe kete ta konsumojne. Me vone gjerat fillojne te ndryshojne dhe nga perditshmerit e njeri tjetrit, viejn ne pah mangesit e secilit nga partnereve. Dalngadale keto mangesi rriten nese keto mangesi i vejme para perparesive te partnerit. Pra nje e keqe ( thene ne ate menyre ) munde 100 te mira. Si rezultat i kerkesave te jetes ( punes dhe aktiviteteve tjera ), ne gjithnje e me pake kohe jetojme prane pertnerit/es. Pra, kohen me te mire te dites e kalojme ne shoqeri ( rrethin ku punojme dhe veprojme). Takojme njeres te ndryshem. Me karakteristika te ndryshme. Dhe jo rralle here tek ndonjeri nga njerezit qe e takojme hasim si perparesi ate mangesin qe kemi te partneri/ja. Ai/ajo munde ta kete vetem ate perparesi ne krahasim me partnerin/en tone. Edhe pse kjo perparesi eshte krahasimisht shume e vogel dhe e padobishme krahasuar me perparesit e partnerit/es sone, ama kjo eshte mangesi e saj dhe ne kemi nevoje qe te ushqehemi me kete mangesi. Pastaj tundimi eshte i cdo ditshem dhe i rralli reziston. Pra ta shijojme kete perparesi. A ja vlen? Nuk ja vlen. Por, a ndodhe. Ndodhe. Munde te na ndodhe edhe ne. Ne duhet te jemi te kujdesshem qe ne asnjë moment mangesit e partnerit tone te mos ju japim primatin. Madje ato duhet edhe ti diskutojme ne cifte dhe duhet gjetur rruge qe ate mangësi me cka ta mbushim. Ka opsione plot. Sa i kerkojme diku tjeter mjafton te koncentrohemi ne partnerin. Aty do gjejme gjithmonë dicka me shume.

A sikur ta dinim, pse? Vertete pse ? E mistershme kjo!!!
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Buahahhahahhahahhahah.
Avash mos na bej te qeshim qe ne pik te sabaut :p

Tradhetia eshte x te dobtit.
Se ata qe nuk dashurojn e gjejn kurajon te len dike pa patur tjeter gje ne dore.
:D
Ku e dine valdarneset se c'eshte tradhetia, kur nuk dine se c'eshte dashuria!:D
Ketij nga une Arno eshte plot:gjujpeshk:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Vazhdoj te jem e mendimit qe perderisa e don nje person, tradhetia nuk ze vend tek ty... e nese nuk e don ate njeri, s'ke pse vazhdon e merr ne qafe veten dhe tjetrin.
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Una jam me mendimin e lauri, tradhtia esht mes nesh dhe ka per te mbet mes nesh dhe pse shum shtiren sikur se njofin tradhetin, tradhtia esht gjeja me e keqe e ombel per tradhtarin dhe e hillet per te tradhetuarin.
Tradhetia ska bes e fej esht sipuna shiut beharit qe vjen me re e se pret hic, aty ku pret nje dit te bukur te kap rrebeshi, po ashtu dhe tradhetia, vjen papritur si me dashje si padashje, si me vetdije si pavetdije ajo quhet tradheti, kshu qe hapni syt rreth e rrotull mos tju tradhetojn, se po tradhtuat sja u ka kush fajin vet e beni vet e paguni.
si thon kot sulem tani sulem se tradhtia ka arrit ne kulem...dekt ai/ajo qe tradhton me vetdie.:p:p:p
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Ku e dine valdarneset se c'eshte tradhetia, kur nuk dine se c'eshte dashuria!:D
Ketij nga une Arno eshte plot:gjujpeshk:



Po po, ata qe din se c'eshte dashuria din me siguri se cfar eshte dhe tradhetia, do ta ken nga dashuria e tepert LOL
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Varet se ke quan tradheti...sepse dhe ''flirtet'' per dike mund te jene tradheti.
Une mendoj se ajo varet nga karakteri i cdo individi dhe menyren se si ai e koncepton lidhjen ,,,mund te kete te dashuruar,,,por ndodh qe tradhetojne...sepse kemi 2 lloje tradhetish-----tradheti fizike dhe tradheti mentale.
Te dyja per mua jane te renda!
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

per mua tradhetojne ata njerez qe nuk jane te dashuruar......

