Shpata dhe perkrenarja e GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUT.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
(Koha Jone e dates 18 tetor 2005)

FATI I ARMEVE TE SKENDERBEUT, SI FATI I MONA LIZES?

Ndoshta ngaqe mungoi nje impenjim presidencial apo kryeministror, ose ndoshta me kot edhe keto, sepse edhe Mona Liza, s'u pa kurre ne Itali.

Magdalena Alla

Zoti Moikom Zeqo! Ju sapo jeni kthyer nga perkujtimet qe u zhvilluan ne Vjene, per 600-vjetorin e lindjes se Skenderbeut. Mund te na tregoni detaje, qe i veconi ju personalisht si i pranishem ne kete ngjarje, e cila disi u komentua nga mediat.

- Ka qene nisma e MHK, per te bere dy veprimtari te rendesishme. Qe ne qershor 2005 bera propozimin te hapej nje ekspozite me objekte te Muzeut Historik Kombetar ne Muzeun e Artit Historik te Vjenes, nje nga muzeumet me te medhenj te botes. Pastaj u dyfishua veprimtaria, sepse u propagandua te behej edhe nje konference shkencore.

U bene dy veprimtari ne rrafsh nderkombetar per 600-vjetorin e Skenderbeut. Peripecite ishin afer absurditetit, qe nga muaji qershor deri ne 5 tetor, qe filloi ne Vjene hapja e ekspozites, per shkak se dy muaj zgjati procesi zgjedhor, dy muaj nderrimi politik, e nuk u komunikua dot me me MKRS, dhe per nje moment mund te deshtonin te dy veprimtarite.

Megjithate me perkrahjen e ministrit te ri Bujar Leskaj u be pershpejtimi i procedurave. Ketyre iu shtua edhe perurimi i bustit te Aleksander Moisiut, veper e skulptorit nga Durresi, Qemal Kertusha. Meqenese u vendos te ishte i pranishem vete presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, u krijua mundesia qe edhe veprimtarite te kishin nje status me te larte. Ekspozita me 18 objektet e MHK, u plotesua nga objektet e vendosura nga Muzeu i Vjenes, qe nga stema e shtetit te pare te Arbrit, ikona te shekullit XIII, XIX, XV, portrete dhe vepra per Skenderbeun, botime te librave per Skenderbeun etj. Pati dy referate; "Aspekte te heraldikes shqiptare ne kohen e Skenderbeut", mbajtur nga une dhe nje nga studiuesi Mathias Pfaffenbichler, i cili analizoi situaten politike te shteteve europiane ne shekullin XV dhe luften e Skenderbeut.

Pati diskutime teper interesante. Pati nje film nga nje televizion austriak mbi epoken e Skenderbeut.

Duket si nje konference e vogel, jo nje ngjarje e permasave qe meriton nje figure si Skenderbeu..

Po. Mund te ishte bere me mire, dikur ne 1968, ne Tirane eshte zhvilluar nje konference shembullore per heroin, por edhe kaq u be me kembenguljen time dhe aq ishin fondet. Por di qe do te behet edhe nje sesion nderkombetar ne nentor, organizuar nga Akademia e Shkencave. Une vete jam ftuar ne Boston, ne nje tjeter konference dhe ne Mitrovice gjithashtu, por them se ajo e Akademise se Shkencave ehste me e rendesishmja.

A pati pjesemarrje te konsiderueshme ne kete ekspozim. Nga cfare perbehej publiku? Cfare perbente qender te interesit te tij?

Ne ate salle pati pjesemarrjeje tejashtezakonshme, sidomos ne dy ditet e para. Kishte shqiptare, sidomos studente, por dhe te huaj, austriake. Pjesa me e madhe e vizitoreve kuriozohej per armet. Une per kete ekspozim dua te cmoj ndihmen e Muzeut te Vjenes, e cila ishte e madhe. Po permend edhe qe ekspozita u be falas.

Ne c'gjendje jane armet e Heroit sot, pas afro 600-vjetesh? A ruajne autencitet te plote?

Armet ruhen ne gjendje shume te mire. Dua te them boterisht se nese ne ndonje shkrim thuhet qe armet nuk jane origjinale, per sa i perket shpates, qe eshte e llojit te kalifeve dhe ka mbishkrim ne osmanisht, e cila eshte vene ne dyshim, se nuk eshte osmanisht, por sikur eshte nje dekoracion qe imiton shkrimin, mund te them qe ky problem mund te jete i hapur per specialistet e shkrimit, sepse sipas nje botimi te bere nga Faik Konica, permendur edhe nga Kristo Frasheri, thuhet se mbishkrimi eshte konkretisht keshtu: "Libehadur Allah Iskander beg". "Kampioni i Perendise, Skenderbeu). Dhe kjo ishte e dukshme dhe nga afer. Shpata eshte dhe e shek. XV-te, e kohes se Skenderbeut. Besoj se kjo arme ka qene pjese e arsenalit te tij, se ne arsenalin e tij ai s'ka pasur nje shpate, por shume dhe mundet qe shume te jene dhurata ose trashegimi. Le te kthehemi te perkrenarja. Eshte hedhur mendimi se mund te mos jete origjinale per shkak se pjesa kryesore e perkrenares perbehet nga nje helmete e tipit venedikas, kurse pjesa tjeter nga koka e cjapit, si dhe nga nje fashoture me gjashte lule rozete dhe me mbishkrimin dhe inicialet ne latinisht.

