Privilegium alexandri magni macedonis

Bilderberg

Anëtar i ri
PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS

marre nga: Illyrians.org
----------------------------------------------
“Testament-Privilegjet” e Aleksandrit të Madh për Ilirët

Nga Agron Luka


Në vitin 1997, në muzeun Correr të Venedikut, studiuesja italiane L. Nadin, zbuloi “Statutet e Qytet Komunës së Shkodrës” të shek XIV-XV, për ekzistencën e të cilave, në atë muze, kishte pasur edhe një lloj sinjalizimi plot 90 vjet më parë. (L Nadin-L. Za, “Sugli antichi della citta di Scutari”, bot. në “Studiuesit italianë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare”, Shkodër 1997, f 41-49; “Immagini e documenti della Biblioteca Nazionale Marciana e dalle collezioni del Museo Correr di Venezia”, Tirana 1998, f 75-79, po aty edhe Testamenti lat; L. Fontana, “Bibliografia degli statuti dei comuni dell’Italia superiore”, III (S-Z) Milano-Torino-Roma, 1907, f 101)

Fakti që ato statute kishin ekzistuar dhe aplikoheshin në një periudhë relativisht të gjatë historike, vërtetohej në disa raste në dokumentet mesjetare të kohës, madje në to flitej edhe për statute më të vjetra.

Ky ishte një zbulim me shumë rëndësi, por surprizën e shtonte edhe më përfshirja në ato statute mesjetare edhe e një “Testamenti me “Privilegje” të Aleksandrit të Madh, si edhe “Stema herald*ke e Qytetit Republikan të Shkodrës”. Me qëllim që lexuesi të na ndjekë më konkretisht e citojmë të plotë këtë dokument në përkthimin shqip nga P. Xhufi:



“PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS EX GRECO ORIGINALI TRADUCTUM”

Unë Aleksandri, bir i Filipit mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe i hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zot i botës prej ku lind dhe deri ku perëndon dielli, nga veriu në jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë, dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndrojë në ato vende, dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit, në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe njëmbëdhjetë princë të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashigimtarë të mi dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë, në vitin 325 para lindjes së Krishtit, ose siç njihet ndryshe, viti 4874.

(“Statuti di Scutari, della prima metà del secolo XIV con le addizioni fino al 1469”, a cura di Lucia Nadin, giugno 2002, Roma). Këtë libër ka pasur mirësinë të ma dhurojë personalisht z. Nadin, me të cilën patëm rastin të njihemi, të diskutojmë dhe të bashkëbisedojmë gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri)

Në lidhje me “Testamentin dhe Privilegjet”, vetë Nadin dhe studiuesit që ajo ka përfshirë në librin e saj, komentojnë se kemi të bëjë me me një lloj dokumenti të klasifikuar si apokrif. Më saktë, ky dokument është dy herë apokrif, sepse kemi një kopjim me dorë të shek XV, nga një ish dokument i përkthyer në latinisht, nga një “ish origjinal në greqisht”. Autori i parathënies, Cherardo Ortalli, në mënyrë të veçantë vinte në theksim: “Le ragioni della memoria si combinano con l’orgoglio del proprio essere, quell’orgoglio cosى evidente all’aprirsi steso dello statuto, con un privilegio di Alessandro Magno, tanto implausite all’occidente, predileto di Giove, rende merito ai bellicosi e forti iliri fedeli, veritieri, duri nelle armi, e come riconoscimento concreto assegna loro le terre da settentrione fin dove arriva la presenza dell’Italia mdidile. Lى, tra Dalmazia e Liburnia, tra Danubio e Tracia siano liberi e signori di terre e di uomini”. (cit. f 24)

Prof. Nadin, në bisedë të lirë, nuk e përjashtonte mendimin se kishim ndonjë lloj fallsifikimi mesjetar, sepse sipas saj, nga burimet e shkruara antike, nuk rezultonte që Aleksandri i Madh në kohën e vdekjes të kishte lënë ndonjë lloj “Testamenti dhe Privilegje” të kësaj natyre dhe gjithashtu kishte vërejtje e dyshime nëse Aleksandri kishte pasur të bënte me Italinë etj.

Por, pikërisht për këto unë hapa një diskutim, duke i përmendur faktin se kishte edhe burime antike e burime biblike që i pohonin mundësi të tilla, madje pohohej edhe një “Testament” me gjallje të Aleksandrit me ndarje e privilegje. Kundërshtova edhe ndonjë interpretim, sipas meje jo të saktë, që i ishte bërë “Stemës Herald*ke të Qytetit të Shkodrës”, në ndonjë detaj të saj.

Prof. Nadin, pasi konstatoi se burimet e cituara nga unë dhe disa objekte arkeologjike ishin të sakta, se e njihja dhe kisha shkruar për këtë temë, më kërkoi ta paraqisja studimin e diskutimin tim të shkruar. Këto po paraqes një sintezë me ndonjë përmirësim aktual më të vëmendshëm.



Vlera dhe kronologjia e një ”fallsifikimi mesjetar”
Tek një shkrimtar antik (Lukiani, “Vep. të Zgj.”, 1979, “Si duhet shkruar historia”, f 461”), kam lexuar se edhe në antikitet kishte fallsifikatorë të monedhave, ndërsa në një literaturë moderne theksohet se veçanërisht të kopjueshme e shpesh të padiktueshme nga origjinalet ishin monedhat e argjendit, ku shumë nga muzetë më prestigjoze, kanë nga këto kopje etj.

