“Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Kur mungojnë edhe 10 muaj “nga fundi i botës”, sipas profecisë së Majave, fansat e apokalipsit janë elektrizuar nga qarkullimi i një fotoje në internet ku tregohet një brez ndricimi që buron nga maja e piramidës Kukulkan në drejtim të qiellit.

E menjëherë në internet qarkullojnë komente të ndryshme. Madje disa komentues thonë se Majat po na tregojnë ‘rrugën e shpëtimit’, rrugën që do të na shpjerë në një vend të sigurtë për t’i shpëtuar fundit të 21 dhjetorit 2012.

Fotoja është realizuar nga njëfarë Hector Siliezar me një smartphone në vitin 2009. Sipas ekspertëve, ajo është montuar.

Më 21 dhjetor 2012 përfundon kalendari i Majave dhe nga shumë interpretohet si fundi i botës, megjithëse nuk ka kurrëfarë baze shkencore. Por deri më 21 dhjetor, shkencëtarë, adhurues të majave, fansa të apokalipsit dhe njerëz të thjeshtë duhet të jetojnë me njëri-tjetrin e të presin për të mësuar të vërtetën…që shpresojmë të zbardhet më 22 dhjetor 2012.


Tch

lightbeamx.jpg


lightbeamf.jpg


5.jpg


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

Qe na i kane care derrasat me keto majat mos e pyet...
 
Titulli: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave
 
Titulli: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

hahahahhahahh vertet qesharke se si nuk hajn njerzt bari por lopt !
qe ka ende njerz LOP qe besojn gjana te tilla , elita ka arrit shum gjana me te veshtira ti beje , e lere me nje gje te tille shum te lete ta bjeje nje drit mbrenda nje piramide simbol i faraonave e sot simbol i masoneris.
 
Pe: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

He u vendos kur do vduqim apo jo?!!..
 
Titulli: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

Mayat nuk thone per fundin e botes ,por fillimin e nje bote te re duke e lidhur cdo gje me llogaritjet kalendarike qe bejne.Viti 2O12 eshte fundi kalendarik i Mayave,ne kte vit behet kalimi nga nje epok ne nje epok tjeter.Ky kalim do jete e verteta e njerzimit,ku do te perballen me ndryshime te medha ,madje dhe ne parashikimet e Nostradamus ,ne profecit e tij ai thot : Nuk do te kete fund bota,por do te jete nje zbulim i madh i cili do sjell ndryshime te medha per boten .
E njejta gje edhe me infon qe lexuam para disa ditesh ku mbreteresha e Japonise u bente apel gjithe drejtuesve te shteteve per te informuar njerzimin mbi ate qe do te ndodh,sipas saj ajo pohonte ,se drejtuesit e shteteve kane informacione te sakta per ate qe do ndodh ne fund te 2O12 ,madje ata kane filluar ndertojne bunkiera nentokesore per tu siguruar ne momentin e apokalipsit.Sipas saj ne 21 dhjetor te 2O12 bota do kaloj 3 dite ne erresire,por kto dite do jene 3 ditet e drites se vertet ,ku njerzimi do njihet me te verteten .
Madje dhe shume profeci te tjera flasin mbi kte date ,dhe asnje prej tyre nuk shprehet per fundin e botes (siç e interpretojme ne) por per fillimin e nje bote te re, duke permendur dhe egzistencen e Ufo've .
 
Pe: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

Po mire kush ma shpjegon mua shkencerisht faktin qe toka do kaloje tre dite ne erresire totale??? mundet shkenca te na japen ket pergjigje ? apo do na sulmojne jashtetokesoret me anijet e tyre te shumta aq sa te ndalojne rrezet e diellit...?
 