Une e kam pare me ore te tera perkrenaren dhe duke pasur parasysh dyshimin shkencor te ndonje studimi u binda se perkrenarja eshte bere me tekniken e kolazhit, eshte formesuar me elemente te lidhur me percina, per t'i dhene pamjen qe ka sot. Nuk eshte me nje derdhje te vetme fonderie, sepse vetem teknika e kolazhit do bente te mundur nderthurjen e disa lloj metaleve. Kjo shpjegon se dyshimet, qe pjese te tjera mund te jene vene me vone, duhen pare me rezerve. Gjendja e perkrenares eshte sic ka qene ne 1593, kur Ferdinandi i II-te i Triolit i ka blere armet ne Itali dhe sipas nje studimi qe lidhet me kartelen e perkrenares mund t'i kete blere ne qytetin e Urbines, qytet qe ka qene me shqiptare qe ne mesjete, prej nga ka dale dhe Papa Klementi i II-te.

Me 1601 eshte botuar katalogu i I-re per Muzeun e Armeve ne Keshtjellen e Ambras nga Ferdinandi i Tirolit. Ne kete katalog gjendet gravura e Skenderbeut, ku heroi yne mban te njejten perkrenare dhe shpate ne doren e djathte, qe ne i shohim sot ne Muzeun e Vjenes. Qe nga 1601deri sot pamja fizike e objekteve eshte e njejte. Per hir te se vertetes dua te them qe ka pasur proces restaurimi ne perkrenare. Ne brezin fundor te perkrenares ku ka lekure te mberthyer me percina.

Ne c'kohe mund te jete bere ky restaurim?

Duhet te jete bere ne muze, se lekura eshte e re, por kjo nuk mohon karakterin autentik te perkrenares. Keto relike te shenjta te Skenderbeut jane origjinale.

E sata here eshte qe shihni armet e Skenderbeut?

Hera e dyte.

Ka opinione te ndryshme, nga shqiptare qe kane pare nga afer armet e heroit, te cilet thone edhe qe armet e Skenderbeut jane nga me te thjeshtat qe gjenden ne muze,krahasuar me mbreter e princer te tjere europiane. Kuptohet qe ky krahasim nuk merr ne konsiderate vleren morale te Skenderbeut. Ju si gjykoni?

Mua s'me duken me te thjeshtat. Perkrenarja e Skenderbeut quhet "unicom", sepse nuk ekziston asnje perkrenare me koke cjapi. Per kuriozitet numri i iventarit te saj eshte a-127 dhe mund te them se ne Muzeun e Armeve, armet e Skenderbeut gjenden mu ne hyrje te Muzeut, si nje lloj kartvizite. Nuk mendoj se i kane vene rastesisht ne kete vend qendror. Une kerkova nga Muzeu te me sjellin fotokopjen e kartelave te shpates, perkrenares; keto kartela nuk i ka studiuar njeri, por ato jane 400-vjecare dhe ne to perfshihet gjithe historia e ardhjes se armeve ne muze, restaurimeve, dmth mirembajtjes se tyre. Une mendoj se nuk mund te botohet asnje liber per Skenderbeun, nese nuk njihen keto kartela.

Perse armet nuk u arrit te ekspozohen ne Shqiperi?

Armet nuk u sollen, sepse drejtori i pergjithshem i Muzeut te Artit Historik te Vjenes, Eilfries Seipel, pohoi qe eshte rregull i muzeut, qe disa nga objektet e vecanta nuk levizin nga muzeu. Perpjekjet qe u bene per ekspozimin e armeve ne Shqiperi ne fakt qene vetem ne nivel drejtoresh. Duke u nisur nga kjo une dyshova se mos ky ishte shkaku, mendova se nese perpjekja do te ishte bere ne nivel kryeministrash, apo presidentesh mund te kishte ndodhur ndryshe. Por drejtori Seipel me siguroi qe as ata s'mund te benin dot gje. "Edhe sikur presidenti te ishte marre me kete ceshtje nuk do te kishte ndryshuar gje".

Dhe me permendi shembullin e Mona Lizes, kryevepres qe gjendet ne Luver te Frances, dhe qe nuk eshte ekspozuar kurre ne Itali, edhe pse atje e ka vendlindjen e saj.

JA dhe armet e te madhit SKENDERBE.

armet e verteta te ruajtura ne vjene

armetperkrenarjaaustri.jpg

pamje nga muzeu i vjenes me heroin tone kombetar

17nx1.jpg

ja dhe nje pamje tjeter e armeve
49085tnscanderbegshelmetandswa.jpg

ja dhe replikat e tyre ne muzeun tone

alhelm1md.gif
 
[ame=http://www.youtube.com/watch?v=M3soLx9jwWI]YouTube - SKENDERBEU NE VJENE[/ame]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top