Pra, besoj se kushdo e ka të qartë se edhe një monedhë fallsifikim kopje antike, apo disi edhe e mëvonshme, sidoqoftë ka vlerën e saj. Natyrisht këtu përjashtohen kopjet e vona e moderne dhe domosdo para se të fillohen interpretimet, duhen analizat e autenticitetit. Kështu besoj se duhet gjykuar edhe për dokumentet e klasifikuara si “apokrife”, si “Diploma të fallsifikuara” etj.

Nën këtë këndvështrim dhe shëmbull krahasimor, e pata filluar diskutimin me prof. Nadin, për “apokrifin e apokrifit”. Unë theksova se çeshtja mbetet e hapur dhe hë për hë nuk duhet prerë me thikë, sepse ish dokumenti i parë greqisht mund të ketë pasur ndonjë bazë reale etj. “Testamentin dhe Privilegjet” e Aleksandrit të Madh, edhe sikur t’i konsiderojmë apriori si një fallsifikim të mirëfilltë mesjetar, të një njohësi të mirë të antikitetit, mendoj se ato na hyjnë në punë.

Sëpaku duhet të ishin shfrytëzuar për pjesën kohore kur i hynin në punë Komunitetit e më pas Komunës Qytetare Republikane mesjetare të Shkodrës. Pra, “apokrifi latin”, i “apokrifit greqisht” i “Testamentit dhe Privilegjeve” të gjetur në “Statutet e Shkodrës”, luhatet sëpaku nga shek XI-XV dhe sëfundi me pushtimin turk të Shkodrës, u kopjuan për të mos humbur. Në një këndvështrim të parë, si një koment i lirë, mund të thuhet se kemi një lloj akti testamentar me privilegje kolektive, të tipit të natyrës skllavopronare. Aty nuk ka gjurmë feudale e kristiane dhe me sa duket kopje-përkthimi latinisht nga greqishtia duhet të jetë bërë në një kohë të kalendarit të Krishtit.

Mendoj se përkthim-përshtatja, i përket një kohe të modës romake dhe ndoshta edhe të një faze të hershme bizantine. Për ne është e dukshme se nuk ka ndonjë lloj mbishtresëzimi e pretendimi të sferës sllavojugore. Madje do të thoshim se qytetarët tonë mund ta kenë shfrytëzuar, për t’u mbrojtur, për të ruajtur e konfirmuar autonomitë e privilegjet e tyre, që zanafillonin “qysh nga koha e Aleksandrit të Madh”, pikërisht nga okupatorët sllavojugorë, me pretendimin se ato ia kishte njohur edhe koha romake.

Nuk jam i prirur të përkrah një hipotezë se kjo diplomë e fallsifikuar u përgatit dhe u stimulua nga turqit osmanllinj. Gjithashtu mendoj se ne kemi një farë dokumentimi për të hetuar sëpaku atë vetëdijen e brendshme të atyre popullsive autoktone mesjetare, që ende kujtonin “aleancën e përbashkët nën Aleksandrin e Madh, si ish popuj me gjuhë të përafërt etj”, që e pretendonin natyrshëm trashëgiminë e lavdishme të Filipit II dhe gruas së tij epirote Olimpisë, të Aleksandrit të Madh, të Aleksandrit Mollos e Pirros së Epirit.

Mjaft të kujtojmë shumë pasazhe nga të Barletit dhe do të bindemi që ajo ish frymë krenarie e kohës së Aleksandrit ishte akoma e gjallë në kujtesën intelektuale dhe atë popullore. Po përzgjedh vetëm një: “...Maqedoni, që sot në gjuhën popullore quhet Albani, sepse banorët e atij vendi thuajse të gjithë flasin gjuhën albanishte epirotishte...

Maqedonia...ka qenë e përmendur me njëqind e pesëdhjetë fise...dikur ka qenë perandori e quhej Ematje... Maqedonasit me Aleksandrin e Madh patën dalë ngadhënjyes edhe mbi Hindinë, duke ndjekur gjurmët e Herakliut... Kjo është pra ajo Maqedonia e cila dikur pati zotëruar mbarë botën”. (M. Barleti, “Rrethimi i Shkodrës”, përkth. shqip 1981, f 34-35)



Nëpër burimet e shkruara të autorëve antikë dhe në interpretimet mesjetare Sipas sa shkruhet në dokumentin e cituar të Shkodrës, ne na duket shumë e justifikuar që, popullsitë gadishullore ilirike ishin të lidhura me një unitet e interes reciprok me Aleksandrin e Madh dhe domosdo duhet të kenë ekzistuar edhe marrëveshje preçize e të shkruara, sepse as aso kohe nuk është vepruar vetëm “ me besë gojore”. Do të ishte absurditet të mendohej, që ajo perandori me atë shtrirje aq gjigande të mos e kishte zotëruar bregdetin tonë Adriatik.

Ka autorë që i japin një prioritet pushtimeve të Filipit II dhe të birit të tij Aleksandrit të Madh, duke parë këtu mundësinë e rekrutimeve të fiseve ilire me forcën skllavopronare. Por, ka edhe autorë të tjerë, që e vënë theksin tek një aleancë dhe marrëveshje e vetëdijshme mbarëgadishullore. Kjo aleancë kërkonte domosdo privilegje qysh në kohën e lidhjes së saj, në finalizimin e sukseseve të saj dhe në ndarjen e saj në prag dhe mbas vdekjes së Aleksandrit.