Titulli: Pe: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

Po mire kush ma shpjegon mua shkencerisht faktin qe toka do kaloje tre dite ne erresire totale??? mundet shkenca te na japen ket pergjigje ? apo do na sulmojne jashtetokesoret me anijet e tyre te shumta aq sa te ndalojne rrezet e diellit...?


un sjam shkenctar,,por kjo mund te spjegohet shkencerisht,,kalendari i Majave esht shum gje e madhe! sepse behet fjal per mbatje egzakte te funksionimit te gjerave ne sistemin ton Djellor,,kjo nuk esht gje e vogel,,por esht gje shum e madhe!

tashi per te spjeguar kte 3 ditshin sipas teoris se majave,,i bjen qe planetet te rreshtohen ne nje vij te drejt si akrepat e ores! dhe kjo do te krijoj nje eklips,,dhe per 12 ore,,merkuri venusi dhe toka do te levizin si nje akrep i vetem,,dhe ne 12 orshin tjeter,merukuri do te ket dal nga ky rresht si gjysem hen,,por venusi dhe toka do te vazhdojn edhe per 24 or te tjera te levizin si nje akrep i vetem,,dhe pastaj ne diten e 3t,,ne dark apo ne mengjes,,do te lind djelli serisht,,dhe do te jet hapi tjeter i madh!,,"esht njelloj si te thuash sistemi djellor feston 18 vjetorin"

por pse te mos ndodhi ne 2012,,nuk do te thot se Majat nuk kan ditur asgje,,sepse ajo qe e kan then majat ndodh me te vertet ne sistemin ton djellor,,dhe ata e kan ditur pra,,mynyren se si funksionojn gjerat! por ata dhe askush smund ta din nje gje! se kur ndodh ne te vertet ky bashkimi i planetave ne nje vij te drejt?? sepse sipas llogjikes matematike i bjen qe te ndodh ose nje her ne 25.000 vjet,,ose nje her ne 250.000 vjet,,dhe kjo esht ajo qe me bind se askush nuk e din te sakt,,pasi askush nuk mund ta di te sakt diten kur kjo gje ka ndodhur per her te fundit,

por edhe sipas llogaritjeve qe jan ber,,dhe ka dal ky viti 2012,,ka shum gabime ne llogaritje,,sepse sipas pikes se tyre te nisjes,,i bjen qe kjo gje te ndodhi fiks pas 200 vjetesh,,per kte jam konsultuar me dike qe merret fiks me ate pun,,dhe kjo gje do te faktohet me dokumentar se shpejti ktu ne Gjermani.

DMTH.,per mua kalendari i Majave mbetet i vertete!! DHE FAKT.qe njerzit ne nje mynyr apo tjeter,,kan qen ne hapsir para shkences,,dhe kan ditur shum me shum se sa din njerzit sot.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

2012 - Po shkenca ç'thotë?

Ne mund të bëhemi dëshmitarë të një shfaqjeje gjigante fishekzjarresh në vitin 2012. Dielli do të mbërrijë në kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, i quajtur "maksimumi diellor", kështu që duhet të presim një aktivitet të lartë diellor.

Disa parashikime thonë se maksimumi diellor i ciklit diellor 24 do të jetë edhe më energjik se ai paraardhësi, në vitet 2002-2003. Sipas një prej shumë skenarëve të fundit të botës që na janë paraqitur, të ushqyer edhe prej të famshmes Profeci Maja për fundin e botës në vitin 2012, ky skenar në fakt është i bazuar në disa elementë të tij edhe tek shkenca.

Për më tepër, mund të ketë një farë lidhje reciproke në mes ciklit diellor 11-vjeçar dhe cikleve kohorë që janë gjetur në kalendarët e Majave. Ndoshta ky qytetërim i lashtë e kuptonte se magnetizmi diellor pëson ndryshime në polaritet çdo dekadë.

Plus, tekste fetarë (si Bibla) thonë se ne do të shkojmë drejt ditës së gjykimit, e cila është portretizuar me shumë zjarr dhe squfur. Mesa duket, ylli ynë më i afërt do të na pjekë të gjallë në 21 dhjetor 2012!

Ngjarja më e rëndë e motit hapësinor në histori ka ndodhur në vitin 1859. ثshtë bërë e njohur si Efekti Carrington, pasi ka marrë emrin e astronomit amator, Riçard Carrington, i cili ishte i pari që vuri re efektet e saj: "Dy fasha drite shumë të forta " që rrjedhin nga një grup i madh pikash diellore.

