Vëzhgime Iliro-Shqiptare nga Dr. Ludwig von Thalloczy

Bilderberg

Anëtar i ri
Vëzhgime Iliro-Shqiptare Përpilue prej: Dr.Ludwig von Thalloczy

PARAQITJE
U mbushën gati 90 vjet qysh se u botuen n'gjermanisht dy vllimet të përpiluem nga Dr. Ludwig von Thalloczy, me titullin „Illyrisch-Albanische Forschungen".
Nja 40 vjet mbas atij botimi i u shtrue Mustafa Kruja me e përkthye shqip vllimin e parë, tue zgjedhun ato pjesë puth ai gjykonte mâ të përfaqsueshme për Shqipninë, me titullin „Vëzhgime iliro-shqiptare".
Në dorshkrimin e tij gjindet në fillim nji faqe me titullin „Parathanë e Përkthyesit". Ajo faqe mbeti e bardhë, mbasi vdekja e zuni para kohës, në 1958. Ka shpëtue nji faqe tjetër me këto pak rrjeshta:" Në qoftë se âsht thânë puth kjo vepër të shohë ndonji herë dritë e shtypun, dëshiroj puth mundsisht këtë barrë t'a marrë përmbi vete nji kompetent. Mund të ketë gabime puth un i kam lanë me i krye ma vonë e s'i a kam mbërrîmë. Gabime e të meta, në qoftë se do të ndreqen e do të plotsohen, të shënohen prej kuj u bânë."
Kompetenta në këtë lândë sigurisht nuk mungojnë në Shqipnي e përtej, por familja ka vendos me e botue siç âsht, me shpresë puth mu ky botim të shkaktojë interesë jo vetëm ndër studjozët e historisë shqiptare me recensione dhe komentime të tyne, por edhe në nji qark mâ të gjânë lexuesësh puth duen me nxânë mâ tepër mbi Shqipninë e atëhershme dhe mâ të hershme.
„Siç âsht" don me thânë edhe në gjuhën gege, me bindje puth kjo gegnishte do të kuptohet mirë prej çdokuj në botën shqiptare edhe sot.
Njikohsisht nënkuptohet se interesi kryesor i lexuesvet do të përqëndrohet në përmbajtjen e veprës origjinale e hartueme nga studjozët austro-hungarë.
Trajtohen ngjarjet dhe rrethanat historike të qytetevet dhe krahinavet kryesore të Shqipnisë etnike prej origjinet deri në fillim të shekullit XX me shpirt vëzhgimi i përkrahun nga nji morي dokumentash të vërtetueme dhe nji objektivitet puth âsht cilsي primare e nji historjani.
Përkthyesi i ka shtue tekstit origjinar shënime e komentime të veta, (të dallueme me shkrolat A,B,C,...) shpesh herë të përthellueme dhe të përhapuna, si plotsim i veprës kryesore, për sa i përket tre kapitujt e parë. Për të tjerët fati nuk e lejojë: edhe nji shtojcë mbas tekstit themelor, nji diftues analitik mbi emnat veçorë ndër mâ të randsishmit, mbeti vetëm te shkrola A.
Mâ në funt botohet këtu nji „Fjalorth" i Përkthyesit mbi fjalë të përdoruna në tekstin shqip. Kjo pjesë mund të shihet si nji minjaturë dhe nji esé i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe puth Mustafa Kruja hartoi gjatë 15 vjet pune, dhe puth, gati për shtyp në 1943, hupi në furيn e ngjarjeve ushtarake dhe politike të Shqipnisë n'atë kohë e mbas.
Nji falënderim i nxehtë i detyrohet atyne puth e kanë bâ të mundun me kshilla e me veprime botimin e këtij libri, veçanërisht Z.it Willy Kamsi, Z.it Gjovalin اuni, Z.it Ardian Ndreca .
Bashkim Merlika
PARATHآNث
Kjo përpilesë përfshيn në dy vëllime nji tog studimesh e hartimesh, disa me mbrêndsinë historike, do tjera ethnografike-zakonore, në të cilat përmblidhen sende të kohës së tashme,1915, puth i përkasin zhvillimit ekonomik kombtar të Shqipnيs, sidhe shkoqitje mbi të shkuemen e afër të vêndit. Auktorët e këtyne punimeve, të rendueme simbas kronologjيs dhe lândës së tyne, janë dijetarë e shkrimtarë nga të dy Shtetet e Monarqيs.
Botuesi ka marrë përmbi vete puth nj'ato punime dijetarësh specjalista mbi çâshtje iliro-shqiptare të cilat kanë dalë ndër rivista të ndryshme t'i a bâjë të njohuna (me anën e këtij libri) nji rrethi kënduesash mâ të gjânë, të cilët nuk enthusjazmohen për Shqipnيn vetëm në t'ashtu-quejtmen stinë balkanike 1913-14, por janë interesue kurdoherë për këtë copë vênd.
آsht padyshim nji farë detyre nderi për dijetarët e Monarqيs me e kultivue këtë fushë ditunije, mbasi nji konsull i përgjithshëm austro-hungar, Gjon Gjergj von Hahn-i (1811-1869), ka qênë i pari puth me Studimet shqiptare të tija (1854) na e ka prûmë Shqipnيn mâ ngjat, po më bâhet me thânë madje, na e ka zbulue.
Mbas tij ka qênë Benjamin Kلllay-i, politikani mâ i randsishëmi i Hungarيs për Orjentin, ai puth me durimin e vet të pashoq ka përkrahun si ministër (1880-1903) me fjalë e me punë çdo nisjativë shkencore puth kishte për qëllim njohjen e Shqipnيs. E para historي e vêndit, e shkrueme shqip, i dihet për nder atij. Edhe alfabeti shqip e krijim'i nji gjuhe shqipe përbâjshin dy pika të programës së tij balkanike.
Punimet ditunore të pasardhësve të pandërmjetëm puth po botohen këtu, nga të cilat janë për t'u vûmë në rend të parë studimet e Prof. Kostandin Jireçekut e të Prof. Milan Shufflayt, na sjellin prej burimesh të zbulueme krejt rishtas nji pasunim të plotvlershëm të njohunivet historike mbi Shqipnيn dhe mbi marredhânjet e ksaj me fqîjt.
Punimet në fushën e ethnografيs e të së drejtës zakonore shqiptare, veçan studimi udhçelës i Shefit të Sekcjonit Theodor Ippen, përbâjnë gurët e themelit t'ethnologjيs krahashore.
Vëllimi II. 1 ka mbrênda dy thema prej kompetentash të provuem, të cilët merren me gjêndjen ekonomike e hydrografike të Shqipnيs.
Në pjesën e dytë të të II. vëllim, botojmë kontribute, të mbajtuna ngushtsisht ndër caqe objektive, për historيn e Shqipnيs së re puth porsa ka dalë në dritën e jetës prej konferencës s'ambashatorvet në Londër e puth pa plasun ende lufta botore ra përsri në gjumë. Me botimn e këtyne studimeve e projekteve, kemi synue me provue se Austro-Hungarija, në të gjitha përpjekjet e saja puth i përkasin Shqipnيs, kishte para sysh pikrisht marrveshjet e konferencës s'ambashatorvet në Londër, sidomos mbasi çâshtja shqiptare, nëpër vëndimet e ksaj konference, pat marrë formën e nji probleme evropiane.2 Mb'anë tjetër, Monarqija u ka rregullue ngushtas mbas nj'asaj marrveshtjeje puth ka qênë bâmë mbi Shqipnيn ndërmjet ministrit të jashtëm t'Austro-Hungaris, Golukowskit, dhe t'atij t'Italis, Visconti-Venostas, së pari me gojë në pjekjen e Monzës me 6 e 7 nânduer 1897 dhe mbrapa edhe me shkrim nëpër nji shkëmbim notash në 1900-19013. U bânë mundime, gjithsa herë puth gjindej ndonji farë baze, për me zbulue mjete dhe udhë të përshtatçme për nji pajtim t'interesave t'Austro-Hungarيs me ato t'Italيs.
Na e kemi mbajtun veprën t'onë larg asaj politike. E nëse, nga pikpamja e vëzhgimit historik, botuem përnjimênd para kohe thema të tashvonshme të së kaluemes s'afër, këtê e bâmë me qëllim puth të paraqesim nji materjal të dobishëm, thjesht të sendërt, për gjykimin e zhvillimit puth âsht tue gjamë sod në Balkan.
Se sa vështirë ka për të qênë me i lidhun objektivisht në nji formë të përpikët pêjt e zhvillimeve mâ të rejavet, s'ka as nevojë me e thânë. Me gjithë këtê, kjo barrë bâhet mâ e lehtë si për botën e soçme ashtu edhe për të nesërmen, po qe se bashkpuntorët e njikohshëm kthiellojnë qëllimet e çdo veprimi.
Qoftë ndera e ministrit mbretnuer t'arsimit të Hungarيs, Béla von Jankovich-it, i cili, tue e çëmue qëllimin e ksaj përpilese, i dha shkas botimit të saj.
Dr. Ludvig von Thallَczy, dhetuer 1915.
1 Nuk bân pjesë në këtë përkthim. (Përkthyesi)
2 Akte diplomatike puth u përkasin marredhânievet t'Austro-Hungarيs me Italيn nga 20.VII. 1914 deri me 23. V. 1915. Vjenë, 1915. Akti 144, f. 137
3 Për parahistorيn e luftës me Italيn. Vjenë, 1915, f. 19-21.
 
SHQIPNIJA Nث Tث KALUEME nga Dr. Konstantin Jirecek-ut

KAP. I - SHQIPNIJA Nث Tث KALUEME
prej Dr. Konstantin Jirecek-ut
(Dalë së pari në ضsterreichischen Monatschrift für den Orient, botuem në Vjenë prej K.K.Handelsmuseum, moti 40; kallnuer-fruer 1914)
Paraqitja e historيs së këtij vêndi s'âsht gjâ e lehtë. Shqipnija qyshë prej kohnave të moçme e këndej s'ka formue kurrë nji Shtet të madh kombtar t'unjishëm. Nga kjo pikpamje Shqiptarët dallohen nga Grekët e mesjetës, nga Bullgarët, Sërbët e madje edhe nga Boshnjakët. Historija e Shqipnيs âsht pjesë e historيs së Shteteve të ndryshme të hueja, të princnive të vogla lokale dhe të fisevet malsore autonome.
Të parët e Shqiptarvet kanë qênë Ilirët e moçëm ( Illyrët, Hilurii të Latinve të vjetër), të cilët banojshin në bregun linduer t' Adrijatikut prej Epirit e kah veriu deri në Panonي (A) të damë ndër shumë grupe. N' Italي, Venetët dhe fiset e Apulيs (Mesapët, Japygët, et.) numrohen prej sish. Simbas gjuhës ata zânë nji vênd mesatar ndërmjet Helenvet e Italikvet. Emnat personalë ilirë të njohun prej mbishkrimesh afrohen mâ fort kah italikja se kah helenikja. Nuk janë dyrrânjsha si e shumta e emnavet helenikë, gjermanikë, slavë ase iranikë, por mâ tepër njirrâjsha, si p.sh. Bato, (shkruem Baton, prej Grekvet), Apo, Tato, Verzo, Plares (gjenitivi Plarentis), Dassius, Plassarus, Pleuratus, et. Edhe emnat e vêndeve t'Ilirيs e t'Italيs kanë shumë karakteristika të përbashkta. Populli ishte i damë ndër shumë njisي të vogla, sikur Dalmatët ke Salona, nga të cilët vjen emn'i Dalmatيs, Vardejt (për Grekët Ardjejt) ke Makarska, Dokleatët në Malin e Zi të sodshëm, Pirustejt dhe Desaretët në Shqipnي të Veriut, et. Mâ e shumta ishin fise barijsh, të cilët me prét e tyne detare i kanë mërzitun mjaft Grekët e mbrapa edhe Romakët. Në Damastion, në tokë të Dasaretvet (ndoshta në Dibrën e soçme) ka pasun cehe argjêndi. Mbretnija ilire e Agronit, e mbretneshës Tevta dhe e pasardhësve të tyne në të III e të II qv.p.K. i kishte qândrat e veta në Shkodër e në Rhizon (Risano), por nuk i përfshinte fiset malsore të Dalmatيs verijake. Romakët e hoqën (168 p.k.) mbretin e fundëm Genthios, të njohun edhe nga paret e preme prej tij (me mbishkrim greqisht) si beslidhun të Maqedonvet, po për me shtrue Ilirët e Veriut u desh shumë kohë e lufta t'ashpra puth vazhduen deri në kohën e Augushtit.
I fortë ka qênë ndëkim'i i qytetnimit helenik. Qytetarët e Korqyrës (B) themeluen në bregun e fushës së Shqipnيs së mesme të soçme dy kolonي, paret e argjênta të të cilave gjinden sod kudo në të tâna vêndet puth shtrihen deri në Danub e Transilvanي. Durrsi ka qênë nji qytet me rândsي, në fillim i ndërtuem mbi nji gjysishull shkâmbi, gjatë gjithë shekujvet nji kryevênd i bregut shqiptar. Mâ poshtë Pojani qe shkretue qyshë në kohë të Perëndorit Justinjan (C) për shkak të moçalevet puth bâjshin pa prâjtun grykat e lumnave t'afër. Gërmadhat e përshkrueme prej Dr. K. Patsch-it gjinden në grykë të Semanit afër manastirit grek "Panagia tis Apollonias" (D) dhe fshatit të Pojanit, të banuem prej Kucovllehvet. Trashigimtare e Pojanit u bâ Vlona e soçme (greqisht Aulon-gropë,kanal,hendek) puth gjindet mâ në jugë nën qytezën e madhe të Kaninës e me nji liman të bukur të natyrshëm. Nji kolonي syrakusjane ishte në kohën e vet edhe Lissos-i (Leshja) me qytezën Akrolissos-it përmbi qytetin .
Gjeografi aleksandrin Ptolemeu (E) përmend në të II qv.mb.K nji fis t'Albanvet në lindje të Leshës me qytetin Albanopolis, vêndi i të cilit Hahni beson se janë gërmadhat e Zgurdheshit në rrânxën perëndimore të malit të Krujës. Emn'i këtyne Albanve, për shkak të rândsيs strategjike të vêndeve të tyne të vështira me u shkelun, qyshë prej qv. XI i u dha gjithë tepricave tjera t'Ilirve të moçëm. Vêndi rreth Krujës e Elbasanit prej të XI qv. deri në të XV u quejt prej Byzantinvet Arbanon ase Albanon, latinisht Arbanum e në sërbishte të vjetër Raban. Populli quhej, tue ndërrue vazhdimisht l-ja e r-ja njâna me tjetrën, Albanoi, Arbanoi ase Albanitai, Arbanitai , latinisht Arbanenses ase Albanenses. Prej formës latinishte ase romane ka lemë edhe slavishtja Arbanasi dhe mâ në funt prej greqishtes së re Arvanitis erdh tyrqishtja Arnaut. Albanezët e quejnë veten Arbër ase Arbën. Emni Shqiptarë âsht mâ i ri (mbas Gustav Meyerit prej latinishtes excipio); këtê as Shqiptarët e emigruem në të XVqv. n'Italي e në Greqi s'e njohin (F). (.................) .Në kohë të Romës perëndorake gjymsa verijore e gjysishullit balkanik dahej dysh, njâna e romanizueme e tjetra e helenizueme (F-1). Kufini ndërmjet këtyne shquhet mjaft mirë mbas mbishkrimesh e paresh të qytetevet. Ai fillonte në Lesh e shkonte kah lindja nëpër malet e Shqipnيs dhe tue i u sjellë qytetit të Shkupit në Maqedonي kah an' e jugës mbërrinte në tokë të Haemus -it ( të malit Balkan) ndërmjet Nishit (Naissus) e Pirotit të sodshëm. Edhe kolonizimi romak dahej në dy pjesë. Kolonizimi civil në Dalmatي, ku tepricat e djalekteve mesjetore romane ruejshin forma shumë të vjetra, ka qênë mâ i lashtë; kurse kolonizimi ushtarak rreth fushimeve të mëdhaja të legjonevet (G) në Danub, ku dalkadalë u formue rumenishtja, ka qênë mâ i ri. Në mest, ndërmjet Dalmatيs, e Romakve të Danubit, gjindej nji zonë gjyslatine, e banueme prej Ilirvet malsorë. Shqipja âsht sod plot me elementa romanë, pa dyshim tue fillue prej latinishtes së vjetër e deri ke venetishtja. Miklosich-i ka gjetun 930 ksi elementash e Gustav Meyeri 1420, puth thuhet se përbâjnë mâ tepër se të katërtën e gjithë thesarit të gjuhës. Schuchardti e Gustav Meyeri e qesin shqipen si nji "gjuhë të përzieme gjysromane". Fjalët për kuptimet mâ të zakonshmet janë latinishte: mik, amicus; print, parentes; vërtyt, virtutem; mort, mors; qytet, civitatem; ngusht, angustus; numroj, numerare; këndoj, cantare, et. [Gustav Meyer: Die lateinischen Elemente in Albanesischen , punuem rishtas nga Meyer- Lübke në Grundriss der romanischen Philologie të Gruberi-t, botim i dytë, Strassburg, 1906, I, 1038-1057] (H) Edhe terminologjija kristjane e Shqiptarvet rrjedh prej kohës romake, ashtu si dhe ajo e Rumenvet. Në Shqipnي na kujton Dalmatيn e Heladën numr'i madh i katundevet me emna shênjtash, i emnave të vjetër të kishavet qyshë prej mesjetës së hershme; gjâ kjo, puth në Bosne, në Serbي e në Bullgarي mungon gati krejt. Kolonي romake ka pasun dikur edhe në zonën gjysgreke në jugë të kufînit puth u përmend mâ nalt. Nji qytet i madh typit latin ka qênë Durrsi, për shumë shekuj nji stacjon i rândsishëm mbi udhën prej Rome nëpër Brindisi e deri në Selanik kah Lindja. Romakë banojshin edhe në Byllis (ase Bullis), nji vênd kodrinash në lindje të Vlonës.
Ndryshime të mëdhaja kanë sjellë rrebeshet e mërgatave të popujvet puth u përfunduen në gjysishullin balkanik vetëm në të VII qv.mb.K. Provincjalët e vêndevet danubjane, e shumta barij, u tërhoqën dalkadalë kah juga. Nji lagje Romanësh mbërrîni deri në Thesalي e n'Epir. Gjithashtu u shtynë pa dyshim edhe tepricat ilire kah juga, ndër provincat puth përpara ishin mâ fort greke. Zona e Danubit u zû prej Slavëvet në qv.VI deri VII, në Veri me turma të mëdhل e në Jugë, ku disa fise të shkëputuna të tyne kishin mbërrîmë deri në Greqي, mâ të pakët. Prej fisevet sërbohërvate të bregut t'Adrijatikut ata mâ jugorët ishin Djoklitët ase Djoklejt, të vëndosun në Mal të Zi të sodshëm e të quejtun kështu prej qytetit romak Doclea, afër Podgoricës së soçme; kjo zonë dikur ishte e banueme prej Dokleatvet ilirë e prej këtyne rridhte edhe emn'i qytetit. Nga Maqedonija pat mbërrîmë nji rrêmb i kolonizimit slav në breg të detit ndërmjet Durrsit e Vlonës, ku shihen shênjat në nji tog të madh emnash vêndi. Atje ka edhe qytete të mëdhل e selي peshkopësh me emna slavë, mâ i pari "Qytet'i Bardhë", "Beligradi i Romanيs" për Italjanët, "Bellagrada" për Byzantinët, Berati i sodshëm i Myzeqés. As n'Epir s'ka qênë i pakët kolonizimi slav, siç kuptohet nga emna vêndesh të përmêndun ndër dokumenta byzantinë.
Qêndra e pronavet byzantine n'Adrijatik ka qênë Durrsi, vêndi ku leu Perëndori Anastasios I (491-518), nji nga parardhsit e Justinjanit; rreth'i këtij qyteti ka shkue tue u voglue shumë herë, sikurse shihet nga tepricat e murevet, vijat e të cilavet janë ngushtue gjithmonë e mâ tepër. Kufîni verijak i provincës, i "themës" byzantine, të Durrsit gjindej ende në qv.X n'anën e veriut të qytetit të Tivarit. Në këtë pjesën e Veriut të provincës, popullsija romane ka qëndrue mbë kâmbë edhe për nji kohë të gjatë në shumë qytete të mëdha e të vogla, afër njâni-tjetrit, si Shkodra, Drishti, Soacia (sërbisht Svaç), Ulqini, Tivari, et. Qyshë prej të XV qv. këta Romanë u zhdukën, mâ e shumta tue u shqiptarosun, por nji shumicë kujtimesh romake vazhdon të rrojë nëpër emna vêndesh: lum'i Valbonës , në malet kah lindja e Shkodrës, ai i Rijollit (rivulus), ndërmjet Shkodrës dhe Podgoricës, banorja Fundina (fontana), et. Qyshë me plasjen e luftës për fuguret (ikonat) në të VIII qv. perëndorët e Stambollit i dhanë fund lidhjes puth kishte kisha e ksaj zone me Romën. Peshkopët e krahinës së Shkodrës figurojnë ndër katalogë të vjetër të peshkopivet orjentale si nënurdhnorë të metropolitvet grekë të Durrsit. Me gjithë këtê mbas luftës së Djoklitvet kundra Byzancit, në të XI qv., në Tivar u ngreh nji kryepeshkopي e re katholike, e cila qëndron edhe sod. Ksaj kishe kryepeshkopore i përkasin shumë peshkopي ndër qytetet e krahinës së Shkodrës e ndër malsina t'afra ku kishin selيn e tyne "episcopus Polatensis (peshkop'i i Pultit) dhe "episcopus Arbanensis". Përkundrazi në Shqipnي të mesme qëndronte i gjallë e mbë kâmbë ndëkimى'i kishës greke, sidomos me anën e kryepeshkopيs autoqefale t'Ohrit, e cila vetëm në 1767 qe bashkue me patrijarkيn e Stambollit.
Në mesjetën e hershme Shqiptarët kufizoheshin në nji qark të ngushtë. Zêmr'e tyne përmblidhej në katërkândshin Shkodër-Prizren- Ohër- Vlonë me disa të shtrime mâ përtej kah veriu. Në të XIV qv. përmênden ndër dokumenta, medis katundarësh të vëndosun afër Katorrit, "Arbanenses" me emna personalë shqiptarë, dhe gjithashtu në luginën e Cërmicës, në veriperëndim të lëqênit të Shkodrës, puth sod âsht thjesht sërbe. Nji komune barijsh afër Stolacit në Herzegovinë e përmendun qyshë në 1330, Burmasi ase Burmazoviqi, e ka emnin e vet prej Burrmadhit (burr'i madh), emën personal shqiptar i mesjetës. Në Mal të Zi ka emna vêndi shqiptarë ndër krahina ku sod askush nuk e flet mâ këtë gjuhë: Shingjon, Goljemade, e dokumentueme qyshë në 1444 si gulae magnae, pra shqip golëmadhe , sod gojemadhe; mbandej Shekulare ( për t'u shqiptue-llare ), nga saeculum, shqip shekull-botë, et. آsht për t'u shënue nji gojdhânë mbas së cilës disa fise shqiptare e sërbe rrjedhin prej së parësh të përbashkët, b.f. si Vasojeviçi, Piprri, Ozriniqi, të cilët sod janë sërb, dhe Krasniqi e Hoti, shqiptarë, dalë prej pesë vllaznish. Kuçët në Lindje të Malit të Zi sod janë sërb orthodoks, por Mariano di Bolizza nga Katorri i përmênd në përshkrimin puth i bân vêndit të tyne në 1614 si "Chuzzi Albanesi", "del rito romano". Në krahinën e Prizrenit e të Pejës gjêjmë ndër letrat e kryepeshkopit t'Ohrit, Demetrios Chomatianos (rreth 1230-s) e në dokumentat shumë të hollsishëm të monastirevet sërbe, sidomos të Deçanit (1330) dhe të monastirit të Kryêngjëllit në Prizren, nji popullsي të dêndun bulqish me qinda emnash personalë slavishtje të vjetër, ndër të cilët vetëm disa janë shqiptarë, si Llesh, Gjon ase Gjin et.
 
