Si ta bëjmë dallimin… Alergji, grip apo koronavirus!

Hera

Έτερος εγώ
Si ta bëjmë dallimin… Alergji, grip apo koronavirus!



Shiko fotografinë 1896791


Koronavirusi ka prekur më shumë se 100 mijë njerëz në botë.

Me gjithë lajmet për anulime eventesh, avionë boshë dhe masa parandaluese, është e natyrshme që njerëzit të përfshihen nga paniku sa herë që ndjejnë një ngacmim të vogël në fyt apo kollitje. Dhe koronavirusi është diçka që duhet të merret shumë seriozisht, ndaj si mund ta bëjmë dallimin mes një alergjie tipike, të ftohtit dhe gripit dhe Covid-19.

Sipas mjekëve, nëse keni sy të acaruar dhe hunda ju kullon, kjo është alergji ose një lloj të ftohti i rëndomtë.
Alergjitë sezonale, prekin sipas mjekëve hundën dhe sytë. Ato synojnë të jenë hundore dhe pjesa më e madhe e simptomave janë të lokalizuara në kokë. Koronavirusi dhe gripi, synojnë të jenë më sistematikë dhe të prekin gjithë trupin.
Gripi dhe koronavirusi i ri, prekin sistemet e tjera dhe traken e poshtme të frymëmarrjes. Mund të mos kesh një hundë që kullon por mund të kesh një fyt të thatë, kollë, temperatura dhe vështirësi në frymëmarrje. Ajo që duhet patur kujdes, është temperatura. Alergjitë, nuk rezultojnë në temperaturë. Ato as nuk shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje. Në rastet e koronavirusit dhe gripit, ndjehet lodhje dhe këputje, aq sa të detyrohesh të qëndrosh në shtrat.
Por i ftohti dhe gripi zakonisht kalojnë vetë. Me pushim dhe kujdesin e duhur, fillon të ndjehesh mirë në pak ditë. Por koronavirusi përkeqësohet me kalimin e kohës. E kjo është një shenjë e sigurt se duhet kërkuar ndihmë mjekësore. Mjekët thonë se simptomat e hershme të alergjive, të ftohtit, gripit dhe koronavirusit mund të jenë të ngjashme dhe disa raste koronavirusi mund të jenë aq të lehta sa që nuk shkaktojnë asnjë problem. Ndaj edhe duhet ti kushtohet vëmendje simptomave, nëse ato vazhdojnë, veçanërisht nëse je në një grup të rrezikuar. Por, shqetësimi ka baza reale nëse ke udhëtuar kohët e fundit në ndonjë vend të prekur apo ke patur kontakte me dikë që mund ta ketë bërë këtë.



Top Channel
 
Simtomat tipike të Covid -19

Për ata që shfaqin simptoma, është karakteristike që fillimisht të kenë simptoma nga fyti dhe trakti i sipërm respirator, shqetësime të përgjithshme, dhimbje muskulore dhe ndoshta kollë paksa e thatë por jo probleme me frymëmarrjen. Në këtë fazë, pacienti shpesh nuk ka ethe. Në raste të
rralla pacienti ka nevojë për trajtim nga sistemi shëndetësor në këtë fazë.

Shkalla e butë, e cila ndodh në shumicën e të infektuarve:
Simptomat e mësipërme zhduken spontanisht brenda 4-6 ditësh dhe personi konsiderohet më pas i shëndetshëm klinikisht dhe pa rrezik të sëmuret seriozisht me covid-19. Në këtë proces, rrallë do të jetë i nevojshëm trajtimi nga sistemi i kujdesit shëndetësor.


Mesatarisht e rëndë (kryesisht të moshuarit dhe të sëmurët kronikë):
Në ditët 4 - 7. ditën pas simptomave të para të traktit të sipërm të frymëmarrjes, pacienti fillon të ankohet për gulçim. Në të njëjtën kohë, kolla përkeqësohet dhe ethet mund të rriten. Trakti i poshtëm i frymëmarrjes është i përfshirë dhe pason pneumonia, me nevojë për trajtim mbështetës në formën e oksigjenit dhe terapisë me lëngje. Ekziston nevoja për shtrimin në spital, por pacienti mund të kalojë infeksionin pa pasur nevojë për kujdes intensiv.


Faza serioze (kryesisht të moshuarit dhe të sëmurt kronikë):
Ky grup pacientësh është i ngjashëm me shkallën mesatare, por ndryshon nga ky grup në atë që pneumonia e pacientit vazhdon të përkeqësohet gjatë 2-4 ditëve në vijim. Për pacientë të tillë, nevoja për terapi plotësuese të oksigjenit do të rritet, dhe për këtë arsye do të duhet shtrimi në spital për kujdes intensiv të frymëmarrjes. Kjo është një gjendje serioze, natyrisht, por përvoja nga Kina tregon që shumica e tyre kalojnë dhe mbijetojnë.

Statens Serum Institut og Sundhedsstyrelsen
 
Futesh ne Google dhe te diagnostikon Guglli...ka gjasa te te thote qe sipas simptomave qe do vdesesh ?
 
Aqe shume na ka kap paniku.sa kemi frik mi hap syte ne mengjes..E me lexu lloj lloj lajme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top