Ti nuk ke lindur për të dështuar!

Arfenilla

Themelues i Forumit





67456_597597156920993_869590802_n.jpg

Vështroji ditët e reja si një dhuratë speciale nga Krijuesi juaj, si një tjetër mundësi të artë për të plotësuar gjërat që nuk patët mundësi t'i mbaronit dje.
Merre në dorë drejtimin e ditës tënde.

Lejoji orës së parë të ditës të vendosi mbi temën e suksesit dhe veprimet pozitive të ditës, do të jetë jehona e duhur për të të shoqëruar gjatë gjithë ditës.

Sot nuk do të ndodhi edhe njëherë tjetër.

Mos e shpërdoro ditën me një start të gabuar apo pa startuar fare.

Ti nuk ke lindur për të dështuar!

Njerëzit lënë përherë gjurmë në jetën e dikujt...
Këto gjurmë janë kujtimet... Ata krijojnë përherë gërvishtje në një jetë dhe këto mbahen mend gjithmonë


Kujtime ...


kujtimet mund të jenë edhe momente të trishtuara...edhe lot..edhe inat, edhe nevrikosje, acarime...që ngelen gjatë në mendje...që ngelen gjatë shenja në lëkurë dhe shpirt...

Thellë isha duke menduar për këtë fakt?!

Jo të gjithë njerëzit, të lënë të njëjtat gjurmë...

Ishte një bisedë e shkurtë me shoqen time...

Ktheva kokën e pashë në sy, po shikimi im ish i përhumbur...diku larg...(si shpesh këto herët e fundit, diku fluturon)... por destinacionin nuk mundem të caktoj... pasi ende dhe vetëm fluturon...


E di çfarë i them...?!

Nuk dua të mbahem mend për ndonjë lot, apo nevrikllëk që mund të shkaktojë fjala ime e drejtpërdrejtë...dua të më kujtojnë për buzëqeshjen, për optimizmin tim, për çmendurinë time, për besimin tim të pakufishëm, për fjalët e mia e çiltra që rrjedhin nga thellësia e zemrës, për krahun e mbështetjes ndaj secilit që ka nevojë për një krah, apo ndoshta vetëm për një dorë ; jo të të mbajë vetëm për dore por edhe të të fshijë lotët, kur të tjerët qajnë, të shtrëngoj dorën kur mendon se nuk mundesh më për të treguar se më ke edhe mua në anën tënde, për të treguar se kjo dorë do të mbajë gjithmonë fort ndodhi ç’ndodhi, ajo nuk të lëshon, për një dorë që kurr nuk do të dëshironte të të shohë dorën tënde të zbraztë në asnjë mënyrë dhe nga asnjë e mirë e kësaj bote, por gjithmonë e plotë me çdo gjë që ke nevojë për momentin e duhur.....

Nuk ka asgjë më të mirë, se të l**h gjurmë të lumtura tek dikush...

Të kesh falur kaq shumë buzëqeshje, sa njerëzit të të mbajnë mend vetëm për optimizmin...

Le të më quajnë si rast optimiste e pashpresë...por të paktën do më mbajnë mend për diçka shumë pozitive për mua...

Oh... ti je e çmendur, ti je ende një optimiste e sëmurë...- më tha dhe buzëqeshi...

Ktheva kokën nga ajo...dhe duke buzëqeshur i thashë...

Ja e shikon për këto që thua dua të mbahem mend... për asgjë më shumë... për asgjë më shumë... dhe ktheva kokën nga qielli me një shikim të përhumbur drejtë hapsirës, jo por drejtë Krijuesit i Cili e di se më dëgjon dhe më vështron edhe e din edhe pa fjalë e vogël time se çfarë zemra ime don dhe me zë të lehtë përsëris...

Për asgjë më shumë, kjo është gjurma që dua të ngelet nga unë... një buzëqeshje plot optimizëm dhe shumë rreze shprese!

Ashtu na ka mësuar i Dërguari ynë, edhe buzëqeshja në fytyrën e vëllaut/motrës tënde është lëmoshë...


Andaj le të kujtojmë...


Të gërmojmë thellë nëpër dosjet e kujtimeve, copëzat tona të mbledhim.

- Nuk do të lodhemi, me durim do të bashkojmë pjesëzat e puzzle-it tone, që mozaikun e kujtesës ta rindërtojmë dhe në heshtje buzëqeshje fytyrën tonë ta shndrisin.
- Nuk do të lodhemi, të mbledhim detajet, për të krijuar tërësinë.
- Nuk do të lodhemi të mbledhim kujtimet, për të rinisur historinë.
- Nuk do të lodhemi, si dy arkeolog amatorë, pluhurin e copëzave të vjetra të fshim dhe shkëlqim të ri t’u japim.
- Nuk do të lodhemi të gjejmë fosilet e një historie të vjetër dhe datat t’i vendosim në të.
- Nuk do të lodhemi të kujtojmë.


