Ushqimi vegjetarian mbron zorret

GLOOM

Catch me if you can...
Shiko fotografinë 1425902



Në bazë të rezultateve të një studimi të ri, vegjetarianët janë për 30 për qind më pak të rrezikuar për të zhvilluar sëmundje të zorrëve, në krahasim me njerëzit të cilët e përfshijnë mishin në vaktet e tyre ditore.

Studimet e mëparshme kanë treguar se ushqimi me sasi të vogël të fibrave ushqyese mund të shkaktojë sëmundjen divertikulare të zorrëve, ashtu që vegjetarianët janë më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje për shkak se konsumojnë ushqim të bollshëm me fibra ushqyes.

Me qëllimin për t’i vërtetuar këto pohime, është realizuar një studim, i cili është marrë me lidhshmërinë e ushqimit vegjetarian dhe paraqitjen e sëmundjeve të zorrëve, ndërsa në të janë përfshirë 47.033 participantë, prej të cilëve 15.459 ishin vegjetarianë.

Studimi ka zgjatur 11 vjet e gjysmë, ndërsa rezultatet kanë treguar se vegjetarianët janë më pak të prirë që të zhvillojnë sëmundje të zorrëve, krejt kjo falë fibrave ushqyes që janë pjesë e ushqimit të tyre (pemë, perime, drithëra...).
Telegrafi.
 
Pe: Ushqimi vegjetarian mbron zorret

kte ma kishte thene edhe gjyshja, sepse mori shembull Leonardo Davincin:lol:
 
Titulli: Ushqimi vegjetarian mbron zorret

Ne fakt dieta duhet te jete e ekuilibruar (glucide - sheqerna, lipide- yndyrna, proteine) , sepse heqja e plot e mishit con ne mungesa te tjera. Nuk eshte e pamundur te plotesosh elementet qe sjell mishi, por cilesia e tyre nuk krahesohet, te pakten per femijet qe jane gjate ritjes, keshillohet te konsumojne mish e jo dieta vegjetariane me suplimente.

Gjithsesi, nga vegjetarianet qe njoh nga afer, jane shume te kenaqur me kete stil ushqimi.
Por ca me duket me e veshtre eshte dieta vegane ( e perbere vetem nga perime dhe fruta, pa pergatitje termike - ose vetem me avull, pa ushqime nga kafshet).


ndërsa në të janë përfshirë 47.033 participantë
Gazetaret dine me pak shqip se sa ata qe sbejne shkolle.
Besoj qe "pjesmares" do tingellonte me shqip.
 
Pe: Titulli: Ushqimi vegjetarian mbron zorret

Ne fakt dieta duhet te jete e ekuilibruar (glucide - sheqerna, lipide- yndyrna, proteine) , sepse heqja e plot e mishit con ne mungesa te tjera. Nuk eshte e pamundur te plotesosh elementet qe sjell mishi, por cilesia e tyre nuk krahesohet, te pakten per femijet qe jane gjate ritjes, keshillohet te konsumojne mish e jo dieta vegjetariane me suplimente.

Gjithsesi, nga vegjetarianet qe njoh nga afer, jane shume te kenaqur me kete stil ushqimi.
Por ca me duket me e veshtre eshte dieta vegane ( e perbere vetem nga perime dhe fruta, pa pergatitje termike - ose vetem me avull, pa ushqime nga kafshet).



Gazetaret dine me pak shqip se sa ata qe sbejne shkolle.
Besoj qe "pjesmares" do tingellonte me shqip.


Ate mendoj dhe une...Pavaresisht qe nuk perdor peshk apo asnje produkt te tij,por mishi me vlerat e tij eshte i domosdorshem per trupin...Por nje diete e ekuilibruar eshte ideale me perive,zarzavate dhe fruta te bollshme...
 
Titulli: Ushqimi vegjetarian mbron zorret

Sdo arrija kurre te behesha nje vegjetariane perderisa vdes per mish. :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top