“Ryshfetet” e Zogut dhe zilia e ambasadorit jugosllav

*deliza*

VIP
V.I.P
“Ryshfetet” e Zogut dhe zilia e ambasadorit jugosllav

Një natë, ndërkohë që po hanim darkë vetëm, për shkak se familja e tij ndodhej për pushime në Beograd, Jankoviçi, ambasadori i Jugosllavisë, pasi erdhi ne qejf më tepër se çdo herë tjetër, me tha me një ton komandues : “Hajde pas meje ! “.

Duke mbajtur në dorë një llampë vajguri, ai zbriti nëpër ca shkallë që të çonin në qilar ku, një kasafortë e madhe dhe e vjetër, ish vendosur përbri një sobe edhe më antike se e para. E hapi duke përdorur një varg çelësash dhe nxori që andej një kuti plot me dokumente për të cilat më tha: "E shikoni se ç maskara është Zogu?". Dhe nisi të tundë para fytyrës sime disa fatura të firmosura nga mbreti për fondet, që i jepte Jugosllavia. Disa prej tyre, që datoheshin qysh prej kohës kur ai kishte qenë president, mbanin nënshkrimin “Ahmet Zogu”, të tjera thjesht “Zogu” ose “Zog R”. Vura re se, njëra prej tyre, kish të shënuar shumën prej 50 mijë dollarësh. Fatura të tëra dëshmonin për derdhje parash në ar, në "napolona" letër apo "napolona flori". "Derri! hungëronte Jankoviçi - për gjithë këto nuk nuk na ka dhënë asgjë. Avazi i tij është gjithmonë i njëjtë. Kërkon dhe merr para nga të mund, nga ne, italianët, britanikët e grekët. اfarë emri mund t i vësh këtij njeriu që pretendon se është mbret?!". Provova disa herë ta bindja Jankoviçin, që të më lejonte të fotografoja disa prej faturave, por menjëherë në sytë e tij vezulloi një dritë dhelpërie. "Ah jo, miku im! - murmuriti ai me dinakëri - S jam bërë aq tapë sa ç mendoni ju ...”.
Në të gdhirë, ndërsa po ecja nëpër rrugën plot baltë për t u kthyer në hotel, nën dritën e argjendtë të hënës, sytë më panë siluetat fluturuese të lejlekëve të parë të pranverës, disa prej të cilëve e ndalën fluturimin mbi oxhaqet e shtëpive të Tiranës.

Dy fjalë për autorin Kush është Cyrus Sulzberger

Cyrus Sulzberger lindi në Nju Jork më 1912. Studimet universitare i përfundoi në Harvard. Punoi në shumë gazeta para se të lidhej ngushtë me "New York Times" me detyrën e shefit të rubrikës “Të dërguar të posaçëm”, që nga viti 1944 e gjer më 1954. Më pas, ai u bë botuesi dhe kryeredaktori i saj duke e vazhduar veprimtarinë gazetareske me botimin e tri shkrimeve në javë, jo vetëm për “New York Times”, por edhe për “International Herald Tribun” e shumë gazeta të tjera prestigjioze, në vende të ndryshme të botës.

Kërcënimi i frikshëm i ambasadorit të Jugosllavisë për Italinë
“Po na hapët luftë, do t ju helmojmë të gjithë lumenjtë dhe Adriatikun”