Ngjarja Carrington vazhdoi me plot tetë ditë moti shumë të keq hapësinor. Pati dëshmi për aurora mahnitëse, madje edhe në lartësitë ekuatoriale. Rrjetet telegrafikë të botës patën ndërprerje dhe magnometrat viktorianë regjistruan nivele të pamatshëm.

Në 11:18 të mëngjesit të kthjellët të ditës së enjte, 1 shtator, 1859, 33-vjeçari Richard Carrington - i pranuar gjerësisht si një nga astronomët diellorë më të famshëm të Anglisë - ndodhej në observatorin e tij privat. Ashtu si zakonisht në çdo ditë me diell, teleskopi i tij po projektonte një imazh 28 centimetra të gjerë të diellit dhe Carrington vizatoi menjëherë njollat diellore që vuri re.

Atë mëngjes, ai po studionte gjasat për një grup të madh të njollash diellore. Papritmas, para syve të tij, dy rruaza drite verbuese u shfaqën mbi njollat, u shtuan me shpejtësi dhe u shndërruan në formë veshkash.

Duke kuptuar se po bëhej dëshimtar i diçkaje të paprecedentë dhe "duke qenë disi i trazuar nga kjo befasi", Carrington më vonë shkruante: "Unë renda të thërrisja dikë që të shihte këtë shfaqje. Kur u ktheva pas 60 sekondash, mbeta i shastisur kur pashë që ajo kishte ndryshuar dhe qe zvogëluar". Ai dhe dëshmitari i tij panë njollat e bardha që u zvogëluan deri sa u zhdukën. Kishin kaluar vetëm pesë minuta.

Ashtu, të nesërmen që pa gdhirë, qiejt në të gjithë planetin shpërthyen në aurora të kuqe, jeshile dhe të purpurta, kaq të shndritshme, saqë gazetat mund të lexoheshin po aq lehtë sikur të ishte ditë. Në të vërtetë, edhe pranë lartësive mbi Kubë, në Bahamas, Xhamaikë, El Salvador dhe Hawai pulsonin aurora mbresëlënëse. Sistemet e telegrafit në të gjithë botën u ndërprenë.

Shkarkime e shkëndija tronditën operatorët e telegrafëve dhe shkaktuan zjarre të letrave të telegrafit. Edhe kur telegrafuesit hoqën bateritë që furnizonin linjat, rryma elektrike të shkaktuara prej aurorave vazhdonin të lejonin transmetimin e mesazheve.

"Ajo që pa Carrington ishte një shpërthim magnetik i diellit", shpjegon David Hathaway, drejtues i ekipit të fizikës diellore në NASA Marshall Space Flight Center në Huntsville, Alabama. Tani ne e dimë se flakërimat diellore ndodhin shpesh, sidomos gjatë maksimumit të njollave diellore.

Shumica e tregojnë ekzistencën e tyre nga lëshimi i rrezeve X (regjistruar prej teleskopëve të rrezeve X në hapësirë) dhe zhurmave të radios (regjistruar nga radioteleskopët në hapësirë dhe në Tokë). Në kohën e Carrington, nuk ka pasur satelitë rrezesh X apo radioteleskopë.

Askush nuk e dinte se shpërthimet ekzistonin deri në atë mëngjes shtatori, kur një shpërthim prodhoi një super-dritë, e mjaftueshme për të rivalizuar edhe vetë diellin.

"Ndodh rrallë që dikush të mund të shohë ndriçimin e sipërfaqes diellore", thotë Hathaway. "Duhet shumë energji për të ngrohur deri sipërfaqen e diellit!" Shpërthimi prodhon jo vetëm një rritje të dritës së dukshme, por edhe re gjigante thërrmijash të ngarkuara si dhe unazash magnetike dhe e dërgoi atë re direkt drejt Tokës.

