Semundjet nga ushqimi i keq.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Madhesia e germave:
Disa prej sëmundjeve më të rrezikshme që vijnë si pasojë e të ngrënit pa kriter janë ato kardiovaskulare, hipertensioni dhe kanceret e ndryshëm që mund të jenë fatalë për jetën

TIRANث - Problemet që mund të vijnë nga të ngrënit shumë dhe në mënyrë të pakontrolluar, janë të shumta dhe shkaktojnë avari të ndryshme në organizëm. Gjithashtu, të ushqyerit pa kriter është edhe një burim sëmundjesh, një pjesë e mirë e të cilave mund të jenë fatale për jetën. Mjekët specialistë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë shpjegojnë se disa prej sëmundjeve që vijnë nga kequshqyerja janë: obeziteti, sëmundjet e zemrës, të tëmthit, të veshkave, të gjakut etj. Për sa i përket numrit të të prekurve nga këto sëmundje në vendin tonë, mjekët shprehen se ai ka ardhur duke u rritur këto dhjetë vitet e fundit. Duke iu referuar studimeve që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë, 20 për qind e të rinjve të shkollave të mesme në vendin tonë janë mbipeshë, ndërsa është më e lartë te femrat, ku shkon deri në 26 për qind.

Në kryeqytet, mbipesha te moshat mbi 55-vjeçare u vu re në masën 28.6 për qind. Ndërkohë, ka filluar studimi më i fundit në të gjithë vendin tonë, që do të masë treguesit e shkallës së obezitetit në Shqipëri. Obeziteti është masa e madhe dhjamore që vjen si rezultat i ngrënies së tepërt dhe djegies së pakët të kalorive të marra, apo depozitimi i tepruar i tepricave kalorike në formë dhjami.

Këto shtresa dhjami janë tepër të rrezikshme për shëndetin e njeriut, pasi janë shkaktare të një sërë sëmundjesh të rrezikshme si: diabet i tipit 2, hipertension, sëmundje isemike të zemrës e të arterieve të trurit, sëmundje të tëmthit, disa tipa kanceri si të mitrës, ovareve, gjirit, zorrës, tëmthit, prostatës, mëlçisë etj. Gjithashtu, obeziteti shkakton edhe shumë probleme psiko-sociale, si nocioni i fajësisë së peshës apo realitetin social të paragjykimit që ekziston në rastet e punësimit të njerëzve mbipeshë. Ndërsa te fëmijët, obeziteti shfaq probleme të tjera, siç është përparimi i ulët në mësime. Sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore, në krahasim me dhjetë vjet më parë, në Shqipëri vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës, të rruazave të gjakut dhe kancerit është rritur në 40 për qind dhe vetëm sëmundjet kardiovaskulare, që vijnë si pasojë edhe e mbipeshës, zënë 50 për qind të totalit të vdekjeve në vendin tonë. Sëmundje të tjera që shkaktohen nga kequshqyerja janë: sëmundjet e veshkave, diabete të ndryshme apo dobësi trupore.

Por gjithashtu, mund të jetë edhe shkaktar i shumë sëmundjeve të stomakut, në rastin kur përdoren karbohidrate, të cilat përmbajnë një sasi të konsiderueshme aciditetesh.





BOX

Sëmundjet që vijnë nga kequshqyerja

1. Obeziteti

2. Sëmundjet e veshkave

3. Sëmundjet e tëmthit

4. Sëmundjet e zemrës

5. Sëmundjet e gjakut

6. Diabeti

7. Hipertensioni

8. Sëmundjet e arterieve të trurit

9. Kanceri i qafës së mitrës

10. Kanceri i ovareve

11. Kanceri i gjirit

12. Kanceri i zorrës

13. Kanceri i tëmthit

14. Kanceri i mëlçisë

15. Kanceri i prostatës
 
Titulli: semundjet nga ushqimi i keq.

une do beja nje saktesim:

obeziteti eshte nje semundje qe nuk vjen vetem nga ngrenia e tepert. ngrenia e tepert dhe aktiviteti i paket fizik jane vetem njeri nga faktoret e obezitetit. ne obezitet cojne dhe semundje te sistemit endokrin, semundje te trurit, semundje gjenetike etj.

per sa i perkete semundjeve qe mund te favorizohen nga te qenit obez do t ebeja gjithashtu disa saktesime:
do te shtoja herniet qe mund te dalin kur personi eshte obez,
venat varikoze
demtimet e artikulacioneve
per sai i perket kancereve obeziteti nuk eshte faktor i pare dhe as i drejtperdrejte, pasi kanceret kane me shume faktore gjenetike dhe ambientale, shpesh ehre dhe infeksioze( si psh kanceri i mecise dhe i qafes se mitres)
 
Titulli: Semundjet nga ushqimi i keq.

Mosha nga 55 ka zbritur ne 50 tani....mjafton te shikosh verdall cfare moshe eshte mbi pesh...po kjo e vajzave adoleshente ne mbi pesh sme duket dhe aq e sakte mua :)
 
Titulli: Semundjet nga ushqimi i keq.

padyshim qe nje diete e kujdesshme ushqimore ndihmon per te mbajtur te shendetshem organizmin dhe per t'i mundeusra te gjtihe komponentet ushqimore, por shkaet e verteta te cdo semundje jane te ndryshme, mund te jene gjenetike, crregullime te sistemit, stresi, etj.
eshte tashme e degjuar kudo dhe nga cdo mjek apo dietolog qe duhet treguar kujdes me ushqimin, duhen konsumuar perimet, frutat, peshku, etj. por cdo ushqim ka vlerat e tij ushqimore, dhe rendesi ka te mos abuzohet me sasine...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top