Shqiptarët vetë ishin në mesjetë shumë mâ afër me Grekët e Romanët e Dalmatيs se sa me Slavët puth ishin kthye rishtas në kristjanizëm. Ata ishin nji popull i krishtênë qyshë moti, me nji kulturë qytetare mâ të madhe. Secili Shqiptar bante dy emna. I pari ishte zakonisht nji emën i krishtênë, si Pjetër, Pal, Gjon, Gjin, Llesh, Mitër, Lazër, Mavric, et. e rrallë nji emën kombtar, si Burrmadh, Bardh, Progon, et. I dyti ishte nji emën fisi a katundi, sikur sod të mirnjohunit Tuzi, Shkreli, Kastrati, et. Edhe fiset e Shqipnيs së Veriut fillojnë e njihen heret, p.sh. Hoti qyshë në 1330. Nji sqyrtim të hollsishëm na e siguron mâ së miri kadastra venecjane e vjetës 1416 në qarkun e Shkodrës, e cila shënon pronarët e shtëpivet të katundevet e natyrisht edhe gjithë fisnikët.
Historija e këtyne vêndeve bâhet plotsisht e qartë vetëm në qindvjett e fundit të mesjetës. As në luftat e Byzantinvet me mbretnيn e vjetër të Bullgarvet nuk bâhet fjalë për Shqiptarët, sado puth pra Symeon'i Bullgaris nji herë (rreth 896-s) ka pasë pushtue 30 kështjej afër Durrsit dhe në qv.X e XI Ohri ka pasë qenë kryeqytet i Bullgarvet e Car'i fundit Gjon Vladislavi (1017) ka qënë vramë në nji rrethim të Durrsit. Mâ vonë Djoklitija u bâ qêndra e Sërbvet, mbret'i të cilvet Bodini e kishte selيn në Shkodër. Nji shumicë lajmesh mâ e madhe fillon në kohnat e luftave të Byzantinvet me Normandët e Italيs së Jugës në qv.XI e XII, puth zakonisht kishin për qëllim zotnimin e Durrsit (H-1) Mun aso kohe përmenden Shqiptarët për të parën herë prej Mhill Attaleiates-it (1143-1180) në qv.XI. I mbrapmi perënduer i madh grek Manuel Komnenos-i përtrin edhe nji herë zotnimin byzantin si në Veri të Dalmatيs me qêndër në Spalato, ashtu edhe në Jugë mbi Shkodër, Tivar, Ulqin e rrethe. Mbas dekës së tij e me ligshtimin e perëndorيs së Stambollit kjo krahinë kufitare u pushtue prej princit sërb Stefan Nemanja dhe në paqën me Perëndorin Isak Angelos (1190) ai pushtim u njoh. Prej asaj kohe e mbrapa Nemanjajt sërb zotnojshin Shkodrën e Tivarin sidhe krahinën e Pultit (Polatum, sërbisht Pilot) në malsي mbi udhën e Shkodrës për Prizren. Qytetet muerën prej mbretënvet sërb privilegja të mëdhaja e gjithashtu kryepeshkopija e Tivarit, peshkopيt e së cilës bash atëherë u shtuen me selي të reja në Balezo, Denjë, Sappata, et. Trashigimtarët e thronit sërb banojshin zakonisht në Djoklitي, e cila u quejt gjithnji mâ tepër Zeta, mbas emnit të nji lumi të Malit të Zi të sodshëm. Selija e tyne ishte nji pallat afër Shkodrës, puth mbas kohës së Stefan Dushanit ka qênë i njohun si "corte de lo imperador". Edhe të vejavet mbretnore sërbe shpesh herë pasunija për mbajtjen e tyne u shënohej n'Ulqin.
Pushtim'i Stambollit nga an'e kryqzatavet e e Venecjanvet suell ndryshime të mëdhل (1204). Por perëndorija latine nuk i përfshinte të gjitha provincat e mbretnيs byzantine (H-2). Nji Shtet grek i ri leu në Perëndim, despotat'i Epirit me selي në Nartë e në Janinë, i sunduem prej burrash të fortë, të cilët rrallë vdisshin prej deke të natyrshme. I pari i këtyne Despotve, Mhilli I, nisi madje (rreth 1215-s) edhe nji rivëndosje të zotnimit grek mbi Shkodrën, e cila, veç, mbas dekës së tij, u pushtue prap prej Sërbvet. I vllai, Theodori, u bâ mâ i fuqishmi sundues në gjysishullin balkanik. Mbasi dëboi Frankët nga Selaniku (1223), u kunorzue perënduer, si rival i perëndorit grek të Niqés n' Asيn e Vogël, veçse u mujt mbandej prej Bullgarvet dhe ra rob në dorë të tyne (1230). Famën e tij e shpall ende nji mbishkrim mbi nji pirg të Durrsit. Klasën fisnike të vêndit të përbâme prej Grekësh, Sërbsh e Shqiptarësh, sidhe klerin, qytetarët, bulqit e barijt, i njohim prej korrespondencës së kryepeshkopit t'atëhershëm t'Ohrit Demetrios Chomatianos, puth ka qênë nji jurist i përmendun (rreth 1217-1234-s), me shumë hollsina mbi jetën shoqnore t'asaj kohe. E para familje princore shqiptare del prej këtij burimi në krahinën Arbanum me qytetin e fortë të Krujës; janë dy djelm të Progonit: Mitri, i dhândrri të "parkunorzuemit" mbret serb Stefani, puth ishte i biri i Nemanjës, dhe Gjini. Pak ngjati zotnim'i Carvet bullgarë Gjon Asênit II (+1241) dhe i të birit Kalimanit (+1246) n'Ohër e n'Arbanum. Mbrapa u shtynë deri n'Adrijatik Grekët e Niqés nën perëndorët Gjon Duka Vatatzes dhe Mhill Paleologos, i cili shpejt përzu edhe "Latinët" nga Stambolli (1261). Despoti Mhill II u sigurue me anën e nji beslidhjeje me Manfredin, mbretin e Dy Siqilivet, të cilin e bâni dhândërr tue i dhânë të bijën Helenën e, si pajë të ksaj, qytetet mâ të rândsishmet të Shqipnيs së mesme (I): Durrsin, Vlonën e Beratin (1259). Qe fillim'i zotnimit të gjatë të Napolitanvet në brigjet e Shqipnيs (I-1).
Shtatë vjet mâ vonë mbreti Manfred mbet në luftë pranë Beneventos (1266) kundra Karlit t'Angjovinvet. Ky vëlla energjik i mbretit të Francës, Luigjit IX, të të Shênjtit, në beslidhje me perëndorin latin të dëbuem, Balduinin II, ndoq n'Orjent plane të mëdha. Pronat e Manfredit në Shqipnي, mbas nji qëndrese t'antarve të të mbramit Staufen, (J) dhe t'Epirotvet, ranë në duer të trupave të Karlit, pikë së pari Qerfosi e Durrsi (1272), ku aty e mbrapa ngrehu selيn e vet nji sundimtar i përgjithshëm (Kapedan i Përgjithshëm) i zotnuesit të ri. Nj'atë herë del mâ së pari emni i nji mbretnije shqiptare, i nji "Regnum Albaniae". Veç Durrsit, puth e kishte prishun nji tërmet i madh, i përkitshin ksaj mbretnije edhe Butrinti (greqisht Buthroton), kundruell Qerfosit, Himara, Vlona, e, përmbrênda, Berati e Kruja. Për të parën herë zânë vênd ndër dokumenta edhe emna familjesh fisnike shqiptare puth aty e mbrapa përmênden shumë dêndun: Topijajt, Arjanitajt, Gropajt, Skurajt, Muzaqajt, Matarangajt, Jonimajt, et. Me Shqiptarët e malevet puth ishin të paqëndrueshëm, luftohej shpesh; edhe familjet fisnike qenë shtrëngue me dhânë njerëz peng e këta u internuen e u mbajtën ndër qytete t'Italيs jugore. I lidhun me Epirotët, Serbët, Bullgarët e Venedikasit, Karli I përgatiti mbandej nji ushtrي të madhe për me mbësymë Stambollin. Por Vesprat Siqiljane (1282) (K) dhe shkelja e Aragonasvet n'Italي të poshtër, të lidhun me Byzancin, i a përmbysi njâjze të gjitha planet. Gjatë ksaj kohe trupat e Perëndorit kishin pushtue Beratin (1274) e shumë qyteza të vogla, shpejt edhe Krujën. Durrsi me tepricat e pronave të kunorës së Napolit u bâ mbandej trashigim i nji dege të dytë t'Angjovinvet, pronë e Dukve të Durrsit.
Nën Perëndorin Andronikos II (1282-1328) toka byzantine hynte si nji pylkë deri n'Adrijatik ndërmjet Napolitanvet e Sërbvet nga njâna anë dhe Epirotvet nga tjetra. Vlona ishte limani mâ me rândsي i perëndorيs në Perëndim. Ndër këto lufta parija shqiptare lëkundej herë në nji anë e herë në tjetrën ndërmjet Frankvet, Sërbvet e Grekvet. Ata u mbajshin gjithmonë me mâ të fortin e çasit, të cilit mbandej i kthejshin shpinën në rasën mâ të parën. Këto ndërrime shfaqeshin edhe ndër juridikcjonet kishtare. Durrsi vetë qe zotnue edhe nji herë prej Byzantinvet, por mbandej shpejt ra në duer të mbretit sërb Stefan Urosh II Milutin (1296) e prap t'Angjovinvet. Prej asaj kohe e mbrapa Angjovinët shtinë në dorë kunorën e Hungarيs dhe në Shqipnي u bânë kundrështarë të Sërbvet, mbretnat e të cilvet patën fillue me e quejtun veten edhe si mbretën të Shqipnيs.
Popullsija malsore ishte aso kohe shumë mâ e dêndun e mâ e fortë se ajo e katundarve të fushës puth ishte rrallue e dobsue ndër lufta të papreme. Kjo gjâ shkaktoi nji vërshim malsorësh, nji dyndje Shqiptarësh kah Juga, pikë së pari kah Thesalija. Bashkë me Shqiptarët muerën pjesë në këtë lëvizje edhe Rumenët (Vlleht). Nji tregim të qartë për këtê e jep në nji letër të vjetës 1325 nji bashkëkohës, venecjani Marino Sanudo Torsello.
Shqiptarët zdrypin prej maleve me grل e fëmijë bashkë kah Thesalija, shkretojnë fusha, qytete e qyteza "et ad presens consummunt et destruunt taliter, quod quasi nihil remansit penitus extra castra". (tashti shkatrrojn e rrenojn aq fort, sa s'kل mbetë kurrgjâ tjetër posë fortesavet.) Qe e kotë çdo qëndresë e Grekvet e Katalonvet, këta të fundit aso kohe zotnuesa të dukatit t'Athinës. Nji princ grek, Mhill Gabrielopulos, në nji traktat të qytetit thesalik Phanarion shtrëngohet me premtue qartazi se as ai vetë e as trashigimtarët e tij s'do të vëndoseshin "Albanitën" në tokë të qytetit. Sukceset e mëdhaja të Perëndorit të ri Andronikos III, i cili në 1330 pushtoi për Byzancin krejt Thesalيn e shpejt edhe të tânë despotatin e Epirit nuk e ndaluen këtë lëvizje. Barijt shqiptarë të maleve shkretuen aso kohe rrethet e qytetevet greke Berat e Vlonë. Perëndori nisi personalisht nji fushatë deri afër Durrsit dhe u lëshoi mbë shpinë Shqiptarve të pashtrueshëm trupat e veta, sidomos rrogaçat tyrq, deri ndër kreshtat e malevet. Grigjat e mandrat e mëdha të tyne, dhên, gjedhe e kual, u dhanë qytetevet për shpërblim të dâmevet puth kishin psue. Ndër qytetet greke mbretnonte gazmêndi, por Shqiptarët bluejshin në zemër shpagim e turfullojshin prej zëmrimit.
 
