Pse ndihma për të tjerët është e rëndësishme për ne?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Matematika e altruizmit

A është altruizmi thjesht një interes personal i fshehtë? Dhe a mundet një ekuacion matematikor t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje? Shkencëtarët kanë ngritur një teori acaruese, një detajim i teorisë së Darvinit

Sam Judah, BBC

altruizmi-1-320x212.gif

altruizmi-1Më 1968-n, një akademik pothuajse i panjohur në Britaninë e Madhe, shkoi në Universitetin College të Londrës dhe prezantoi para stafit një ekuacion aq mbresëlënës sa ata i ofruan menjëherë një pozicion nderi dhe çelësat për zyrën e tij të re.

Emri i tij ishte Xhorxh Prajs (George Price), dhe ekuacioni i tij merrej me një problem që pati hutuar shkencëtarët që kur اarls Darvin (Charles Darwin) publikoi kryeveprën e tij “Mbi origjinën e specieve” më shumë se një shekull më herët.
Nëse ne jemi krijesa egoiste, të angazhuara në një betejë për mbijetesë, si shpjegohet që ne tregojmë altruizëm? Pse ne tregojmë përkujdesje ndaj të tjerëve me kosto për veten tonë?

Shumë teori janë ngritur që nga ajo kohë, ndërsa rrënjët e teorisë së Prajs gjenden herët në vitet 1950 te vepra e biologut evolucionar britanik KBS Haldane. I pyetur nëse ai do ta sakrifikonte jetën e vet për atë të një tjetri, ai tha se do ta bënte, por vetëm në kushte të caktuara.

altruizmi altruizmi-2 altruizmi-3

altruizmi-5 altruizmi-1

timthumb.php

timthumb.php

“Unë mund të hiqja dorë nga jeta ime në këmbim të jetëve të dy vëllezërve apo tetë kushërinjve.”

Arsyetimi i Haldane ishte një shpjegim i thjeshtëzuar i një teorie që pati dominuar biologjinë evolucionare – teoria e “selektimit të përafërt”.

Për shkak se ai ndante 50 për qind të përbërjes gjenetike me vëllezërit e tij dhe 12.5 për qind të secilit kushëri, gjenet e tij do të mbijetonin edhe nëse ai vdiste.

U desh të vinte fillimi i viteve 1960, para se një shkencëtar tjetër Uilliam (William) Donald Hamilton ta popullarizonte këtë teori.

Ai shkroi një ekuacion të thjeshtë për të shpjeguar se një organizëm do të demonstrojë sjellje vetësakrifikuese nëse kjo sjellje do të përforconte shanset riprodhuese të atyre me të cilët kishte lidhje të ngushta.

Më 1967-n, Prajs mbërriti në Londër nga Shtetet e Bashkuara, ku ai pati qenë një shkencëtar dhe gazetar, por nuk kishte eksperiencë në fushën e biologjisë evolucionare. Ai zbuloi teorinë e Hamiltonit në një bibliotekë publike dhe mendoi se mund të punonte për ta përmirësuar atë.

Duke punuar i veçuar, ai e rishkroi ekuacionin në një mënyrë më të thjeshtë, por të kuptueshme nga më shumë njerëz. Ai shpjegoi marrëdhënien mes gjeneratave të ndryshme të popullsisë, që mund të përdoret për të demonstruar se si prevalenca e një tipari mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Megjithëse ishte një deklaratë goxha e thjeshtë, ajo nuk ishte shprehur kurrë në terma të qarta matematikore dhe stafi i Universitetit të Londrës e pranoi këtë si jashtëzakonisht origjinale.

Një debat mbi rrënjët shkencore të altruizmit vijon të ekzistojë edhe në ditët tona, por seleksioni farefisnor mbetet një teori me ndikim të jashtëzakonshëm dhe kontributi i Prajs vlerësohet ende nga shumë njerëz edhe sot.

