Produktet e pastrimit dëmtojnë mushkëritë

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Produktet e pastrimit dëmtojnë mushkëritë


Shiko fotografinë 1428643


Një studim i ri thotë se përdorimi i rregullt i produkteve pastruese për shtëpinë ka një ndikim negativë në shëndetin e mushkërive tona, të barasvlefshme me tymosjen e 20 cigareve në ditë. Hulumtimi ndoqi më shumë se 6.000 persona gjatë një periudhe 20 vjeçare dhe zbuloi se gratë në tërësi kishin më shumë probleme shëndetësore se sa meshkujt, dhe e gjitha kjo vinte si pasojë e përdorimit afatgjatë të këtyre produkteve.


Hulumtuesit që kryen studimin këshilluan që produktet e tilla të shmangen dhe të zëvendësohen me peceta të thjeshta mikrofibër dhe ujë. “Ndërkaq kemi dokumentuar se efektet afatshkurtra të pastrimit të kimikateve në krijimin e astmës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta”- tha professor Cecile Svanes, mjek në universitetin e Bergenit dhe autori kryesor i këtij studimi.


“Kemi pasur frikë se kimikate të tilla, duke shkaktuar një dëm të vogël në rrugët e frymëmarrjes çdo ditë, vit pas viti mund të përshpejtojë ritmin e rënies së funksionit të mushkërive që ndodh me moshën”, tha ai. Funksioni i mushkërive te secili pjesëmarrës është matur nga sasia e ajrit që ata thithnin dhe sa forcoheshin për ta bërë këtë gjë. Më pas kjo u krahasua edhe me përgjigjet që ata kishin dhënë në pyetësor lidhur me aktivitetin e pastrimit që kryenin.


Hulumtuesit vunë re se numri i personave të ekspozuar ndaj produkteve të pastrimit ishte shumë i lartë, ndërkaq femrat ishin ato që kryesonin. Ndërsa rezultatet ishin dramatike, hulumtuesit spekuluan se kimikatet në produktet e pastrimit irritojnë mukozën e brishtë që mbulon mushkëritë, të cilat me kalimin e kohës çojnë në dëmtime të përhershme të rrugëve të frymëmarrjes.


“Shpeshherë kur mendoni të thithni grimca të vogla nga agjentët e pastrimit që janë bërë për pastrimin e dyshemesë, duhet paraprakisht të mendoni se ato janë bërë pikërisht për këtë gjë dhe jo për mushkëritë tuaja, kështu që ndoshta nuk keni pse të surprizoheni nga dëmet e shkaktuara prej tyre”, tha Oistein Svanes, një student i doktoratës që udhëhoqi studimin.

Ky hulumtim u botua në “American Journal of Society of Respiratory and Critical Care Medicine.”


/The Indipendent
 
Shum e vertete.. un shum i nat i kam keto se permbajn kimikale.. po dreqi pa to nuk po ben. ja tani para ca muajve ketu ka humb jeten nje 2 vjeqare si pasoj i ketyre preparateve... pastaj eshte shum e rrezikshme nese treten dy nen nje.
 
Pothuajse c'do gje tani , na doli kanceroze dhe e rrezikshme.... Jane te qarta k'to gjera. Edhe Ajri qe thithim i tille eshte sot.

Nuk kemi nga te vemi... po marrim denimin e merituar.
 
Shume problem ne fakt sidomos me % e klorit.
U bene vite qe i kam minimizuar ne perdorim.
PEr shtepine perdori uthull me pak ilac pjatash.
Ndersa tualetit ske cfare i ben ,duhen keto pastruesit,vetem se mundohem pastaj uje te bollshem qe te shplahet sa me mire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top