Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë.

ثshtë vërtetuar shkencërisht se njerëzit që flasin shumë gjuhë, janë më inteligjentë, më kreativë dhe më të ndjeshëm sesa ata që flasin vetëm një të tillë.

shume-gjuhesh-3.jpg

Nëse dikush flet shumë gjuhë, kjo ka më shumë se një plus. Të shprehesh në gjuhë të tjera është diçka deri diku tërheqëse. Por jo vetëm kaq.

ثshtë vërtetuar shkencërisht se njerëzit që flasin shumë gjuhë, janë më inteligjentë, më kreativë dhe më të ndjeshëm sesa ata që flasin vetëm një të tillë. Të flasësh në realitet disa gjuhë do të thotë të shprehesh në më shumë se një gjuhë pa probleme.

Shumëgjuhëshmëria e bën trurin më të fortë e më të shpejtë

Një studim nga Italia ka marrë në shqyrtim për shtatë muaj aftësitë konjitive të fëmijëve të vegjël. Gjysma e fëmijëve kishte një ambient njëgjuhësor dhe gjysma tjetër, jo. Rezultati ishte i qartë: fëmijët që rriten me më shumë se një gjuhë, kanë zhvilluar dukshëm aftësi konjitive më të forta.

Fëmijët shumëgjuhësorë, nga ana tjetër, mund t’u përshtateshin më shpejt situatave të reja dhe të rriteshin e zhvilloheshin më shpejt sesa fëmijët që rriteshin me një gjuhë.

Ndërkaq, në një artikull të “New York Times” thuhet se ndryshimi i madh mes njerëzve që zotërojnë një dhe atyre që zotërojnë dy gjuhë, është një aftësi më e mirë për ta perceptuar më mirë ambientin që i rrethon.

Dygjuhëshit në përditshmërinë e tyre duhet të vërtiten shpesh mes dy gjuhëve. Kjo duket si jo problematike dhe fare e natyrshme për t’u kaluar, pasi aty truri në çdo kalim që bën nga njëra gjuhë te tjera, kryen e përballon një volum të madh pune. Pasojat: njerëzit bilingualë janë më të vëmendshëm.

Shumëgjuhëshmëria të mbron nga Alchajmeri

Një studim i Universitetit të Kalifornisë ka dalë në përfundimin se sëmundje si Alchajmeri (Alzheimer) apo Demencia (humbja e kujtesës) te njerëzit shumëgjuhësh vërehen dukshëm shumë më vonë – sipas NPR (National Public Radio) me një mesatare prej rreth katër vjet e gjysmë më vonë sesa te bashkëmoshatarët e tyre njëgjuhësh.

Si arsye për këtë, shkencëtarët shohin “trainingun”, që truri kryen gjatë procesit të kalimit nga njëra gjuhë te tjetra.

Kush mendon në shumë gjuhë, është më kreativ

Të flasësh shumë gjuhë e bën trurin jo vetëm më të shpejtë dhe më të fortë, por edhe më kreativ. Një studim i Shkollës së Strathclyde për Shkencat Psikologjike dhe Shëndetit testoi 120 nxënës, të cilët ishin pjesërisht një e pjesërisht shumëgjuhësh, për të parë se si i zgjidhnin ata detyrat e situatat problematike.

Rezultati i qartë ishte se: fëmijët dygjuhësh i zgjidhnin problemet dukshëm në mënyrë më kreative dhe tregonin aftësi më të mira kombinative. Shkencëtarët nga eksperimenti i tyre arritën në përfundimin se fëmijët, të cilët qysh të vegjël mësojnë një gjuhë të dytë, janë më të aftë të kuptojnë probleme komplekse dhe ide abstrakte.

Njerëzit shumëgjuhësh kuptojnë më shumë nga dashuria

Me shumëgjuhësinë dalin në pah edhe dallime kulturore e bashkë me to edhe një aftësi tjetër shtesë, e lakmueshme. Pasi njerëzit që flasin më shumë se një gjuhë, kanë një mirëkuptim më të madh për emocionet.

