Tregohet se:

Kresha

A pretty face can never trick me
Një burrë i moshuar po udhëtonte bashkë me djalin e tij 25 vjeçar me tren. Ata u ulën në sedijen e tyre pranë dritares. Djaloshit i ndriçonte fytyra nga gëzimi, dhe kurrë nuk e shkëputi shikimin e tij duke vështruar jashtë.
Nxori dorën e tij jashtë dritares dhe ndjeu flladin ti ledhatonte dorën dhe bërtiti; baba shiko si ecin pemët në drejtim të kundërt me trenin!?... i buzëqeshi babai djalit të tij.
Në sediljen tjetër ishte ulur një burrë bashkë me gruan e tij, të cilët dëgjonin me vëmendje çdo fjalë dhe shikonin me kujdes çdo veprim mes djaloshit dhe babait të tij, dhe që çuditeshin me sjelljen djaloshit 25 vjeçar sikur të ishte një fëmijë i vogël.
Papritur bërtiti sërish djaloshi; o babi, shiko vetëtimën në qiell, ua sa re ka qielli, shiko si ecin retë bashkë me trenin ... ndërsa burri e gruaja në sediljen tjetër çuditeshin edhe më shumë...
Pas pak filloi të binte shi, ndërsa pikat e ujit lagnin dorën e djaloshit ... kurse ai gëzohej edhe më shumë ... dhe bërtiste edhe më tepër ... O babi, po bie shi, ... u lag dora ime ... shiko sa ujë ka rënë nga qielli ....
Në këtë çast çifti nuk e përmbajti dot veten, por iu drejtuan plakut duke i thënë: Përse nuk shkon tek doktori të vizitoj djalin tuaj, dhe të japi ndonje ilaç për sëmundjen e tij !?.
Iu përgjigj plaku: ne tash po kthehemi nga spitali, dhe sot për herë të parë në jetën e tij, djali im po shikon me sy.

Mos harro:

Mos nxirrë përfundime (rezultate) pa njohur(ditur) të vërtetën... sikurse mos gjyko vetëm çka sheh në sipërfaqe pa njohur brendësinë.

Burimi: facebook

p.s. Nuk kishte titull ky tregim, keshtu fillonte, keshtu e postova =)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top