Zakonet më të këqija në mënyrën se si ne ushqehemi!

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Vaktet e lehta të pa-nevojshme, mos ngrënia e mëngjesit dhe uria e tepërt që ju gërryen janë zakonet më të këqija që mundë të dëmtojnë rëndë shendetin tuaj. Ka disa arsye përse këto tre zakone janë të dëmshme, megjithatë gjëja më e mirë që mundë të bëni është të heqni këto zakone dhe t’i transformoni ato në një dietë të ekuilibruar.
Jeta kaotike, problemtatike, ekonomia dhe stresi janë disa nga arsyet kryesore të cilat e nxisin një individ të përqafojë zakonet e këqija të ushqyerit, pasojat e kësaj keq ushqyerje do të ndikojnë në lëkurën tuaj, shëndetin dhe do të përshpejtojnë procesin e plakjes.
Shikoni disa nga zakonet më të këqija të të ushqyerit dhe mesoni pastaj se si të ushqeheni mire, të qëndroni të rinjë dhe të shëndetshëm.

bad-eating-habits.jpg


1. Mos hani në mëngjes
Njerzit ndoshta janë lodhur nga ajo këshilla që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për organizmin tuaj. Por asnjëri nuk mundë t’a imagjinojë se sa rëndësi ka marrja e kalorive në mëngjes. Lind pyetja; ‘Pse është një mëngjes kaq i rëndësishëm?’ Mëngjesi ju ndihmon nëse doni të bini nga pesha. Si? Studimet tregojnë se procesi i djegies së yndyrës është më aktiv në mengjes se sa në mbrëmje. Gjithashtu do t’ju ndihmojë të filloni ditën tuaj me optimizëm dhe do të rrisë aftesinë e metabolizmit tuaj për të djegur yndyrën dhe kaloritë.

2.Konsumimi i ushqimeve të rënda para se të shkoni në shtrat
Tashmë e dimë të gjithë që nëse ngopemi me ushqim, gjumi do të jetë edhe më i mirë, por mundë të shkaktojë edhe probleme të rënda, madje edhe pagjumësi. Nëse hani shumë gjatë darkës, organizmi juaj nuk do të mundet t’a përpunojë gjithë ushqimin dhe ju do të shëndosheni. Por, kjo s’do të thotë që ju duhet të bini të flini me stomakun bosh. Hani perime me proteina së paku 3 orë para se të bini të fleni dhe evitoni konsumimin e shqernave dhe karbohidrateve.

3.Të ushqyerit ndërmjet vaktëve
Të ngrënit ushqim midis vaktëve është bërë një zakon shumë i keq për shkak të zgjedhjës së gabuar që bëjnë njerzit kur zgjedhin ushqimet për këtë vakt. Zgjedhjet që bëhën zakonisht janë; patatet e skuqura, ëmbëlsirat, biskotat apo ushqimet e tjera të pjekura. Për të shmangur të ushqyerit tepër ka shumë rëndësi që në këtë vakt të lehtë që ju do konsumoni të zëvëndësoni ushqimin me fruta si rrush, arrë kokosi, karrota.

4.Ngrënia e ushqimit shpejt
A e keni vënë re ndonjëherë mënyrës se si ju ushqeheni? Nëqoftëse jo, atëherë është koha që të vëzhgoni mënyrën se si ju ushqehëni dhe të hani dalëngadalë. Shkencëtarët thonë që të ushqyerit shpejt është një nga arsyet kryesorë që njerzit shëndoshen dhe bëhën obez. Mëqënse truri ka nevojë rreth 15-20 minuta për të çuar sinjalin e ngopësisë, ju do të vazhdoni të merrni më shumë kalori se zakonisht dhe do të shëndosheni. Prandaj ka ardhur koha që të harroni këtë zakon dhe të ushqehëni ngadalë.

5. Nuk pini ujë sa duhet
Uji është me rëndësi jetike. اdo qelize në trupin tuaj ka nevojë për ujë që të funksionojë ashtu siç duhet. Lodhja, migrena, lëkura e thatë, problemet e veshkave, presioni parregullt i gjakut janë disa nga efektët që shkakton dehidratimi. Uji ka një serë përfitimesh shëndetsore. Uji ju ndihmon të humbni në peshe, e bën lëkurën tuaj të dukët me e bukur dhe e shëndetshme, ndihmon në proçesin tretës, në heqjën e lodhjes dhe migrenës dhe redukton rrezikun e kancerit në zorrën e trashë. Ekspertet sugjerojnë se një përson duhet të pijë 2 litra ujë në ditë (8 gota ujë). Gjithashtu kur keni ndjenja urie, në vënd që të filloni për të ngrëne, pini një gotë ujë sepse ndjenja e urisë mundë të jetë shënjë dehidratimi.

6.Uria që ju gërryen
Uria që po ju gërryen nga brënda është një nga zakonet me të këqija që mundë të shkaktojë pasoja katastrofike nëse e mbani për një kohë të gjatë. Në mënyrë që të kemi funksione normale jetësore si frymë marrja apo presioni i gjakut ose për riaparimin qelizor një femer ka nevojë 1200 kalori në ditë ndërsa një mashkull 1500. Të qëndruarit për një kohë të gjatë pa ngrënë ushqim mundë të shkaktojë shenja dobësie, të vjella, marramëndje, ankth, depresion. Me gjithë këto mënyra të në dispozicionin, nuk keni nevojë aspak të bëni eksperimente të rrezikshme me shëndetin tuaj.

/LajmeShqip/
 
Pe: Zakonet më të këqija në mënyrën se si ne ushqehemi!

Une skam probleme me asnje nga keta...1.Nuk ha mengjes kurr...2.Darkave ha teper pak...3.Mes vakteve vec fruta ha...4.Ah nuk ha shpejt,te plak ne tavoline...5.Uje pi me shume kur lexoj me ore te gjata...6.Vec uri qe pothuajse nuk ndjej kurr,apo te me degjohen zorret ne proteste jane raste teper te rralla,e kjo zakonisht ndodh kur jam me pushime apo larg shtepise,e nga meraku qe kam qe nuk ha cdo gje e ne cdo vend pervec se ne shtepi,detyrohem te rri pa ngrene,atehere e ndjej urine:p
 
Titulli: Zakonet më të këqija në mënyrën se si ne ushqehemi!

1. Mos hani në mëngjes.

Kush e ka thene kete? Se mjeket ne pergjithesi te thone mos rrini pa ngren mengjes, perderisa ndihmon ne stimolimin e trurit.
2.Konsumimi i ushqimeve të rënda para se të shkoni në shtrat.
Mundohem te ha gjera te lehta se me rendohet stomaku ne darke keshtuqe e kam merak vet kete pike lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top