Le t’a ndjekim sadopak se ku na hedh historia për atë Ematia-n e Barletit. Sipas mitologjisë së lashtë gadishullore, bazileusi Maqedoni ishte bir i Zeusit dhe Etrisë. Maqedoni u martua me një vajzë vendase dhe kështu i lindën dy fëmijë Pierja dhe Emathi. Te Homeri, në “Iliada”, këto dy antroponime na dalin si makrotoponime të dy krahinave të Maqedonisë. “Dhe Hera fluturim…kaloi mbi Pierje dhe u hodh mbi fushat pjellore t’Emathjes”. Homeri gjithashtu përmend edhe një nimfë detare me emrin Amathia. (Homeri, “ILIADA”, përkth. shqip Gj. Shllaku 1979, XIV, v.275-277; po aty shën. 7, f 485; po aty XVIII, v. 59)

Një paraqitje interesante të sintetizuar, bazuar në autorë më të hershëm, na jep Straboni: “Maqedonia kufizohet nga perëndimi me bregdetin e Adrias…dhe arrin në lindje deri në Thesalonik…Maqedonia më përpara quhej Emathia. Emrin e mori nga një udhëheqës i vjetër që quhej Maqedon. Ishte edhe qyteti me emrin Emathia, afër detit. Këtë vend e sundonin disa nga fiset epirote dhe ilire…”.



(Strabonis, “Geographica”, Frag. VII, 10,11 etj)

ثshtë shumë e qartë dhe llogjike se një pjesë nga kjo ish krahina homerike Emathia, ruhet me krahinën e sotme të Matit tonë, ku kemi edhe lumin omonim Mati dhe në grykë derdhjen e tij në buzë det edhe fushën Breg Matia me prefiksin breg nga sllavishtia. Në brendësinë e kësaj krahine, sëpaku qysh nga konstatimi mesjetar, hyn edhe një mikrokrahinë e quajtur Maqellarë, me një ndërhyrje të sufiksit turk “llarë”.

Mund ta supozojmë se në bregdetin e Adrias/Adriatikut, diku rreth Kepit të Rodonit, duhet të ketë qenë edhe qyteti, për të cilin nuk ka ndonjë lloj hetimi nga arkeologjia jonë. Vërejtja që bën Straboni për mbi një ndërthurje e kontestim të një zone adriatike, midis ilirëve dhe maqedonëve rezulton te disa autorë antikë. Sipas Pompe Trogut të shek I p.e.r. (sipas kompilimit të Justinit të shek II) dhe gjeografit K.

Ptolemeu të shek II, edhe fisi i albanojve e qyteti Albanopolis, rradhiteshin midis fiseve e teritoreve të Maqedonisë. Ndonjë nga autorët antikë mendonte se Emathia ishte emri më i lashtë i Maqedonisë. (Shih në përmbledhjen “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, bot. shqip 1965, te Plini, NH, IV, 10; Justini, VII,1, 1; Claudio, V, 44 etj)

Sipas sa shkruhet në dokumentin e cituar të Shkodrës, rezulton se popullsitë gadishullore ilirike ishin kontribuese e bashkpjestare të pushtimit më të madh botëror dhe të realizuar gjithashtu në një kohë rekord. Aleksandri pati disa raste t’i njihte ilirët dhe gjuhën e tyre direkt në truallin e tyre dhe kjo tregon se pohimi për “të njëjtën gjuhë”, në një zonë relativisht të gjerë të gadishullit, e ka një bazament mjaft llogjik.

Aleksandri e konstatoi vetë, në betejat kundër ilirëve në vitin 335 p.e.r., se ishte pothuajse e pamundur që t’i nënështronte nën zgjedhë “ilirët kryelartë” dhe prandaj ishte më mirë t’i kishte aleatë. Në vitin 337 p.e.r. për t’u mbrojtur nga një zëmërim i Filipit, Olimpia iku në Epir, ndërsa vetë Aleksandri vajti te mbreti i Ilirisë. (Q. Curti Rufi, “Historiarum Alekxandri Magni Macedonis”, Supl. Lib. I, 11, cit, “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, 1965, f 185)

Me mendimin në kokë të një fushate evropiane kundër Azisë, fillimisht kundër Persisë, Aleksandri nxitonte të formonte aleancën gadishullore evropiane dhe të mos linte vatra të rrezikshme “prapa shpine” dhe kështu dalngadalë: “tribalët, ilirët dhe fise të tjera të pavarura që jetonin buzë Istrit (Danubit) …të gjithë thanë se kishin ardhur të kërkonin miqësi me Aleksandrin; të gjithë ata lidhën me të miqësi”. (Flavii Arriani, “Alexandri Anabasis”, Lib. I, 1, 4.)

Siç e shohim, pra e kemi edhe të shkruar në burimet antike atë shtrirje aleance dhe dhënie bese nga Epiri te Iliria e deri në Danub, të cilin e nxjerr në evidencë edhe teksti i Shkodrës. Dhe detyrimisht të gjitha këto, do të kondicionoheshin edhe nga hiseja në privilegje tokësore, në pagesat me ar e argjend etj. Ja se si pasqyrohet kjo në betejën kundra Darit të Persisë: “Aleksandri vizitoi gjithë ushtrinë dhe popujve të ndryshëm iu drejtua me fjalë të ndryshme. Ilirët dhe thrakët i nxiti me pasuritë e mëdha të persëve…” (Justini, cit. Libri XI)

Qysh në kohën e Filipit II, sa duket maqedonët e fuqizuar e kishin zgjeruar prezencën e tyre, mbi hapësirën detare adriatike dhe kjo është arësyea, që athinasi oratori i famshëm Demosteni i shqetësuar jep alarmin: “Filipi po fortifikon qytete në Iliri.”