“Ai është referencë në një pjesë të konsiderueshme të kërkimit modern në biologjinë evolucionare”, thotë Andi (Andy) Gardner, një biolog evolucionar në Universitetin e Oksfordit, i cili përdor ekuacionin Prajs në pjesën më të madhe të punës së vet.

Oren Harman, i cili shkroi një biografi të Prajs më 2010-n, thotë se me këndvështrimin e tij pajtohet një pjesë e madhe e njerëzve të kësaj fushe.

“Megjithëse ka shumë prej tyre që nuk arrijnë të shohin përdorimin e saktë të ekuacionit, të tjerët mendojnë se ai është përshkrimi më i thjeshtë dhe i shkëlqyer i dinamikës së selektimit natyror.”

Por vetë Prajs filloi të shohë se komplikimet e punës së tij qenë shumë të vështira për t’u marrë, sipas Harman. Nëse altruizmi ishte thjesht një përpjekje për të siguruar mbijetesën e gjeneve të vetë altruistit, a mund të konsiderohet në fund të fundit altruizëm?

Lee Dugatkin, profesor i biologjisë në Universitetin e Luisvilit, mendon se ishte pikërisht ky faktori që shkaktoi ndryshime të mëdha te vetë autori Prajs. “Kjo ishte çfarë e bindi atë të vijonte”, thotë ai. “Ai ra në depresion kur zbuloi se Hamilton kishte të drejtë.”

Në verën e vitit 1970, Prajs u bë një kristian i devotshëm dhe filloi një projekt radikal – vuri veten në dispozicion të shërbimit ndaj të tjerëve.

Ai u përpoq të demonstronte se qeniet njerëzore janë të vetmet specie që mund të mposhtin natyrën e vet. Ai u përpoq ta demonstronte këtë, duke u bërë personalisht një altruist i pastër pa interes vetjak”, thotë Harman.

Prajs filloi t’u japë para njerëzve të pastrehë dhe ftoi shumë prej tyre që të jetonin bashkë me të në apartamentin e tij. Sjellja e tij gjithnjë e më e hallakatur e la pa asnjë grosh në xhep. Në fund e la apartamentin dhe u zhvendos në një shtëpi të thjeshtë fshati.

Nuk është pranuar nga të gjithë se ishte ekuacioni që ai vetë zbuloi, që solli edhe rënien e tij – shumë argumentojnë se ai kishte shenja të qarta të problemeve mendore që më herët. Dhe në dimrin e vitit 1975, Prajs vrau veten.

Për Harman, dy ngjarjet janë tërësisht të ndërthurura. “Unë mendoj se Xhorxhi vrau veten për shkak të interpretimit që i dha ekuacionit që vetë pati krijuar, i cili fokusohet te problemi në shkallën më të lartë.”

Historia e Prajs është përplot me tragjedi, por a ka nevojë vepra e tij shkencore të interpretohet thjesht si një anë e errët dhe depresionuese e natyrës njerëzore?

Samir Okasha, profesor i filozofisë së shkencës në Universitetin e Bristolit, mendon se jo. “Ideja që teoria evolucionare tregon që altruizmi është interes vetjak i fshehur, është sipas mendimit tij, diçka e diskutueshme.”

Sjellja në disa specie kafshësh është me të vërtetë e përcaktuar nga gjenet, thotë ai, por me njerëzit “me siguri që kjo nuk është e vërtetë”. Ai argumenton se kultura na bën ne të ndryshëm nga kafshët në këtë aspekt, dhe vëren mospërputhjen e stërmadhe të normave shoqërore në vende të ndryshme dhe në periudha të shkurtra kohore.

“Ne kemi parë ndryshime dramatike përgjatë periudhave të caktuara, fjala vjen, 300-vjeçare, të cilat nuk shpjegohen dot nga gjenetika”, thotë ai.

Hartman nuk është gjithashtu dakord me interpretimin që Prajs i dha vetë punës së vet. “Nuk është domosdoshmërish një konkluzion logjik. Ishte konkluzioni që ai vetë nxori, konkluzioni që i shqetësoi mendjen, por ajo që e çoi atë drejt të kuptuarit të tmerrshëm të sjelljes sonë si kafshë, nuk është domosdoshmërish e vërtetë për mirësinë në botë.

