Vendet nordike: Pirja e duhanit, vjen vaksina kunder tij

Kresha

A pretty face can never trick me
Nëse doni të lini duhanin por deri më sot forca e vullnetit ju ka lënë në baltë mos u dëshpëroni. Nga vendet nordike vjen zgjidhja.


Vesi i duhanit do të kurohet si sëmundje, madje për këtë po testohet dhe një vaksinë. Shkëncëtarët nordikë kanë vendosur ti vënë shkelmin vesit më vdekjeprurës në botë duke i hequr një prej kënaqesive kryesore gjatë konsumit të saj.

Në ambjentet e kompanisë private Pharmaceutica të ngritur në ambjentet e institutit Karolinska në vaksinën e re e quajnë dhe goditja antinikotinë. "Përmes vaksinimit do të fusim antitrupa kundër nikotinës dhe sa herë që thith cigaren këto antitrupa do të bllokojnë nikotinën në gjak", sqaron kreu ekzekutiv i këtij projekti Lena Degling Wikingsson.

"Do të jetë e pamundur për këto molekula të infiltrohen në sistemin qëndror nervor e për rrjedhojë duhanpirja nuk do të shkaktojë asnjë efekt. Duke e penguar nikotinën të arrijë në tru pengojmë arsyen e të pirit duhan", shton profesori Morgan Sten. Në fazën e dytë të testimit vaksina do të aplikohet tek 400 vullnetarë në tre shtetet nordike dhe pritet që brenda 2-3 vjetëve vaksina të dalë në treg. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetsisë duhani vret cdo vit 5.4 milion vetë, pjesa më e madhe e të cilëve në vendet më të varfra
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top