(Demosthenis, “Orationes”, IV, 4

Në këtë linjë është llogjike edhe një vazhdimësi prezence ndërtimtare dhe fortifikuese nga Filipi, te Aleksandri i Madh në Shkodër. Por si mund të hetohet e të vërtetohet kjo kur në Shkodër, janë bërë vetëm disa sezone gërmimesh mbarë e mbrapsht, dhe asnjëherë nuk ka pasur gërmime masive e deri në steril. (Qysh prej një kohe të gjatë dhe aktualisht, pas “Zënieve” nuk ekziston më as zona arkeologjike e ish polisit poshtë! Dihet se gjetjet e rastësishme janë të dyshimta etj.) Ndërkaq, duhet të kemi parasysh vrejtjen dhe pohimin që kishte bërë para 500 vjetëve M. Barleti ku shprehej: “…

Tashti pra, thonë disa të huaj se Shkodrën e paska themeluar Aleksandri i Madh, por ky pohim nuk duhet pranuar sepse Shkodra ka ekzistuar shumë kohë më përpara se të lindte Aleksandri i Madh; por edhe vetë turqit shkojnë me këtë mendim sepse qytetin e Shkodrës, në gjuhën e tyre e quajnë Skanderie/Iskenderie dhe ky emërtim sipas tyre, është i njejtë me emrin Aleksandrie…”. (M. Barleti, “Rrethimi i Shkodrës”, f 37)

Kjo vërejtje e drejtë e Barletit, lidhej me kohën e ekzistencës së Skodrinon-it si një qytezë/peripolis, ku ai e përjashtonte Aleksandrin e Madh nga “themelimi i parë-aedificationem”, sepse ky themelim i parë, simbas Barletit zhytet më lashtë në mjegullën historike. Por, ndërkaq, ai nuk e ka përjashtuar Aleksandrin e Madh nga ndonjë ish prezencë ndërtimtare e rifortifikuese e shek IV p.e.r.

Dihet se, në hapësirën mesdhetare e më gjerë, Aleksandri i Madh i dha emrin e vet shumë qyteteve antike, ku disa prej tyre nuk ishin themeluar nga ai dhe natyrisht i kishin emrat e tyre të parë. Deri më sot ne nuk kemi asnjë farë pikmbështetje, nga burimet e shkruara antike dhe ato arkeologjike, që të hedhim sëpaku ndonjë lloj hipoteze që Skodrinon-i ishte quajtur edhe me ndonjë emërtim të dyzuar si Aleksandri.

Ne dimë vetëm se Shkodra qysh nga shek XV filloi të mbante edhe një emërtim të dytë si Iskenderie-Aleksandri. Gjithashtu dimë se më heret qe bërë edhe një farë barazimi midis Scutarisë bizantine dhe Scutarit/Shkodrës etj.

Në “Testamentin e Privilegjet” e tekstit të Shkodrës, pamë se na del drejtpërdrejt kulti i njeriut perendi të Aleksandrit si “biri i Zeusit”. Ta ilustrojmë e ta krahasojmë pak këtë me disa nga literaturat antike të njohura, për të parë edhe se çfarë roli kishte luajtur ky kult në ekspansionin gjigant teritorial të Aleksandrit të Madh. Te Lukiani i shek II, gjejmë shumë informata interesante, ku veçoj:

Filipi: Tani, pra, o Aleksandër, s’mund të thuash që s’je djali im; se, po të ishe i Zeusit, nuk do të kishe vdekur.

Aleksandri: …e pranova divnesën, pasi mu duk se më hynte në punë…barbarët u tmerruan duke kujtuar se isha perendi…

Filipi: …Me të vërtetë kush nuk do të qeshte, po të shihte të birin e Zeusit të hiqte shpirt dhe të kërkonte ndihmën e mjekëve?”…

Dhe në këto dialogje çuditërisht konfirmohet se një pjesë e madhe nga toka italike konsiderohej si e nënshtruar me vullnetin e saj, ndaj Aleksandrit të Madh.

Aleksandri: “Më qorton se unë u drejtova kundër Lindjes, mbasi s’i dhashë rëndësi të madhe Perendimit. Po ç’të bëja në Perëndim, kur mund të kisha pushtuar pa luftë Italinë, Libinë dhe gjith viset deri në Gadire? (qyteti Kadiks në Spanjë, afër Gjibraltarit) Se gjeta të udhës të luftoja me popujt e atjeshëm, pasi këta u trembën dhe më njohën për Zot të tyre”.

(Lukiani, “Vep. të Zgjedh.”, bot. shqip. 1979, f 250-259, “Aleksandri, Hanibali dhe Skipioni; “Diogjeni dhe Aleksandri”; “Filipi dhe Aleksandri”, nga “Dialogjet e të vdekurve”)

Duke pasur parasysh këtë mundësi, pra, mund të merret në konsideratë ajo ideja e privilegjeve skllavopronare në tekstin e Shkodrës që Aleksandri ua jep aleatëve ilirë, në bregdetin italik adriatik.