Nëse ne duam të kuptojmë sjelljen, biologjia është një pjesë e saj – ajo duhet të jetë domosdoshmërish. Por ajo nuk është kurrë një shpjegim tërësor dhe gjithëpërfshirës për kompleksitetin dhe madhështinë e sjelljes njerëzore.”

Gardner mendon se është gjithmonë e mundshme për të arsyetuar se njerëzit po përpiqen të mbrojnë dhe riprodhojnë materialin e tyre gjenetik. “Por kjo jo domosdoshmërish është gjithmonë egoiste”, thotë ai. “Ka hapësirë për altruizëm në këtë arsyetim.”

Matematika e altruizmit

Xhorxh Prajs, 1922-1975

Lindur në SHBA, ai u zhvendos në Londër më 1967

I specializuar në teorinë egoiste të gjeneve, socio-biologjinë, psikologjinë evolucionare dhe altruizmin

I lindur hebre dhe i konvertuar kristian, ai kaloi vitet e fundit të jetës duke u përkujdesur për të varfrit

“Ai perfeksionoi një ekuacion matematikor ekzistues, që tregon se si altruizmi mund të lulëzojë mes kafshëve në thelb egoiste – madje edhe njerëzve”. The Independent

UD ‘Bill’ Hamilton, 1936-2000

I lindur në Kajro nga prindër prej Zelandës së Re, u rrit në zonat rurale të Kentit

Ishte natyralist dhe gjenetist popullsie

I specializuar në selektimin ****ual dhe ndërveprimet parazit-truppritës

“Të gjitha veprat e tij madhore rridhnin nga strukturat matematikore… ai mbuloi faqe në algjebër dhe shpesh vizatoi grafikë me dorë për të ndihmuar në linjën e tij të të menduarit” – Jetëshkrimi nga The Guardian

Komenti: Oren Harman
“Xhorxhi vrau veten për shkak të interpretimit që i dha ekuacionit që ai vetë krijoi”
Emri i tij ishte Xhorxh Prajs (George Price) dhe ekuacioni i tij merrej me një problem që pati hutuar shkencëtarët që kur اarls Darvin (Charles Darwin) publikoi kryeveprën e tij “Mbi origjinën e specieve” më shumë se një shekull më herët. Nëse ne jemi krijesa egoiste, si shpjegohet që ne tregojmë altruizëm?

Duke punuar i veçuar, ai e rishkroi ekuacionin në një mënyrë më të thjeshtë, por të kuptueshme nga më shumë njerëz. Ai shpjegoi marrëdhënien mes gjeneratave të ndryshme të popullsisë, që mund të përdoret për të demonstruar se si prevalenca e një tipari mund të ndryshojë me kalimin e kohës

Prajs filloi t’u japë para njerëzve të pastrehë dhe ftoi shumë prej tyre që të jetonin bashkë me të në apartamentin e tij. Sjellja e tij gjithnjë e më e hallakatur e la pa asnjë grosh në xhep. Në fund e la apartamentin dhe u zhvendos në një shtëpi të thjeshtë fshati

Shkencëtari Prajs sapo zbuloi ekuacionin që tregon se njerëzit janë një lloj kafshe që punon me egoizëm vetëm për të ruajtur dhe siguruar trashëgiminë e vet gjenetike, ra në depresion. Shkatërroi financat e veta për të demonstruar se njerëzit mund të bëjnë altruizëm jashtë interesit personal dhe në fund vrau veten

g.shqip
 
Titulli: Pse ndihma për të tjerët është e rëndësishme për ne?

NEvi pse se ke ngritur si teme me vete kete?? Shume teme interesante per diskutim :)... NDoshta secili mund te jepte arsyetime pse ne e kemi te nevojshme te ndihmojme.