Në një studim të kryer në një periudhë të gjatë kohore nga Universiteti i Kalifornisë, kërkuesit gjetën se një ndryshim i gjuhës do të thoshte edhe një ndryshim në ndjenja, vlera e kuptimshmëri.

Gjuha është çelësi për të ndarë emocionet tona me ato të njerëzve të tjerë dhe kush i shpreh emocionet e veta në të gjithë kompleksitetin e vet në shumë gjuhë, ai është më i diversifikuar në botën e tij të ndjenjave dhe më i stabilizuar.

Si pasojë, njerëzit që flasin e njohin më shumë gjuhë, kanë një kuptim më të thellë për emocionet dhe kontekstin e tyre. Kjo tregohet në personalitetet që kanë një staturë të theksuar, të cilët janë në gjendje të jenë më të ndjeshëm, të shprehin më thellë ndjenjat e tyre – e kjo i bën për shembull njerëzit dygjuhësh të jenë në një aspekt më konkret, edhe të dashur e partnerë më të mirë.
g,shqip
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Di italisht
ca gjurme anglisht
te mos harrojme ca njolla frengjisht
spanjishten dashurine time ne disa fjale
vetem pak polonisht ne disa germa
dhe te mos harrojme shqipen qe ka prejardhjen nga ilirishtja dhe u bene + 2

O Nevv si te dukem dola me sukses? lol
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Nick, duke pasur parasysh qe ti di shume gjuhe copa-copa i bie te jesh partnere shume e mire por copa-copa ama :p
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Haha na na perversi :p

Rrjeshtat e pare thone...ata qe dine me sh gjuhe jane me sh kreativ inteligjent te mire te embel bukuroshe
apo keto te fundit i shtova une lol
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Më e rëndësishmja është të dish français, gjuhën e dashurisë :p
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Ah sa keq leg :(. Frengjisht sdi... dhe spo gjej dot vullnetin ti futem..

Pastaj di 5 tjera. Perfekt asnjeren ama gjynah te qahem:p
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Une kshu vetem shqipen madje me ndonje pengese aty - aty :gjuhe:

Po kjo gjuha trupore numerohet mi se kete jam gati ta mesoje :gjuhe:
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Di italisht
ca gjurme anglisht
te mos harrojme ca njolla frengjisht
spanjishten dashurine time ne disa fjale
vetem pak polonisht ne disa germa
dhe te mos harrojme shqipen qe ka prejardhjen nga ilirishtja dhe u bene + 2

O Nevv si te dukem dola me sukses? lol

Shume e sukseshme je dhe jesh ketu e 80 vjet lol lol
"mois" e "tois" lol lol lol
Pastaj ti flet gjuhen e shpirtit te mire, keshtu qe me kete i shembe tere gjuhet e tjera te huaja:)

Ai autori i Gazetes shqip sdi te shkruaj as ne shqip, le me te perkthej nga anglishtja ne shqip.....
Shumëgjuhëshmëria të mbron nga Alchajmeri
Eshte Alzheimer, tere bota i thote me Z ( e francezi qe e ka fiksim ti shtrembroj emrat, dhe anglezi me theksin e tij, sdi gje per kinezin:p), ama dhe ne Shqiperi kur flitet per kete semundje besoj qe e thone me Z e jo me C.

Si arsye për këtë, shkencëtarët shohin “trainingun”, që truri kryen gjatë procesit të kalimit nga njëra gjuhë te tjetra.
Ca dmthn kjo fjala ne shqip, per ne te varfrit qe nuk flasim gjuhe tjeter pervec shqipes?
Mos donte te thoshte stervitjen/aktivitetin e trurit?