Te Diodori i Siçilisë (shek I p.e.r.) informohemi fillimisht: “Filipi II, mbreti i maqedonasve i mundi ilirët në një betejë të madhe, dhe më pas vuri nën zotërimin e tij gjith banorët gjer në liqenin Lyhnid u kthye në Maqedoni. Ai bëri me ilirët një paqe fitimtare...u lëshua mbi Ilirinë, me një ushtri të fortë…nënshtroi shumë fortesa…”

Po nga Diodori kemi edhe këtë informatë mjaft të rëndësishme: ”Në atë vit (324 p.e.r.) erdhën në Babiloni të deleguar pothuajse nga e gjithë bota; një palë përgëzonin mbretin Aleksandrin e Madh për fitoret e tij, të tjerët i ofronin kurora, shumë ndër ta i sillnin dhurata të çmueshme, disa lidhnin me të marrëveshje miqësie e aleanca… Të gjithë popujt, qytetet e sundimtarët e Azisë i paraqitën atij homazhe. Erdhën shumë dinastë nga Europa…nga Libia …Kartaga e krejt popujve …deri te Shtyllat e Herakliut. Përsa i përket përfaqësuesve të Europës, këtu dalloheshin ata të qyteteve helene, të Maqedonisë, të Ilirisë dhe të një pjese të madhe të bregdetit të Adriatikut...ata të popujve të Thrakisë…”

(Diodori, “Bibliotheca Historica”, Lib. XVI, 8, 690) Lib. XVII, 113,1,2)

Në këtë pohim i shohim qytetet ilire dhe ato të bregdetit Adriatik si përfaqësues të denjë e të rradhës së parë të Evropës. (Evropë quhej aso kohe gadishulli ynë) Këtu pra kemi përsëri një hapësirë ku mund t’a rradhisim edhe qytetin Skodrinon/Skodreinon, i cili në monedhat e tij të shek III-II p.e.r. na paraqitet edhe me trajtën Drinon/Dreinon.

Duke pasur parasysh edhe vitin e datimit 324 p.e.r. me 325 p.e.r. të “Privilegjeve e Testamentit” dhe 323 p.e.r. të vdekjes së Aleksandrit në Babiloni, nëqoftë se nuk mendohet realisht për një ish dokument origjinal, sëpaku do të shihet se përpiluesi ka qenë i mirëinformuar me burimet e shkruara antike dhe ka vepruar me kujdes për t’u paraqitur sa më i besueshëm.

Mirëpo dihet se edhe burimet e shkruara antike dhe ato biblike përmbajnë pasaktësi historike. Në tekstin e Shkodrës thuhet se ky dokument ishte shkruar në Aleksandrinë e Egjiptit në vitin 325 p.e.r. dhe se ishte aprovuar nga Aleksandri personalisht. Në dukje të parë kjo do të krijonte idenë sikur në atë vit edhe Aleksandri ndodhej në Aleksandri, gjë që realisht nuk ngjan të ketë qenë ashtu.

Për ta kapërcyer këtë “pikë të dobët”, duhet menduar se dokumentet madhore përpiloheshin në Aleksandri dhe për aprovimet e formën përfundimtare i dërgoheshin kancelarisë dhe Aleksandrit me korrierë, sepse dihet që ky sistem komunikimi me stacione të njëpasnjëshme ka funksionuar.

Sipas disa autorëve antikë, Aleksandri i Madh vdiq 33 vjeç në Babiloni. Adjutanti i tij Ptolemeu i kishte dhënë premtime se do t’ia dërgonte kufomën në Aleksandri të Egjiptit, ku do të adhurohej si një nga hyjnitë e Egjiptit etj. Qysh në vegjëli, e ëma Olimpia nga Epiri e ushqeu Aleksandrin me gjithfarë bestytnishë. Si ato gratë e hershme të basileusave homerikë, ajo përhapi legjendën se e kishte ngjizur Aleksandrin, duke u mbarsur jo me Filipin II por me një lloj “ore të hyjnishme”, me një lloj gjarpëri bollë a dragua, si një vullnet e metamorfizim i vetë Zeusit. (shih Lukiani, cit. f 254, f 351, f 357)

Lukiani jep sqarime edhe për një lloj bolle të butë natyrale, që pinte qumësht gjiri, që luante me fëmijë etj. Legjendën e gjarpërit hyjni, si “babai i Aleksandrit”, e përmendin edhe autorët antikë si Plutarku e Tit Livi.

Grindje ndarjet ishin në kulm, kur trupi pa jetë i Aleksandrit (Qershor, 323 p.e.r.) qëndronte akoma në një sallë të madhe, ku e kishin vendosur që të ishte si të thuash edhe si një dëshmitar i vendimeve dhe marrëveshjeve pjestuese të ushtarakëve. Informohemi, se një pjesë pranuan mendimin e Perdikës, që të pritej lindja nga shtatzania e Roksanës, gruas së Aleksandrit të Madh, dhe po qe se ishte mashkull atij t’i caktoheshin disa tutorë si Leonati, Perdika, Krateri dhe Antipatri etj, e me atë rast u bënë edhe betimet përkatëse.

................. vazhdon me poshte ....................
 

