Lauri
Anunnak
Ja kush ishte Zarathustra, ai që krijoi Ferrin si ndëshkim për mëkatarët dhe Parajsën si shpërblim për të virtytshmit
Historia e Persisë filloi në Battria dhe, ende përpara se aty të qeveriste një sundimtar në emër të zotave, në Battria jetonte një njeri që më vonë do të shndërrohej, më shumë se askush tjetër, në një figurë përcaktuese për nga fama dhe kultura persiane në perëndim. Ai themeloi një religjion duke i dhënë kështu Persisë një orientim të ri shpirtëror. Por akoma më tepër: ai përpunoi një vizion të botës, që pati ndikime vendimtare mbi vetë kulturën tonë, duke e mbruajtur në pikëpamje jodytësore. Ky njeri ishte Zarathustra. Kujt- që nuk i njeh ngjarjet e së shkuarës-, do t’i shkonte ndërmend se themeluesi i një religjioni të tillë do të kishte pasur një rëndësi botërore?
Kur arabët pushtuan Persinë dhe përhapën islamizmin, religjioni antiko-iranian u zhduk pothuaj krejtësisht nga rajoni e Zarathustra mbeti gjatë shumë kohëve, për pasardhësit, një profet doktrina e të cilit ishte kapërcyer tashmë nga ajo e themeluesve të religjioneve më të përhapura – Jezu Krishti, Muhamedi, Budda.
Një njeri pra, i dëbuar përfundimisht nga historia. Kjo, edhe pse shumë prej parimeve teologjike të religjioneve moderne, origjina e së cilave qe kërkuar për një kohë të gjatë tek profetët hebrenj, janë përshkruar në fakt nëpër shkrimet e Zarathustrës. Kjo është një arsye e mjaftueshme për të pyetur, nëse religjioni hebraik e, në vijim krishterimi dhe islamizmi, nuk janë ndikuar thellësisht nga mësimet e tij.
Mbi personin e Zarathustra, ende sot dimë shumë pak. Historianët kanë mbrojtur opinione të ndryshme mbi datën e lindjes, mbi vendin e lindjes dhe mbi vendet ku Zarathustra jetoi dhe veproi. Nuk egzistojnë të dhëna me të vërtetë të besueshme, kjo edhe se pse mësimet e tij u shkruan disa shekuj mbas vdekjes së tij, me përjashtim të Gàthà-ve, predikime në vargje, apo himne, që i atribuohen Zarathustrës vetë; çka se këto të fundit përvijojnë biografinë e profetiti në mënyrë të vagullt. Legjenda bazohet vetëm mbi shkrime postume. Sot-mbas një kompleksi studimesh linguistike dhe krahasimesh të teksteve antiko-iraniane- pjesa më e madhe e hulumtuesve kanë arritur në konkluzionin se Zarathustra duhet të ketë lindur rreth vitit 630 para erës kristiane, në qytetin e Battria-as. Për rrjedhojë nuk ishte persian, por batrian, sikurse i quanin banorët e atij rajoni. Por ashtu sikurse persianët, i përkiste Ariasve, rracës së madhe indoeuropiane që, duke u nisur nga mijëvjeçari i tretë para Krishtit, ishte shtyrë në mënyrë të pandërprerë nga Azia Qendrore drejt Jugut.
Emrin Aria (sot arias ose arianë) e kishin zgjedhur vetë nomadët luftëtarë, emër që donte të thoshte “fisnikët” e që bënte të qartë distancën që egzistonte mes popujve të tyre dhe popujve të nënshtruar. Disa tribْ kishin depërtuar në Indi rreth vitit 1900 para epokës kristiane dhe në një hark kohor prej dhjetë brezash kishin themeluar sistemin e kastave të indْve; disa tribْ të tjera në të njejtën periudhë ishin futur në rrafshnaltat e pabanuara me stepa e shkretëtira, male e lugina pjellore, në atë vend që më vonë do të quhej “Iran”, “vend i arianëve”.
Emri i Zarathustrës zbulon prejardhjen e tij nga një famlje blegtorësh të pasur, që i përkthyer do të thotë “njeri nga gamile të vjetra”. Babai i tij quhej Porushaspa, “njeriu i kuajve galopues”, siç është e shkruar në fragmentet e ardhurat deri tek ne nëpërmjet Avesta-s, biblës së Zarathustrës. Nëse duam t’i besojmë traditave legjendare të Avesta-s, Zarathustra ishte fëmija i tretë i një familjeje të shquar fisnike që quhej Spitama, familje që kishte gjithsej pesë fëmijë. Babai me sa dihet paskej qenë prift i një klani blegtorësh fisnikë që nuk kishin ndonjë tempull dhe i realizonin ritet e tyre të sakrifikimit në shesh të hapur, në stepë. Ii ndikuar shpirtërisht nga traditat nomade të tribusë së vet e të jetës qytetare të Batrias, qysh i vogël qe i destinuara të ndiqte gjurmët e të atit , për t’u bërë edhe ai prift. Por prift i cilit religjion?