Si sot e nje kohe...

Titulli: Si sot e nje kohe...

Nuk ndodhi sot e nje kohe.
Ndodhi sot e pike.
Sot vdiq Fidel Castro.


Asnje revolucionar i vertete nuk vdes kot
:)
 
Chad Hurley, Steve Chen e Jewed Karim dita kur 3-ish punjonjes te Pay Pal themeluan Youtube me 15 shkurt 2005
16684018_1780279621997995_2566209584873971901_n.jpg
 
Me 1962 pikerisht me 5 gusht, vdiq ajo me zerin me sexy qe kendoi " happy birthday Mr. President"
Besoj e dini kush.
 
1963- Qindra mijëra njerëz u mblodhën në Uashington, në një miting për të drejtat civile, në përfundim të një marshimi njëditësh. Marshimin e kryesonte veprimtari i të drejtave civile Martin Luther King.

Gjatë ditës komitetet e pjesëmarrësve në marshim u takuan me anëtarë të kongresit dhe udhëheqës qeveritarë dhe u kërkuan atyre të flisnin kundër dallimit racial dhe të mbështetnin përpjekjet për të drejta të barabarta. Mitingu mori tonin e një fushate, kur Martin Luther King mbajti nga shkallët e përmendores së Linkolnit atë që u bë i njohur si fjalimi “Unë kam një ëndërr”. Marshimi u dha energji udhëheqësve të të drejtave civile dhe ndihmoi për ta bindur presidentin John Kennedy të përdorë pushtetin e qeverisë federale për t’iu kundërvënë padrejtësive raciale në Shtetet e Bashkuara. Brenda disa vjetësh Kongresi do të miratonte disa nga ligjet më të rëndësishme për të drejtat civile në historinë amerikane.
 
Si sot
Greqia feston diten e pavaresise te clen e shpalli me 25 Mars 1821
1999 – Vdiq Glen Siborg, fitues i çmimit Nobel dhe një nga udhëheqësit e grupit për zhvillimin e projektit të bombës atomike.
 
Fillimi temës:

“Po hap nje teme ku, per secilen date qe vijon te postojme dhe te kujtojme ngjarjet me te rendesishme ne historine e njerezimit.”

Nuk është e vështirë ta lexosh e të qëndrosh brënda temës.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
Si sot 13 vjet me pare ndodhi krimi shteteror i Gerdecit ku humben jeten 26 shqiptare shpirtrat e te cileve akoma kerkojne drejtesi!!!
Delijorgji dhe Pinari gjithashtu kerkojne drejtesi(ndoshta) sepse edhe ata vete ishin viktima te atij KRIMI SHTETEROR!
 
15 mars dita e te drejtave per konsumatoret... mahhhh ... edhe pse cdo dite e me shume sdime cfare konsumojme sidomos ne shqiperi se di sa kontrolle behen... por kjo pak rendesi ka e rendesishme eshte dita ;)
 
16 shtator
1810- Nis lufta per pavaresine e Meksikes
1942 –
Pak kilometra nga Tirana, zhvillohet Konferenca e Pezës, me moton; “bashkim pa dallim feje, krahine e ideje kundër pushtimit fashist”.
1957 – Përurohet Universiteti i Shtetëror i Tiranës, i pari universitet shqiptar.
(Marre nga botasot)

p.s. Edi Rama thote qe ka lindur dhe Fatos Nano, por mua gogoli ma nxjerr ne 19 shtator. Dite e madhe! lool
 
Redaktimi i fundit:
Si sot 20 vite me pare isha ende duke u rritur ,vishja cizme llastiku kur shkoja ne shkolle edhe shihja endrra duke fluturuar🤣🤣
 
Titulli: *Data Historike*

12 prill 1961 Juri Gagarin ishte njeriu i parë në hapsirë që udhëtoi me anë të anijes kozmike Vostok 3KA-3.
Me i bukur qe verisioni Ameican i Gagarin-it, Neil Amstrong :)
Lexoni pak historine e tij (mos e kerkoni ne Google)
 
Urime Maj!
Muaji i tretë i kalendarit hënor romak (i reformuar më vonë nga Cezari në kalendarin diellor 12-mujor), iu kushtua Maia, një nga shtatë Plejadat, perëndeshë e pjellorisë dhe rilulëzimit të natyrës pas dimrit. Festa e kësaj perëndeshë, nënës së Hermesit, vajzës së Atlasit dhe Pleiones, në fakt kremtohej më 1 maj. Edhe termi derr vjen ndoshta nga Maia, pasi gjatë festës së 1 majit Vulkani do t'i ofronte çdo herë një dosë shtatzënë, si simbol i bollëkut të tokës, shtatzënë me fruta.
 
Dita e Shën Gjergjit festohet për t'a përjetuar ndaljen e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. Gjurmët shkojnë larg në lashtësinë ilire atëherë kur ata besonin në shumë perëndi. Megjithatë, qe disa qarqe mundohen ta mitizojnë këtë dite, kjo është shfaqur diku pas ardhjes se krishterimit ne trevat e Ballkanit dhe Azisë se Vogël. Te gjithë popujt e Ballkanit (sidomos ato te përkatësisë fetare ortodokse) e festojnë këtë dhe e emërojnë këtë feste si Djurdjevden ne Serbi, Hidireles ne Turqi etj. Pra, kjo nuk ka te beje ekskluzivisht me popullin shqiptare. Fillon me 5 maj mvarësisht prej krahinës shqiptare vazhdon deri me 15 maj. Karakterizohet me lojëra të shumta, me fluks të madh të shqiptarëve në fusha të gjëra, pranë tyrbeve, apo ndonjë vendbanimi të lashtë.