Kur u ftova për herë të parë për darkë te Radoje Jankoviç, ambasador i Jugosllavisë të cilin e kisha njohur qysh më parë kur kish qenë konsull i përgjithshëm në Nju Jork, ai më pyeti nëse luaja poker. U ula në tavolinë ku ishin edhe z. Libohova, ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e Fuat Zogaj, ambasador i Turqisë. Si në shumë vende evropiane, ne luanim katër veta dhe me tridhjetë e dy letra. Për çudinë time, qysh në fillim, tre të tjerët nxorën nga xhepi kuletat me lëkurë deveje. Jankoviçi vuri re habinë time e tha: "Mos u shqetësoni, për sonte do t ua huaj unë të hollat. Llogaritë i bëjmë nesër”. Dhe, duke hapur kuletën, hodhi mbi tavolinë një grumbull monedhash floriri, luigjë e napolonë. Nisa të luaj edhe unë, por me shumë droje e kujdes.
Jankoviç ishte një tip i mbajtur "chic", një serb trupmadh, me flokë të bardha, zë prej tenori e gjeste të rënda. Sytë i kish të rrafshët e vetullat të ngritura përpjetë, si veshët e një ujku që dhe zhurma më e vogël e bën të hidhet përpjetë. Fliste shpesh plot emfazë e një ditë isha prezent kur iu hakërrua ambasadorit italian: "Sikur të bëjë vaki, të hapni luftë kundër vendit tim, ne do t ju zhdukim nga faqja e dheut. Kemi për t ju helmuar të gjithë lumenjtë që zbresin nga veriu në drejtim të Italisë. Do të helmojmë bile edhe Adriatikun! Ne kemi shkencëtarë të shkëlqyer që merren me prodhimin e gjithë llojeve të mikrobeve përfshirë kolerën. Po ju paralajmëroj, ruhuni nga ne!".
Për të, spiunllëqet qenë kuptimi i vetëm i jetës. Kur kishte qenë oficer i ri, pat marrë pjesë në komplotin kundër dinastisë së atëhershme të Obrenoviçëve. I zgjedhur me përparësi për misionin e tij në Shqipëri, Jankoviçi ishte një spiun i regjur, por edhe disa funksionarë të tjerë të ambasadës së tij, nuk ishin më të pakët. Atasheu i tij ushtarak, një kolonel kroat u emërua më pas në shtatmadhori, në Beograd. Por vetëm dy ditë para agresionit hitlerian, në prill të vitit 1941, ai i hipi avionit me çantën mbushur me harta sekrete dhe e mbajti frymën drejt e në Vjenë. Fshehurazi ai ishte lidhur me kohë me Partinë Nacionaliste Kroate ...

Habia ime, një pikturë e Rembrand-it në shtëpinë e beut të Shkodrës
Ndodhi që, një herë tjetër të isha përsëri në shoqëri me Jankoviçin. Më ftoi t i bënim një vizitë konsullit të tij në Shkodër. E vendosur në bregun jugor të liqenit me të njëjtin emër, Shkodra ka qenë qendra e Ilirisë antike. Ndërsa Jankoviçi po merrej me punët e tij, unë përfitova t i hedh një sy këtij qyteti të përgjumur e me pamje orientale, i cili ishte qendra e kishës katolike shqiptare. Drekën e hëngrëm në shtëpinë e një beu vendas. Nga jashtë, shtëpia e tij dukej mos më keq, por mjediset e brendshme shkëlqenin nga luksi i antikuarëve: divane, karrige të ulëta, tapetë nga Turkmenstani e Afganistani etj. Beu, një plak disi fodull por tepër i sjellshëm, i cili kishte studiuar në Paris, na shtroi një drekë të shijshme plot gjellëra evropiane. Pastaj, ai na tregoi koleksionin e tij të pikturave. Unë shtanga i ngrirë në vend, kur midis tyre, pashë një tablo të Rembrandit.