Mëngjesin tjetër, kur reja mbërriti, u shkri në fushën magnetike të Tokës, duke shkaktuar fluskën globale të magnetizmit që rrethon planetin tonë, duke shkaktuar lëkundje. Studiuesit e quajnë këtë një "stuhi gjeomagnetike." Fushat që lëviznin me shpejtësi të mëdha nxitën fushat elektrike nëpërmjet rrymave që shkaktuan më pas ndërprerjen e komunikimit përmes telegrafit.

"Më shumë se 35 vjet më parë, unë fillova të tërheq vëmendjen e komunitetit të fizikës hapësinore drejt shpërthimit diellor dhe ndikimit të tij mbi telekomunikacionin", thotë Louis J. Lanzerotti, botues i revistës Moti Hapësinor.

Ai u bë i vetëdijshëm për efektet e stuhive gjeomagnetike diellore ndaj komunikacionit tokësor, kur një shpërthim i madh diellor në 4 gusht, 1972, dëmtoi komunikimin në distanca të gjata nëpër Ilinois.

Kjo ngjarje, në fakt, detyroi AT&T që të rikonfiguronte sistemin e kabllove transatlantike. Një shpërthim i ngjashëm në 13 mars, 1989, provokoi stuhi gjeomagnetike që ndërprenë transmetimin e energjisë elektrike nga Centrali i Québec në Kanada, duke lënë në errësirë pjesën më të madhe të krahinës; energjia e shkaktuar prej aurorës shkriu madje disa transformatorë në New Jersey.

Në dhjetor 2005, rreze X nga një tjetër stuhi diellore ndërprenë komunikimin me satelitët si dhe Sistemin e Pozicionimit Global (GPS) për rreth 10 minuta. Kjo mund të mos tingëllojë si gjë e rëndë, por siç vë në dukje Lanzerotti, "unë nuk do të doja të isha në një aeroplan civil që udhëzohet për ulje përmes GPS gjatë atyre 10 minutave."

Një tjetër shpërthim si ai i Carrington do t'i bënte të dukeshin shumë të parëndësishme këto ngjarje. Fatmirësisht, thotë Hathaway, ato duken të jenë të rralla: "Në historinë 160-vjeçare të stuhive gjeomagnetike, ngjarja e Carrington është më e madhja".

Ndoshta është e mundur të zhytesh edhe më pas në kohë duke ekzaminuar akullin. "Thërrmijat energjetike lënë gjurmë në nitratet tek bërthamat e akujve", shpjegon ai. "Edhe këtu, ngjarja e Carrington duket të jetë më e madhja në 500 vite dhe pothuajse dy herë më e madhe se pararendëset".

Këto statistika tregojnë se shpërthimet Carrington janë ngjarje që ndodhin një herë në pesëqind vite. Megjithatë, statistikat nuk janë aspak solide dhe Hathaway tregohet i matur duke thënë se ne nuk i njohim aq mirë shpërthimet sa të përjashtojmë mundësinë që të ndodhin së afërmi.

Atëherë?

Lanzerotti vë në dukje se ndërkohë që teknologjitë elektronike janë bërë më të sofistikuara dhe më të ndërfutura në jetën e përditshme, ato janë bërë gjithashtu më të ndjeshme ndaj aktivitetit diellor. Në Tokë, linjat elektrike dhe kabllot telefonikë të distancave të gjata mund të preken nga rrymat e aurorave, siç ndodhi në vitin 1989.

Radarët, komunikimi telefonik, dhe marrësit GPS mund të pengohen nga zhurmat e valëve diellore. Ekspertët që kanë studiuar çështjen thonë se pak mund të bëhet për të mbrojtur satelitët nga një shpërthim Carrington. Në fakt, një studim i fundit vlerëson dëmin potencial për të 900 e ca satelitët aktualisht në orbitë, që mund të shkojë ndërmjet 30 miliard dhe 70 miliard $.

Edhe njerëzit në hapësirë mund të jenë në rrezik. Astronautët mund të kenë vetëm disa minuta pas shpërthimit të parë për të gjetur strehim nga thërrmijat e energjisë diellore.