Bazuar ne kalendarët kanonike ortodokse, dita e Shën Gjergjit është 23 prilli. Meqë ka lindur brenda kësaj periudhe emri Gjergj ju vendos heroit tone kombëtar. Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi me 6 maj 1405, për këtë arsye dita e Shën Gjergjit nga popullata myslimane madje edhe ajo e krishtere, kremtohet me 6 maj ndryshe nga kalendari zyrtar ortodoks. Kjo feste duket se ka me shume karakter kombëtar dhe kulturor, me shume sesa fetar, pasi populli shqiptar e lidh këtë dite me Gjergjin e Madh te Kastrioteve, "mbretin e madh" sipas gojëdhënave.
Bazuar ne kalendarët kanonike ortodokse, dita e Shën Gjergjit është 23 prilli. Meqë ka lindur brenda kësaj periudhe emri Gjergj ju vendos heroit tone kombëtar. Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi me 6 maj 1405, për këtë arsye dita e Shën Gjergjit nga popullata myslimane madje edhe ajo e krishtere, kremtohet me 6 maj ndryshe nga kalendari zyrtar ortodoks. Kjo feste duket se ka me shume karakter kombëtar dhe kulturor, me shume sesa fetar, pasi populli shqiptar e lidh këtë dite me Gjergjin e Madh te Kastrioteve, "mbretin e madh" sipas gojëdhënave.

Ardhja e krishterimit si duket nuk e shkuli nga rrënja këtë traditë të tyre dhe për t'i duruar (ndoshta edhe nga transmutacioni i feve, adoptimi i zakoneve të vjetra nën petkun e fesë së re) ia vunë emrin Shën Gjergj. Me ardhjen e Perandorisë Osmane në trevat shqiptare filluan të ndërtohen tyrbe apo mauzole të ndryshme të cilat ndërtoheshin për evliatë, hoxhallarët, shehlerët apo dervishët e devotshëm. Shqiptarët për t'i qëndruar besnik traditës ìa përshtatën tani, edhe fesë islame këtë festë tradicionale. Festa në Kosovë p.sh. në Rrafsh të Dukagjinit organizohet pranë tyrbeve të shenjta, në prani të të cilave prehet apo theret qengji, duke kërkuar nga Zoti mirësi në këmbim të flijimit.
Mirëpo fakti se "ajo është festë e romëve dhe ashkalinjëve" nuk qëndron sepse ata janë pakicë në këtë vend dhe kanë ardhur gjatë mesjetës së zhvilluar përkatësisht gjatë shek. XIII-XV me çrast i përshtaten vendit dhe vendasve. Në qytetin e Prizrenit p.sh. festohet me 5 maj që ndryshe qytetarët e Prizrenit i thonë "Karabash" (Kryezi) pranë tyrbes së Karabashit sepse aty në atë fushë gjenden varrezat e vjetra të qytetit, por njerëzit ulen aty dhe s'e kanë pasur kurrë bezdi, sepse ka vetëm rrasa të vjetra. Aty hynin banorët e qytetit dhe të rrethit dhe kërkonin shpëtim duke lënë ndonjë lek apo duke pirë ujin e tyrbes. Dihet që kjo festë deri në vitet e vona (1980-1985 në Gjakovë) është mbajtur. Në anën tjetër në Prishtinë po në ato vite shumë fëmijë nga ana e Kosovës e kanë parë këtë si ditë festive të romëve dhe serbëve.

Ja si përshkruhet një ditë e Shën Gjergjit

Ditën e Shën Gjergjit duhet zgjuar herët në mëngjes, të laheshe pastaj varej kungulli i egër në qafe që e përgatisin nënat zakonisht (bëhet nga një lloj bime që është si patate, grihet në copa të vogla dhe bëhet qafore me pe të kuq dhe të bardhë) ; pastaj shkohej rreth lumit për të marrë degë të gjelbëruara shelgu, pastaj shkohet tek mulliri dhe tek lugu i mullirit i lanim degët e shelgut, lanim fytyrën, dhe sillnim degët në shtëpi por duhej pasur kujdes se mos të prekej toka, pastaj këto degë vareshin në portë të shtëpisë (më kujtohet çdo portë ishte e stolisur me degë shelgu).
Pastaj bëhej edhe një ritual tjetër ku dilnin fëmijët në kodrën e afërt groponin rreth ndonjë druri deri sa zbulonin ndonjë rrënje, hiqnin dheun dhe bënin një si kanal që të përbihen nën rrënjë të drurit.

Shën Gjergji është festë me shume rite : gjelbërim, ndezje e zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijët, lagia e njerëzve të shtëpisë me "ujë pa fol", shilarthi (salanxhaku) i fëmijëve në pemë (apo dyer të oborrit), rite në ara e ndër bagëti për mbarësi


Marre nga Wikipedia.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top