Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Të flesh në paqë!
Një djalë dhe një vajzë (fëmijë të vegjël) po luanin së bashku. Djali mbante një koleksion gurësh mermeri. Vajza mbante disa karamele. Djali i tha vajzës që do t'i jepte asaj të gjithë gurët e mermerit në shkëmbim të karameleve të saj.
Vajza ra dakord.
Por djali mbajti për vete gurin më të madh dhe më të bukur dhe ia dha të tjerat vajzës. Ndërsa vajza ia dha të gjitha karamelet djalit ashtu siç kishin rënë dakord.
Atë natë,vajza fjeti në paqë. Por djalin nuk e zinte gjumi ndërsa mendonte se mos vajza i kishte fshehur ndonjë karamele ashtu siç ai kishte fshehur gurin më të mirë.
A e di që ti mendon ashtu siç vepron?
Nëse nuk po jep 100 % në një lidhje (dashuri, miqësi, punëdhënës, punëmarrës, etj), vetvetiu do të jesh duke menduar të njëjtën gjë për personin tjetër.
Kjo histori është e zbatueshme për çdo lidhje: dashuri, miqësi, punëdhënës, punëmarrës, etj.
Jep 100 % tënd në çdo gjë dhe fli në paqë.
Tregime nga jeta