Anijet kozmike të tyre ndoshta mund të kenë mburojë të përshtatshme; kryesore do të jetë që të futen brenda në kohë. S'është për t'u habitur që NASA dhe agjenci të tjera hapësinore përreth botës e kanë kthyer në prioritet studimin e shpërthimeve diellorë.

Tani për tani, një flotë anijesh hapësinore po monitoron diellin, duke mbledhur të dhëna për shpërthime të mëdha dhe të vogla që mund ta zbulojnë se çfarë i shkakton.

SOHO, Hinode, Stereo, ACE-n dhe të tjerët janë tashmë në orbitë ndërsa anije të tjera si Solar Dynamics Observatory janë gati për nisje.

Kërkimet nuk do të parandalojnë një tjetër shpërthim Carrington, por kjo mund ta bëjë "stuhinë e papritur" t'i përkasë së kaluarës.
explorerunivers.com
 
Titulli: Pe: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

Shiko fotografinë 1808317

Më 21 dhjetor 2012 do të ketë një shtrirje planetare që ndodh vetëm çdo 26.000 vjet. Të gjithë planetet e sistemit tonë diellor do të jenë të prekura.

Por në qoftë se shumë tekste ose tradita gojore të lashta, me mijëra vjet të vjetra, flasin për fundin e botës, bëhet fjalë për fundin e botës sonë ashtu siç ne e njohim, por jo fundi i botës.

Ndryshimet gjeologjike dhe klimatike që do të çojë kjo shtrirje planetare do të ndikoj në jetën tonë të përditshme, e cila në mënyrë të pashmangshme do të ndryshohet.

ثshtë shumë e mundshme që planeti ynë do të përjetojë një ndryshim të fushës magnetike, por ajo nuk do të jetë as e para dhe as e fundit.

Shkencëtarët thonë se planeti ynë ka përjetuar tashmë së paku 170 ndryshime të fushës magnetike. Të tjerët mendojnë më shumë për një ndryshim të poleve.

Në agim të 21/12/2012 ka shumë gjasa që dielli do të lind në perëndim.

Kjo nuk është hera e parë që dielli ngrihet në perëndim në historinë e njerëzimit, meqë disa tekste antike flasin për një kohë, kur dielli tashmë shfaqej në perëndim.

Përmbysja e fushës magnetike do të rezultojë në disa rajone që temperatura të bëhet e ftohtë të mos them akull ... Dhe anasjelltas, rajonet e ftohta do të bëhen të nxehta...

Nga një pikëpamje shkencore, shtrirja është përgatitur tashmë qe 50 vite me efekte të dukshme në tokë.
Rryma e Golfit (tanshmë është e ngadalshëme që 50 vite) shkencëtarët që e kanë studiuar për shumë vite, të gjithë mendojnë se ajo do të ndalojë për disa vjet dhe pastaj do të kthehet në drejtimin e kundërt, që do të rezultojë me një klimë të ftohtë për shumicën e Evropës.

Kjo rrymë na sjellë ujë të ngrohtë që përzihet me ujë shumë të ftohtë që zbret nga deti i Labradorit. Ndikimi i hënës në ujërat tona nuk ka nevojë të provohet, por ndikimi i planeteve të tjera të sistemin tonë diellor në tokë është ende i pa zbuluar dhe i pa eksploruar dhe kjo mund të bëhet vetëm kur shtrirja planetare të vihet në vend.

Toka është si një top, por ajo rezulton të sillet pak e më pak rreth vetvetes sikur një top në fund të kursit të tij. Sot, ajo kursin e bën në 24 orë, por asaj i duhej vetëm 22 orë para 400 milion vjetësh.

Poli i veriut magnetik ka qenë seriozisht i çregulluar këto tridhjetë vjet të kaluara dhe intensiteti i përbërjes Veri-Jug i fushës magnetike ka rënë në 10%.

Sipas një artikulli të gjeologut SK Runcorn, Profesor në Universitetin e Kembrixhit, " nuk nuk ka asnjë dyshim se fusha magnetike e Tokës është e vendosur drejtpërdrejt ose tërthorazi nga rrotullimi i Tokës ". Kështu, boshti i tokës ka ndryshuar.