Attachments

  • ALEXANDER THE GREAT.jpg
    ALEXANDER THE GREAT.jpg
    72.6 KB · Shikime: 48
  • amagno.jpg
    amagno.jpg
    36.8 KB · Shikime: 52
Burimet antike shkruanin se, gjatë fushatës në lindje, diku andej nga Afganistani, Aleksandri u dashurua dhe u martua me një vajzë që quhej Roksana. Ndërkaq, çuditërisht, informacionet për shtatzaninë e saj dhe nëse vetë Aleksandri kishte lënë ndonjë lloj Testamenti të mundshëm ndaj këtij trashigimtari të pritshëm, mungojnë! Normalisht Roksana duhej të kishte ngelur shtatzënë me Aleksandrin, ndoshta aty nga fundi i vitit 324 p.e.r. ose përgjatë vitit 323 p.e.r. dhe burimet na tregojnë se ajo ndërkohë ishte dërguar në Maqedoni.

Kontradiktat e brendëshme e kishin dobësuar perandorinë gjigande, por vdekja natyrore e “birit të pavdekshëm të Zeusit” shkaktoi një tronditje të menjëhershme dhe kontradiktat shpërthyen haptazi. Kështu ndaj propozimeve të Perdikës u rebeluan këmbësorët. Ata caktuan si mbret Adrideun, vëllanë e Aleksandrit nga një grua tjetër e Filipit, por duke i lënë edhe trashigimtarit të Aleksandrit, të supozuar nëse lindte mashkull, “një copë nga pjesa e shtetit”!

Në krye të pjesë-ndarjes Maqedoni e Greqi vendoset Antipatri, babai i Kasandrit. (krhs Antipatrea, ish emri i Beratit) e pasuar pastaj nga një listë e gjatë ndarjesh të provincave, ku vërehen edhe disa nga udhëheqësit e vjetër sëbashku me bijtë e tyre. Atje shohim qartazi e shprehimisht se ilirit Pito i ka takuar Media e Madhe (Persia e sotme). Dhe kjo padyshim është një copë e madhe, çka edhe na tregon, jo vetëm se Aleksandri e ka mbajtur marëveshjen e fjalën ndaj ilirëve, por tregon edhe për kontributin e tyre serioz e të vlerësuar.

Pas pak muajsh (nuk përcaktohet se sa?!) pasi Roksana ishte dërguar në Maqedoni, burimet referojnë se ajo ka lindur trashigimtarin mashkull Aleksandrin e Ri, të cilit si regjent kryesor fillimisht i ishte caktuar Polyperhu, i pasuar me një numër regjencash të tjera. Tashti mësojmë edhe për fillimin e peripecive të Olimpisë dhe Roksanës me Aleksandrin e Ri, nën përndjekjet e Kasandrit. Në vitin 317 p.e.r., gjashtë vjet pas vdekjes së Aleksandrit, Olimpia si mjeshtre e komploteve, e vret mbretin Adrideun dhe gruan e tij Euridikën dhe merr qeverisjen. Një vit më pas, më 316 p.e.r. Kasandri, biri i Antipatrit, i martuar me Thesalonikën bijën e Adrideut dhe Euridikës, arrin ta vrasë Olimpinë, kurse Roksanën dhe Aleksandrin e Ri i internon nën vërejtje në kështjellën e Amfilopolit. (nxjerrë nga, Justini, cit. Libri XIV; Amfipoli qytet dhe kështjellë në Maqedoni.)

Vetëm pasi kanë ndodhur gjith këto ngjarje e pasi kanë kaluar disa vite ne informohemi edhe për kalimin, nga ajo ish ndarja e parë e madhe dhe kaotike, në një ndarje të re me katër pjesë ku dominojnë: Kasandri, Lisimahu, Seleuku e Ptolemeu. (Diodori, “Bibliotheca Historica” Libri XVIII, 4, 49; Libri XIX, 11, 36, 51 etj; Justini, “Epitoma Historiarum Philippikarum Pompei Trogi”, Lib. XIII-XIV etj)

Duke iu rikthyer edhe një herë “Biblës së Vjetër”, në krahasim me burimet e shkruara antike, vihet re se “parashikuesit Danielë”, nuk kanë preferuar të ndalen hollësisht në tërë këtë vorbull ngjarjesh e personash, për mbretin Adrideu, për Olimpinë, as për pasardhësin legjitim Aleksandrin e Ri, “birin e të birit të Zeusit” dhe as për ndonjë “Testament” dhe “Privilegje”, por kanë preferuar një kapërcim te “katër brirët”.

Por, kjo nuk do të thotë se nuk kishin fare dijeni për pasardhësin legjitim të Aleksandrit të Madh, dhe për këtë citoj: “...E kur (Aleksandri i Madh) t’ia ketë dalë në majë Perandorisë, ajo do të shkatërrohet e do të ndahet në katër erërat e qiellit, por jo ndërmjet pasardhësve të tij as me të njejtën fuqi që e kishte ai: me të cilën sundoi. Perandoria e tij do të copëtohet edhe do t’u jepet të tjerëve, e jo këtyre”. ( Bibla e Vjetër, cit. “Profecia e Danielit”, 11, “Aleksandri i Madh”, f 1224. Ka autorë që të gjithë këtë “Profeci” e interpretojnë të shkruar mbas vdekjes së Aleksandrit të Madh dhe të bazuar në burimet e shkruara antike.)

Ndërkaq, te Makabeu pohohet qartë se Aleksandri bëri ndonjë tentativë ndarjesh me premtime privilegjesh me gjallje të tij dhe në fund përmendet edhe ajo ndarja nga bijtë e ish komandantëve të shquar të Aleksandrit të Madh.