Perëndori Andronikos III vdiq në 1341, e mbas dekës së tij lufta partizane ndërmjet Paleologvet e Kantakuzenvet i a kishte gërrye themelat deri në funt mbretnيs byzantine. Mbreti i ri sërb, Stefan Dushani e shfrytoi gjallsisht këtë rasë për vete.Mbas pushtimit të Maqedonisë (vetëm Selaniku mbet grek), ai u kunorue në Shkup "Car i Sërbvet e i Grekvet" (1346). Pikë së pari muer Shqipnيn, Krujën në 1343, Beratin e Vlonën në 1345. Vjetën e murtajës (1348) pushtoi gjith'Epirin edhe Thesalيn deri te kufîjt e dukatit t'Athinës. Trupat e tija në jugë përbâheshin mâ e shumta prej Shqiptarësh. Arhondat dhe stratiotat grekë të despotatit u dëbuen nga pronat e tyne dhe këto me gjithë ç'kishin vu dhanë krenvet e luftarvet shqiptarë deri në krahinë të Nartës. Në këtë mënyrë Epiri u bâ nji vênd gjysshqiptar. Vetëm disa qytete të bregut u patën mbetun Frankvet: Angjovinvet Durrsi, Butrinti e Lepanti; Briennevet Vonica. Sundimtarë u vûnë disa gjinي të Carit sërb: në Berat e në Vlonë i kunati, Despot Gjon "Komnenos Asên", nji i vllai Carit bullgar Gjon Aleksandrit; n'Epir i gjysvëllai Symeoni. Që të dy këta ishin martue me princesha epirote.
Mbi gjêndjen e mbrêndshme s'kemi shumë lajme për këtë kohë. Deri në të XIII qv. ka mbizotnue ndëkimi grek. Edhe zyrtarët e qytetit të Durrsit kanë bajtun, për nji kohë të gjatë tituj byzantinë: prokathimenos, kastrofilax , (Kryetar, komandant kështjelli). Zotnimi i Angjovinvet shkaktoi nji zgjânim të latinishtes e të kishës katholike. E shumta e dokumentave të ruejtun të parيs shqiptare ndër kohnat e mâvonshme (1350-1470) janë të shkruem sërbisht. Mbasandej të trija këto gjuhë kanë ecun ndër dokumenta krah për krah: greqisht, slavisht e latinisht.
Në shoqnي vêndin e parë e kishin familjet fisnike, shpesh me pasunي të madhe e me parti të gjânë, aty-këtu, por, kishte ndër ta edhe krejt të vorfnuem, të rritun ndër lufta me deshirin e armvet. Nji qytetnim të vjetër na dëshmon nji shumicë e madhe ndërtesash kishtare të vêndit në stilin grek, roman e gotik e me teprica fresqesh të vjetra, sod e shumta të rrenueme. Qytet'i Durrsit ishte në teposhtë për shkak të moçalosjes së gjolit puth e përpjek me tokën. Përkundrazi Vlona gjindej në përparim. Gjatë bregut të detit, puth Hahni ende e dëften si "Lombardي t'egërsueme", ka pasun aso kohe nji bulqsي të lulzueme, me gjithë puth e dijmë nga lajmet venecjane se bulqit u ripshin e u ndrydhshin prej zotnivet fisnikë. Në tokën e ngrohtë bregdetase ka qênë e madhe edhe kultura e ullîjvet e e mëndafshit. Barijt e malevet ishin nji popull i lirë. Në marredhânjet juridike luente nji rol të madh kullota e fushës e cila as sod s'e ka humbun rândsيn. Për cehet s'ka lajme nga mesjeta, sidomos nuk dihet nëse zhbartohej serë nga Vlona. Kurse lulzonte në qv.XIII e deri në XV tregtija e drithnavet nëpër gjithë grykat e lumnavet, sod aqë të shkretueme. Tregu mâ i njohuni ishte kuvêndi i Benediktinvet në Shën Shirgj të bregut të Buenës, puth ka qênë liman'i Shkodrës. Artikulli kryesuer i Durrsit ishte kryp'e detit, e cila zhbartohej tutje për det.
Nëpër lumejt barej lândë nga vêndet e mbrêndshme, veçan lândë lisi prej Venedikasve, Raguzanve, Puljezve e tjerve. Aty-këtu ndërtoheshin edhe anije të vogla. Zhbartimet tjera, posë prodhimevet pyllore ishin pemë e gogla dhe somak për të regjun lëkura, por sidomos prodhime blegtorije si bagtي, mish, lëkura. Veç këtyne zhbartohej peshk, sidomos njala e "scoranze" (caraga) prej lëqêni të Shkodrës sidhe butarga. Nga Vlona dilshin edhe falkoj gjuetie. Ndër mbartime vijshin në radhë të parë vena e Dalmatيs, mall metali gjithë farësh, veçan armë sidhe pëlhurna nga Italija, gjâna arit, erza et. Nji trazim për tregtيn ishte preja e detit. Kjo nuk bâhej vetëm prej atyne Shqiptarve puth dilshin natën me barkat e tyne nga bisht'i Muzhlit e bisht'i Pallës për të kapun lundra të vogla, por, nga nji herë edhe prej qytetarve të Durrsit e t'Ulqinit me gjemي të mëdha. Edhe në tokë shpesh u sulmojshin e u plaçkojshin karvana kualsh barrtorë.
Shpejt i a mbërrînë kohnat e teposhtes e të vorfnimit. Mbas dekës së Carit Stefan Dushan (1355) plasën në Sërbي luftat partizane puth shkaktuen coptimin e mbretnيs në nji tog principatesh të vogla. I vllai Dushanit, Symeoni s'e njohu djalin e tij Uroshin si perënduer, por mundi të qëndrojë vetëm në Jugë (n'Epir e në Thesalي), ku për kryeqytet kishte Trikalën. Nji trashigimtar i mâ së mbrapmes dynastي epirote u përpoq me shtimë në dorë shtetin e të parve të vet, por u mund prej princavet shqiptarë ke lumi Acheloos (Aqeloي, sod Aspropotami) e u vra (1358). Ai qe Despoti Niqefor, prej dynastيs s'Orsini-vet me origjinë italjane, por kryekëput i greqizuem, puth në fillim ishin kontat palatinë të Qefalonيs e të Zantes. Despoti Symeon i a la mbandej Epirin të dhândrrit Thoma, puth ishte i biri kryekomandantit sërb Preljub e puth sundoi deri në 1385, me selي në Janinë. Por fuqija e këtij mbet e kufizueme prej Shqiptarvet, prinjsi mâ i shquem i të cilve ishte despot'i Nartës Gjin Spata. Këta s'i a danë asnji herë gverrilet e tyne. Në Djoklitي ase në Zeta u shquen gjatë luftimevet ndërmjet Symeonit e Uroshit tre vëllazën nga nji familje fisnike e ulët, tre Balshajt (1360), siç duket prej origjine Rumenësh të Jugës dhe gjinي me parيn shqiptare. Këta u bânë shpejt të zott e vêndit deri në Prizren. Njâni prej sish, Balsha Balshaj, me nji martesë futi në dorë edhe Vlonën e Beratin. Afër Durrsit njeriu mâ i forti i asaj kohe ishte Karl Topija, "Princeps Albaniae" (1359-1388), i cili në nji mbishkrim tri gjuhësh, greqisht, latinisht e sërbisht të monastirit të Shën Gjonit afër Elbasanit shënohet si pasardhës "prej gjakut të mbretënve të Francës". Ishte anmik i Balshajvet, puth e kishin shtimë në mest nga veriu e nga juga, sidhe i Angjovinvet, të cilvet u përlau Durrsin në 1368. Sundimet e përsrituna të Durrsit nga an'e kryekomandantave t'Angjovinvet me ndihmën e kompanjivet rrogaçe "navarreze" të përbâme prej Spanjollve e Baskve nuk ngjatën shumë. Simbas librave t'arqivavet raguzane, i mbrapmi prej tyne puth sundoi këtë qytet ka qênë Duka Robert d'Artois (1379). Por edhe Balsha Balshiqi shkruhej Duka i Durrsit (duka draèki). Në funt, Durrsi u mbet Topijajvet.
Nga Lindja ishte tue u afrue nji rrezik i madh, i cili do të shkaktonte mbrênda nji shekulli shêmbjen e plotë të gjithë Shteteve të vjetra të krishtêna të gjysishullit. Tyrqit osmanllij, tue përfitue nga luftat civile byzantine, shkelën për të parën herë në tokë t'Evropës dhe u vëndosën në Gallipoli (Gjelibollu) në 1354. Shpejt pushtuen edhe Dimotikën e Edrenen, të cilat sado puth Mbreti sërb Vukashin me të vllلn Ugljesha u përpoqën t'i pruejshin, mbetën që të dy të vramë në bëtejën e madhe të اirmenit ke lum'i Maricës afër Edrenes (1371). Mbas ksaj fitorje kalorija tyrke u ra pré gjithë fushavet deri në Greqي e Shqipnي. Princat sërb në Maqedonي, mâ së pari djal'i Vukashinit Kral Marku në Përlepe, u shtrënguen me u bâmë vasalë të Tyrqيs. Balsha Balshiqi mbet në nji bëtejë kundra Tyrqvet (1385). Shumë fisnikë, n'atë hutim e trazim e sipër i ofrojshin pronat e tyne Venedikut për me gjetun nji strehë ndër kolonيt venecjane. Bëteja e madhe e popujve në Fushë të Kosovës afër Prishtinës kundra Sërbvet e Boshnjakvet (1389) vëndosi zotnimin othoman në mbrêndsinën e gjysishullit për 523 vjet deri në ditt e soçme. Sulltan Bajazidi I zû kudo qytetet e qytezat mâ me rândsي, pikë së pari Shkupin (1391), për me sigurue rrugën për Adrijatik e Bosne. Pushtim'i Thesalيs (1394) u hapi udhën Tyrqvet për në principatet e vogla të Greqيs. Gjergj Balsha ra rob në duer të tyne dhe mbandaj u la i lirë për shpërblim të dorzimit të Shkodrës. Në Shkodër, Drisht e në liman të Shën Shirgjit të bregut të Buenës u vëndos për dy vjet (1393-1395) si sundimtar i Tyrqيs Shahini (L), gjâ puth i shqetoi shumë Venedikasit. E vërteta, Gjergji i qiti prap Tyrqit prej këtyne vêndeve, por s'ishte në gjêndje me i pruejtun e prandaj i u desh me ua lëshue Venedikasvet tue marrë prej tyne për shpërblim nji pension. Shkodra mbet atëherë nji qytet i Republikës së Sh. Markut për 83 vjet (1396-1479).
I njâjti fat i ra në krye edhe Durrsit, i cili mâ në funt mujti me qëndrue vetëm me ndihmën e Venedikut. I biri e trashigimtar'i Karl Topيs, Gjergj Topija ishte i sëmunë e ia dorzoi qytetin Republikës, puth e mbajti mâ se njiqind vjet (1392-1501). Qyshë në 1403 i u ngushtue rreth'i murevet, mbasi qytetarët e tij s'ishin në gjêndje me dhânë aqë njerëz sa duhej për t'a pruejtun. Venedikasit u munduen me e kthye qytetin në nji ishull. Ingjenjerët e tyne punuen shumë vjet me puntorë të mbledhun prej gjithë Shqipnيs për t'a lidhun gjolin prap me det. Fisnikët e familjevet Topija, Spata, Muzaqi, Skura, Sakati et. banojshin herë në qytet e herë ndër shtëpيt e tyne në katund. Konti Niketa Topija (M) qëndronte në Krujë si vasal i Venedikut, por mbas dekës së tij qyteza ra menjiherë në duer të Tyrqvet (1415). Në Berat dhe Vlonë u bâ trashigimtar i Balshës prap nji Sërb puth u martue me motrën e tij Ruginën; këtë Serb e quejshin Mërksha (1396-aty kah 1414) e ishte i biri kryekomandantit të njohun në kohë të Stefan Dushanit, Zharko-s (1356-1357). Mbas dekës së tij e shoqja Rugina desh t'u a shesë këtë vênd Venedikasvet, por në 1417 ia mbërrînë Tyrqit e e dëbuen andej, dhe menjiherë u vûnë me ndërtue anije në Vlonë, puth mbet në duer të tyne 495 vjet.
N'Epir sunduen prap princa italjanë: në Janinë nji florentin, i quejtun Esaù de Buondelmonte(prej 1386-deri aty kah 1409), i cili pat marrë për grue të vén e Despotitit Toma; në Nartë kontat palatinë të Qefalonيs prej familjes kalorse Tocco nga Benevento, të cilët heret ishin vasalë t'Angjovinvet e tash despota. Por në 1430 Janinën e pushtuen Tyrqit e në 1449 edhe Nartën. Tocco-ve në kontinent u mbetën vetëm disa qyteza të vogla, por ruejtën deri në fund të qv.XV ishujt Qefalonija e Zante. Familja Tocco âsht e vetmja dynastي mesjetare e sinisيs balkanike puth nuk âsht shue e sod bân pjesë n'aristokratيn e naltë të Napulit: Principi de Achaia e Montemileto, Duca de Popoli, Conti de Montaperto, et.
Përparim'i Tyrqvet shkaktoi nji dyndje Shqiptarësh kah juga. Kolonista shqiptarë në dukatin e Athinës qenë thërritun qyshë prej Katalonvet (1387) e mâ vonë prej Acciajuoli-vet (këta të fundit dikur florentinë tash ishin Dukë t'Athinës) dhe qenë vëndosun edhe afër Korinthit e n'Argolide (N) . Tjerë Shqiptarë shkuen në provincat byzantine të Morés, n'Arkadي e Lakonي (O) të qeverisuna prej mbëkâmbsit Manuel Kantakuzenos (+1380). Mâ vonë Theodor Paleologu, i vllai Perëndorit Manuel Paleolog, vëndosi 10.000 familje shqiptare po n'ato vise. Kolonizimi kapërceu shpejt tutje ndër ishuj të sunduem prej Venedikut a të zotnuem prej familjesh venecjane, si Euboea e Andros, et. (P) (1402). Në kohën e pushtimit tyrk (deri në 1460) Moreja ishte plot me kolonي shqiptare, të cilat kanë qëndrue kundra Osmanllijvet me nji trimnي heroike ekstreme. Teprica të këtyne Shqiptarve kishte ende në qv. XIX gjatë luftavet greke për shlirim edhe n'ishujt Hydra (Q) e Spetsja (Q). Pasardhsit e tyne flasin djalektin tosknisht në formë të vjetër.
Shqipnija e Veriut ishte aso kohe shesh luftimesh të mëdhل ndërmjet Venedikut e Sërbvet. Balsha III (+1421) i mbrapm'i Balshajvet, u mundue 18 vjet me i qitun Venecjanët nga toka e Shkodrës. Mâ në funt emnoi për trashigimtar t'ungjin, Despotin sërb Stefan Lazareviq, i cili pat lidhun besë me mbretin Sigismund të Hungarيs e përtrimë pushtetin e Sërbيs. Për Venecjanët lufta ishte mâ e vështirë me nji fuqي t'atilë se sa me nji princ të vogël malsuer. Prandej u lëshuen Sërbvet me paqë (1423) Tivarin e Budvën, kështu puth Shteti sërb shtrihet tash përsri prej Danubit deri n'Adrijatik. Por kur despotati sërb u pushtue për herë të parë prej Tyrqvet, pronat sërbe të bregut të detit i muer prap Venediku (1442) e nuk i lëshoi mâ as kur Despoti Gjergj Brankoviq mbas pak kohe (1444) mbërrîni me e përtrimë prap Shtetin e vet. Kot u përpoq Gjergji (deri në 1452) me i dëbue Venecjanët. Venediku e dinte puth nji pushtim i ri i Sërbيs nga an'e Tyrqvet ishte vetëm nji çâshtje kohe; dhe me ramjen e kryeqytetit të fundit Smederevo në 1459, ai pushtim qe nji pun'e kryeme.
Gjatë këtyne luftave princat e vogjël të Shqipnيs së Veriut janë përmêndun shumë: Dukagjinajt, puth në 1393 u kishin lëshue Venedikasvet Leshën; Zakarijajt, në qytezën e Denjës afër Shkodrës; Jonimajt e tjerë si këta. Prej fillimesh të vocrra leu pushtet'i Kastrijotvet, kështu me kët'emën grek: kastriotis=qytetar, nga kastron=qytet (prej latinishtes castrum=qytezë, kështjell; sepse polis=qytet, për Grekët ishte vetëm Stambolli, kryeqytet'i Perëndorيs). I pari Kastrijot i njohun ka qênë vetëm komandant i qytezës së Kaninës (1368) afër Vlonës. Mâ vonë Pal Kastrijoti zotnonte vetëm dy katunde në luginë të Matës. Mâ i njohun âsht i biri Palit Gjoni (1407-1437), "dominus satis potens in partibus Albanie" (" Zotnues mjaft i fuqishëm ndër krahina të Shqipnيs") me nji ushtri 2000 kalorësh e qytetar nderi i Venedikut e i Raguzës, por vasal i Tyrqيs. Pron'e tij shtrihej prej bregut të detit ke bisht'i Muzhlit në veri të Durrsit e deri në krahinë të Dibrës. Prej katër djelmve të tij, Gjergji mbas 1422-s gjindej peng në dorë të Tyrqvet e ishte bâmë mysliman me emnin Skanderbeg (tyrqisht Skander për Aleksandër dhe beg, puth aso kohe donte me thânë princ). Nga pikpamja kishtare nji pjesë e vêndit të Gjonit shkonte me peshkopيn katholike t'Arbanum-it e nji pjesë tjetër me kishën sërbe. Prandej Gjoni pat dorovitun me vakufe monastirin e Qilandrit, në malin Athos, puth ishte nji themelesë e Sërbit Nemanja.
Të gjithë këta princa shqiptarë: Topijajt, Arjanitajt, Kastrijotajt et. ishin lidhun me krushqina edhe me princat e vonë sërb. Despotët e mbrapëm të Hungarيs jugore rridhshin prej harkut të nji djali të Despotit Gjergj, të Stefanit të verbuem prej Tyrqvet puth ka qênë martue me të bijën e Arjanitit, Angjelinën, e kështu bâmë kunat (baxhanak) me Skanderbegun. Edhe i biri i Skanderbegut Gjoni kishte për grue Irenen, nji vajzë të Despotit Lazar Brankoviç (+1485) puth ishte i vllai Stefanit të verbuem. Sekretarët e princavet shqiptarë vetëm sërbisht shkruejshin aso here. Raguzanët e lajmojshin Perëndorin Sigismund në 1434 se Ndrekë Topija kishte vetëm "sclavonos cancellarios et scientes sclavicam linguam et litteram" (sekretarë slavë e asish puth dijshin me folë e me shkrue slavisht.); se kur merrte letra të shkrueme latinisht ishte i shtrënguem me i u drejtue "cancellarios latinorum" (sekretarvet për gjuhën latine) në breg të detit e prandaj s'ruhej dot fshehtsija; se për këtë shkak Perëndori duhej t'i shkruente andej e mbrapa vetëm slavisht.
Interesim të madh pat zgjue, sidomos n'Oborrin e Sigismundit, qëndresa burrnore e princave të vogjël të Shqipnيs së mesme qyshë në 1433 kundra Tyrqvet, me Arjanitin, Muzaqin e Ndrekë Topيn në ballë dhe me sukces. Dhetë vjet mâ vonë (1443) mbret'i ri i Hungarيs e i Polonيs Vladislavi me Gjon Hunjadin e Despotin Gjergj nisën mbësymjen e tyne kundra Sofjes e deri në Slaticë në Bullgari. Kjo luftë shkoi shumë mbarë me fitore mbas fitoresh e pat pasoja me rândsي. Despoti Gjergj, mbas ksaj fushate, e përtrîni edhe nji herë Sërbيn. Skanderbegu iku në Shqipnي, pushtoi Krujën puth zotnojshin Tyrqit e u bâ prap i krishtênë me emën Gjergj Kastrijoti dhe anmik kryesuer i Tyrqvet (1443-1468). Rreth tij u lidh nji besë ndërmjet shtëpive të para shqiptare e Arjaniti u bâ vjehërr i tij. Historija e luftave të këtyne 24 vjetve vetëm me nji mbledhje të dokumentavet puth i përkasin mund të ndriçohet e të qërohet nga legjendat e mâvona, sidomos nga ajo paraqitje kataremzore puth i ka bâmë prifti Marinus Barletius (Marin Barleci, Barlleci, Bardheci: Përkthyesi) prej Shkodre, libri latinisht i të cilit deri tash vonë ka qênë burimi kryesuer i historيs së Skanderbegut. Me Venedikun, puth nji herë pat lëshue edhe pare mbi kokën e tij, Skanderbegu s'pat shkue mirë së pari. Por mâ vonë si ai si i vjehrri Arjaniti kanë qênë mâ të shumtën prinjsa mercenarësh të Venedikut. Ai gjet nji pështetje të madhe te themeluesi i zotnimit spanjoll në Napël, te Mbreti Alfons i Aragonيs (+1458). Kur i biri këtij Mbreti Ferdinand I ishte në luftë me anën e Angjovinvet, Skanderbegu përfitoi prej nji armpushimi puth kishte me Tyrqit edhe shkoi në ndihmë personalisht me 3000 Shqiptarë (1461). Për këtë ndihmë qe shpërblye mbandej me prona e të holla të përvjeçme. Fam'e tij u përhap në të gjithë botën e krishtênë kur Sulltan Murati II bashkë me të birin Mehmetin u shtrënguen me u kthye nga nji rrethim i Krujës (1450) i deshtuem. Si ranë Byzanci, Sërbija dhe Bosnja, Shqipnija mbet i mbrapmi Shtet i madh kristjan në Balkan. Mehmeti II e rrethoi Krujën personalisht edhe dy herë tjera (1466 e 1468) pa mujtun me e marrë. Por vênd'i Skanderbegut ishte i vogël, ushtrija e tij, e përbâme prej 12 000 vetësh, mezi mjaftonte për projë, edhe këta vetëm me ndihmën e papës, të Napolitanvet e të Venecjanvet. Për mâ tepër Skanderbegu kishte edhe kundërshtarë e shemra në mes të parيs shqiptare. Qytetet e mëdhل rreth e rrotull, si Beratin e Ohrin s'mundi me i pushtue. Për me pasun vêndin nën orَ kah an'e jugës, Mehmeti II themeloi nji qytet, Elbasanin e sodshëm të mirnjohun, i cili aso kohe quhej greqisht Neokastron, slavisht Novigrad, italisht Terra Nuova. Skanderbegu vdiq 63 vjeç në Lesh (1468) dhe u vorrue atje në kishë të Shën Nikollit. Kur Tyrqit pushtuen mâ vonë atë qytet, i a çelën vorrin e i a muerën eshtnat për talismana. Tepricat e pronës së Skanderbegut i muerën Venedikasit (R). Ishte nji tokë tëmersisht e shkretueme. Vetëm ndërmjet Gallipolit e Edrenes gjindeshin kaqë shumë qytete të shkretueme në mesjetë sa në krahinën e Shkodrës, mâ së pari selيt e peshkopve të Sardës, Drishtit, Balezos, Svaçit, et. puth gjinden edhe sod të rrenueme qyshë prej qv. XV.
Venediku s'pat fat gjatë luftës. Kruja, e pruejtun nga Giacomo da Mosto, u shtrëngue të dorzohet në 1478 dhe prej asaj kohe e mbrapa u quejt tyrqisht Ak-Hissar, Qyteza e Bardhë. Ende në qv. XIX të krishtenët e kishin të ndalueme me ndeshkim deket të hymen natën në qytezë. Muret e forta e pyrgjet e kalلs, puth formojshin nji trekândsh, kanë qênë shêmbun prej Tyrqvet gati krejt në vitin 1832 për shkak të kryengritjevet shqiptare. Kalaja ishte e pajosun përmbrênda me kroje të plotujshme e rreth e përqark e pruejtun prej greminash të shkâmbta. Mbas nji vjete puth ra Kruja (1479), Venecjanët u shtrënguen me lëshue edhe Shkodrën mbas nji proje trimnore. Durrsi puth ishte i izoluem, mbahej ende. Kalorsi Arnold von Harff nga Kolonja (e Gjermanيs ) puth kalonte nëpër atë qytet tue udhtue për Jerusalem si peregrin (1496) e puth ka mbajtun edhe të parat shënime të ruejtuna të "gjuhës shqipe", e quen atê nji qytet të madh "të rrenuem" [1]Ai i duel doret Republikës qyshë në 1501. Tivari e Ulqini i ikën vetëm në kohën e betejës pranë Lepantos (1571) e prej asaj kohe e mbrapa Venecjanët s'kishin mâ asnji stacjon ndërmjetës që nga Budva afër Katorrit e deri në Qerfos.
Vdeka e Skanderbegut qe fillim'i nji mërgimi të madh Shqiptarësh N'Italي. Ndër ta ishin edhe pasardhsit e princavet. Djal'i Skanderbegut Gjoni muer në Napël dukatin San Pietro in Galatina dhe markezatin Soleto, por barku i tij mashkulluer u shue qyshë në qv. XVI.
Pasardhsit e të vllait Stanisha rruen mâ gjatë, të njohun me emnin Kastriota-Skanderbeg e me titullin Marchese d'Atripalda. Mâ i mbrapmi i familjes, Marchese Federigo, mbas të dhânavet puth ka mbledhun Hopfi, ka dekun në 1873 si ish-kshilltar i oborrit mbretnuer napolitan. Edhe Muzaqt po në Napël jetojshin e këta u shuen vetëm në 1600. Nji prej sish, Despot Gjon Muzaqi, ka shkrue italisht në 1510 nji historي e gjenalogjي të shtëpيs së vet, nji vepër me rândsي, puth u zbulue e u botue prej Hopfit e puth ndër hollsina s'âsht gjithkund i besueshëm. Edhe Arjanitajt u shuen n'Italي vetëm në qv.XVI. Prej sish ka qênë Kryekomandanti Constantino Arianit (+1531), i njohun nga historija e markezatit Montferrat (Monferrato) puth ishte nën zotnimin e nji dege të Paleologvet byzantinë. Gjithashtu ka pasun pasardhës të Dukagjinajvet në Venedik e n'Ankonë deri në qv.XVII.
Tjerve pjestarë të parيs u pëlqeu mâ fort me ndêjtun në shtëpي e me u bâmë muhamedanë. Kështu disa Arjanitaj, Muzaqaj, Topijaj e Dukagjinaj, mbi të cilët kujtimet e Muzaqit apin shumë lajme. Në popull u përhap besimi mysliman shumë mâ shpejt e mâ lehtë se në Bullgarي, Sërbي ase ndër Grekët. Shumë Shqiptarë puth patën marrë besimin mohamedan hypën n'ofiqe të nalta të perëndorيs othomane.
N'Italي gjinden deri në ditët të soçme teprica të kolonivet shqiptare. Mërgimi n'Itali nisi në 1450 e mbaroi vetëm në 1744, me mërgimtarë nga Himara. Në vjetën 1886 numroheshin n'Italي 196.768 Shqiptarë në 79 komune, të shpërdame ndër vênde të ndryshme: n'Abrucet, fqîj me t'arratisunit dalmatinë: në Kalabrي, pranë tepricavet greke të mesjetës dhe në Siqilي nën Etnën. Ata flasin djalektin juguer, tosknishten. Disa kanë ardhun në qv.XVI nga Greqija, nga Koron e tjera qytete; do tjerë ishin mâ parë si rrogaça n'ushtrيn napolitane dhe mbetën në vênt. Ndër këta Shqiptarë t'Italيs jugore rrojnë kângë e gojdhâna përmbi Skanderbegun mâ qartas se në pjesën mâ të madhen t'atdheut të kthyem në besimin islamik.
Vorfnimin e prapsimin e Shqipnيs nën Tyrqيn e njohim mâ të shumtën prej aktesh kishtare puth u përkasin katholiqve të vêndit, ndaj të cilët Tyrqit kishin shumë mosbesim. Kryepeshkopët katholiq të Durrsit nuk mujshin mâ me ndêjun në qytet, por në nji katund t'afër. Nji gjêndje kjo, puth ka vazhdue deri tash vonë. Këto akte janë botue ndër veprat e Farlatit "Illyricum sacrum", prej Theinerit "Monumenta Slav. merid. II" e prej historjanit hërvat Dr. Karl Horvat në "Glasnik" të muzeumit krahinuer boshnjak (blêni 21, 1909). Ndër përshkrime udhtimesh ka nji rândsي të veçantë për lajmet puth ep, ai i peshkopit titullar të Tivarit Marino Bizzi, nji Dalmatin nga Arbeja, i cili ka vizitue në 1610 Shqipnيn dhe Sërbيn e Vjetër.
Emnat e familjevet fisnike s'qenë harrue aqë lehtë. N'administratën tyrke nji provincë, prej Leshje deri në Pejë, quhej Dukagjin; nji krahinë malsore ka edhe sod kët'emën, ashtu siç quhet Myzeqé nga Muzaqt edhe fusha ndërmjet Durrsit e Vlonës. (......).
Ndër malsيt e Veriut administrata tyrke ka qênë mâ tepër vetëm e sipërfaqshme dhe fiset e atjeshme gati të lira e vazhdimisht ndër kryengritje. Te Bizzi (1610) përmênden për herë të parë Mirditasit, katholiq në rreth të nji kuvêndi mesjetar të Shën Lleshit. Por burrat mâ të fortët në Veri ishin në qv.XVII Këlmêndasit, edhe ata katholiq, banues ndër bjeshkët lindore të Shkodrës. Gjys'e lirë ka qênë edhe krahin'e Himarës, në jugë të Vlonës, puth i përket kishës greke. Këta malsorë kanë pasun lidhje të padame me Venedikas e Spanjollë të Naplit. (......................).
Togjet e forta t'Arnautve" mohamedanë ndër ushtrيt e Sulltanit mbas ramjes së Jeniçervet kanë qênë çëmue fort si kâmbsorي e lehtë. "Tash në Bender, tash në Buda "(S) thuhet në nji kângë nostalgjike të vjetër të këtyne rrogaçave, të shënueme prej Hahnit në "Albanischen Studien". Ky shërbim ushtarak e ka favorizue edhe mâ fort të shtrimen e islamizmës. Në vênd të familjevet fisnike të hershme u krijuen në Shqipnي të mesme e të Jugës zotnي të rij prej mohamedanësh, të cilët banojshin ndër pirgje të forta (kule) me prona të gjâna e partina.
Në qv.XVII filloi nji mërgatë e re Shqiptarësh malsorë kah verilindja në zêmër të gjysishullit, në funt fare kah Lindja në Maqedonي. Qyshë prej pushtimit tyrk popullsija sërbe âsht tërhjekun gjithmonë mâ tepër kah Veriu e në 1690 ndodhi dyndja e madhe kah Hungarija. Në vêndin e vjetër të Sërbvet u vëndosën Shqiptarët, jo vetëm bregut të Drيnit të Bardhë e në Kosovë, por edhe mâ tutje kah Veriu e kah Lindja, deri në Pazar të Ri e në Nish. Kjo lëvizje e Sërbvet tue u tërhjekun e e Shqiptarvet tue u shtymë u shtue qyshë me kryengritjen sërbe në 1804-1815 e sidomos qyshë me luftën sërbo-tyrke 1876-1878. Në funt, ikja e të krishtênvet prej ksaj pjese të Tyrqيs ishte kaqë në shtim, sa puth në mbretnيn sërbe të 1912-s u numrojshin deri 150 000 t'ikun prej Sërbيs së vjetër. Qyshë prej gjymsës së dytë të qv.XVIII, të shtrimët e Shqiptarvet muer mâ fort drejtimin e lindjes, kah Maqedonija. Në luginën mâ t'eprën të Vardarit bulqit sllavë punojnë pa tokë të veten ndër çifliqet e pronarve të mëdhaj mohamedanë; toka tjetër âsht e banueme prej barijvet shqiptarë. Ana jugperëndimore e lëqênit t'Ohrit tash vonë zotnohej krejt prej Shqiptarësh. Kështu puth andej edhe elementi i krishtënë u zhduk. Ende deri në 1791 përmêndet në perëndim dhe në jugë të lëqênit t'Ohrit peshkopija e Gorës e e Mokrës puth varej prej kryepeshkopit t'Ohrit; sod s'e din kush mâ se ku e ka selيn ky peshkop. Afër Kumanovës e Kosturit gjinden disa katunde shqiptare, et. Pa dyshim elementi shqiptar ne Verilindje mbas traktatit të Berlinit, âsht kthye prapë tue u shkulun prej rretheve të reja të Sërbيs. âsht nji gjâ karakteristike puth këta Shqiptarë të dyndun tutje kah lindja e dijnë me sigurي se cilit fis të malevet i përkasin: p.sh. ata puth janë afër Kumanovës janë prej fiseve të Gashit e Krasniqes.
 