E çfarë do të kujtojmë?


Fillo me një fjalë...

Në një fjalë timen, ti më kujto mua....në një fjalë tënden ty do të kujtoj.
Atë fjalën time të preferuar, sa herë ta dëgjosh, hidhe një vështrim në kujtime...mua më shiko.
Atë fjalëzën tënde më të dashur, sa herë ditëve lakohet, një imazh në sy më shfaqet.

Edhe një varg...

Vargun e preferuar në kornizën varur e gjejmë, me tingujt e preferuar, në cepin e ëndrrave në kujtesë.
Vargun e gdhendur, në muret e kujtesës, me shkrimin tim...
Vargun e qëndisur në arkivën time të kujtimeve, me autografin tënd në fund.


Po një tingull...


Kolona zanore, muzika e preferuar...edhe kujtimet kërcejnë... kujtimet lindi... kujtimet jetojnë.
Notat muzikore të qëndisura në këngë, një CD kujtimesh muzikore, që luhet sa herë shtyp butonin ...
I cili quhet: kujtohu rrallë ose shpesh dhe mua aty do të më gjesh?!


Apo ndoshta një lutje...


Lutjen e preferuar të cilën e thoja në fillimin e çdo gjëje...apo edhe në fund të fjalimeve...
Lutjen të cilë e bëja nga thellësia e zemrës, për ty, për ne dhe për të gjithë njerëzimin mbarë...
Lutjen të cilën ndoshta askush deri sot se ka ndëgjuar, përveç Atij që i’u kam drejtuar...
Lutjen të cilën vetëm Krijuesi im, yti, yni e ka ndëgjuar dhe pranuar...
Lutjen në ditën e premte kur të gjithë luten dhe unë e di se je aty...


Ah edhe një fotografi...

Një ambient i njohur, një peisazh i parë... dy personazhe të afërt dhe të largët...
Përnjëherë, thuaj si të duash për momentin secila vlen...
Ne...

Një libër....një autor/e...një film... një aktor/e.... një këngë... një ngjarje... një ndjenjë... një lexim mendje... një mendim i përbashkët... një diskutim pa kuptim,... i një ideje të njëjtë... një diskutim me vlerë i ideve të ndryshme, me përfundimin e njëjtë... një lëmsh copëzash, të mbledhura fort e fort... në thesin e kujtesës... për të ndërtuar puzzlen e copëzuar ... për të parë edhe vetëm një herë imazhin a tëhershëm....


E çfarë do të kujtojmë?


Gjithçka dhe asgjë...!

Ty dhe mua, neve, të gjithëve ...!

Një kujtim...një të shkuar... një zemër... një rrahje zemre... apo vetëm dridhje e saj... një buzëqeshje... shumë dashuri dhe mirësi...

Do të kujtojmë... atë buzëqeshje dhe ngrohtësi që ditët tona i mbështolli që kur në jetët tona lejuam praninë e njeri-tjetrit...

Do të kujtojmë... thjeshtë kujtojmë ... atë që dëshirojmë të kujtojmë... pasi
Një kujtim zgjat përgjithmonë, ai asnjëherë nuk vdes... Miqtë e mirë qëndrojnë bashkë përherë, për të mos thënë kurrë lamtumirë...!


Edhe pse e kisha vendosur do harroja me çdo kusht çdo sekond, çdo moment, çdo çast të atij viti ... e kisha vendosur, e dëshiroja me të gjitha forcat e mia… por... më sa duket nuk munda.

Mjaftoi një ngjarje e ngjashme të më rikujtonte gjithçka.
Mjaftuan disa fjalë të thëna pa rëndësi, të rihapej një plagë e thellë, që ende më dhemb shumë.

Mendova se këtë dhimbje kisha harruar.
Mendoja se e kisha hedhur pas krahëve.
Mendoja se ishte e shkuar tashmë.
Mendoja se nuk do ndjeja më dhimbje, nuk do derdhja më lot.

Mendoja..........

Mirëpo në realitet dhe në momentin e mendimit dhe kujtimit...


Ndjeva të njëjtën dhimbje.
Ndjeva të njëjtën frikë.
Ndjeva të njëjtën pasiguri.
Ndjeva të njëjtin tmerr.
Ndjeva të njëjtën nevojë për të mos qenë vetëm.
Derdha të njëjtët lot, që për shumë kohë i kisha fshehur brenda meje.
U ndjeva kaq e brishtë... kaq e dobët... a thua do thyhesha në çdo çast.

Kisha frikë...

Frikë nga frika!!!