Nejse po ja nis une njeher :p

Ne fakt eshte interesante qenia e njeriut ne vetvete… Kur dikush na ndihmon nuk diskutohet qe te ben te ndihesh mire dhe quan te nevojshme pasi ne fund te fundit te ka hequr nje barre e cila mund te mundonte, por ajo qe te ben pershtypje eshte reagimi yne kur ne ndihmojme dike. Nje pergjigje shabllone do ishte se perderisa ke nevoj per te tjeter domosdoshmerisht duhet te ndihmosh, dhe po mos ta kishim te ngulitur ne natyren tone njerezore kete ateher s’do kish kuptim e gjith marredhenja ndernjerezore. Cdo njeri do jetonte ne menyre izoluese, individualiste dhe sdo ekzistonte me termi human. Une se lexova tgjithe tekstin e meposhtem, por ne pergjithsi sh filozof teksa kan diskutuar mbi njeriun, faktet jeten etj, nuk anashkalojne asnjeher as virtytet e njeriut si thelb baze I ksaj jete. Nese I referohemi Aristotelit, ai thosh se lumturia arrihet vetem duke jetuar mire e duke bere mire, pra jo vetem te krijosh nje jete te mire sociale e ekonomike per veten, por duke bere dhe vepra te cilat do I vijne ne ndihme shoqerise. Dhe po ta kapesh nga ana fetare, ndihma ndaj tjetrit eshte ne qenien e njeirut si krijese e Zotit. E mira dhe e keqja eshte pjese e tij, dhe kush triumfon varet nga situata rrethanat e jashtme apo te brendshme. Te ndiihmosh tjetrin eshte dhe amanet qe njeriu e ka mbi shpatulla gjate jetes se tij,sic thote profeti Muahmed : Kush I largon nje veshtiresi vellaut te tij, Zoti do I largoje atij nje ankth ne boten tjeter, e kush ndihmon ne zgjidhjen e nje problem te nje personi tjeter, ZOti do I lehtesoje atij gjerat ne ket bote e tjetren. ZOti perher e ndihmon robin e tij, perderisa ai vashdon te ndihmoje te tjeret. Po ne bible permendet se askush ska dashuri me te madhe se dikush qe do jepte jeten per vellain e tij, me kuptimin qe do ndihmonte nje person ne nevoje, jo se do jepte vertet jeten apo shpirtin. Kur e mendon akoma me thelle, shikon se qe ne momentet qe vjen ne jete ti fillon e rritesh me ndihmen e te tjereve. E para eshte nena, nuk ben dot asgje pa ndihmen e saj, ushqimi, veshja, levizja, etj.. pra ndihma sakrifica per ty fillojne qe ne momentin e krijimit tend. Prandaj dhe femijet po ti shohesh jan sh naiv, duan te ndajne cdo gje me te tjeret, skan egoizem, me vone kur rritesh pastaj behesh me individualist, jepesh me shume pas reahtise tende, ama serish natyra qe Zoti I ka dhene njeriut eshte qenie sociale, qe jep e mer, qe ndjen dhimbje, gezim, nuk jeton dot pa patur kto aksesor virtyti si ndihma apo gjetke. Dhe normal rezultati I ndihmes pastaj shfaqet nepermjet nje rehatie shpirterore, nje qetesie e lumturie qe ti e ndjen ne menyre te heshtur… SHpesh na ndodh qe vetem nepermjet nje buzeqeshje dita jone te ndryshoje, sikur stimulon shume nerva te trupit e na ndryshon diten, apo lehtesimi qe ndjejme ne shpirt teksa kuptojme se zgidhem nje problem sado te vogel tek tjetri, etj etj…. me pak fjale, jane ca gjera qe i kemi te domosdoshme per te ushqyer shpirtin...

p.s. O Nev u lodha :p
 
Redaktimi i fundit:

Kur e ke nje te tille, sepse ka njerez qe nuk ja njohin ekzistencen.
Ndihma, varet ne cfare vjen, sepse jo gjithcka matet edhe mbaron tek leket.
Ka njerez qe kane nevoj thjesht per nje fjale, nje shtrengim dore apo thjesht prezencen e dikujt.
Aq kohe sa ke mundesi, duhet te ndihmosh. Eshte normale qe smund ti ndihmosh te gjithe (ne te gjitha format, se si njeri qe je ke limita), por nqs te gjithe do benin pjesen e tyre, do ishte e mjaftueshme.
 