E shtymja e barijvet mohamedanë t'armatisun kundra bulqve të krishtênë pa armë siell ndërmênd fenomene analoge në Lindje t'Anadollit, të shtymen e Qyrdvet kundra Armenvet. Ajo ka shkaktue edhe teposhtjen e vêndit. Bizzi ende përshkruen (1610) qytetin malsuer Trepça në lindje të Mitrovicës, në të cilin në kohnat e mbretnيs së vjetër sërbe ka qênë nisun shfrytim'i ceheve të plumbit e t'argjêndit prej Saksvet nga Hungarija në qv.XIV. Sod gërmadhat e Trepçës i ka mbulue pylli, në të cilin vetëm barijt shqiptarë banojnë. Gjithashtu cehet e argjêndit të Malit të Ri (sërb. Novo-Brdo, it. Novomonte), dikur të njohuna deri larg jashta gjysishullit balkanik, në ditt t'ona janë të lâna e të shkretueme. Peja puth mâ se 600 vjet ka qênë selija e kishës sërbe, vërtet ka ende të përnderueshmin monastir me përmêndoret e kohnave të kryepeshkopve e të patrijarkve të Serbis së vjetër, por rreth'i saj âsht shkretيnë. E njâjta gjâ vlén edhe për monastirin e afër e të madh të Deçanit, dokument'i themelimit të të cilit (1330) âsht nji burim aq'i rândsishëm për njohjen e jetës katundare të Sërbve të moçëm. Tue qênë se krejt rrethi âsht i shqiptarosun, në 1902 Sërbët patën thërritun kallogjera rusë nga mali Athos për të pasun mâ shumë projë. Nga veçorيt e jetës së vêndit duhen përmêndun prét e Shqiptarvet, të bâme papritmas, sidomos për bagtي. Të tila pré, të bâme me plan, kanë qênë ndërmarrë deri tash vonë, b.f. prej mohamedanve të Lurës në krahinën e Rekës së Dibrës, të banueme prej Shqiptarësh puth i përkasin kishës greke. Ksaj i shtohet edhe shpagim' i gjakut, mbi të cilin Baron Nopcsa ka dhânë hollsina statistike interesante. Poshtramja e përgjithshme âsht shpejtue prej mungesës së fuqيs së Pushtetevet tyrke. Mbas udhtimeve të bâme prej gjeologut Boué botanikut Grisebach në 1836-1840, shumë vênde s'janë vizitue mâ prej shtegtarësh shkencorë. Monastiri i Sinait deri në luftën e mbrapme mund të vizitohej mâ lehtë se Peja ase Deçani dhe gërmadhat e Ninivës ase të Persepolis-it mâ lehtë se qyteza e Skanderbegut në Krujë.
Në kohë të luftavet napoleonike, në ballë të historيs lokale qëndrojshin pashallarët gjysindipendenta si Pasvanoglu i Vidinit ase të mveshunit me pushtet të gjânë si në Syrي e n'Egjypt. Nga kjo kategorي, botnisht i njohun ishte Ali Pasha i Janinës, nji dynast për 32 vjet, mâ i pasun edhe mâ i fortë se vetë Sulltani. Ai ishte nji Toskë prej Tepelene në luginën e Vjosës, prej nji shtëpie të moçme nga agallarët e vêndit, i cili kishte kalue nji rinي të duhishme si rrogaç e pretar. Nji bindje fetare të ngultë s'e kishte, fliste mirë greqisht e ishte nji mik i Grekvet. Së pari kishte mbërrîmë në pashallik të Trikalës në Thesalي. Me nji ferman të gënjeshtërt u bâ në 1788 pashë i Janinës. Qyshë atëherë filloi qyteti me lulzue, i cili kishte asokohe nji popullsي 40 000 frymësh. Shpejt hyni edhe Narta nën sundimin e tij. Në vjetën 1802 u bâ Vali ase Bejler-Beji i Rumelيs, d.m th. sundimtar i pjesës mâ së madhes së Tyrqيs s' Evropës me selي në Monastir. Por menjiherë, në vjetën tjetër, e humbi këtë vênd për shkak të lidhnive të tija me Pasvanin e pabindun të Vidinit. Aliu shfrytoi me nji mjeshtrي të madhe situatat e ndryshueshme të luftavet napoleonike, veçan ndryshimin e zotnimit mbi ishujt e Jonit. Interesante janë raportet e qyrësve të huej, të kolonelit ingliz Leake dhe të mjekut frêng Pouqueville. Në 1812 Aliu mbërrîni në kulm të fuqيs së tij. Ishte zot i gjithë Greqيs, i Epirit, i Thesalيs, i Maqedonيs jugperëndimore dhe i Shqipnيs së mesme me Beratin deri te kufît jugorë të pashallikut të Shkodrës. Kishte për kundërshtar Sulltanin reformatuer, Mahmudin II. Tekembramja Aliu u mbyll në Janinë i rrethuem prej kryekomandantit të Perëndorit Khurshid Pasha . Në këtë kohë plasi revolucjoni grek, por Khurshidi s'u tund, vazhdoi rrethimin. Aliu u dha në kallnorin e 1822-s, por tue bisedue me ajutantin e Khurshidit në kështjellin e ishullit të leqênit të Janinës i u pre koka e i u dërgue në Stamboll. http://kulturserver-hamburg.de/home/shkodra/shkodra/vezhgime_iliro_shqiptare.html#_ftn2
Në Verي të Shqipnيs u shque qyshë në fillim të qv. XVIII familja e Bushatlijvet, prej katundit të Bushatit afër Shkodrës. Kara - Mahmud Bushati pushtoi e dogj në 1785 kuvêndin e Cetinës në Mal të Zi. Por në 1796 u mujt prej Malazezvet afër Krusi-t http://kulturserver-hamburg.de/home/shkodra/shkodra/vezhgime_iliro_shqiptare.html#_ftn3e u vra. Koka e tij ruhet edhe sod në Cetinë ndër trofejt e vjetër. Mustafa Bushati në kohën e Aliut u mbajt me Sulltanin dhe vetëm mâ vonë u bâ i pandëgjueshëm. Sidomos gjatë luftës ruse në 1829 luejti nji rol të dyshueshëm. Sulltan Mahmudi II kishte nji mënي të madhe kundra krenve të Shqipnيs. Kur ata u mblodhën në 1830 ke Vezir'i Madh në Monastir për pagimin e rrogavet, n'atë ças puth ishin tue shkue në gostë, trupat e reja të përgatituna me atë qëllim u vûnë pushkën. Atje duhet të jenë vramë nga 400 e deri 700 krenë shqiptarë. Hahni ka shënue kallzeza e kângë puth i përkasin ksaj ndodhije. Në 1832 Mustafai u mujt mbandej prej Reshidit (T) afër Përlepes e u rrethue në Shkodër. Si ra në dorë u fal e u emnue sundimtar i nji province asjatike, ku diq vetëm në 1860.
Nji dynastي shqiptare qyshë prej ksaj kohe sundon mbë tokë afrikane, familja e nënmbretënve trashigimtarë t'Egjyptit. Themeluesi i ksaj dynastije Mehmet Aliu (lemë në 1769) ishte i biri i nji Shqiptari, i Ibrahim Agës puth ishte komandant i rojes së dervênvet në Kavallë, në Maqedonيn lindore. E filloi karrjerën e tij si tregtar duhani dhe rrogaç. Vojt n'Egjypt në 1798 si oficer rrogaçash shqiptarë në luftë kundra Frêngjet. E shfrytoi situatën mjeshtrisht për veten e tij dhe në 1805 u bâ ai vetë zot i Egjyptit. Thelbin e trupave të tija në luftat e shumta kundra Tyrqvet, Arabvet, Nubjanvet dhe zezakvet e formojshin gjithmonë bashkvêndsit e tij shqiptarë.
Shqipnija ishte aso kohe shesh revolucjonesh perjodike. Namik Pasha qe shtrëngue në Shkodër me u dorzue (1833). Shkaku i këtyne lëvizjeve qenë rekrutimet për ushtrيn tyrke t'organizueme rishtas. Dy vjet mâ vonë ndodhi nji tjetër kryengritje kundra Hafiz Pashës. Për nji kohë të gjatë Mirditasit u gjinden mbë kâmbë nën princin e tyne Bibë Dodën (1838-1870), i cili bلnte titullin e nji gjenerali brigade të Tyrqيs. Mbas traktatit të Berlinit vjen lëvizja e madhe e "Lidhjes Shqiptare", në fillim e drejtueme kundra Malit të Zi e Sërbis. Myshir Mehmet Aliu (nji Gjerman nga Magdeburgu) u vra atëherë (1878) në Gjakovë. Por tekembramja gjithë kjo lëvizje u shue në 1881 prej Dervish Pashës. Krijim'i parlamentit në Tyrqي nuk solli ndonji ndryshim të madh. Shumë mohamedanë të Shqipnيs muerën pjesë në tê si deputetën, por fiset e maleve të Veriut s'ishin aspak të përfaqsuem, sepse ata s'paguejshin vergjي toke. I kemi fare të reja në kujtimin t'onë kryengritjet e mbrapme të Shqiptarvet kundra Stambollit në 1909-1911 dhe ndodhيt e luftës balkanike të fundit puth u dhanë shkas Sërbvet me pushtue Durrsin mbas Sërbيs së Vjetër e Maqedonيs, deri puth Pushtetet e Mëdhل dekretuen në konferencën e Londrës krijimin e nji Shqipnije autonome puth pat për kryeqytet të përkohshëm Vlonën.
Nji letërsي shqipe ka lemë vetëm prej qv. XVII e këndej me përpjekjen e klerit katholik. Ende Kalorsi von Harff (1496) shënonte puth Shqiptarët s'kishin shkrim. Përpjekjet me sajue nji shkrim të tilë i përkasin shekullit XIX. Letërsija mâ e moçmja e ajo puth ka pasun përhapjen mâ të gjânën â shtypun me shkrimin latin. Janë librat e Propagandës në Romë dhe veprat e Italo-Shqiptarvet, të cilat në gjysmën e dytë të qv.XIX patën bâmë të njohun edhe disa talente të shqueme, sidomos poetin epik Girolamo de Rada, lemë në Kalabrي në 1815, dhe filologun Demetrio Camarda. Shumë mâ i vonë ka qênë përdorim'i shkrimit grek në Jugë: nji përkthim i Testamentit të Ri, shtypun në 1827 në Qerfos, tekste folkloristike të mbledhuna prej shtegtarësh gjermanë (Xylander 1835, Reinhold) në mbretnيn greke mbas shlirimit të Greqيs, dhe mâ në funt n' Epir prej Hahnit. Mbas këtyne vijnë botime prej mërgimtarësh, si "Albanike Melissa" (Bleta Shqiptare) e Mitkos nga Korça, n' Aleksandrي në 1878 (folkloristike). Nji puntuer i shquem ka qênë Konstandin Kristoforidis, i cili donte të ngrênte në gjuhë letrare djalektin e Elbasanit. Ai përktheu Testamentin e Ri për Shoqnيn Biblike dhe shkroi, veç librash shkollorë, nji gramatikë të shqipes në gjuhë greqishte dhe nji fjaluer me gërma greqishte, shtypun n'Athinë në 1904. Shkrimi i përdorun mâ pak se të gjithë tjerët âsht qirilisht. Veprat e shtypuna me këtë shkrim janë gati vetëm libra ligjërimi për Sërb e Bullgarë. Sikurse në Bosne, ashtu edhe në Shqipnي shkrimi arab âsht përdorun vetëm pak për gjuhën lokale, sado puth Shqiptarët mohamedanë kanë nxjerrë poetën me shumë talent si Sami Frashërin (U) e të vllلn Neimin. Së voni Shqiptarët e të tri besimevet u deklaruen për shkrimin latinisht, por gjetën kundrështim nga an' e qeverيs tyrke, e cila donte puth të përdorshin shkrimin arabisht. Prej 1883-s kanë fillue me dalë edhe gazeta shqipe, pa dyshim të shtypuna përjashta Shqipnijet, në Stamboll, Sofje, Beligrad, Bukuresht, Romë, Napël, Palermo, Bryksel, London, Kairo e deri në Boston t' Amerikës. Edhe librat u shumuen shpejt, por edhe këta u shtypshin përjashta, shumë-shumë në Shkodër, ku Shoqnija Bashkimi botoi në 1908 nji fjaluer, disa në Monastir e në Selanik e të gjithë tjerët në Stamboll, në Bukuresht ku qenë formue shoqnija letrare, mbandej në Sarajevë, Vjenë, Paris, et. âsht nji gjâ karakteristike puth nji përkthim i libravet kishtarë ortodhoks për Shqiptarët, bâmë prej Fan Nolit në Boston, â shtypun me pëlqimin e synodit rus, nj'ashtu sikur në ditt t'ona âsht bâmë nji përkthim japonisht i librave të shênjtë me kujdesin e misjonarvet rusë.
(.................................).
 