Por, ç’ndodhi me Aleksandrin e Ri dhe Roksanën? ا’gjë dhe arësye të pazakontë kishte Kasandri dhe ndjekësit e tij, ndaj këtij trashigimtari që duhet t’i takonte legjitimiteti?! Mos ndoshta Olimpia kishte sajuar ndonjë lloj “ngjizje hyjnore” edhe për Roksanën, apo se kohëlindja e Roksanës shkaktoi dyshime?! “Mjegulla e Buenës mbi Rozafat” nuk na lejon të shohim.

Ajo që dimë është se Aleksandri i Madh nuk e përmbushi porosinë e të parëve të tij, për t’u varrosur në varrin e në tokën atërore dhe prandaj dinastia nga gjaku i tij u shua. Këtë e kishte “parashikuar” edhe orakulli politeist i gadishullit tonë, megjithse me kohë i kishte dalë nami për ato përgjigjet “parashikuese” me dy e tre kuptime. (Trog Pompei, sipas Justinit, cit. Lib. VII)

Aleksandri i Madh, me të vërtetë se ishte edhe një kushëri i afërt dhe “pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të së njejtës gjuhë”. Ai provoi të ishte një reformator si “Biri i kryezotit Zeus në Tokë”. Kur Aleksandri vdiq njerëzia filluan të mërmërisnin, megjithse nuk kishin munguar talljet ironike edhe më parë. Kështu me rastin e një rimartese poligame të Filipit II, duke marrë shkas nga legjenda e sajuar e shtatzanisë së Olimpisë, një nga njerëzit e nuses së re e ofendoi direkt Aleksandrin në këtë mënyrë: “Tani do të lindin mbretër të vërtetë e jo një mbret dobiç”. (Athenaei, “Deipnosophistae”, Lib. XIII)

Amësia e Aleksandrit ishte tokësore e po ashtu edhe ajo e Jezusit, por ndryshimi qëndron se te Olimpia, jo virgjëreshë, kemi “një kontakt direkt seksual fizik, me një mbarsje me farë/spermë gjarpëri të mirë, si metamorfizim i Zeusit politeist”, ndërsa tek e martuara Maria, megjithatë virgjëreshë, nuk kemi asnjë lloj kontakti seksual fizik, por një vet ngjizje me ide-mendimin e Zotit monoteist, nga një lartësi jashtë kohës dhe hapësirës.

Dhe Jezusi ishte vetë Zoti. Ndërsa Maria ishte një grua shembullore, Olimpia, “njera nga të përzgjedhurat e kryezotit politeist Zeusit”, ishte “Nëpërka Tre = 666”, një grua kriminele e gënjeshtare e lindur, e aftë t’ia vinte “brirët e turpit” edhe burrit të saj Filipit II dhe “brirët e Zeusit pellazgjik” të birit Aleksandër. Ajo, siç tregojnë burimet antike e nxiti edhe vrasjen e burrit të saj, duke e paguar Pausanin, të cilin pastaj e gozhdoi në një kryq druri, duke i vënë në kokë një kurorë të artë. Një skenë teatrale makabriteti.

Në botën njerëzore përpjekja e Aleksandrit “me një bri të mrekullueshëm cjapi”, që imitonte Zeusin dhe që kishte pretendimin si “Biri i Zotit Zeus” dhe si njeri-monozot për një Fe/ Besëlidhje Tokësore, nuk e kaloi klasën. Ai vetëm siguroi nja dy vende kontradiktore në literaturat e “Biblës së Vjetër”. Thuhet se Aleksandri i Madh kishte kërkuar një lloj pavdekësie reale mbi tokë, ndërkaq siguroi vetëm një pavdekësi si kujtesë historike.



Një propozim i refuzuar i Bashkisë dhe Prefekturës Shkodër!

Në disa shkrime ne kemi argumentuar se monedha që shërben aktualisht si “Stema e Shkodrës”, një monedhë e kohës së Gjergj Strazimir Balshës, një vasal i sulltanit turk dhe që i kish dërguar Muratit I edhe një vajzë nga fisi i tij në harem, në nënyrë shumë të qartë nuk përfaqëson stemën e qytetit republikan të komunës mesjetare të Shkodrës.

Qyteti ka pasur stemën e vet herald*ke, me ngjyrat origjinale dhe me një përfaqësim dinjitoz të historisë dhe vazhdimësisë së tij historike që nga lashtësia. I u dërgua institucioneve të lartpërmendura edhe një Peticion për një diskutim, ku ishin edhe firmat prestigjioze si W. Kamsi, M. Prendushi, D. Luka, A. Osja, F. Hoti etj, u ripërsërit Kërkesa edhe njëherë etj, dhe për një çudi dhe kokëfortësi të madhe, as edhe një ballafaqim diskutues nuk u bë!

W. Kamsi ishte autoriteti që ishte konsultuar për vendosjen e monedhë-stemës së kohës së Balshajve, si Stema e Bashkisë Shkodër. (“Historianët Bashkiakë” nuk u tundën as për fallsifikimin e yllit pesë cepash të Davidit në një yll me tetë cepa dhe për ngjyrosjen arbitrare kuq e blu...) Këtë monedhë, si stemë e kishte propozuar gabimisht me kohë prifti dhe numizmati G. Valentini. Ndërkohë pas zbulimit të stemës origjinale herald*ke, nga Nadin dhe pas propozimit tim, W.Kamsi e aprovoi ndërrimin e argumentuar duke e firmosur i pari kërkesën në formë Peticioni.

