Ultrazëri 4D tregon çfarë i bën duhani një foshnje në barkun e nënës

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një studim i ri për të treguar efektet e dëmshme të pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë është bërë duke përdorur ultrazërin 4D për të detektuar lëvizjet e vogla të bëra nga fetusi në barkun e një nëne.
Duke monitoruar foshnjat në rritje, shkencëtarët besojnë se ata mund të zbulojnë probleme të mundshme shëndetësore duke i shqyrtuar lëvizjet e fetuseve në barkun e nënës gjatë pirjes së duhanit.
360.jpg

Shpresohet se hulumtimi do të përdoret për të inkurajuar më shumë nënat që të heqin dorë nga pirja e duhanit gjatë shtatzënisë,

Dr.Nadja Reissland studioi lëvizjet e ultratingujve 4D të 20 grave shtatzënë, katër prej të cilave ishin duhanpirëse, duke shënuar mijëra lëvizje të vogla përderisa fetuset u zhvilluan gjatë 24, 28, 32 dhe 36 javëve.

Studimi i saj, i mbajtur në Spitalin Universitar Cook James në Middelsbrough, ka gjetur se foshnjat ende të pa lindura të katër nënave duhanpirëse i preknin fytyrat e tyre shumë më shpesh.

nonsmoking-baby1

Fetuset zakonisht lëvizin gojën dhe prekin vetën e tyre gjatë zhvillimit dhe pasi të fitojnë kontroll mbi gjymtyrët e tyre. Rezultatet e Dr.Reissland tregojnë se nënat të cilat pinë duhan mund të vonojnë zhvillimin e sistemeve qendrore nervore të foshnjave të tyre,

smoking-baby
nonsmoking-baby1.jpg

“Një studim më i madh është i nevojshëm të bëhet për të konfirmuar që duhani shkakton sëmundje të cilat shfaqen më vonë tek foshnjat”, tha ajo.

Edhe pse numri i grave të cilat pinë duhan gjatë shtatzënisë ka rënë pak, sipas shifrave të vitit të kaluar, rreth 20% e grave në të gjithë botën vazhdojnë pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë.
smoking-baby.jpg

Studimet kanë gjetur gjithashtu se nënat shtatzëna të cilat pinë duhan rrezikojnë t’i dëmtojnë zemrat e fëmijëve të tyre të pa lindur dhe gjithashtu mund të rrisin shansin për abort dhe lindje të parakohshme.B lajmi
 
Titulli: Ultrazëri 4D tregon çfarë i bën duhani një foshnje në barkun e nënës

Ka nena qe pin para, ne dhe mbas shtatzanise
Eshte e kot ti shpjegosh qe mer ne qaf nje jete te pafajshme....
Kush e shpiku kete duhanin, dem te madhe ka bere!
 
Titulli: Ultrazëri 4D tregon çfarë i bën duhani një foshnje në barkun e nënës

Ka nena qe pin para, ne dhe mbas shtatzanise
Eshte e kot ti shpjegosh qe mer ne qaf nje jete te pafajshme....
Kush e shpiku kete duhanin, dem te madhe ka bere!

Po leri ato nena se nuk din mbase mir e mir pasojat e duhanit ( flase nga ana mjeksore ),por cfar ti beshe kur je vete mjeke dhe konsumon duhan.

p.s e mendoj cdo here shoqen time sa here te lexoj lajme tilla
 
Titulli: Ultrazëri 4D tregon çfarë i bën duhani një foshnje në barkun e nënës


Po leri ato nena se nuk din mbase mir e mir pasojat e duhanit ( flase nga ana mjeksore ),por cfar ti beshe kur je vete mjeke dhe konsumon duhan.

p.s e mendoj cdo here shoqen time sa here te lexoj lajme tilla

Cik si veshtire mos dish qe duhani ben dem, shkruan sa koka mbi paketat e cigareve....

Sa per mjeket, eshte zgjedhja e tyre, secili mer persiper nje rezik....gjynah kur mer persiper 2 njerez (veten e bebin)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top