Sipas artikujve në revistën Nature, ndryshimet e fundit gjeomagnetike ndodhën para 12 400 vjet, në mijëvjeçarin e njëmbëdhjetë para erës sonë.

Ne e dimë se kjo periudhë është shënuar me zhdukje të mëdha nga bota e kafshëve. (Nature 234,27 / 12/71).
Disa shkencëtarë besojnë se ndryshimi i ardhshëm i poleve magnetike të tokës do të bëhet rreth vitit 2030. (Nature, 12/2/76).

Biologët kanë zbuluar gjurmë fosilesh që tregojnë se "jeta duket se kanë qenë e regjistruar, e përshkruar dhe e fshirë katër ose pesë herë . Ajo çfarë është konstatuar është se në periudha të ndryshme të historisë, jeta është zhvilluar dhe pastaj pothuajse është fshirë. "

اdo cikël u pasua nga një periudhë ku Toka ishte e zbrazur nga jeta për miliona vjet. Zhdukjet kryesore në masë janë dokumentuar, por nuk janë shpjeguar qartë.

Në disa prej profecive që flasin për shtrirje planetare është përmendur se bota në të cilën jemi tani është bota e 4të, tre të mëparshme janë shkatërruar dhe bota që do të hyj në 21.12.2012 do të jetë bota e 5të.

Megjithatë, toka nuk mund të kthehet papritmas në anën e kundërt për shkak të ruajtjes së momentit këndore. Për të luftuar këtë ligj fizik, duhet një përplasje e dhunshme që kjo të ndodhë ose ardhja e një planeti në sistemin tonë diellor, duke ndërprerë çdo gjë në rrugën e saj. Një ndryshim i poleve atëherë ka më shumë gjasa se një ndryshim i rrotullimit të tokës ...

Megjithatë, shumë prej profecive në lidhje me 21.12.2012 flasin për ardhjen e një planeti të ri dhe astronomët tanë kanë zbuluar apo vetëm e kanë rizbuluar, një "planet të ri" në sistemin tonë diellor.

Ne gjejmë në historitë e ndryshme përmendjen e këtij planeti :
- Sumerianët e quajtën planeti i 12 ose Nibiru madje ata kanë një emër për të përshkruar orbitën e tij për 3.600 vjet: një Shar.
- Babilonasit dhe Mesopotanët e thërrasin Marduk, Mbretin e Qiellit dhe Trupi i Madh Qiellor.
- Një nga emrat më të zakonshme që i atribuohet nga grekët është Nemesis.
- Duke pasur parasysh orbitën e tij shumë të gjatë mes yjeve quhet Globe nga Hebrenjtë e lashtë.
- Për astronomët Hindu orbita e tij 3.600 vjeçare është quajtur "Treta Yuga" dhe kjo shkakton shkatërrimin e " Kali Yuga".
- Profetët e kanë quajtur Ylli Blu, Ylli i Kuq, i dërguari i zjarrtë dhe Kometa e fatalitetit në mesin e shumë emrave të tjerë. Gjoni në Dhiatën e Re e ka quajtur Absint i hidhur.

Përmendja e shtrirjes planetare, ose e kësaj date, është përmendur në profecitë të ndryshme :
Danieli në Dhiatën e Vjetër, Xhoni në Dhiatën e Re, kalendari i Majave i cili përshkruan ngjarjet e përkohshme për më shumë se 10 milion vjet, tradita gojore e indianëve Hopis nga Arizona. Këto profeci u rezervuan vetëm për disa Hopis dhe fise të tjera amerindiane dhe se deri sa të vjen koha e duhur nuk do të shpallet. Kurse sa i përket sumerianëve profetizojnë një ndryshim në ADN.

