Zbulohet elementi i 5-të i natyrës dhe e përmban një grimcë fare e vogël!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Zbulohet elementi i 5-të i natyrës dhe e përmban një grimcë fare e vogël!
Shiko fotografinë 1891180
Fizikanët pretendojnë se kanë gjetur edhe më shumë prova të një force të re natyrore. Gjithçka në Universin tonë mbahet bashkë ose shtyhet nga katër forca themelore: graviteti, elektromagnetizmi dhe dy ndërveprime bërthamore.
Fizikanët tani mendojnë se kanë parë veprimet e një force të pestë fizike që del nga një atom heliumi. Kjo nuk është hera e parë që studiuesit e vënë re diçka të tillë. Disa vjet më parë, ata e panë këtë gjë në shkatërrimin e një izotopi të berylliumit, sipas Koha Ditore.


Tani i njëjti ekip ka parë një shembull të dytë të forcës misterioze në fjalë – dhe grimcën që mendojnë se e mbart atë, e kanë quajtur X17. Nëse zbulimi konfirmohet, jo vetëm që informacionet rreth X17 do të na mundësojë t’i kuptojmë më mirë forcat që e drejtojnë Universin tonë, por gjithashtu ato mund t’i ndihmojnë shkencëtarët ta zgjidhin problemin e materies së zezë një herë e përgjithmonë.
Attila Krasznahorkay dhe kolegët e tij nga Instituti për Kërkime Bërthamore në Hungari e dyshuan që në 2016-tën se diçka e çuditshme po ndodhte, pasi analizuan mënyrën se si një beryllium-8 i ngacmuar, lëshonte dritë derisa shkatërrohet. Nëse kjo dritë ka energji mjaftueshëm, ajo shndërrohet në elektron dhe pozitron, që largohen nga njëri-tjetri në një kënd të parashikueshëm përpara se të zmadhohen.
Bazuar në ligjin e ruajtjes së energjisë, në kohën kur energjia e dritës që i prodhon dy grimcat rritet, këndi mes tyre duhet të zvogëlohet. Të kundërtën panë Krasznahorkay dhe ekipi i tij. Këndi pati një rritje të papritur. Studimi shumë shpejt, tërhoqi vëmendjen e hulumtuesve të tjerë anembanë globit, të cilët sugjeruan se një grimcë fare e re mund të jetë përgjegjëse për anomalinë.
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top