Titulli: Turqia i dhuron 3 milionë dollarë pajisje ushtarake Shqipërisë
@ Soulmind, eshte bindje jote dhe a ati ku ti je bazuar qe I Qemalit i ngeli te mbeshtetej tek P.Osmane per krijimin e shtetit shqiptar. Gabim i pa falshem!!
Kujti i thua mbeshtetje ne P.Osmane, komplotit te i poshter Grebenese (oficer shqiptar ne sherbim te P.O)me I Qemalin? Kjo e detyroje qeverine shqiptare te jape dorheqjen.
Ndashta, mendoj une, qe Pavarsia e shqiperise u be pikerisht nga braktisja e P.Osmane nga vendi yne. Pavarsisht qe ikja zyrtare nga Shqiperia eshte bere ne pranvere te 1913-es. Pra, greket dhe serbet benin masakra nder shqiptar nen hunden dhe para syve te P.Osmane te kalbur.
Ketu poshte po te sjell nje pjese te vogel nga kujtimet e kohes te Syrja Vlores, i cili ne ate kohe ishte minister i jashtem shqiptar. Me pare Drejtor i pergjithshem i Doganave osmane, deputet ne Parlamentin osman pas vitit 1908, ambasador i Shqiperise ne Vjene me 1914. Pra nuk eshte nje Pellumb xhuf..
"...Me pas, vizitova nje nga nje me radhe gjithe ambasadoret. Po ashtu pranova edhe vizitat e tyre.
Ambasadori i Turqise lajmeroi se do te me vizitonte ne menyre private, sepse qeveria e tij nuk e njihte ende qeverine e Shqiperise se pavarur. Ne kete situate, i preva marredheniet me te dhe vendosa te mos e pranoja. Nderkohe, Pasha i Mitilenes, (Hysen Hilmi Pasha)nje grek i konvertuar, qe ishte ambasador i Perandorise Osmane ne Vjene 1912-1918, nuk vonoj te vizitonte ministrin e Greqise, zotin Grisparis. Ndonse, Qeverine e Shqiperise se pavarur e kishte njohur e gjithe bota, ai dhe gjithe personalitet e Portes se Larte, druanin ta njihnin.
Ambasadoret e Frances dhe te Japonise, me bene shume pyetje rreth Shqierise dhe rivalitetit qe ekzistonte midis Italise dhe Austrise, gje kjo qe me terhoqi vemendje.
Ate dite qe Durresi ndodhej i rrethuar , kapiteni rezerve, zoti Goscher, i njohur dhe i famshem ne Vjene per gravurat e tij te bukura, i shtyre nga ndjenjat dashamirese qe ushqente per Shqiperine, me tha se ne Gjermani, kryesisht ne Hamburg, ndodhen 5000 vullnetare gati te nisen per ne Shqiperi, mjafton t'u pergaditen dy vapore dhe t'u jepen shpenzimet e transportit hekurudhore.."
(Syrja Vlora: Kujtime, nga fundi i sundimit osman ne luften e Vlores. F 94)
Qeveria e pare e Shqiperise, dhe sot Shqiperi, i kemi fale Austro Hungarise, dashje pa dashje (per xhelozi me teper) edhe te Italise.