Ose e thene ndryshe , kur je i dashuruar asnje person tjeter nuk te ben
pershtypje , ne askend nuk te shkon mendja , keshtu do thoja dhe une ,
por puna eshte ta mbash dashurin ne kete nivel , kjo eshte histori tjeter.
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

sepse ne ato momente nuk funksionon me truri lart por hy ne funksionim truri poshte
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

kush dashuron nuk tradhton,por jan disa arsye qe te cojne drejte asaj ruge,si lekundje xhelozie mos perputhje karaktersh e shume te tjera qe jan stresuse dhe lodheni nga e njejta monotoni
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Ne pergjithesi ndodh sepse nuk sqarohen tersish qe ne fillim gjerat ne nje lidhje.
Nje genjeshter e vogel ne fillim me von behet dy dhe me radh, me pas nuk shume nuk ulen te bisedojn rreth problemeve qe i largojn dhe ftohin nje lidhje dhe keshtu ka shume mundesi qe dikush te tradhetoj. (e thash shume shkurt).
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

tradhetojne ata njerez qe sdine te dashurojne.pse ndodh...sepse kerkojne tek dikush tjeter nje kenaqesi me shume+ate te patnerit qe kane ne krah,njekohesisht mungon respekti dhe ndjenjat jane bosh apo me sakte s'ekzistojne.
 
Titulli: Përse tradhtojmë? Ah sikur ta dinim!

Ose e thene ndryshe , kur je i dashuruar asnje person tjeter nuk te ben
pershtypje , ne askend nuk te shkon mendja , keshtu do thoja dhe une ,
por puna eshte ta mbash dashurin ne kete nivel , kjo eshte histori tjeter.

plotesisht ok me ty
 
Zbulohen arsyet e vërteta të tradhtisë

f.0121003534157_m.jpg


Meshkujt dhe femrat njësoj tradhtojnë, ndërsa arsyeja kryesore është mospërputhja më dëshirat dhe nevojat e jetës.
Duke lexuar revista, shikuar televizion dhe duke folur me miqtë dhe të njohurit shpesh pyesim: Përse meshkujt tradhtojnë? Por duke qenë se edhe femrat janë poaq të pabesa, sikurse anëtarët e gjinisë së fortë, nuk mund të jemi joreal, por duhet të pranojmë faktin se tradhtia është e ndërsjellë.

Tradhtia është një arratisje nga problemet dhe vendimet e jetës që kurrë nuk përfundon ashtu siç planifikojmë. Arsyet se përse tradhtojmë janë nga më të ndryshmet. Ato janë bërë objekt studimi për shkencëtarët dhe psikologët. Por, përse tradhtojmë?

Kthesa e jetës dhe pengesat
Zakonisht njerëzit ndodhen në marrëdhënie të cilat i kanë ndërtuar mbi bazën e besimit reciprok dhe të përkushtimit. Por, çështja kryesore është përballja me ulje-ngritjet në raporte çift, zhgënjimet dhe pritjet që sjell jeta? Fillimet janë gjithmonë të përsosura, ndërsa dashuria ndihmon për të kapërcyer, ose më mirë shmangur të gjitha pengesat.

Me kohë lumturia që mund të kishte ekzistuar në fillim nis e tretet e bashkë me të tretet edhe detyrimi i brendshëm që kemi për t’i qëndruar besnik tjetrit. Por, a mund të zgjasë një gjë e tillë? Dhe, a jeni të gatshëm të sakrifikojë lumturinë që të keni mbështetjen e partnerit? Këto janë pyetje që kur përballeni me problemet, ju thjesht duhet të gjeni përgjigje. Jeni të sigurt se marrëdhënies suaj i ka ardhur fundi dhe ju, me apo pa vetëdije, kërkoni lumturinë te dikush tjetër, pa probleme në lidhje dhe shqetësime!

Pritjet afatgjata
Në një raport çelës kryesor janë marrëdhënie cilësore me partnerin. Pritjet në të njëzetat nuk janë të njëjta me ato në të tridhjetat apo dyzetat, që do të thotë se njerëzit ndryshojnë, rriten, përparojnë, por edhe pritjet ndryshojnë. Për të ditur se në cilën fazë jeni me partnerin tuaj, pyeteni veten për dëshirat dhe bisedoni me partnerin për të ardhmen tuaj duke krahasuar dëshirat dhe planet.

Problemet lindin për shkak të mungesës së komunikimit dhe kërkesave jo gjithmonë reale, pas të cilave, zakonisht pason zhgënjimi dhe të ikja në një botë imagjinare që mund t'ju ofrojë një person tjetër. Gjëja më e rëndësishme që ju duhet të bëni është të tregoni çka prisni nga partneri dhe atë çka kërkon nga ju, përndryshe do të trokisni në errësirë, do të krijoni energji negative e cila me kohë, rritet përfundimisht në diçka shumë më të keqe.

/Telegrafi/
 
Pe: Zbulohen arsyet e vërteta të tradhtisë

Asnje gje te re ska thene,keta problemet ne cift gjithmone kane qene,gjithmone ka qene arsye moskomunikimi...Une thash ca kane zbuluar...
 
Titulli: Zbulohen arsyet e vërteta të tradhtisë

GLOOM, une e solla si ishte edhepse per te trathetuar nuk ka nevoje per aresye, eshte qeshtje e ndertimit te tille, secili nga ne e ka ose se ka ne shpirte trathetine. Fundja, si u ne qe dikur komunikonin mire ne cift dhe tash nuk komunikojne hahhaha...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top