As edhe një pllakë përkujtimore mermeri, me stemën origjinale herald*ke me tekstin e privilegjet e Aleksandrit të Madh dhe me disa nene të përzgjedhura të Statuteve të Shkodrës, nuk e realizon dot Bashkia dhe Prefektura “Demokrate”?! A ishte kjo thjeshtë një harresë-nënvlehtësim burokratik apo një lloj preference për t’a filluar historinë e Shkodrës me Gj.S. Balshën, të cilit “Sulltani i fali veshje të çmuara orjentale” dhe mbi të cilin rilindasit tanë evropianë e kanë vënë gishtin tregues si aventurier e armik i rrezikshëm?!

(shih S. Pulaha, “Lufta...Burime Osmane, f 77; f 132-133; f 253; f 297; f 312)



Fig. Nr. 1. Monedhë argjendi e shek IV p.e.r. Prerje e kohës së Filipi II, për nderimin e të birit Aleksandrit. Nga njera faqe shkruan greqisht “Aleksandro” dhe paraqet Zeusin me skepter dhe shqiponjë, ka një monogram “A” dhe një germë “””. Motivi ndeshet qysh heret edhe në vargjet homerike: “Po qe se fisin tim ti kërkon t’a njohësh… skeptrin me shqiponjë Zeusi ia dhuron” etj. (Homeri, “Iliada”, përkth. shqip, VI, 147-284)

Faqia tjetër paraqet Aleksandrin e ri në profil. Në katalogun e monedhave greke konfirmohet prezenca e saj në shek IV p.e.r. Pretendohet të jetë gjetur në rrethinat e kështjellës, në mbeturinat e dheut të hedhur. (Koleksion privat)

Fig. Nr. 2. Medalion prej bronzi me një faqe, derdhje dhe shkrim me inçizim të lexueshëm “Demos i Thesalonikut [ja kushton] Aleksandrisë”. Paraqet në profil Aleksandrin e Madh me përkrenare, ku në anësore ka një sqap me një bri dhe më lart një kokë luani me krifë. Pretendohet të jetë gjetur në kodrat e Shkodrës. Ka qenë e veshur nga një shtresë ranore. Figurimin e sqapit ne e shohim të krahasueshëm me “sqapin me një bri të mrekullueshëm” të Biblës dhe me një tip egjiptian (Koleksion privat)

Fig. Nr. 3. Monedhë argjendi e përdorur si varëse qafe. Nga njera faqe ka figurimin në profil të perendeshës Athina e cila ka në përkrenare një qenie shartesë mitologjike detare, me kokë shqiponje dhe me krahë fluturues, e krahasueshme nga ne me dragoin e kishës së Mesopotamit etj.

Ka monogramin A. Në faqen tjetër ka shkronjën greke F, cfurkun e Poseidonit dhe germën A. Paraqet një luan dhe shkrimin gr. YE›—£©‌. Kjo monedhë sipas katalogut është me prejardhje greke, por imitim nga Lukania. Në katalog konfirmohet ekzistenca e saj. Monedha është e inkasturar në një rreth, sepse ka qenë përdorur si varëse qafe. ثshtë blerë te një argjendar, pretendohet të jetë gjetur në zonën e kështjellës së Shkodrës. E kemi sjellë për ilustrimin e mitologjisë së Athinasë e cila përmendet edhe në “Privilegjet” e Shkodrës (Koleksion privat)

Fig. Nr. 4. Monedhë argjendi e Basileusit Ptolemeu të Egjyptit, njëri nga të katër zëvendësuesit e Aleksandrit. Njera faqe ka portretin e Ptolemeut, faqia tjetër një shqiponjë të shkëlqyer që ka shkelur me kthetra një krokodil. Simbolin e shqiponjës e gjemë edhe në Bibla, ndërsa krokodili simbolizonte Egjiptin etj. Duke u nisur se një monedhë me një shqiponjë afërsisht të tillë e ka pasur edhe Pirrua i Epirit edhe basileusi Perseu i Maqedonisë, bashkëkohës i Genthios-it të Shkodrës, shek II p.e.r. (krahaso në fig. 4/1 e 4/2), ne mendojmë se kemi të bëjmë me ish shqiponjën e Aleksandrit të Madh. Gjendet në katalog, shek IV p.e.r. ثshtë gjetur në bregun e Drinit poshtë kështjellës. (Koleksion privat)

Fig. Nr.5 Stema herald*ke origjinale e qytetit të Shkodrës e gjetur në “Statutet e Shkodrës” me shqiponjën e zezë të Aleksandrit të Madh dhe Pirros së Epirit. Nga burimet antike dhe ato numizmatike Aleksandri i Madh kishte edhe simbolika me cjap e shqiponjë dhe po ashtu edhe Pirrua i Epirit në përkrenare kishte bri cjapi, i pëlqente ta thërrisnin “shqiponjë” e madje se njihej edhe si “rritës shqiponjash”. (Plutarchi, “Vitae Parallele”, 10; Eliani, Lib. II, 40, 45.)
.................................................. ...................
 

Attachments

  • AlexanderCameo.jpg
    AlexanderCameo.jpg
    65.9 KB · Shikime: 61
  • Bust of Alexander (Roman copy of a 330 BCE statue by Lysippus,.jpg
    Bust of Alexander (Roman copy of a 330 BCE statue by Lysippus,.jpg
    47.3 KB · Shikime: 49

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top