Amerika nuk e njohu pushtimin e Shqipërisë
Pse informatat e mia me kabllo për përgatitjet e pushtimit, nuk u botuan kurrë
Më pas, gjatë një vizite në Vlorë, u njoha me dy diplomatë të këndshëm. Njëri prej tyre ishte konsulli jugosllav, një serb gati dy metra i gjatë, i cili urrente shqiptarët e tallej me italianët. Tjetri ishte konsulli italian, kolonel Salvoni, i cili s e fshehte aspak misionin e tij kryesor, përgatitjen e pushtimit të Shqipërisë. Ky i fundit, më mori me veturën e tij të markës "Savoia-Marchetti", për të vizituar luginën poshtë maleve Akrokeraune dhe më tregoi një për një, gjithë terrenet ku shihte mundësinë e uljes së aeroplanëve italianë. Së bashku me të, pata fatin të vizitoj dhe Korçën e Gjirokastrën, qytete të cilët do t i shihja përsëri gjatë dimrit të 1940-1941, fill pas fitoreve të para të ushtrisë greke ndaj agresionit fashist italian.
Mes kësaj vorbulle konspiratorësh, me sa dukej bënin përjashtim vetëm përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. Ambasadori britanik, Sir Andre Ryan e kishte legatën në Durrës, diçka më tepër se tridhjetë kilometra larg kryeqytetit. Ai preferonte të lidhej me të herë pas here me telefon, në vend që të merrte mundimin të përshkonte një rrugë plot gropa, që do ta bënte copë e çikë "Rolls Roye"-n e tij vezullues. Ndërsa ambasadori amerikan, një burrë nga jugu i quajtur Hugh G. Grant, nuk ishte diplomat profesionist. Një gazetë e Pitsburgut, kishte shkruar se ai pat bërë pjesë në organizatën e Ku Klux Klan-it, gjë që i kish dhënë fund karrierës së tij politike edhe pse, pas kësaj e kishin emëruar në Tiranë.
Nga përvoja e qëndrimit tim në Shqipëri, u binda se Musolini po përgatitej për pushtimin e saj. Por për këtë, nga redaksia më kishin porositur që të mos dërgoja asnjë koment, përveçse nga jashtë vendit. Por, lajmet që unë shkruaja për të informuar opinionin publik rreth përgatitjeve italiane të pushtimit të Shqipërisë e që gjithmonë i dërgoja me kabëll nëpërmjet Jugosllavisë, kryeredaktorët e mi s i botuan kurrë. Të konsideruara si tepër "alarmante" ato me sa dukej, nuk përputheshin as me të dhënat e shërbimeve sekrete të Foreign Office e as me deklaratat e Romës.
Pas largimit tim nga Shqipëria, në prill të vitit 1939, pikërisht në mëngjesin e së Premtes së Shenjtë, ambasadori britanik u zgjua nga gjëmimi i gjyleve, që binin në kopshtin e legatës së tij. Disa njësi të ushtrisë shqiptare u rezistuan mirë italianëve për t i dhënë kështu mundësinë Zogut që t ia mbathte me një karvan veturash bashkë me familjen e tij, duke marrë me vete edhe një pjesë të madhe të arit të vendit. Ambasadori amerikan, i cili kish dashur të qëndronte në Tiranë edhe pse Shtetet e Bashkuara kishin refuzuar ta njihnin pushtimin italian të Shqipërisë, u shtrëngua të kthehej më në fund në Uashington.
Përshtypja më e fortë që më mbeti nga qëndrimi im në Shqipëri, ka qenë balloja e fundit mbretërore organizuar nga mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë, natën e Vitit të Ri 1938. I mora hua kostumin ceremonial një diplomati, rangu i ulët i të cilit e privonte nga pjesëmarrja në atë mbrëmje dhe u nisa drejt pallatit, me vargun e gjatë të pajtoneve që kishin zënë vend përbri hotelit tim. Në kortezh, mes të tjerëve pashë kontin Apponyi me të shoqen e tij amerikane, dy kushërinj të ish-sulltanit turk, ambasadorin rumun dhe të ngarkuarit me punë të Greqisë, një trafikant municionesh nga Budapesti si edhe një atashe shtypi italian që për çudi, punonte njëkohësisht edhe në zyrën e konsullit të Holandës. Binte shi. Një tufë gomerësh po kullosnin nëpër ugarët plot baltë e matanë rrugës, ca burra shtatshkurtër me feste të bardha mbi kokë, po luanin me disa rrathë, të mbrojtur të gjithë nga një çadër e vetme.

Gazeta ballkan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top