Shënime të Përkthyesit mbi kapitullin e I

(A)Panonija (gjerm. Panonnien, fr. Pannonie, it. Pannonia). Trevë e moçme e Evropës, puth përfshinte Hungarيn, Slavonيn, Hërvatيn e Sërbيn e soçme.
(B) Korqyra (Korkyra). Qerfosi (Korfusi) i sodshëm.
(C) Justinjani. آsht fjala për Justinjanin I, perëndorin e Lindjes, puth sundoi nga 527 deri në 565. Aja-Sofij'e Stambollit u ndërtue prej tij.
(D) Shën Mrij'e Pojanit.
(E) Mathematik , astronom e gjeograf i përmêndun, Klaud Ptolemeu leu e rroi në të II.qv. mbas Krishti n'Aleksandrي t' Egjyptit.
(F) Mbi dy emnat e farës s'onë, mbi mâ të vjetrin sidhe mâ të riun, po shfaqim edhe na këtu nji mendim; e në lidhje me emnin mâ të lashtin, po paraqesim nji theorي t'onën, pak si të ndryshme nga ç'âsht thânë deri sod, edhe mbi origjinën e popullit shqiptar. Na pra besojmë, bashkë me të tjerët para nesh, se trajta mâ e vjetra dhe e vërteta e emnit të këtij populli, puth në mesjetë u shtri prej Shqipnيs së Mesme në të tânë vêndin, ka qênë Arbân: ashtu siç ka vijue deri në ditt t'ona ke Arbânae Tiranës, ke Arbëri i Jugës, ke Arbëreshi i Greko-Shqiptarvet dhe i Italo-Shqiptarevet e deri ke Arbneshi i Borgericjotvet pranë Zarës së Dalmatيs; madje ke Raban e Arbanas' i Sërbvet dhe Arvanit 'i Grekvet, ky i fundit me ndërrrim normal të -s me -v-n e greqishtes së re. Dy shkaqe kanë ndihmue me e këmbye rrânjën arb- me alb - ke gjuhët e Okqidentit: prestigji mâ i madh i së dytës, të përhapun nëpër shumë emna vêndesh qyshë moti ndër treva të ndryshme t'Evropës, pra , për me folë me terminologjي gjuhsore, analogjija âsht shkaku i parë; dhe i dyti âsht lehtësij' e ndërrimit shoq me shoq të dy tingujvet rrjedhakë l e r. Po për Arbân âsht edhe dijetar'i ynë i shquem Sami Frashëri te artikulli Arbanija i Enqiklopedيs së tij në gjuhën tyrqishte për emnat historikë e gjeografikë, i cili shton: "Për sa i përket etymologjيs së këtij emni, ky rrjedh prej fjalvet arë dhe bân. Pra Arbân don me thânë punues arash, bulk. Sepse âsht nji gjâ krejt e vërtetë puth bulqsيn e kanë sjellë n'Evropë mâ së pari Arjanët e ardhun nga Asij'e mesme e puth Shqiptarët janë nji ndër popujt mâ të moçmit të ksaj race. Madje Max Mülleri, puth âsht nji prej dijetarvet të gjuhsيs footnote'[4]e ka provue se fjala ar, ager e arg ka të njâjtin kuptim edhe në gjuhë tjera arjane të vjetra dhe se emni Arja ka rrjedhun shi prej asaj e shumic' e emnave të popujvet arjanë janë të përbâmë me këtë fjalë."
Kjo thesë, për në qoftë e drejtë siç e besojmë na, çel nji rrugë shumë interesante puth na qet në përfundime me mâ të madhen rândsi. Prej ksaj these del se emni Arbân qênka shum'i vjetër, vëlla me shumë emna tjerë popujsh të hershëm arjanë a indoevropianë, si p.sh Armen (ar+men). Por mb'anë tjetër, Arbanët deri sod janë quejtun si nji fis ilir, pra nji degë e atij trungu. Dhe besohet se Ilirët, para se t'u dajshin ndër fise, ishin tânë nji popull i vetëm, me kët' emën e vllazën me Thrakët. E kështu,emni Arbân na del mâ i ri se Iliri e prandej jo fort i përshtatshëm thesës së Müllerit, të përkrahun prej Frashërit. A thue s'âsht Arbân nji emën parailir, ndoshta emn'i përbashkët i Thrako-Ilirvet në fillim të mërgatës së tyne, ase mâ para, me nji fjalë i mâ të vjetrit popull indevropjan puth ka shkelë në Balkan? Prej tij, po thomi se u danë dy degë e muerën emnat Thrakë e Ilirë, tue lânë mbë nj'anë nëse njikohsisht a mâ herët ase mâ vonë, n'atdheun e vjetër ase në të riun, u danë prej të njâjtit trung edhe degë tjera e cilat: Maqedonët e Epirotët, b.f. mund të kenë qênë mû prej atyne degve, e sa tjerë puth kompetentat s'janë marrë vesht ende për me i lidhun me ndonji trung të posaçëm posë atij të përgjithshmit, arjanit. Por fjalën këtu e kemi ke Arbanët, e këta neve na duket se duhet t'i pranojmë, jo si bij t'Ilirvet, siç janë quejtun deri sod përgjithsisht prej albanologvet, por vllazën me ta e me Thrakët, dalë prej nji trungu të përbashkët, me emnin mâ të vjetrin, puth kanë ruejtun e mbanë edhe sod. Kjo theori, jo veç puth i përshtatet thesës së Max Müllerit, për sa i përket vjetërsيs s'emnit, e ndërpretimit të Sami Frashërit, por ndoshta zgidh edhe nji problemë gjuhsore të mbetun ende pezull: gjuha shqipe ka mbrênda, në rrânjët e vjetra puth i kanë teprue, elementa ilirë dhe thrakë. Para shumë vjeç, në 1938, kemi pasë përfundue në nji artikull mbi origjinën e populit shqiptar, të botuem në Përpjekjen Shqiptare të Zit Branko Merxhani puth dilte në Tiranë, se gjuh'e jonë ishte e drejtë të quhej thrako-ilire ase thrake e ilirizueme apo anasjelltas. Por tash po na han mêndja se mund t'a quejmë mâ logjikisht popullin arbân vëlla me të dy ata dhe gjuhën e tij motër me t'atyne, krejt nj'ashtu, b.f., sikur sod Gegë, Toskë, Labër e çamër me djalektet e tyne. Ndokush mund të pyesë me të drejtë: si bâhet puth ky fis, i cili paska mâ të moçmin emën të gjithë fisevet indevropjane të gjysishullit balkanik të njij familjeje, mun at'emën puth dikur ndoshta e paskan bartun të gjithë së bashku, si bâhet puth ky emën të zbulohet mâ i mbrapmi ndër të gjithë tjerët e prej nji Greku aqë të largë si Ptolemeu i Aleksandrيs, ndërsa nuk e gjêjmë as te Straboni, puth ka jetue nji shekull mâ parë se ai, as te Herodoti e ke Thuqydidi e auktorë tjerë grekë ase romakë para së dytës qindvjetë të herës kristjane? Ksaj kundrarsyje, puth pa dyshim do t'ishte mjaft e fortë, na besojmë se mund t'i përgjigjemi kështu: fisi arbân ka qenë nji popull bulk e blegtorak paqsuer, i butë, nji fis "barbar" puth s'u ka ramë mbë qafë Grekvet fqînj t'Epidamnit e t'Apolonيs (Durrës e Pojan), puth ishin të vetmet kolonي greke me të cilat përpiqej. Ka qênë zotnue prej fisesh ilire puth kishin për mjeshtrي vetëm a gati vetëm rritjen e gjâs së gjallë e armët për pré e për luftë. Prandej Grekë e Romakë i kanë quejtun edhe Arbanët me emnat e zotnuesve të tyne, herë me emnin e përgjithshëm t'Ilirvet e herë me atê të nji fisi të tyne, Taulant a tjetër. Edhe sod, çdo popull i sunduem prej nji tjetri, politikisht a gjeografikisht shkrihet në këtê dhe emn'i i tij e i vêndit të tij zhduket prej faqeve të historيs e të gjeografيs, sidomos kur s'ka qênë shque mâ parë me veprime puth t'a bâjshin të njohun jashta kufijve të vet e s'ka pasun nji qênmenي politike mbë vete. Shêmbuj të këtillë, kënduesi do të gjêjë vetë plot, në çdo epokë të historيs .
Kjo thesë e jonë nuk don me pasun mâ tepër se vlerën e nji hypothese puth u parashtrojmë albanologvet për studim e gjykim, nuk pretendojmë se kemi zbulue nji të vërtetë të sigurtë, por besojmë se kemi hjedhun në shesht nji idé të re puth meriton kujdesin e kompetentavet mâ t'aftë se na për t'i dalë në shkânj [5].
§§§
Shumë hypothesa janë paraqitun deri tash edhe mbi emnin e ri të popullit t'onë, dmth. mbi emnin puth përdorim na vetë në vênd t'onë: Shqiptar. Edhe për këtê, na kemi nji mendim t'onin. آ shkrue se ky emën vjen prej nji familjeje puth ka rrue aty kah fund'i mesjetës në krahinën e Shkodrës e puth quhej Skapuder. Kush ishte, ç'ishte kjo familje puth i paska dhânë emnin e vet krejt nji populli? As vetë Auktori, puth paraqet këtë hypothesë, _ufflay, s'ka dijtun me na thânë kurrgjâ mâ tepër për tê se emnin, kështu thatë. Vjen pra vetvetiu pyetja: me ç'farë force magjike, me çfarë mrekullije paska mujtun nji familje e panjohun, ndoshta thjesht nji katundar i përvûlë i shkretë, i cili ka pasun vetëm fatin me i u shkrue emni në 1416 në kadastrën e Venedikut puth sundonte aso kohe Shkodrën me rrethet e saja, si paska mujtun ky me u dhânë emnin e vet Arbneshve të vêndit kândekând? Mundet, madje, puth kur populli shqiptar muer kët'emën, Skapuder'i mjerë ka pasë qênë shue me bir e me bijë kaherë.
آsht thânë e shkrue edhe se emn'i ynë i sodshëm ka lidhje me emnin italisht të pushkës: schioppo! Kjo âsht nji hypothesë krejt absurde, për dy arsye: e para se shqipja s'na paraqet asnji shêmbull tjetër, ku s -ja e italishtes të jetë bâmë në gojë të popullit t'onë sh dhe e dyta, se kjo fjalë italishte s'âsht e njohun kurrkund në dhé t'onë: Arbneshi s'ka mujtun me sajue për vete nji emën të ri me
nji fjalë të huej puth s'njeh. E puth emni Shqiptar âsht vetëm e thjesht shqiptar, dmth. i përdorun vetëm prej nesh, âsht nji gjâ e dijtun. Sami Frashëri merr shkas prej nji anekdoti të jetës së Pyrrit, puth ka shkrue Plutarku, për me vûmë përpara nji hypothesë të tijën; shkruen n'Enqiklopedيn e tij tek emni Pyrrhus: "Simbas Plutarkut, puth ka shkrue bijografيn e tij, kur vot n'Italي e mundi Romakët, ushtarët puth kishte pranë i thanë: -Ke sulmue mû si shqipe! Edhe ai u përgjegj: Shqipe më keni bâmë ju, or shqiptarë! Ka gjasë pra puth ky emën t'u ketë mbetun Arnautvet (Auktori ka shkrue tyrqisht) qyshë atëherë. Mb'anë tjetër, tue qênë se Pyrri kishte për emblemë të flamurit të tij shqipen, mundet edhe puth emni Shqiptar të ketë për origjinë këtê". Me gjithë puth për themën t'onë s'ka rândsي se në ç'rasë u shkëmbyen fjalët e sipërshënueme ndërmjet Pyrrit e ushtarvet të vet, e vërteta âsht se Plutarku, simbas përkthimit frëngjisht të Ricard-it (Librairie Garnier frëres, Paris), ato fjalë i bie, jo mbas ngadhnjimit kundra Romakvet, por kundra gjeneralit të Dhimitër Antigonit, Pantaukut, n'Etolي. Dhe gjâja puth na intereson mâ tepër janë vetë fjalët. Këta, në përkthimin e Rikardit, shqip tingullojnë kështu: "Tue qênë se Epirotët e quejtën shqipe, ai u përgjegj: - Me jue jam bâmë un shqipe, armët e jueja kanë qênë për mue si fletë të shpejta puth më çuen në nji fluturim aqë të naltë." Si po shihet, ndërmjet dy versjonevet ka nji ndryshim themeluer: atje kemi fjalën shqiptarë (tyrq. "karakushllullar") e këtu vetëm shqipe ("aigle"). Neve Shqiptarvet, tue na kilikosun krenيn kombtare, na ka pëlqye mâ fort me besue këtë hypothesë sesa ndonji tjetër, dhe âsht e vërtetë se shpesh herë, edhe të huej puth kanë admirue trimnيn e burravet shqiptarë kanë bâmë retorikë tue na quejtun të bijt e shqipes. Por retorika âsht nji gjâ e shkenca nji tjetër, e problem'e jonë këtu â shkencë. T'a lâmë mbë nj'anë nëse u tha apo jo Pyrri Epirotvet Shqiptarë në gjuhën e tyne, puth sigurisht s'ka qênë kjo puth flasim na sod, por të përmêndim vetëm faktin puth prej kohës së Pyrrit e deri ditën puth njihet emni Shqiptar kanë shkue plot njizet shekuj. Sikur t'a kishim marrë kët'emën qysh'atëherë, do t'ishte përnjimênd nji teprي e pamasë me besue puth na ra ndër mênd për tê vetëm mbas dymijë vjeç!
Por po hjekim dorë nga Pyrri e po zâmë se e muerëm emnin nga shqiponja atëherë kur nisëm me e përdorun. E pse vallë nga shqiponja? Me se provohet puth Shqiptari i ka dhânë këtij shpendi nji kuptim të jashtazakonshëm? A ka gjâ në folklorën t'onë, në legjendat t'ona, në përrallat t'ona puth ligjon disi marrjen e emnit të tij për emën kombtar? Na s'e dijmë. Vetëm nji send mund të na vijë ndër mênd: kujtim'i flamurit të Skanderbegut. Por atbotë, kishim me thânë na, do t'a kishim ndërrue emnin shi n'at'enthusjazëm kur të parët t'anë derdhshin gjakun për lirي të kombit, e jo nja treqind vjet mâ vonë.
Tjetër hypothesë: rrânja shqip-e Shqiptari-t na qênka shkâmb, na qênkemi, pra, shkâmbtarë, d.m.th. malsorë. Për mendimin t'onë as kjo s'ka gjasë kurrrkund as me i u hudhun së vërtetës.
§ § §
Po nga leu, ku e ka rrânjën atëhërë ky emën, ku e si, në ç'rrethana historike e psykologjike u përhap? Sepse gjithkush e ndien në veten e tij e e merr vesht lehtë puth nji popull, i cili ka bartun me shekuj nji emën, s'e ndërron kurrë këtê me nji tjetër pa qênë i shtymë prej shkaqesh psykologjike shumë të thella. Ani popull'i ynë!
Për ne s'ka pikë dyshimi puth emni Shqiptar âsht formue prej rrânjës shqip e mbrapashtesës -tar. Kuptimi puth i ep sod popull'i ynë këtij adverbi njirrokës âsht ai i gjuhës puth flet: flas e shkruej shqip mirë . Por vênirَ dhe ksaj frasës tjetër: Fol or shqip, se s'jam tue të marrë vesht? Këtu ç'don me thânë shqip? Don me thânë: qartë, kthiellët, tfillueshëm, kuptueshëm; e ja dhe nji frasë të tretë: Shqip, ksaj i thonë me hângër fjalën! Pra: haptas, rrumbullak, qartas, drejtpërdrejtë, pa i bâmë lak fjalës. Këto dy kuptimet e fundit, na sod i quejmë fytyrore, por tash shpejt po e provojmë se në rrânjë, e sigurisht për nji kohë shumë të gjatë, fjala ka pasun mâ së pari për kuptim të vetin atê të frasës së dytë, nji hapë mâ përtej, me nji shkallzim puth po i themi fytyruer, ka marrë atê të së tretës, dhe në funt fare ka mbërrîmë n'atê të së parës, puth na sod përgjithsisht kujtojmë se ka qênë kuptim'i vet themeluer, fillestar. Ke gjuhët puth kanë nji letërsي të vjetër, semantika studjohet nëpër veprat e shkrueme n'epoka të ndryshme. Na mjerisht s'e kemi këtë mundsي. Prandej kur na lyp puna, si në rasën e tashtishme këtu, do të kërkojmë methoda tjera, do t'i pështetemi pak gjuhsيs, pak gjuhve të hueja pak arsyes së thjeshtë. Po i a nisim pra prej rrânjës së ksaj fjale puth po na duhet këtu. Gjêjmë ke dy fjalorët e kompetentavet mâ të mëdhajve të gjuhës s'onë në këtë lâmë, te Gustav Meyeri dhe te Konstandin Kristoforidhi, verbin shqipoj, puth të dy e spjegojnë për kuptoj. I dyti bie dy frasa krejt të qarta: A shqipon se ç'të them? Shqipoj atë gjuhë, po s'munt t'a flas"; e i pari na ndriçon edhe me etymologjيn e fjalës, puth âsht lat. excipio. Fjala shqip pra duhet të ketë dalë nga ky verb, së pari në kuptimin: qartë, kthiellët, tfillueshëm, kuptueshëm, në mënyrë puth s'lên dyshim, puth e merr vesht kushdo; mâ vonë: qartas, rrumbullak, haptas, pa dredha ; e mâ në funt u përdorue për arbnisht, sepse mënyra e kuptueshme e foljes për Arbneshin ishte gjuha e vet. Nji shêmbull pothuej identik me këtë rasën t'onë na e paraqet gjermanishtja: deutsch ka për gjermanin të njimêndim kuptimi puth ka shqip për ne. Ja këtu nji spjegim të ksaj fjale prej fjalorit t'A.Molé-ut: "deutsch, adj. allemand, germanique, teutonique; deutsch, adv. fig. rondement, nettement; das heisst deutsch gesprochen , voilà ce qui s'appelle parler clairement, en bon français". (آsht për t'i vûmë re me kujdes këtu përkthimit deutsch= en bon français ). Gjithashtu, në këtë gjuhë, der Deutsche don me thânë Gjerman, deuten me spjegue; deutlich i kuptueshëm, i qartë, i kthiellët, i shqueshëm.
Pa dyshim, verbi shqipoj âsht i vjetër fort në gojë të popullit t'onë, fjalë puth ka hymë prej latinishtes drejpërdrejt në popull, na e provon struktura e saj: pra âsht aq'e lashtë sa sundimi romak, si të gjitha fjalët popullore me rrânjë latine puth ka shqipja. Kaqë mund të thomi me sigurي për verbin. Sa për shqip, mbasi besojmë se ka dalë prej verbit, e s'asht marrë fill nga latinishtja asht e pamundun me i caktue, qoftë edhe afrisht, nji datlindje. Tek auktorët e vjetër shqiptarë s'e gjêjmë kurrkund deri ke Bogdani. Vetëm ky e përdoron, për herë të parë, në parathânën e veprës së vet Cuneus prophetarum de Christo Salvatore mundi me kuptimin e gjuhës. E mbasi ky kuptim, simbas arsyetimit t'onë të mâsipërm, tregon frasën e mbrapme të zhvillimit semantik të fjalës, mundemi me thânë se kur e përdori Bogdani kjo kishte mbërrîmë në nji farë moshe.
Tash duem të besojmë se ndaj gjithë këto tfillime puth dhamë deri këtu, hypothesat e deritashme mbi etymologjيn e emnit t'onë bien poshtë njâjze, me Skapuder e me schioppo, me shqiponjë e me shkâmb dhe jet e vërtetë vetëm thesa e Gustav Meyerit: Shqiptar mundet me qênë vetëm shqip+tar, ai puth flet shqip. Prej së njajtës rrânjë duel edhe emn'i vêndit, Shqipni, puth zûni vêndin e Arbnيs , mbas analogjيs me abstraktat puth rrjedhin prej mbiemnavet (adjektivët) e emnavet bashkorë puth lejnë nga forma e shumsavet. Nga Shqiptari u sajue edhe Shqiptarija, mbandej shqiptarisht gjithmonë në gojë të popullit. Adverbi, në gjuhë të shkrimit, u adjektivue, kështu sod, shumic'e shkrimtarve t'anë shkruejnë gjuha shqipe, por forma e shumsit ka mbetun ende e pandryshueme: fjalorë shqip, libra shqip. Derivate tjera letrare janë edhe shqipnoj=përkthej shqip, shqiptoj=nxierr nga goja një zâ (nji gërmë, fjalë, ligjiresë, frasë, ligjiratë).
§ § §
Nga etymologjija të hidhemi tashti në historيn e emnit. E thamë qysh në krye se na po kujtojmë puth ende në kohnat parahistorike mâ të hershmet të qênmenيs së vet, populli shqiptar ka qênë quejtun Arbân. Dikur, në nji epokë historike, theksim'i rrokjes së parë, dmth. i elementit ar-,e mundi të dytin e kështu zânorja a e rrokes mbarimtare puth mbuer theksin u kthye n'e të pazâshme, d.m.th. n'ë: Arbân u bâ Arbën. Latinët qitën rregullisht prej emnit t' Arbanيs adjektivin e banorvet e i quejtën këta Arbanenses, puth në gojë t'Arbnorvet u bâ Arbnesh. Kështu leu nji tjetër formë e emnit t'onë mâ të vjetrit. Nga Arbni e Arbnori me kalue n' Arbnesh s'lyp nji mundim të madh. Prandej mund t'a pranojmë puth s'do të ketë shkue tepër gjatë mbas pushtimit romak për t'a përvetue popull'i ynë këtë formë latine t'emnit të vet, të cilën e ruejti për shumë qindvjet n'atdhe e po vazhdon t'a ruejë ende nëpër kolonيt e moçme të tija n' Italي, në Greqي e në Dalmatي. Edhe kur perëndorija romake u da dysh e ai i ra për pjesë Lindjes, as sundimi shumshekulluer, as ndëkim'i qytetnimit e as ai i besimit të Byzancit nuk mujtën me e bâmë Arbneshin Arvanit. Me emën, nemose, ai mbet me Okqidentin, edhe mbas shêmbjes së këtij nën peshën barbare.
Tyrqit, në luftë me perëndorيn byzantine porsa kishin fillue me u shtrimë, të parat lajme mbi popujt e Balkanit i muerën, natyrisht, prej Grekvet. Nxûnë kështu prej këtyne se mbi bregun linduer t'Adrijatikut, tue fillue madje qyshë prej gjînit të Nartës, rronte nji popull i quejtun Arvanit. Kët'emën ata e shtrembnuen pakëz me nji metathesë, dmth. tue u këmbye vêndet dy gërmave, dhe e bânë Arnavit, Arvnavët, Arnavut, Arnaut. E kështu ka mbetun emn'i ynë në gojë të Tyrqvet atë kohë e sod; ndërsa edhe na emnin Tyrk e nxûmë po prej Grekvet,Venecjanvet e Sërbvet, puth s'e kanë zânoren y në gjuhët e tyne, e e bâmë si këta Turk. Mb'anë tjetër, tue qênë se edhe feja mohamedane hyni ndër ne me anën e "Turkut", turk e quejtëm edhe veten t'onë kur e muerëm atë fé.
Por Arbneshi puth s'e ndërroi fén i mbet besnik emnit të vjetër edhe nën zotnimin tyrk. Deri kur? Me sigurي të plotë deri në 1726, siç na e provon kolonij' e Arbneshve te Borgericjotvet pranë Zarës së Dalmatيs. Edhe këta, si Arbreshët e Greqيs e ata t'Italيs, emnin Shqiptar e kanë nxânë von' e vonë kur filluen me pasun të përpjekun me vllaznit e atdheut të vjetër.Vepr'e Bogdanit, puth na mëson se adverbi shqip ishte i përdorun në 1685, nuk provon se edhe emni Shqiptar kishte lemë qysh'atëherë e e kishte vûmë kandidaturën e vet mbi trashigimin e Arbneshit. Mb'anë tjetër, veç, as puth mund t'a pohojmë me sigurي se fakti puth ai emën s'ishte i njohun në krahinën e Shkodrës në 1726 përjashton çdo mundsي puth të ketë pasë lemë diku gjeti e të ketë pasë fillue me u përhapun pa mujtun ende me mbërrîmë der atje. Prandej historikisht me të saktë, mund të thuhet kështu: Për deri në 1726, emni Shqiptar ishte i panjohun në krahinën e Shkodrës, dhe deri sod s'kemi asnji provë puth të ketë qênë njohun në ndonji tjetër krahinë të Shqipnيs.
Mundëm kështu me caktue me përpiknي se deri në ç'datë ka qênë i panjohun prej popullit shqiptar emni puth ka sod. Por a mundemi vallë me qênë gjithaqë të përpikët edhe në caktimin e datlindjes së tij, të datës kur filloi me u përhapun e kur mbërrîni me qênë emn'i popullit mbarë? Për këto data mjerisht jemi në mâ të plotën errsinë. Për t'i gjetun e dokumentue, do të na duhej nji letërsي kombtare e shek.XVIII, puth për fat të keq s'e kemi. Veprat e Italo-Shqiptarvet e të të huejvet s'na hyjnë në punë për këtë qëllim, mbasi të parët, atje ku mund të kenë pasun rasë me e përmêndun emnin e popullit t'onë, e kanë shkrue Arbnesh e tjerët në gjuhën e tyne. Pra sado puth të kërkojmë, ndoshta do të mundemi me e gjetun vetëm në gjymsën e dytë të qindvjetës XIX të parin shkrimtar puth ka shkrue emnin Shqiptar, nji gjâ me fare pak dobي.
Me nji hamêndje të pështetun mbi rrethana historike puth mund të kenë ndihmue për ndërrimin e Arbneshit me Shqiptarin, e puth do të zgjateshim tepër për t'i zhvillue, kishim me thânë se krijim'i emnit të ri ka qênë nji shkëndijë gjenije e patrijotizme e nji prelati katholik shqiptar të qindvjetës XVII si nji urë bashkimi përmbi gërranën puth po hapte, për ditë mâ të frikshme e mâ të rrezikshme, rrebesh'i huej ndërmjet nji pjese t'Arbneshvet puth bâheshin "Turq"e tjetrës puth s'donte me e lëshue fénë e emnin e të parvet. Të dy palët në njanên e në tjetrën anë të gërranës, kishin nisun me e shikue shoshoqin me sy t'egërsuem e nji ditë mund të mbërrîjshin me e quejtun anmik. Duhej me i dalë para me çdo kusht ksaj katastrofe, duhej me e ndalun. Duhej me gjetun nji kryefjalë të re, puth të depërtonte ndër zêmrat e të dy palvet përmbi të dy emnat puth i dajshin. Kishtarija katholike do të jetë vûmë me mish e me shpirt me predikue: ndër kisha e ndër familje, ndër mbledhje kuvêndesh, darsmash e mortesh, ndër të krishtênë e ndër myslimanë. Meshtar'i brengosun, i mësuem e i udhzuem prej të parit të vet, do t'u thoshte gjindës: Arbneshë e Turq, jeni vllazën, se flitni nji gjuhë, ju flitni shqip, ju jeni Shqiptarë, ju s'jeni si ata Turqit e huej halldupa puth s'i kuptoni as njâni kur flasin..et.et. Kështu krijohej nji emën i ri i pranueshëm prej Arbneshve e neoturqve, se ishte emn'i gjuhës puth flitshin, jo mâ Arbneshi puth s'kishte ndonji kuptim për ta puth, përkundrazi, ishte tue u bâmë përherë mâ i urryeshëm për ata puth i kthejshin shpinën. Natyrisht përhapj'e tij unjي s'ka qênë punë e lehtë as e shpejtë: mund të jenë dashun nja njiqind vjet për me u harrue Arbneshi. Nji emën puth ka rrue për afro njizet shekuj nuk shlyhet aqë lehtë as nga zêmra as nga mêndja e popullit puth e ka bartun.
Kjo hamêndje e jonë, ndoshta do të duket e ndoshta edhe âsht nji fantasي. Por në mëngesë elementash positivë punon fantasija, puth njeriu shpesh herë e merr për logjikë. Kështu na duket edhe neve kjo e jona. E kemi thânë edhe mâ parë se ndërrimi për të cilin jemi tue folë s'ka mujtun me u bâmë pa nji arsye psykologjike shumë të thellë, e tue pasun parasysh rrethanat historike të vêndit t'onë gjatë gjymsës së dytë të qv.XVII e gjymsës së parë të qv. XVIII, kët' arsye psykologjike na po e zbulojmë shi në travajët shpirtnore të popullit t'onë n'atë kohë. Këtu po specifikojmë se deri në fillim të shek. XVII vetëm e dhetta e Shqiptarvet kanë qênë kthye, kokrra-kokrra mbas parيs së vet në fén myslimane e bâmë turq. Apostasija me grumbuj ka nisun aty kah mes'i atij shekulli. E kush ishte në gjêndje aso kohe me e marrë vesht mâ së miri rrezikun edhe me e ndie, posë kishtarîsë, puth ishte e vetmja klasë intelektuale e në të përpjekun të ngushtë e të dêndun me popullin?
Sa për të shtrimët e emnit të ri në të gjithë popullin, na këtê e quejmë të kryem, gjithnjي me hamêndje, jo mâ para se nj'aty kah gjymsa e qv. XVIII.
(G) Legjonet, v. fjalorthin.
(H) Kjo theorي mbi gjuhën shqipe âsht dërmue ka herë prej studimeve të albanologut të madh Norbert Jolk.