Kur mendon se e ke mbyllur fort kapakun e kutisë së kujtimeve, mjafton një vrimë e vockël, diku në një cep... dhe gjithçka rinis sërish... ndoshta jo me ngjarje reale... por si një film me imazhe përpara syve të tu.

Të rishfaqet gjithçka.
Të njëjtat fytyra.
Të njëjtët njerëz që të qëndruan pranë... dhe imazhet e atyre që doje të kishe pranë... por...?!
Të njëjtat momente që deshe ti harroje.
Të njëjtat dhimbje që s'doje t'i kishe më.
Të njëjtat mure që vështrove me sy plot ankth, për muaj me radhë.


E njëjta bardhësi mbytëse.
E njëjta ditë që të merrte frymën.
E njëjta gri në qiell çdo ditë.
E njëjta dridhje trupi nga frika dhe pasiguria.
E njëjta vuajtje shpirtërore.
E njëjta dridhje buze, kur ndaloje lotët të dilnin nga sytë... askush nuk duhet të shihte më lot.

Por…?!

Ishte veç një moment...!

- Sa shumë më dhembi.
- Sa shumë më dhemb ende, kur e mendoj.
- Sa pak i kurseva lotët... sa pak e kontrollova veten të mos mbytem në lot e frikë.
- Sa frikë pata që isha aq e pamundshme.
- Sa lot... prapë.

Ishte vetëm një çast...!

Një moment... e asgjë më shumë... apo ishte një kohë e gjatë dhe shumë e gjatë?!
Por dhimbja ishte e madhe, atë e di dhe e ndjej edhe tash nga pak duke shkruar...

Sado të përpiqesh të harrosh të shkuarën dhe çastet që të kanë bërë të derdhësh lot... me shumë vështirësi do mundesh.

Kujtimet kanë një fuqi të mbinatyrshme të bëjnë gërvishtje të thella në zemër dhe shpirt.

Mjafton një fjalë e vogël dhe plaga fillon të djegë e të përvëlojë.
Mjafton një veprim i vogël dhe nga plaga e kujtimeve del gjak.

Sa e dobët ndjehesh në atë moment... kur mendon se je zoja e veprimeve dhe ngjarjeve që do pasojnë ditët pas asaj dite.

Kujtimet dhe ngjarjet e së shkuarës...

- Duhet të të kthehen në forcë dhe në shtyse të ecësh përpara.
- Duhet të jenë guximi yt... dhe buzëqeshja e triumfit qëndisur mbi buzë.
- Duhet të jetë drita që të udhëzon në errësirën e jetës, sikur një mapë rrugësh.
- Duhet të jetë antidot i çdo helmimi nga çdo lloje helmi i trupit dhe shpirtit.
- Duhet sikur një fletudhëzimi në pakon e medikamenteve që do të shërojnë çdo sëmundje dhe çdo plagë që gjatë jetës more dhe do të marish.
Pra...


Më mirë që janë kujtimet...nuk harrojmë...nuk harrojmë që i’a kemi dalë mbanë...nuk harrojmë që e kemi kaluar atë ditë, për të rinisur një ditë tjetër.
Me dhimbje në shpirt... me kurajë në zemër...me një buzëqeshje force mbi buzë....por e ndjejmë, e dimë…që dolëm fitimtarë...e mposhtëm frikën, vuajtjen dhe dhimbjen.


Jetojmë të tashmen, me kujtimet e së shkuarës, me shikimin e drejtuar drejt së ardhmes, plot shpresë.

- Unë e di, që dielli do të dalë gjithmonë edhe pas stuhisë më të fuqishme..
- Unë kam durim të ulem e të pres…
- Unë ende mundem të ngrej duart lartë dhe të lutem pa nda.
- Unë e di se herët a vonë lutja ime më pranohet pa dyshim.
- Unë e di se kam Krijuesin i Cili kurr nuk më len vetëm dhe pa ndihmë.
- Unë e di se nëse qëndroj te dera e Tij për çdo rast dhe nevojë dera do të hapet edhe për mua.
- Unë e di se dielli do të ndriçojë…herët a vonë.
- Unë e di se edhe buzëqeshja do t’i kthehet çdo zemre të brengosur dhe të vuajtur.
- Unë e di se e gjitha vlen edhe për ty që po lexon por edhe për mua…!


Përshëndete çdo mëngjes të ri me një buzëqeshje dhe prit, se secilit i zbret fati prej qielli në mëngjesin e hershëm...

Zgjohu, mirëprit dhe mundohu të arrish dhuntitë e caktuara për ty...

- Mos lejo që ato t’i shkojnë dikujt tjetër, vetëm se ti je neglizhent dhe në gjumë...
- Mundohu pak se do të arrish shumë...

Ashtu që gjurmët e jetës të kenë vlerë të madhe kur të ulesh dhe të mendosh për to...M.com


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top