Titulli: Pse ndihma për të tjerët është e rëndësishme për ne?

Duhet te ndihmosh sot, neser e kur ke mundesi....qe kur te kesh nevoj te te ndihmojne e ty...
 
Titulli: Pse ndihma për të tjerët është e rëndësishme për ne?

REFRESH TEMES>>> PSe kaq pak komente ketuuuu??????????
 
Titulli: Pse ndihma për të tjerët është e rëndësishme për ne?

REFRESH TEMES>>> PSe kaq pak komente ketuuuu??????????

Se gjith forumistat jan koprraca e si bahet vone per njeri :p

Un per vedi me aq sa mundem ne te gjitha mnyrat mundohem ti jem afer gjithkuj njoft e pa njoft.
Por a din sa keq ndihem kur disa njerz mundohen me ta marr per dobsi,e mundohen edhe me ta hell.
 
Titulli: Pse ndihma për të tjerët është e rëndësishme për ne?

Une nuk ndihmoj njeri. Jam egoiste. Jam nje egoiste e poshter!

Artikulli sh lodhes
 
Para pak ditesh si zakonisht qe shkoj me marr buke tek puna, jane nja 100m qe duhet ta levize mbrapa ne menyre qe te mos beje 5 km rrotullim. Dhe aty tek kthesa eshte nje stacion autobusesh qe presin autobusin banoret e qytetit nga jam une me shume. Po e shohe nje djal te ri, dhe ai po mendon qe po kthehem mbrapa per te dhe ma hap deren. Ai fliste anglisht dhe me pyet mos po shkoni ne Shkup? Une cfare Shkupi ketu e kam punen, njehere mendova ai duke ngritur gishtat larte qe sa kohe te marr dikush ta qoj ne Shkup, thas do te pres i gjori tere diten dhe lodhet kote. I thash hyp mbrenda dhe te ndihmoj une, me anglishten qe kam cop cop, u prezentuam une isha Koovari😛, ai ishte Amiri. Dhe i tregova qe jam musliman, edhe ai ishte me mjekerr i thash fal 5 kohet, ma ktheu ku e ke mjekrren, i thash qe se shpejti do ta leshoj inshaallah. Dhe e afrova afer stacioni e drejtova se si duhej te prej bileten per ne Shkup dhe vetem kjo eshte mundesia per te shkuar. Mendonte qe po e beje gjithe kete per para, sic dine shume njerez ti keqperdorine keto raste me tha ka banke afer, i thash me siguri, dhe nuk e zgjata me shume, e lash ne hymje te stacionit dhe e pershendeta me pershendetjen sic pwrshendetemi ne muslimanet.
Edhe pae isha ne orare te punes, ishte njeri i panjofshum, por e pash qe kishte nevoj ndoshta edhe me fjale do te ishte e mjaftueshme ta drejtoj. I bera gjithe keto sic i beje veprat tjera per kenaqesin e Zotit, per ta kuptuar ai cuni qe ne shqiptaret jemi shume te mire, dhe gjynah prej Zotit nje Zot e di sa ka prit ai dhe une ne mesin e gjithe atyre ndjehem mire qe e kam ndihmuar dhe drejtuar nje te huj ne vendimim tim. Dhe u ndjeva mire per kete veper sado te vogel qe bera per pak minuta te jetes time.
Une kam mbet pa veture nje te diele se me eshte prishur vetura, ashtu para 7 viteve, kam pritur me ore te tera dhe askush sme ka pyetur ku po shkon! Po kurre kjo sme ka bere te behem egoist dhe ti harroj udhetaret te tjere qe nuk kane mundesi te udhetojne me veturat e tyre. Ne shqiptaret apo kosovaret edhe po nuk patem asgje buke e kryp e zemer kemi.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top