E per t'ju rikthyher subjektit duhet "perfituar" nga truri "bosh" i femijes sa eshte ende shume i vogel (1-4) vjec per ti mesuar sa me shume gjuhe te huaja, sepse eshte momenti ideal per ta bere. Pastaj kur ritesh meson shume me veshtire, ske me te njejten shpejtesi asimilimi...e aq me teper nqs nuk jeton ne vendin ku flitet gjuha dite per dite.
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Une edhe shqipen e mesova ketu ne fv, deri diku edhe kete. Lol :)
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Te korrigjoj zine..para mois para tois lol

Dy gjuhe bashkeee. Gjeni :p
Ti vazhdo bej modesten :p
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Te korrigjoj zine..para mois para tois lol

Dy gjuhe bashkeee. Gjeni :p
Ti vazhdo bej modesten :p
Po moj first tois e dopo mois lol lol
Mua burri me thot qe nuk jam nje partenere e shkelqyer, keshtu qe vazhdoj bej modesten dhe ve ne dyshim artikullin:p
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Epo kur them une qe asnje se lexo artikullin sic duhet :p
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Di gjuhen e memes,babes dhe komshinjve
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Une di vetem gjuhen e dashurise :p
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Po unë që as Shqip nuk di akoma ., keq puna .

Oj Bella si osht kjo gjuha e dashuris ?
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Gjuhesohi gjuhesohi sa me shume :p aq me mire..:)
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Po unë që as Shqip nuk di akoma ., keq puna .

Oj Bella si osht kjo gjuha e dashuris ?

hahaha e pashpjegueshme.... :p
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Un sdi asnje gjuhe shum mire sidomos ti shkruaj .. Po komunikoj mire ne anglisht dhe ca italisht . Ne frengjishte kam qene goxha mire por se kam perdor me pak rifeskim flas . Spanjisht kuptoj shum mire po me qelloj nje rast dhe zbulova dhe qe e flas .. Kuptoj shproj dje pordugalishten po sflas .. Flas dhe finlandisht .. Mbi te gjitha shqipp .
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Une s`di asnje gjuhe shume mire sidomos ti shkruaj .. Po komunikoj mire ne anglisht dhe ca italisht . Ne frengjishte kam qene goxha mire por se kam perdor me pak rifeskim flas . Spanjisht kuptoj shume mire po me qelloj nje rast dhe zbulova dhe qe e flas .. Kuptoj shproj dje pordugalishten po sflas .. Flas dhe finlandisht .. Mbi te gjitha shqipp .

Nje gje eshte e sigurt nga gjithcka ke thene me lart dhe kjo eshte-Ti shqipen se di po fare fare ama lol
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Ca katastrofe paskam bereee .. Besoj e ka pas fajin ambjenti lol
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Sa i vjeter eshte ky studimi? Nuk eshte tani 'me shume se 3 gjuhe' ?
 
Titulli: Studimi: Kush flet më shumë se një gjuhë, partner më i mirë

Se gjuha nuk te le ne lloq edhe e kam besuar ama ta kete tere kete rendesi ;) Do e praktikoje me shume per ta mesuar se ndryshe s'bene :p
 
Di italisht
ca gjurme anglisht
te mos harrojme ca njolla frengjisht
spanjishten dashurine time ne disa fjale
vetem pak polonisht ne disa germa
dhe te mos harrojme shqipen qe ka prejardhjen nga ilirishtja dhe u bene + 2

O Nevv si te dukem dola me sukses? lol

hahahahahahah pas kaq kohesh do i kesh mesuar e ca gjuhe tjera besoj .
 
Ne keto lloj "studimesh" duhet marre e kunderta... dhe je brenda te vertetes.

Besoni te kunderten dhe jeni ne rregull me "studimin".
 
Te dish gjuhe te huaj eshte kultur me vehte...ndoshta mund te ndikoj te te permirsoj edhe si partner...

por kete ceshtjen e partnerit e shoh si lidhje "gjuhesh" shpirterore me shume...sepse edhe 10 gjuhe te ndryshme te flasesh...me dike qe nuk perputhesh ne asnje lloj forme nuk merresh vesh...
 
Uaaa sa te dua prz 😂😂😂
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top