©explorerunivers
 
Titulli: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

ata qe kan interes dhe e zbillojn komjuterin,,ata mund te krijojn nje sistem djellor interaktiv,,qe emiton ekzaktesisht levizjet e planeteve ne sistemin ton,zem shembull qe ne kte fotografi planetet jan te levizshme,,dhe ne mund te shumfishojm shpejtesin me te cilen sillen sa te duam,,dhe mund ta programojm qe kur planetet te jen te gjitha ne vij te drejt,,te stakohet automatikisht,,ky do te ishte kalendari 3D i majave! thjesht do i pozicjonoje ne koh reale me origjinalet,,pastaj do te shpejtoje silljen,,esht e njejt si te udhetosh ne koh.:kapele

Dhe me nje gje te till do te mund te nxjerrje konkluzionet me te sakta per sa i perket se kur do ndodh drejtimi i te gjitha planeteve ne nje vij te drejt!
planets.jpg
 
Pe: Titulli: Pe: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

un sjam shkenctar,,por kjo mund te spjegohet shkencerisht,,kalendari i Majave esht shum gje e madhe! sepse behet fjal per mbatje egzakte te funksionimit te gjerave ne sistemin ton Djellor,,kjo nuk esht gje e vogel,,por esht gje shum e madhe!

tashi per te spjeguar kte 3 ditshin sipas teoris se majave,,i bjen qe planetet te rreshtohen ne nje vij te drejt si akrepat e ores! dhe kjo do te krijoj nje eklips,,dhe per 12 ore,,merkuri venusi dhe toka do te levizin si nje akrep i vetem,,dhe ne 12 orshin tjeter,merukuri do te ket dal nga ky rresht si gjysem hen,,por venusi dhe toka do te vazhdojn edhe per 24 or te tjera te levizin si nje akrep i vetem,,dhe pastaj ne diten e 3t,,ne dark apo ne mengjes,,do te lind djelli serisht,,dhe do te jet hapi tjeter i madh!,,"esht njelloj si te thuash sistemi djellor feston 18 vjetorin"

por pse te mos ndodhi ne 2012,,nuk do te thot se Majat nuk kan ditur asgje,,sepse ajo qe e kan then majat ndodh me te vertet ne sistemin ton djellor,,dhe ata e kan ditur pra,,mynyren se si funksionojn gjerat! por ata dhe askush smund ta din nje gje! se kur ndodh ne te vertet ky bashkimi i planetave ne nje vij te drejt?? sepse sipas llogjikes matematike i bjen qe te ndodh ose nje her ne 25.000 vjet,,ose nje her ne 250.000 vjet,,dhe kjo esht ajo qe me bind se askush nuk e din te sakt,,pasi askush nuk mund ta di te sakt diten kur kjo gje ka ndodhur per her te fundit,

por edhe sipas llogaritjeve qe jan ber,,dhe ka dal ky viti 2012,,ka shum gabime ne llogaritje,,sepse sipas pikes se tyre te nisjes,,i bjen qe kjo gje te ndodhi fiks pas 200 vjetesh,,per kte jam konsultuar me dike qe merret fiks me ate pun,,dhe kjo gje do te faktohet me dokumentar se shpejti ktu ne Gjermani.

DMTH.,per mua kalendari i Majave mbetet i vertete!! DHE FAKT.qe njerzit ne nje mynyr apo tjeter,,kan qen ne hapsir para shkences,,dhe kan ditur shum me shum se sa din njerzit sot.



Mire une kete e kisha kuptuar me kohe se toka mund te erresohet vetem nga nje eklips henor apo diellor, por nuk besoj se merkuri apo venusi mund te eklipsojne token pasi jane shume larg tokes, i vetmi trup qiellor qe eshte ne pozicionin ideal per te mbuluar totalisht diellin dhe ne nje menyre PERFEKTE qe duket sikur diksuh e ka vendosur kastile eshte Hena.

Une nuk merrem me shkence por jam nje amator dhe lexoj ne kete fushe, por vendosja drejt do te ishte e pamundur (ose dikush e din por nuk don te na thoje atehere ky eshte nje problem tjeter), pasi ne tashme dime me ekzaktesi se ku do ndodhet planeti toke me daten 21 dhjetor apo planetet e tjera pasi ne kemi mesuar shpejtesine e rrotullimit te tyre rreth diellit dhe rreth vetes tyre, ideja ime eshte ketu ose ka nje propagande te fuqishme dmth per te injektuar ne rruzull psikollogjine e frikes qe eshte njelloj si ajo e nenshtrimit.....
 
