Ushqimi i shëndetshëm

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Ushqimi i shëndetshëm

Shiko fotografinë 1428630


Hulumtimet e fundit tregojnë se ushqimi i shëndetshëm mund të permiresoj gjendjen psiqike dhe t’i lehtësojë simptomat e depresionit dhe ankthit.

Depresioni u jep pamje të errët për botën, ndërsa shkaktohet nga simptomat fizike si dhimbja e kokës, lodhja, pagjumësia dhe problemet me tretjen. Shkencëtarët besojnë se balancimi i dietës dhe konsumimi i sasive të mjaftueshme të nutrientëve na ndihmon ta rregullojmë disponimin dhe ta zgjidhim problemin e depresionit.

Studimi i fundit nga ‘BMC Medicine’ ka konfirmuar se kur trupi është i shëndetshëm, edhe mendja ndihet e shëndetshme. Pra, me plot kuptimin e fjalës i përshtatet thënies së lashtë, e cila thotë: “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Gjithashtu theksojnë se edhe ushtrimet fizike shkaktojnë lirimin e hormoneve të lumturisë, të cilat ndihmojnë t’i lehtësoni simptomat e depresionit dhe ankthit.

Sa i përket ushqimit, ekspertët rekomandojnë të hani sa më shumë pemë dhe perime, ndërsa sasi të vogla të sheqerit. /Te./
 
Peme dhe perime ahahhahaha,mendoj qe duhej te ishte fruta dhe perime.

Sa per shendetshmerine ushqyese,po qendron.
Duhet kujdes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top