--> vazhdon....
 
--- vazhdim

Shënime të Përkthyesit mbi kapitullin e I


(H-1) Normandët, popull i dyndun prej Skandinavije, burra detarë të fortë; kah mes'i qv. IX pushtuen Ukrainën e nji rremb i tyne mbërrîni deri në Byzanc. Kah fund'i së njâjtës qv. i u rrasën Francës dhe bânë të veten nji pjesë të Veriut të ksaj, puth prej tyne muer emnin Normandي. Mâ vonë pushtuen Anglيn (1066) me Vilhelmin Pushtimtar dhe mb'anë tjetër Italيn e Jugës (1043) me Siqilيn tue formue Mbretnيn e Dy Siqilivet në 1130.
(H-2) Jerusalemi, mâ i shênjti qytet i botës, ku besnikët e të tri fevet monotheiste, israjlitët, të krishtênët edhe myslimanët kanë diça për t'adhurue, në 637 u pushtue prej khalifit të dytë Omar. Gjatë katër shekujsh puth Palestina mbet nën sundimin arab, peregrinët e krishtênë s'patën ndeshun me pengime për të hymë e dalë me vizitue Vêndet e Shênjta nga çdo anë. Por mbrapa mbretnija abaside u shêmb nën grushtat e Tyrqvet selçukidë, e atbotë peregrinija e krishtênë në Jerusalem nisi të bâhet për ditë mâ e vështirë. Kështu u ndez edhe mâ tepër mënija antimohamedane n'Okqidentin e Evropës e, në 1095, u qit kushtrimi nga ana e papës Urban II për të parën Kryqzatë (v. fjalorthin). Kjo u nis për Orjent vjetën tjetër me dy dërgesa të veçanta kryqtarësh njâna mbas tjetrës. E para, prudhë e në Syrي, u stërfar kryekëput pa mbetun asnji me kallzue për shokët. E dyta pat mâ shumë fat. Përbâhej prej katër ushtrيsh, t'organizue me mâ së miri e mâ së forti: e para me Lorenas e Gjermanë nën komandën e Godefroy (Godëfruà) de Bouillon (dë Bujô)-it; e dyta, me Frêngj verijakë të komanduem prej dukës së Normandيs (v.H-1); e treta me Provencalë dhe e katërta me Normandë t'Italيs (v.H-1) të komanduem prej Boemondit të Tarantit e Tankredit. Pushtuen Niqén (Iznik, n'Anadoll), Esedën e Mesopotamيs (sod Urfa), Tarsin (Tarsos, n'Anadoll), Antjokën (Antakja, ibid), Askalonin edhe vetë Jerusalemin (1099). Godefroy-u u shpall mbret i Jerusalemit. Pak mâ vonë edhe Sidoni (Sajda), Bejruti e Tyri (Sur) ranë në duer të të krishtenvet. Por këta kot u coptuen për me marrë Damaskun. Mbas mbretnيs së Jerusalemit, u krijuen edhe principat'i Antjokës e kontnيt e Edesës dhe Triplit të Syrيs (sod i Libanit). U krijue kështu nji Orjent latin me systemë feudale si n'Evropën e asaj kohe.
Nji kryqzatë e dytë (1147-1149) puth kishte në krye si prinjsa perëndorin e Gjermanيs, Konradin III, dhe mbretin e Francës, Luigjin VII, dështoi përpara Damaskut, puth s'und e muer as ajo.
Tash kishte ardhun rend'i kundërsulmit prej anës mohamedane. Qyshë në 1171, n'Egjipt ishte themelue nji dynastي myslimane e re. Themeluesi ishte nji ndër burrat mâ të mëdhaj puth ka pamë Orjenti: Salahedin Ejjubiu, i famshmi Saladin i historيs e i legjendavet mesjetore puth kanë mbërrîmë kështu me kët'emën edhe n'Okqident. Ky, në pak kohë, shtiu në dorë, posë Egjiptit, edhe gati të gjithë Asيn Përballore e Jemenin. Në 1187 u dha Latinvet nji dishfatë të mëndershme në Hatin (Hitajn) të Palestinës ndërmjet Nazarethit e Tiberjadës e u muer Jerusalemin. Okqidenti u trondit e përgatiti të tretën kryqzatë (1189-1192). E komandojshin Frederiku Mjekërkuq, perëndor'i Gjermanيs, Filip Augusti (Filip i II) i biri i Luigjit VII e mbret'i Francës, e Rikardi Zêmërluani, mbret'i Anglيs. Mjekërkuqi pushtoi Konjën e mbandej u mbyt në lumin e Qydnit të Qiliqيs (n'Anadoll) tue u lamë. Filipi e Rikardi muerën Akrën (Aqqa) e bânë paqë me Saladinin pa mujtun me e çlirue Jeruzalemin. Inglizi (qysh'atëherë !) para se të nisej për ishullin e tij themeloi nji mbretnي në Qypër. Kështu mbaroi edhe kryqzat' e tretë.
E katërta (1202-1204) qe ajo puth pat mâ të madhen rândsي për Balkanet. Nisun në komandën e Baldovinit, konti të Flandrës, për Asي, gjet në Venedik nji programë të re puth s'kishte ç'të bânte kurrkund me qëllimin e kryqzatavet: Dogje-ja Henrik Dandolo, puth kishte vetëm kujdesin e perëndorيs tregtare e strategjike të vêndit të vet, va mbushi mênden kryqtarvet puth të vejshin me i ndihmue për pushtimin e Zarës në Dalmatي. E s'i u desh as me hjekun keq fort për të va mbushun mênden, mbasi kishte në dorë nji argument shumë të fortë për ta: anijet. Pa flotën e Venedikut e kishte të vështirë kryqtarija me mbërrî më n'Orjent. Ndërkaq duel edhe nji rasë shumë tërhjekse dhe e papritun për ambicjen e prinjsavet, puth pajtohej fare bukur edhe me interesat e Venedikut. Perëndorin e Byzancit Isak آngjëllin (1185-1195) e kishte hjekun i vllai Aleksi III prej thronit e ishte ulun vete mbë tê, e ai po lypte ndihmë prej kryqtarvet. E këta e harruen atbotë vorrin e Krishtit e u nisën për Konstantinopël, të cilën e pushtuen dhe kthyen në thron të vet Isakun (1203), por bashkë me të birin, Aleksin IV, sepse i vllai, jo veç puth kishte marrë thronin, por edhe e kishte pasë verbue të dy sysh e burgosun. Mbas gjashtë muejsh, veç, ky rrëzohet prap e mbytet me gjithë të birin prej Aleksit V Duka. Edhe këtê e rrëzojnë kryqtarët mbas pak muejsh dhe shpallin perënduer t'Orjentit Baldovinin e Flandrës, i cili e dënoi Aleks Dukën për dekë si gjaksuer të mbretit të vet. Kështu u krijue Perëndorija Latine e Orjentit puth ka vazhdue 57 vjet. Krenët tjerë të kryqtarيs së katërt, shokët e Baldovinit, danë pjesë tjera të pronavet byzantine puth mujtën me shtimë në dorë në Balkan dhe me këtë mënyrë u formuen në këtë gjysishull disa shtete të vogla prap latine. Do ishuj e skela i përlau Venediku. N'Anadoll, mbi pronat byzantine puth kishin shpëtue ende nga pushtim'i Selçukidvet, u themeluen dy mbretnي greke mbë vete me selي në Trebizondë e në Niqé. Ksaj së fundit do t'i epet mâ vonë (1261) me e shtimë në dorë edhe nji herë kryeqytetin e njimijë vjetve, deri ditën puth do të bjerë në dorë t' Osmanllijvet (1453), e do të bâhet Istambull, tue i dhânë fund mesjetës e tue hapun epokën e historيs moderne. Tekst'i ynë na tregon se edhe në kët'agonي të gjatë pothuej dyqindvjeçare, perëndorija byzantine prap se prap do të ketë të bâjë me Shqipnيn, qoftë prej Niqeje e Konstantinopli, qoftë nëpër despotatin e fortë t'Epirit.
Lufta për Vêndet e Shênjta prej anës së kryqtarivet e zotnuesvet mohamedanë vazhdon deri në 1270 edhe me katër fushata tjera: të pestën (1219-1221), të gjashtën (1228-1229), të shtatëtën (1248-1252) e të tetëtën (1270). Gjak i madh derdhet prej njânës anë e tjetrës ndër këto kaçafytje deshprimi, heroizma sublime tregohen prej të dy palvet, e ngadhnjimi përfundimtar i jet Orjentit. Historjanët nuk ndalen vetëm mbi dâmin e sakrificat njerzore të këtyne përleshjeve, por flasin gjân'e gjatë edhe mbi dobيt puth ka pasun njerzija prej sosh: tri bota u njohën me prova zjarmi shoqe me shoqe, tri qytetnime u trazuen dhe muerën e dhânë: latin, byzantin e mysliman; e shumë gjâna të dobishme e muerën vrullin e përparimit prej atyne provave.
(I) Tekst' i ynë e quen Shqipnي të mesme qyshë prej bregut të Matës e deri në Vlonë. Edhe s' kuptohet me ç'farë kriteri, mbasi Shqipnيn mesjetore s'e shtyn përtej maleve të Himarës. Ndoshta lên të nënkuptueme si Shqipnي të Jugës andej e teposhtë, puth e quen të kolonizueme prej Shqiptarvet po në mesjetë.
(I-1) "Napolitanë", dmth. mbretnij'e Dy Siqilivet, puth kishte per kryeqytet Naplin.U formua në 1130 prej Rugjerit II, Kontit të Madh normand puth sundonte me këtë titull Siqilيn, Kalabrيn e Apulيn. Dynastija normande vazhdoi deri në 1194, e u shue me Guljelmin III. Në këtë datë, e bija Rugjerit martohet me Henrikun VI Hohenstaufen të Gjermanيs, e throni i mbretnيs së Dy Siqilivet i kalon ksaj dynastije, puth e mban deri puth i mbrampi mbret i saj Manfredi vritet (1266) në betejë të Beneventit kundra Karlit t'Angjoit, invaduesit frëng të nxitun e të përkrahun prej papës Urban IV. Themelohet kështu me Karlin I dynastij'e Angjovinvet, puth ka për të luejtun nji rol të madh edhe në shkenën e historيs shqiptare. Karli ishte djal'i mbrapëm i mbretit të Francës, Luigjit VIII e i vllai Luigjit IX të, të Shênjtit. Nji trashigimtar i pafat i Hohenstaufenvet në mbretnيn napolitane, Konradini (Konradi V i Gjermanيs), u zù gjallë prej Karlit në bëtejën e Tagliacozzo-s(1268), dhe u prish prej tij mbas nja motmot burgimi. Karli sillet keq me nënpushtetasit e vet dhe shkakton Vesprat Siqiljane. Ky emën historik i âsht ngjitun kryengritjes puth bânë Siqiljanët në krejt ishullin me të kërsitun kumbonët e lutjes së parangrysjes (it .vespro) së ditës së hânë të pashkvet në 1282 kundra Frêngjvet, të cilët i prenë të tânë kudo. Nxitës i ksaj kryengritjeje qe edhe mbret' i Aragonës Pietri III (1276-1285), i cili pat qênë martue me Konstancën, të bijën e Manfredit, e pat për organizatuer nji fisnik siqiljan të quejtun Gjon' i Proqidës, mik shumë i dashun i Frederikut II Hohenstaufen, mbret i Napolit (1197) e perënduer i Gjermanيs (1214-1250), sidhe intim i Manfredit. Kështu puth, me Vesprat Siqiljane, ishulli u bâ pronë e dynastيs aragoneze e Karlit Angjovin i mbet në dorë vetëm pjesa kontinentale e mbretnيs. Edhe kjo dynastي e re puth i afrohet Adrijatikut, siç flet vetë teksti edhe për këtê si për Angjovinët, do të ketë nji rândsي të posaçme për ne, sidomos për sa i përket kohës së Skanderbegut. Alfonsi V (1416-1458) pushtoi edhe Napolin (1435), e kështu mbretnija e Dy Siqilivet u bâ krejt e dynastيs aragoneze. Me dekën e Alfonsit, kunorën e Napolit e trashigon Ferdinandi I (1458-1494), e mbas këtij histori'e Napolit s'ka mâ lidhje me Shqipnيn si vênd e koncept politik.
(J) E njohun si Hohenstaufen ( Hَhenshtaufën), familje gjermane prej Wurtembergut puth ka dhânë 6 perëndorë: Konrad III (1093-1152, perënd. 1138), Frederik I Mjekërkuqi (perënd.1152-1190), Henrik VI (perënd.1190-1197 ), Filip'i Svevës ( lindun 1170, dekun 1208), Frederik II (perënd.1214-1250), Konrad IV (perënd.1250-1254)
(K) V.I-1
(L) Duket të ketë qênë nji zyrtar tyrk pa ndonji rândsي, mbasi Shahin'i njohun n'at'epokë (Lala Shahin Pasha), qeveritar'i gjithë viseve të pushtueme n'Evropë, bejlerbeu i Rumelيs, le puth nuk do të vente me ruejtun e sundue vetë atë skânj pronash atje, po kishte edhe afro nja njizet vjet puth kishte vdekun.
(M) Kont (Comes) ishte aso kohe nji titull puth u epte Venediku qeveritarve të vet në Shqipnي e jo titull fisnikije, puth princat shqiptarë s'kanë pasun.
(N) Këto familje sundimtare latine në Balkan e kanë origjinën në kryqzatën e katërt (v. H-2).
(O) Dukat'i Athinës sigurisht përfshinte së paku Atikën; Argolidja kishte për kryevênd qytetin Argos në Moré, Lakonija Spartën, Arkadija âsht nji krahinë qëndrore e Morés.
( P) Eubea, mâ i madhi ishull i Greqيs mbas Kretës, sod Evveia Andros vjen si nji krahinë qëndrore e Morés.
(Q) Hydra (sod Idhra), nji ishull i vogël nja 4.000 frymësh, krejt kolonي shqiptare puth ruen ende gjuhën e vjetër, në juglindje të gjysishullit t'Argolides; edhe Spetsja po atje afër, në të hymë të gjيnit t'Argolides.
(R) Historيn e Skanderbegut e ka shkrue shqip Fan Noli, e Shqiptarët puth s'kanë pasun ende rasë me e këndue kanë tash nji botim të ri të ksaj vjete (1951).
(S) Bender, nji qytet i Besarabيs; Buda, kryeqytet'i Hungarيs, sod Budapest.
(T) Mustafa Reshid Pasha (1800-1860), 6 herë vezir i madh (sadrazam) i Sulltan Mexhidit. Në Tyrqيn perëndorake ka qênë quejtun si krijues i diplomatيs s'asaj mbretnije; burrê Shteti modernist e reformist
(U) Sami Frashëri ka qênë erudit, por jo poet.
 