Titulli: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

Versioni i rreshtimit te planeteve ne nje linje te drejte eshte logjikisht i paqendrushem .
Planetet sillen rreth diellit ne ekuiliber dhe eshte pikerisht ky ekuliber qe mban qendrushmerin e sistemit tone ,
ata sillen rreth diellit si elektronet rreth berthames .
E vetmja menyre per te prishur kete ekuliber eshte veprimi i forcave te jashtme , pra jashte sistemit diellor ,
dhe pikeresht ne galaktiken ton ose dhe jashte galaktikes , por kjo eshte me e pamundur .
Ne kalendarin Maja jane konstatuar gabime ne llogaritje dhe sipas llogjikes se ketij kalindari fundi i ciklit nuk eshte
me datat qe flitet , por 200 vjet me vone , pra kemi kohe .
Diku kam pare nje teori qe me ka ngjallur inters dhe me eshte dukur e mundshme .
Them teori pasi nuk jam i sigurt ne eshte e vertet .
Sipas saj , me 21. 12 . 2012 toka do jee mu ne qender te galaktikes dhe pas kesaj date ajo do kaloje ne anen tjeter ,
dhe eshte pikerisht ky kalim qe mund te sjelle surpriza ne planetin tone , psh nderrimin e poleve te fushes magnetike
ose nderrimin e sensit te levizjes se saj rreth boshtit te vet dhe pasojat ne te dyja rastet nuk dihet cilat do ishin me saktesi ,
por do ishin gjithsesi katastrofike .
Eshte e sigurt qe shkenctaret qe merrem me studimein e hapsires jane ne dijeni nqs do ndodhe kjo qe thash me siper ,
por eshte dhe e sigurt qe informacione te tilla mbahen sekret per te mos hapur panik .
Hipotezat e alieneve me anijet e tyre gjigande apo dhe nje asteroid qe do na godasi , megjithese teorikisht dhe praktikisht
jane te dyja te mundshme , nuk me duken te besushme per kete daten ne fjale pra 21 . 12. 2012.
 
Pe: “Rruga e shpëtimit” nga tempulli i majave

Toka ne fakt kryen 4 levizje

1) e kryen rreth vetes se vet
2) e kryen rreth diellit
3) e kryen ne brendesi te sistemit diellor ne spiralen e vijes se qumeshtit
4) e kryen edhe si pjese e galaksise se qumeshtit kur kjo e fundit rrutollet apo leviz.
5) dhe ka mundesi qe galaksia e qumeshtit ti perkasi nje grupi te madhe mega galaktikash te cilat keta te fundit leviz apo rrotullohen te gjitha ne grup

wohhh ..................... ma qua tutto si muove

gjithsesi, perjashtoj kategorikisht ardhjen e apokalipsit hap e mbyll syte,
cdo gje eshte e mundur qe sistemi jon diellor te sulmohet nga forca te tjera te cuditeshme qe perbejne erresiren e kozmosit dhe te kete influence ne vendosjen e planeteve, apo vete sistemi jjone diellor te pesoj crregullime si pasoje e ndryshimeve te forces se rendesave, apo vete toka jone te ndryshoj polet apo hipoteza te tjera te ngjashme me to, te gjitha keto mund te ndodhin pasi cdo gje leviz, por jo Menjehere.

Ne fakt erresire mbizotron thoshin disa filozof romantik, ne fakt po te shikosh naten kupton se pjesa me e madhe e universit perbehet nga erresira ...a eshte nje fakt shqetesues po ta krahasojme me boten poetike-vetedijes se njeriut........

Thuhet se ne erresire jetojne perbindeshat ne fakt ka nje ngjashmeri midis leterato-teologjike dhe shkencen kuantike pasi mendohet se ne erresiren e kozmosit do gjendet si e quajne shkenctaret "faktorin x"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top