Rreziku i vdekjes para kohe

Mjeket zbulojne zakonet qe na plakin shpejt.


Shiko fotografinë 1707346


Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot. Megjithatë, njeriu dhe zgjedhjet e tij mund të ndikojnë në mënyrën e plakjes. Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës së tij, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit.

Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë që mund të çojnë në degradimin e trurit. Sipas studimeve të cilave konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet. Ndaj nëse dëshironi të jetoni gjatë e të plakeni shëndetshëm kini kujdes nga këto gabime që mund të jeni duke bërë aktualisht.

Ngrënia E Mishit

Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme. Ndërkohë, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë 15 përqind më pak gjasa të vdesin para kohe. Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime. Rrjedhimisht ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.

Jeta Pasive

Të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme. Të ulurit për të paktën 8 orë në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60 përqind. Ecja me një shpejtësi mesatare për të paktën një orë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 40 përqind.

lajmifundit.al
 
Eshte e rendesishme te ushqehemi shendetshem.
Dhe pjese kryesore e ushqimeve tona te jene zarzavatat,sallatrat,lakrat ushqimet jeshile.
 
Rreziku ne shqiperi esht shtuu ne mass gje qe tregon se cdo ushqim duke nis nga perimet frutat etc po rriten me pesticide gje qe sjell çrregullime te organizmin tonee dhe si perfundim lindin semundje te parakohshme qe sjellin dhe vdekje .
Fare mir e dim gjith qe duke nis nga mollat e deri tek bostani e pjepri po dalin n treg me heret sesa ne kohen dhr stinen e tyre ? Arsyeja sepse perdorin indikacione te jashtme per prodhimin e tyre me te shpejte dhe ne si popull vuajm neper spitale ...
 
Beni cte beni por add ene sexin e nuk vdisni.. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top