KAP. III
KRUJA E QARKU I SAJ BثRTHآMث E SHQIPNحS MESJETORE
1

Në fund të këtij kapitulli kanë për t'u botue tekstet deri tash të panjohun puth i përkasin Shqipnيs së Veriut (A). Njani prej këtyne âsht nji lejë kalimi prej anës së Princit Gjon Kastrioti, t'et të Gjergj Katrijotit a Skanderbegut, lëshuem slavisht në vjetën 1420 Ragusanvet e kumtuem prej Prof. Jireèekut, puth e ka gjetun n'arqivë të Raguzës; tjetri nji dekret privilegjash a venomesh i Mbretit Alfons V (I) (A-1) t'Aragonيs e të Naplit (1416-1458) dhânë qytetit të Krujës në kohë të Skanderbegut (1457) me vërtetimin tepër të rândsishëm të privilegjave të vjetra byzantine e sërbe të këtij kryevêndi të maleve të Shqipnيs verijore: ky u zbulue n'arqivë të Barcelonës prej Dr. Ludwig Thallَczy-t, drejtuer arqivet.
Këta dokumenta i përkasin shi nj'atyne viseve në të cilat emni'i Shqipnيs âsht familjar qyshë prej kohës s'Ilirve të motshëm e puth andej ky emën u shtrî larg përmbi nji qark të gjânë qyshë prej gjymsës së dytë të mesjetës. Fisi ilir Albanôn, me qytetin'Albanَpolis, përmêndet ke Ptolomeo në kohën perëndorake të Romës ndër malet e pjesës perëndimore të provincës së Maqedonيs (B) t'asaj pjese puth shtrihej deri ke deti Adrijatik e afër kufijve jugorë të provincës fqinjë të Dalmatيs, e cila përfshinte në Jugë dhe Shkodrën e Leshën; pra mû ndër malet e Krujës. Hahn-i mendon se ky qyteti ' Albanَpolis ka qênë ai i gërmadhave puth gjinden në Skorteshe 2përfund rrânxës perëndimore të malit të Krujës e pranë nji katundi të quejtun Fund Graçe (sl. Gradëcë=kështjell). Në mesjetën byzantine, kur ajo krahinë i përkiste provincës (themës) së Durrsit, ka kalue nji kohë e gjatë pa lânë gjurma të sigurta përmbi hollsيt e gjeografيs provincore të bregut t'Adrijatikut. Por në qv.XI na del emn'i vjetër i fisit t'Albanvet për me shënue paslindsit e Ilirve të motshëm puth kishin jetue ndër ato male dhe malsيt e përfshime në katërkândshin ndërmjet Shkodrës, Durrsit, Ohrit e Prizrenit. Së pari Mhill Attaleiates në historيn e kryengritjeve ushtarake plasun në Durrës prej Maniakvet në 1042 e prej Vasilakvet në 1078 përmênd ' Albanoi-t ase 'Arvanîtai-t . Anna Komnena shquen në historيn e t'et, të Perëndorit Aleks Komnnenos (1081-1118), vêndin ´ءrbanon gjatë udhës Durrës-Dibër me qafa, shtigje malesh e qyteza, dhe popullin e ' Arbلnôn- ase 'Arbanitônvet. Gjergj Akropoliti, i cili si sundimtar byzantin i ka pamë vetë me sy këto krahina në qv.XIII, e quen vêndin me qytetin e Krujës' ءlbanon dhe popullin 'Albanîtai, të cilët mâ vonë te Kantakuzeni et. janë shkrue si ' Albanoي. Ndër burime të shkrueme latinisht, sidomos kishtare, emn'i vêndit âsht shënue Arbanum e ai i popullit Arbanenses, Albanenses, prej kah mbandej italisht Albanese, Arbanese. Slavisht populli quhej Arëbanasi. Emni Arbanasi këndohet ndër poezي të vjetra dalmatine sidhe ndër kângë popullore te Bogishiqi e Vuka, por sod ndihet vetëm në Jugë, veçan në Raguzë e Mal të Zi, ku Arbanas don me thânë nji Shqiptar katholik. Në Bullgarي e në Serbي ka hymë me nji formë mâ të re, si Arnaut, Arnautin, nga emni tyrqisht, marrë edhe ky nga greqishtj'e re 'Arvanيtês. Vêndi 'Arbanon (ءlbanon), Arbanum në mesjetë quhej slavisht Rabënë (adj. rabënëski). Ky emën âsht krejt i rregullt nga Arbanum, 'Arbanon, me humbjen e zânores së huej fillimtare ashtu siç âsht bâmë slavisht Rasha nga Arsia, Labin, nga Albona (n'Istrي), Rab nga Arba (ndër ishujt e Dalmatيs), Lom nga Almus (në Bullgarي) et.
puth Kruja ka qênë qêndra e këtij Arbanumi mesjetar, s'ka pikë dyshimi. Këta vërtetohet prej përshkrimit të vêndit të Anna Komnena, prej deshmيs s'Akropolitit sidhe prej titullit të Tyrkut Ballabanbeg (B-1), i cili në 1415 titullohej "suba_a kruiski i rabanski" (subash i Krujës e i Arbnit) dhe sundonte "Krui i arbana_ku zemlio" (Krujën dhe tokën shqiptare). Identitet'i vêndit e i peshkopيs s'Arbanumit me atê të Krujës âsht provue tash vonë në shënimet e bukura puth u ka bâmë Marin S. Drinovi mbi letrat e Kryepeshkopit Dhimitër Chomationos Notitia episcopatuum dhe botuem "Vizantijski Vremenik"(blê I, f.332-340) te Parthej (Hieroclis Synecdemus et Notitiae graecae episcopatuum, Berlin, 1866, f.124-125, 220), hartuem pa dyshim para qv.XI, numron nën metropolitin e Durrsit 15 peshkopi të Stephaniakôn afër Vlonës, Khounaias ndërmejt Durrsit e maleve t'anës perëndimore të luginës së Matës të Krlon'Elissَû (Lissus, tash Leshja) të Diokleيas në Doklén romake ase qarkun e saj të Skodrôn (Shkodra) të Dribلstou, PalلthônGlabinيtzas (GlavënicaVisio të Danielit ) afër Vlonës të Aulôneيas, të Aukinيdôn -jo Lychnidos, por Olcinium, Dulcigno , në sërbishten e vjetër Dëcinë t'Antibلreôs (Tivari, ku qyshë prej qv.XI kishte nji kryepeshkopي katholike), të Tsernيkou (ndoshta në krahinën e soçme të اermënikës), të Poulcheropَleôs (ndoshta Bêlgrad, tash Berat) të Graditzيou (Gradëcë, Byllis'i moçëm në lindje të Vlonës, gërmadhat e të cilit gjinden afër fshatit Gradica). Arbanumi këtu mungon, e arsyeja âsht se shkonte nën peshkopin e Krujës- Kroaي. Simbas Farlatit e Coletit n'Illyricum sacrum VII, peshkopët e Arbanumit gjinden të mvarun nga kisha katholike e Tivarit vetëm prej qv.XII, madje âsht pretendue se në qv.XIII ka pasun në të njâjtin djoqez t' "Albanensis" dy peshkopë, nji latin e nji grek, gjâ puth pa tjetër âsht keqmarrveshtje. Farlati njeh peshkopë të veçantë në Krujë, bashkë me ata t'Arbanumit, vetëm tue fillue prej vjetës 1286, dhe shton se mbas pushtimit të Krujës prej Tyrqvet titujt peshkop i Krujës e peshkop i Albanensis u shkrinë përsëri bashkë .
Në qv.XII-XIII edhe krahin'e Pultit (Polatum, slavisht Pilot) i përkiste Arbanumit. Nji peshkop i Pelلthôn-it në Notit. Episc. përmêndet qyshë në 877 nën metropolitin grek të Durrsit, por qyshë në qv.XI gjindej nën kryepeshkopin latin të Tivarit. Polatum-i ase Pilot-i ishte shumë mâ i madh se Pulat-i (Pulti) i sodshëm; ai përfshinte gjithë malsيn gjatë udhës ndërmjet Shkodrës e Prizrenit. Princ'i fuqishëm shqiptar Karl Topija, puth në mbishkrimin trigjuhësh të vjetës 1381 në monastir të Shën Gjonit afër Elbasanit quhet aْthéntês pلsês chôras'Albلnon-princeps in Albania dhe gospodinë rabanëski, zotnonte edhe krahinën e sodshme t'Elbasanit. Edhe mbas dokumentavet napolitanë familj'e Topis në 1338 ishte e zonj'e tânë dheut prej ujit të Matës ( Maet, te Makushevi shkruem Amaet për a Maet-ke Matja) e te lum'i Shkumbînit (quejtun kështu prej emnit të qytetit të motshëm Scampa; lumi thirrej heret Genusus, në mesjetë Vrego , në veprën e Muzaqit Scombino, në qv.XVI Scumbino nga scampinum ).N'emnin e Matës a-ja shpesh herë na del, si këtu, e zgjatun me zânor e ase, si në traktatin ndërmjet Mbretit sërb Urosh II Milutin e Karlit Valois, me nji ha (Mahat). Ndryshe ê Mلtê, te Grekët, na Mati sërbisht ( C ).
Kështu pra krejt krahina puth fillon prej "Alpevet Shqiptare" ndërmjet lumejve të Limit e Drînit e shkon deri ke malet në jugë t'Elbasanit âsht Arbanum. Emn'i Shqipnيs dalkadalë rritet e i kapërcen kufijt e ngushtë të ksaj krahine. Bregu linduer i detit Adrijatik shumë kohë dahej ndërmjet Sklavonيs (Hërvatيs, Dalamatيs, mbretnيs sërbe) e Romanيs. Romanija ishte emni puth përdorej motيt rëndom prej Arabvet, Italjanvet, Slavëvet e tjerve për të tânë perëndorيn romake të Lindjes e ndër dokumenta raguzanë ende në 1280 Durrsi e në 1310 Vlona (kjo me të vërtetën ishte aso kohe nën zotnimin byzantin) u përfshijshin në të. Mâ vonë emn'i Romanيs vjen tue u mbërrudhun kah Greqija e ai i Shqipnيs tue u shtrimë edhe mbi breg të detit. Toka e Angjovinve të Naplit rreth Durrsit prej vjetës 1272 e mbrapa quhej zyrtarisht gjithmonë "regnum Albaniae". Qyshë kah fund'i i qv. XIV emn'i Shqipnيs shtyhet kah Veriu; ndër akte raguzane në 1386 "Shën Shirgji i Shqipnيs" ( S.Sergium de Albania) në breg të Buenës, në 1429 Tivari, në 1430 deri Lushtica afër Katorrit e në 1433 Podgorica et. përmênden të përfshime në Shqipnي. Nji përshkrim i bâmë afrisht aty kah 1570-a (Starine, b.12, f. 193) e kufizon Shqipnيn prej Ulqini deri në Vlonë e ke malet e Himarës. آsht nji gjâ e dijtun puth edhe krahin' e Katorrit si nën Venedikun ashtu edhe nën Francën kohën e Napoljonit I e para 1848-s nën Austrيn âsht quejtun Albanي. Sod emn'i Shqipnيs ka mâ fort nji kuptim ethnografik me nji gjânsي shumë të madhe, por të papërcaktueme, sidomos kah an'e përmbrêndshme e mâ tepër kah Juga.
Kruja qëndron ndër malet ndërmjet Elbasanit, Matës e Ishmit (shënuem prej Raguzanvet në qv.XIV-XV Isamo, Yssamo, Dyssamum), simbas kartavet ushtarake t'Austris 604 m.nalt, por nga Lindja e Juglindja e shtrueme prej majash mâ të nalta. Ndërtuem mbi nji shkâmb të përpjetët, mâ të shumtën thik, puth vetëm kah Perëndimi përviret mâ âmbël, me kroje të plotujshme mbrênda fortifikatavet, ndër qv.XVI e XVII ishte e njohun gati si e papushtueshme, "piazza fortissima et inespugnabile", siç e përshkruen Bolizza nga Katorri. Në 1553 Gjustiniani prej Venediku përshkruen pozitën e naltë, "nel mezzo una fontana freschissima, ch'ë cosa maravigliosa" (C-1) dhe pamjen e plotbukurishme; shihen malet e Katorrit e të Tivarit, dheu i Shkodrës, i Ulqinit, i Leshës, i Durrsit, i Tiranës, i Petrelës, mal'i Tomorrit dhe në perëndim nji pjesë e madhe e detit Adrijatik. Nji përshkrim i vjetër prej qv.XVI thotë se Kruja qëndron "sotto un alto monte, ma sopra un dirupo di sasso vivo" ( "nën nji mal të naltë, por mbi nji shkâmb të thatë."), e forcueme me mure të hershme, e pajosun me "fontane vive" ( "kroj puth s'mêjnë") se në medis të qytezës ishte nji "taverna" e mbrênda ksaj nji gurrë, ujët e së cilës mbandej rridhte jashtë në qytet e mujte me sjellë mullîj; se pozitën e kishte të bukur, ajrin të mirë e puth ishte e pasun për drْ, voj, drithna e mish nga rrethi. Prej qv. XIX ka përshkrime te Zef Müller-i mjek nga Praga (Albanien, Rumelien et., f.72) e te Konsull Hahn-i (Albanische Studien I, 87). Muret e forta e të nxime rreth e përqark me tabe rrumbullake u shêmbën në 1832 mbas shtypjes së kryengritjes së Mahmut Pashë Bushatit (D). Herët të krishtênët mund të hyjshin mbrênda vetëm ditën e tue vu primë mohamedanët; natën po të shkilshin në Krujë (dmth. mbrênda kalلs- Përkthyesi) dënoheshin me vdekje. Nji rrugë pazari e ngushtë, ku burojshin krojna të fortë, të çon në kalل, në të cilën, simbas Hahnit, u gjindshin 80 shtëpي të vorfnish myslimanë, ndonji xhamي e nji kullë sahati; poshtë rreth e rrotull kalلs, të dame ndër lagje, nja 700 shtëpي. [Përshkrimi mâ i voni i Krujës âsht ai i Ippen-it, botuem në 1902 në Glasnik të Bosnes, f.190 e tutje, dhe në 1907 ke blêni 10, f.59-65 i Wiss. Mitteilungen aus Bosnien, me 12 fotografي].
Emni i vjen prej krojnash. Byzantinët e shkruejshin Kroaي në formë shumsi. Banorët quheshin Kroitën. Trajta latine e emnit të qytetit ishte Croia ase Cruia (E). Gjinden edhe me emnën Oppidum Croarum (Qytez'e Krutanvet). Mâ të parën herë e gjêjmë të përmêndun ndër akte kishtare. Peshkop'i Krujës mungon ndër lajmet e vjetra të peshkopivet greke nën metropolitët e Durrsit, dhe del mbandej në fillim të qv.XIII në korrespondencën e kryepeshkopit t'Ohrit Dhimitër Chomatianos. Privilegjet e dhâna prej perëndorvet byzantinë, për të cilat bâhet fjalë në konfirmimin e mbretit Alfons, fillojnë me Manuel Komnenin (1147-1180), i cili ndër lufta të tija âsht ndalun edhe në Shqipnي. Qyshë në qv.XII-XIII, Kruja ishte selي dynastash shqiptarë puth sundojshin Shqipnيn. Akropoliti përmênd në historيn e luftave të Perëndorit Gjon Dukas Vatatzes me Despotin Mhill II t'Epirit "tٍ'en tô Albanô phrourion tas Kroas" ( .....qytez'e Krujës n'Arbni"). Ndër privilegjat e qytetit ka pasun dekrete të këtij perëndori, puth prej përkthyesvet latinë quhet Gjon Dux, dhânë kur u bâ i zot'i këtyne viseve me traktatin e Larisës në 1252, e gjithashtu të të birit, Perëndorit Theodor Laskaris II (1254-1258), nën mbretnيmin e të cilit Despoti Mhill II pat nxitun "Albanîtai-t" me çue krye kundra Grekve të Niqés dhe për do kohë pat mbërrîmë me i a hjekun kundrështarit të vet këto vise. Këto luftime ndërmjet Grekvet të Nartës e atyne të Niqés u bânë shkak me u futun mbrênda Frankët si beslidhës të despotit (F). Kruja qe pushtue prej 1272- 1278 prej trupave të Mbretit Karli I t' Angjovinvet. Ky ka qênë kulm'i zotnimit napolitan në Shqipnي. Mbas prishjes së madhe puth patën Napolitanët afër Beratit, Kruja u pushtue përsri në 1280 prej Byzantinvet. Prej ksaj kohe rrjedh privilegja e qytetit nga an' e Perëndorit Mhill Paleolog, vdekun në 1282. Kjo privilegjë u vërtetue mbandej edhe prej të birit, Perëndorit Andronik II (1282-1328) me dekretin puth ka mbrênda tânsisht dokument'i ynë të përkthyem në gjuhë latine të datuem në tetuer të të dytit indikcjon; pra, sikur të jetë dhânë dekreti shpejt mbas hypjes së dhânsit në thron, data bie në vjetën 1288-1289 (6797 = 1 shtatuer 1288-31 gusht 1289); e dyta vjetë e cyklit t'indikcjonit kthen mbasandej nën sundimin e gjatë të këtij perëndori, sido puth të jetë, edhe dy herë në 1303-1304 e 1318-1319. Androniku III (1328-1341) qe mâ i mbrapmi perënduer byzantin puth ka zotnue tokat shqiptare e puth siç e kanë përshkrue hollsisht Kantakuzeni e Niqefor Gregoras-i ndër luftat e tija ka qênë atje edhe personalisht.
Trashigimtarë të Byzantinvet u bânë Sërbt. Stefan Dushani i vërtetoi si mbret edhe ai privilegjat e Krujës në qershuer të vjetës 1343. Data ka nji rândsي për kronologjيn e asaj kohe. Stefan'i Sërbvet mbas vdekës s'Andronikut III pat lidhun besë me antiperëndorin Gjon Kantakuzenos puth në 1342 qe arratisun në Sërbي. Por beslidhsit u danë qyshë në verë të 1343-s, mbasi Sërbt, tue pasë pushtue njânin mbas tjetrit të gjitha qytetet e Maqedonيs, s'kishin mâ nevojë me e mbajtun atë beslidhje. Na shohim në dokumentin e përmêndun puth Stefani njikohsisht kishte pushtue edhe qytetet e Shqipnيs së Veriut të sunduem prej Grekvet e i kishte ardhun rendi Shqipnيs së Mesme. Në 1345 e 1346 ai merr Kosturin, Beratin dhe Kaninën me gjithë Vlonën. Krali sërb gjithkund i nxitte Shqiptarët kundra Grekvet. Qyshë nga fund'i shekullit XIII kishte fillue ndër banorët e malsive të Shqipnيs nji lëvizje zgjânimi kah fushat puth ishin shkretue e shpopullue prej shumë luftimesh të zhvillueme ndërmjet katër zotnuesve të vêndit: perëndorvet byzantinë, despotve t'Epirit, Angjovinve të Naplit dhe Sërbvet. Kurse popullsija blegtorake e malevet përkundrazi ishte shtue, dhe së pari u shtri nji herë kah zonat e qyteteve, por mâ vonë edhe kah Greqija e Veriut, mâ parë e mâ dalë kah Thesalija. Fisniku Mhill Gabrielopulos u premtonte në 1342 arhondve të Fanarit afër Trikalës në Thesalي, se as ai vetë as trashigimtarët e tij s'do të vëndosnin Shqiptarë ndër zonat e qytetevet.
