Rënia në peshë përmes ndërhyrjes kirurgjike në stomak

Love

βeℓℓe â๓e
10 vjet më parë, operacioni për rënien në peshë ishte diçka e re dhe pak dihej mbi efektet afatgjata të operacionit që zvogëlon organet e tretjes së ushqimit.

Shiko fotografinë 1730086

Një studim i kohëve të fundit shqyrtoi nëse njerëzit mund të ruajnë rënien në peshë pas operacionit dhe nëse rreziqet për goditje në zemër dhe diabetin mbeten të vogla gjashtë vjet pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Jody Stubler para operacionit për humbje peshe dhe tani.
“Humbja e peshës më ka ndihmuar të krijoj besim të madh tek vetvetja dhe aftësitë e mia.”
Ajo ka humbur 54 kilogramë, nuk ka diabet të tipit 2, dhe tensioni i gjakut dhe nivelet e kolesterinës janë normale.
Ka disa lloje operacionesh gastrike, që synojnë të njejtën gjë, zvogëlimin e stomakut.
Mjeku Ted Adams me Shkollën Mjekësore në Universitetin Utah, drejtoi studimin me më shumë se 1 mijë pacientë mbi peshë. Një grup pacientësh pranuan operacionin më të zakonshëm në stomak ndërsa të tjerët jo.

Gjatë procedurës, kirurgu pret stomakun në pjesën e sipërme për të krijuar një qeskë të vogël me madhësinë e një kokre arre. Ushqimi anashkalon stomakun dhe shkon direkt në pjesën e mesme të zorrës së hollë.
Me stomak më të vogël, pacientët hanë më pak dhe kështu bien në peshë. Por nuk dihej nëse kjo rënie në peshë dhe përfitime të tjera shëndetësore mund të ishin të qendrueshme.

“Gjashtë vite më vonë, afro 80 përqind e pacientëve që kanë zvogëluar stomakun kanë qënë në gjendje të ruajnë humbjen e peshës në një shkallë të konsiderueshme.”

Ata që kanë bërë operacionin po ashtu kanë zvogëluar rreziqet për goditje në zemër dhe në tru.
“اdo faktor rreziku kardiovaskular që studiuam ishte përmirësuar ndjeshëm ose mbetej i përmirësuar në pacientët që kishin bërë operacion stomakun, krahasuar me ata që nuk kishin bërë ndërhyrje.”
Studimi tregonte se tensioni i gjakut, nivelet e kolesterinës dhe diabeti i tipit 2 ishin më të ulta tek pacientët me ndërhyrje, krahasuar me ata që nuk ishin bërë operacion. Studimi tregoi se zvogëlimi i stomakut mund ta kurojë diabetin e tipit 2.
Por këto përfitime kanë një kosto. Zvogëlimi i stomakut kërkon që pacienti të ndryshojë në mënyrë drastike dhe të përhershme zakonet e ngrënies dhe t’i kthehet një regjimenti ushtrimesh fizike.

“ثshtë një rrugë sfiduese dhe shpesh e vështirë. Mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht, gjithçka ndryshon.”
Ende shumë pyetje mbeten pa përgjigje rreth operacionit gastrik. Mjeku Adams ka në plan t’i studiojë përsëri gjetjet, kësaj rradhe 10 vjet pas operacionit. Studimi u publikua në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane.
Burimi: keshilla.net
 
Titulli: Rënia në peshë përmes ndërhyrjes kirurgjike në stomak

Apapa kam degjuar shume emisione dedikuar nderhyrjeve kirurgjikale dhe operacioneve plastike qe behen per estetik qe jane sigurisht me te lehta..
Personalisht jam kundra,nje njeri po se gjete paqen dhe dashurin per veten e tij brenda normaliteti njerzor..(te mesohet te jetoj me veten,te ushqehet shendetshme..te merret me sport..etje etj te kuptoj qe jeta e tij nuk eshte ekskluzivisht ana fizike)nuk besoj qe do ja sjell ate % lumturie asnje ndehyrje estetike apo kirgjikale,.
Me ka ngel ne mendje tek nje emision qe bente bibisia,.
gazetari i drejtohet doktorrit qe merrej me operacione plastike:
_I thote :_.c'me thoni zoti doktor qe me punen qe beni ju,gezoni nje pakic njerzish por pa kuptuar perhapni nje imazh negativ dhe fallso..duke bere mijra femra dhe burra te tjer te ndjehen jo te bukur me veten e tyre.Si ju ben te ndjeheni ky fakt,e keni menduar ndonjehere qe ju punoni per nje fluks psikollogjik me shume negativ se sa pozitiv por shoqerin.
Ai i pergjigjet:
_Besoj qe eshte deshira e tyre per tu dukur te bukur,perderisa ajo qe bej shkakton kenaqsi dhe vetvlersim per vetveten e tyre tek pacientet e mij,.atehere une e quaj pozitive..gjithsesesi ndoshta ne nje deg tjeter te mjeksis njerzore do isha me i bindur per pozitivitetin dhe punen time kundrejt njerzimit.
 
Titulli: Rënia në peshë përmes ndërhyrjes kirurgjike në stomak

Me stomak më të vogël, pacientët hanë më pak dhe kështu bien në peshë.

Ky operacioni, per te zvogluar stomakun, duhet te jete zgjedhja e fundit. Njeriu duhet te provoj me forcat e veta, te hy ne nje diete (ushqimi + sport) qe ta ndihmojne te humbi peshe e me tej, ta mbaj ate peshe.
Po ashtu ky operacion nuk i keshillohet te gjitheve.

Si eshte jeta pas nje operacioni te tille? Mund te hash 3 luge gjelle, 1/5 e gotes me uje, etj.
Ku mbetet kenaqesia per te shijuar delikatesa te ndryshme qe mund te ofroj arti gastronomik?

Duke perjashtuar rastet qe kane mbipeshen per shkak te semundjeve, njerzit qe arrijne ne mbipeshe dhe obezitet ne gradat me te larta, duhen keshilluar te rikthehen ne ritmin normal. Jeta me Coca Cola+ fastfood, nuk eshte zgjidhje. Me habi shikoj, si njerez qe mezi levizin, mezi hypin shkallet, mezi marin fryme, ama nje hamburger e hane, nje sufllaqe, apo gjera te tjera ngjashme.

Kur shikon qe fillon mer peshe me hapa alarmuese duhet ti terheqesh nje sinjal alarme vetes...E nqs llogjika nuk te lejon me, njerzit qe te rethojne, duhet te te hapin syte.
 
Titulli: Rënia në peshë përmes ndërhyrjes kirurgjike në stomak

[h=1]BoOoMBaStiCk[/h]
O sweetzzinna,si shpjegohet qe dietologet qe duhet te keshillojn pacientet jan mbipeshe vete? Jo vetem 1 por me shumic... edhe doktoret.

Ne kete rast pershtatet " Bej si them une, e jo si bej une!"
Shembuj te tille ka plot, psh njerez qe te thone "mos pi duhan se ben dem" nderkohe qe kane paketen ne xhep.

Doktori eshte njeri, si cdo njeri dhe gabon. Fakti qe eshte doktor nuk e "mbron" nga semundjet, apo nuk do te thot qe automatikisht do jete me i shendetcem se te tjeret. E doktori, si cdo njeri duhet ti nenshtrohet disa regulla baze ushqimi.
Duke mare parasysh jeten e "cmendur" ne spital, kur mund mos kene kohe te hane ne orare fikse, dhe mos kene ushqimin e duhur, por snacks & fast food & pizza... duken rezultatet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top