Ushqimi që “zëvendëson” gjakun

Mund të cilësohet si zëvendësues i gjakut në sajë të vetive që ka. Panxhari në sajë të një proteine dhe sheqerit që përmban mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë për gjakun, për shkak të ngjashmërisë që ka me hemoglobinën, proteinën e rruazave të kuqe të gjakut që transporton oksigjenin në të gjithë trupin. Ky fakt bëhet i ditur nga një studim i publikuar nga BBC, i një grupi shkencëtarësh suedezë të drejtuar nga Nelida Leiva e Universitetit të Lund. Ekspertët zbuluan se te bima që përdoret për nxjerrjen e sheqerit ndodhet një sasi e madhe në versionin vegjetal të hemoglobinës, shumë e ngjashme me hemoglobinën njerëzore. Ekspertët zbuluan te panxhari i sheqerit këtë “hemoglobinë vegjetale” dhe mendojnë që brenda tre viteve të mund ta zhvillojnë në formë të tillë që të përputhet me gjakun njerëzor dhe të mos ketë efekte. Ky testim do të kryhet fillimisht tek derrat dhe më tej do aplikohet tek njerëzit, për të parë se si e zëvendëson hemoglobinën.
noa.al
Shiko fotografinë 1786778
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top