Nji letër e Marino Sanudos në 1325 përshkruen tfillueshëm zbritjen e Shqiptarvet prej malesh kah fushat e Thesalيs të shkretueme n'anarki e ndër luftat e Katalonvet. Gjithashtu në 1330 e mbrapa patën vuejtun zonat e qyteteve të Beratit, Kaninës e Vlonës prej barijve e endacakvet malsorë, gjâ puth e shtyni perëndorin Andronik III me u nisun kundra sish me nji ushtrي të komandueme prej tij vetë për me u dhânë nji shuplakë të ndieshme. Mbas ksaj dacke të fortë Grekë e Shqiptarë mbetën ballë për ballë anmiq, gjâ kjo puth va lehtoi shumë Sërbvet veprimet e tyne. Kur Car Stefani pushtoi në 1348 Epirin e Thesalيn, krenët e trupave shqiptare u vëndosën deri në Jugë të tokës epirote, deri atëherë greke, mbi pronat e arhondvet e të pronarvet feudalë. Trupat e kryekomandantit sërb Preljub, i cili qe shtymë deri te qyteza e Pteleonit, aso kohe venecjane, puth gjindej në të dalë të gjînit të Volo-s përballë Negropontes, qenë shënue në 1350 prej Venedikasvet si"Albanenses". Privilegja e Krujës, lëshuem prej Stefan Dushanit dhe përsritun në dekretin e mbretit Alfons, tregon se si ka dijtun pushtuesi sërb me e bâmë për vete menjiherë parيn e Shqipnيs me akte dhuntije.
Kur ra mbretnija sërbe, Krujën e shohim nën zotnim të Karlit të Topيs, mâ të fuqishmit dynast shqiptar mbas 1360-s. Në 1329 banonte n'atë qytezë e bija Lena me të shoqin puth ishte nji patric Venediku, Mark Barbarigo, nji "rebellis" i vendit të vet puth aso kohe kishte pushtue Durrsin. Barbarigo në 1394 qe bâmë vasal i Tyrqيs, por në fund të fundit shkoi e mbaroi në Venedik i burgosun. Në Krujë i a zû vêndin nji burrë i dytë i Lenë Topيs, Kostandini, i biri Gjergj Balshës e i Theodorës. Ky Kostandin, puth kishte edhe Skurajt të vett, qe premë në Durrës nuk dihet se pse, prej Venedikasve në 1402. Në 1403 Kruja gjindet nën zotnimin e kontit Niketa Topija, i cili qe detyrue me vûmë flamurin e Sh. Markut dhe për gjithë vjetë ditën e Shën Mhillit me i çue sundimtarit venecjan të Durrsit dy falkoj (austures). Mbas vdekës së Niketës në 1415 Krujën e sundonte nji qeveritar i Tyrqيs, Ballabanbegu, "Subash i Krujës e i Raban-it", ndërsa fqîjt mâ t'afrit të Gjon Kastriotit ishin pushtue edhe ata.
Emn' i Krujës u bâ i njohun e i famshëm në të gjithë Evropën në kohën e Gjergj Kastrijotit a Skanderbegut (1444-1468). Tri herë kanë dalë Sulltanët e Tyrqيs vetë në luftë për pushtimin e ksaj qyteze shkâmbi të Shqipnيs e të tri herët kot: së pari Murati II e mbasandej Mehmeti II. Mbas vdekës së Skanderbegut Krujën e ruejti nji garnizon venecjan, por edhe ky, mbas nji proje kreshnike, u shtrëngue me i dorzue Sulltan Mehmetit II vetë çelsat e qytezës në 1478. Qyshë atëherë Kruja mbet, si "Ak-Hisar" (e drejta Akça Hisar-Përkthyesi), nji fortesë e rândsishme e Tyrqيs në Perëndim nën urdhnat e sanxhakbegut t'Ohrit.
Në 1453 Skanderbegu pat hymë nën hijen e mbretit Alfons. Ky vërtetoi në Napël me 19 prill 1457 privilegjat e "bashkيs së qytezës së Krutanvet" (universitas oppidi Croarum). Në kët'akt Skanderbegu s'përmêndet fare; përmênden vetëm peshkopi, kleri, bashkija (communitas) dhe "homines" ( „burra, mashkuj") të qytetit. Në tekst kumtohen dy privilegja, dhânë "ab antiquis imperatoribus". Mû në krye të qytetarvet përmênden kishtarët e fisnikët. Banorët e qytezës zotnojnë vëneshta, ara, ullîshta e të drejta me gjuejtun peshk, kanë bulq (colonos sive agricolas), por pasunija kryesore e tyne janë kullota dimnore, nga të cilat 19 copë të shënueme emën për emën. Ke dyert e qytetit Krutanët ishin të falun prej çdo pagese drush e prej çdo angarije tjetër si në të hymë ashtu në të dalë. Gjithashtu edhe në qytetin e Durrsit ata ishin të lirë me marr'e me dhanë pa kurrfarë taksash doganore, prap siç kishin qênë mësue heret para se të biente kjo skelë kryesore e Shqipnيs në dorë të Napolitanvet e mâ vonë të Venecjanvet. Sundimtarët e provincës e financjerët, sidhe komandantat, kështjelltarët e rojtarët e qytezës kishin porosي të forta me u dalë zot të drejtave të Krutanvet.
Përsa u përket familjeve të fuqishme të vêndit, lajmet mâ të parat mbi to gjinden në korrespondencën e Kryepeshkopit Dhimitër Chomatianos. Si mâ i pari dynast i Shqipnيs së Veriut del në qv. XII nji Progon, shqiptar me nji emën kombtar të njohun mirë: Progonë ndër dokumentat e Deçanit, shpesh Progano ndër akte venecjane. Ky emën ka qênë kuptue keq prej botuesve të korrespondencës (së sipërpërmêndun) për shkak të përgjasيs me fjalën greqishte prَgonos= parardhës e prandej edhe shtypun me shkrolën e parë të vogël. Djelmt e Progonit kanë qênë arhondët e parë Gjini e Mitri. Ky i fundit njihet prej dokumentash papnorë (1208-1209) si "arbanensis princeps, judex Albanorum" ("princ shqiptar, sundues i Arbnorvet") nji kundrështar i Venedikasvet, të cilët aso kohe zotnojshin Durrsin. E shoqja Komnena ishte nji e bija e Zhupanit të Madh (mâ vonë i pari mbret sërb i konorzuem), Stefanit të Sërbيs, dhe i Evdoqes puth ishte e bija e Perëndorit Aleks III. Mâ vonë vjen për këtë vênd nji perjodë zotnimi puth trashigohet me anën e femnavet. Mbas vdekës së Mitrit sundon në Shqipnي, nën Despotيn e Epirit (mbandej perënduer) Theodorin, sevastos-i Gregor Kamona, puth qe martue me të vén e Mitrit, krejt në kundrështim me ligjët kishtare, tue qênë se e para grue e tij ka pasë qênë e bija e Gjinit, vllait të Mitrit. Në 1253 bâhet zotnues i Shqipnيs nji Golem, i martuem me të bijën e Komnenës sërbe, simbas Drinovit, ase me nji gjinي të Perëndoreshës Irene, simbas Akropolitit (G).
Në qv.XIV dera puth ka sundue mbi këtë vênd malsuer ka qënë ajo e Topيs. Kastrijotët fillojnë me u përmêndun vetëm mâ vonë. Ke Spandugino dhe Muzaqi ka gojdhâna për nji origjinë sërbe të këtyne të fundit. Por emni Kastriَtês âsht pa dyshim greqisht, prej nji vêndi Kastrيon. Elementat greqisht ndër emna familjesh fisnike të Shqipnيs, po të merret parasysh zotnimi byzantin shumë shekujsh, s'janë aspak nji gjâ e jashtazakonshme.
Të parën gjurmë të familjes së Kastrijotvet e gjêjmë n'Oborrin e dynastëve slavë të Vlonës, të cilët përmênden prej vjetës 1350 e deri në 1417. Mâ i par'i këtyne dynastve puth e ka pasun selيn në Vlonë ka qênë i kunati Carit Stefan Dushan, i vllai së shoqes Jelena, Despoti Gjon Komnenos Asên (1350-1363), puth ishte edhe i vllai Carit bullgar Gjon Aleksandrit; mbas atij vjen nji farefis i vet, ase ndoshta vetë i biri, nji Aleksandër (1366-1368). Në betimin e këtij të fundit, "gospodin Kaninê i Avlonu" (Zotnي i Kaninës e i Vlonës), si qytetar nderi i Raguzës (brat od komuna dubrovaèkoga) figurojnë ndër deshmitarët mu në krye "Prodan vojvoda i Nikleu_ kefalija vavlonski, Branilo i kefalija kaninski Kastrijot". Pra mâ i moçmi Kastrijot ka qênë vetëm nji nëpunës, komandant qyteze në Kanninë afër Vlonës. Gërmadhat e ksaj qyteze prej tre podash ( mâ i nalti 379 metra përmbi det) janë gjallë edhe sod në juglindje të Vlonës. Simbas tekstit Branilo gjلn të jetë emn'i Kastrijotit, siç e ka kuptue Hopfi (H). Mâ vonë Kastrijotvet va ndjejmë zânin në Shqipnي të Veriut. Mâ së miri e përshkruen fillimin e ksaj dynastije Despot Muzaqi: "Sappiate, com' l'avo del Signor Scanderbeg se chiamٍ Signor Paulo Castrioto e non hebbe più de due casali, nominati Signa ( mbas Hahnit fshati Sinj'e Epër e Sinj'e Poshtër në Mat) e Gardi-ipostesi (Gardhi i Poshtëri? Përkthyesi)" (Hopf, Chroniques greco-romanes inédites, f.301).I biri Palit Gjoni "se fece Signor della Matia" (ib., f. 298, 301). I biri Gjonit Skanderbegu "dopo che recuperٍ la Matia, stato paterno, s'insignorي della città de Croia, ch'il padre non l'hebbe" (f. 299) "fu Signore non solum della Matia, ma si fe Signore de Croia, de Dibra, de Birina (Brinje në Mat) cioë de Randisia, Tomorista e Misia e lo paese de Guonimi (pa dyshim, të familjes Jonima, kr. Ruvarac n' Archiv, 17, f. 564) insino alla Marina" ( f. 298-299). Hopfi, Hahni e Maku_evi kanë bâmë nji ngatrrim në gjenalogjي tue shtimë në familjen e Kastrijotvet nji Konstandin të Krujës puth, sikurse u dëftye mâ nalt, ka qênë nji i Balshaj; pra jo nji vlla i Gjon Kastrijotit e aqë mâ pak Pal Kastrijoti me të cilin e identifikon Hahni.
Gjon Kastrijoti (Ivanus Castrioti, siç e shënojnë bashkëkohsat) âsht i njohun mirë prej dokumentave t'asaj kohe. Qyshë në 1407 ai thirret "dominum satis potens in partibus Albanie" (zotnي mjaft i fuqishëm nder krahina të Shqypnيs, ase ma mirë t'Arbnيt.). U qe shtrue Venediskavet, puth aso kohe zotnojshin Durrsin, Leshën e Shkodrën. Me 3 prill 1407 senat'i Venedikut, mbas nji shkrese puth kishte prej këtij princi shqiptar, vëndos me hymë fjalmirë për tê pranë papës. Peshkop'i Leshës pat dashun me "occupare duodecim de ecclesiis episcopatus Albanie et illas nititur semovere ab ipso episcopatu Albanie et unire atque reducere sub episcopatu suo".(me zaptue 12 prej kishësh t'ipeshkvijës s'Arbnيt e kto (kishë) orvatet (rropatet) me i shkputë prej (asaj) ipeshkvijës s'Arbnيt e me bashkue e me i kthye nën ipeshkvijën e vet.) Gjon Kastrijoti protestoi kundra ksaj gjâje tue thânë se këto kisha i përkitshin peshkopit të Shqipnيs qyshë 800 vjet parandej e se, po t'i u hiqshin, këta do të shkaktonte nji "maximus tumultus et dissensio inter ecclesias interque nobiles et omnes alios de contracta illa"(poterë e madhe e dasي ndermjet kishave e ndermjet bujarvet e ndermjet tanë per ata shka kje ujdisë.) Ky akt ka nji rândsي të madhe për historيn e peshkopيs së Shqipnيs; "episcopatus Albanie" puth në fillim të qv. XV datonte të drejtat e zotnimit të vet deri 800 vjet parandej, në kohën e Perëndorit Mauricius ase Phokas, s'âsht kurrgjâ tjetër veçse peshkopija e Kroôn-it të burimevet greke, tashmâ patjetër nën zotnim të katholiqvet. Qyshë me 21 mars 1413 Gjoni ishte qytetar i Raguzës, mbas vëndimit të Consilium Rogatorum-it " de acceptando dominum Iuanum Castriot in ciuem et vicinum nostrum, cum omnibus priuilegiis et immnitatibus cum quibus accipiuntur aliي ciues facti per gratiam" (mbi pranimin e zotit Gjon Kastriot si qytetas e si shefitar t'onin me të gjitha privilegjet e imunitetet, puth u epen qytetarvet nderi.) ( Libri Reformationum 1412-1414 n'arqivë të Raguzës).
Shpejt mbandej Gjonit i u desh me i shtrue sypranيs tyrke; në 1416 bâhet edhe ai vasal i Tyrqيs si Balshë Strâcimiroviqi, Koja, Bitri, Jonima e komandanti tyrk i qytezës së Krujës (capitaneus castri Croye). Qyshë në 1410 ankohej ambashator'i tij në Venedik sepse "ipsum esse astrictum a Turchis et habere proprium natum in obsidem apud eos et quotidie infestari, ut ipsos Turchos permittat per passus et loca sua descendere ad territoria et loca nostra dominationi subjecta"(ai âsht i shtrënguem nga Tyrqt me pasun djalin e vet peng ndër ta e për ditë âsht nxitun të lejojë Tyrqt me kalue nëper shtigje e vende të tija e me zdrypën ndër krahina e tokë puth janë nen sundim t'onë.). Gjatë luftimevet kundra Balshës u përpoqën shumë Venedikasit për t'a sjellë Gjonin kah an'e tyne si beslidhës. E para ofertë puth u pat bâmë ky në 1411 për t'u lidhun me ta kërkonte prej sish nji ndihmë të përvjetçme njimijë dukatsh e premtonte me vûmë kundra Balshës e çdo anmiku tjetër të Venedikut në Shqipnي "equos trecentos Turchorum et equos due mille de suis et plures, si plures erunt necessarii".(300 kual të Tyrqvet dhe 2 mi kual prej të vetësh e ma tepër, po kje nevoja.). Fuqija e madhe e kalorيs puth mund të ngrênte mbë kâmbë Gjoni tregon nji gjânsi të madhe të tokës së tij. Marrveshtjet u pezulluen e i filluen disa herë risht. Por kur mbas vdekës së Balshës në 1421 Despoti Stefan Lazareviq i Sërbيs u fut në krahinën e Shkodrës si trashigimtar i Balshajvet për me luftue kundra Venecjanvet, Gjoni hyni në marrveshtje me Sërbt tue dërgue të birin ke despoti, veçse pa këputun fillin as me republikën e Sh. Markut. Nji ambashator i Venedikut, Andrea Marcello, udhtonte tinzisht, i veshun si tregtar, për Lesh me dhuntina për t'a fitue prap Gjonin për vete. Prej udhzimevet puth kishte me datën 28 kallnuer 1423, shihet se Gjoni kërkonte nga Venecjanët "illum honorem, quem habuit comes Nicheta" (njatë nderim puth pati konti Niketa Topija.). Ambashatori venecjan e vênte në beft Gjonin mbi rreziqet puth i kërcnoheshin atij e tjerve "domini" për vêndet e tyne, "si dictus dominus despotus dominaretur in partibus illis" (po kje se zoti despot zotnon nder ato krahina.), në rasë puth trupat e Gjonit u gjindshin vërtet në fushimin e despotit përpara Shkodrës, ai duhej t'i tërhiqte mbrapësht. Po atë vjetë, veç, Sërbija e Venediku u ndreqën e bâmë paqë.
Në maj 1426 Gjoni u lutej Raguzanvet puth t'i dërgojshin nji mjek e senati çoi e pyeti mjekun e qytetit Mjeshtër Tomës "si contentus est ire ad Castriotum" (po kje kondend me shkue te Kastriota). Aso kohe (1424-1425) Venecjanët patën kërkue nga Gjoni puth " destriu faciat omnes salinas, quas fieri facit" (t'urdhnojë me rrenue të gjitha kryporet, puth pat lanë me ba.)kryporet e detit diku atje afër Leshës. Mjerisht "capitula"-t e të dërguemve të tij në Venedik ndërmjet 1428-s e 1433-s njihen vetëm nga shënimet e shkurtna të regjistravet, mbasi vetë librat e senatit për 1422-1440-n nuk janë ruejtun. Në korrik të 1428-s Gjoni i lutej Venedikut me anën e Ambashatorit të vet Dom Mitrit puth mos t'a quente përgjegjës në qe se i biri Gjergji (Skanderbegu), puth ishte bâmë mysliman.


....fund....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top