Zgjedhjet po afrohen...

Edo2012

Antarë i ri
Zgjedhjet po afrohen...

Zgjedhjet lokale po afrohen,fushata zgjedhore do fillojë zyrtarisht pas disa ditësh,edhe këtë radhë me gjasë skenari njejtë,politikanët do premtojnë shumë për të mos realizuar asgjë konkrete!
Sigurisht premtimet parazgjedhore nuk janë risi ekzkluzive e këtyre zgjedhjeve,ne në kontinuitet e kemi këtë "luks"të dëgjojmë/lexojmë marrina të këtyre që tallen me popullin,duke premtuar aq shumë sa duket utopike implementimi i projekteve te tyre!
Nëse shoqëria jonë do ishin qenie të vetëdijshme që të i gjykojnë dhe kuptojnë veprimet e partive politike,atëherë sigurtë nuk do e kishin këtë komoditet me u krekos politikanët sharlatanë!

Gjatë dites lexova se mbi 2.000 zyrtarë akuzohen për korrupsion,pasi siç thuhet kanë abuzuar me detyren e tyre,dhe marrë ryshfet,në rrethana normale ky lajm të dëshpëron për nivelin e lartë të korrupsionit,kurse zhgënjimi më i madh është tek sa lexon në fund të lajmit se vetëm "disa"janë ndëshkuar,kurse të tjerët kanë vazhduar misionin e tyre(me avazin e njejtë).

Edhe këtë fushatë zgjedhore subjektet kryesore në vend do drejtojnë gishtin tregues se ky është i "korruptuar",ani pse si për ironi të gjitha këto PDK,LDK-AAK-ja ishin në pushtet dhe asnjëra nuk mundet me pretendu se u tregua korrekte në raport me përgjegjësinë e tyre,sepse koha ka dëshmuar se asnjëra nuk doli e pastër nga petku i pushtetit.
E dimë të gjithë se niveli i korrupsionit tek ne është shqetësues,pasi është prezentë në çdo segment,duke filluar nga pushteti lokal e deri tek ai qëndror,edhe atë në përmasa të mëdha,por derisa mungon vetëdija kolektive për të reflektuar atëherë kjo strukturë udhëheqëse do na rrjepë të gjallë(Mirë bën,derisa rrime urtë)!

Në një shoqëri të korruptuar,ata që humbin më së shumti janë shtresa e të varfërve,sepse ato "para"qe ishin te destinuara për zhvillim,përdoren për qëllime të tjera,si mjete luksi per "eliten" drejtuese,si dhe fryerjen e llogarive bankare te tyre.
Si mund të presim se do ndryshojë kjo situatë?
Sistemi gjyqësor është i korruptuar,të pakten ashtu e tregojnë faktet,ja një tregues i qartë:Vetëm një numër i vogël zyrtarësh të akuzuar janë ndëshkuar, ndërsa pjesa tjetër është lënë e lirë. Gjatë vitit 2012, prokuroritë kanë pranuar 14 aktgjykime me urdhër ndëshkimor, 24 aktgjykime refuzuese, 15 aktgjykime lirues, 105 aktgjykime dënuese, 4 aktgjykime me masë të trajtimit të detyrueshëm.
Me të drejtë shumë kanë humbur kredibilitetin tek organet gjyqësore,si dhe tek Agjencia Kosovare Kundër-Korrupsionit!

Për fund ky është mesazhi:

"E dini ate shprehjen, me genjeve nje here, e kam fajin une. Me genjeve dy here, je ti i zoti shume. Me genjeve heren e trete, jam une fajtor"
 
Titulli: Zgjedhjet po afrohen...

Zgjedhjet e sivjeme lokale ne Kosove nuk do te sjellin asnje ndryshim ne krahasim me zgjedhjet e kaluara. Kur e them kete, nuk mendoj ne parti apo persona fitues te zgjedhjeve, por ne ndryshimin e politikave, perfshi ketu edhe korrupsonin. Jemi ne situate qe te mundohemi te zgjedhim te keqen me te vogel (gje qe eshte shume veshtire, sepse per nga e keqja te gjitha partite ngjajne si veza me vezen).
Genjeshtrat parazgjedhore, premtimet glamuroze, drekat e darkat per kategorite e ndryshme, premtimet per rritje pagash, me nuk i besojne as femijet, por....perse valle gjithenje ka nje por...dolem apo jo te votojme, dikush do te marr pushtetin!? Perse valle me 30% te votuesve qe dalin te votojne, zgjedhjet shpallen legjitime...kur 70% e votuesve nuk mund te ia shpreh besimin askujt!? Deri kure keshtu? Nese populli/votuesit, nuk dalin te shfrytezojne te drejten e tyre legjitime dhe te hedhin voten, a nuk do te thote kjo se ata (votuesit) nuk pajtohen me politikat qe partite pretenduese per pushtet ofrojne?
Une per vehten time ne cdo cikel votimesh jam munduar te shtyj perpara subjektet e reja (premtuese) politike, por c'e do kur genjeshtrat e partive te medha keti 30% po ia verbojne serish syte!

Definitivisht kesaj radhe do ti bojkotoj zgjedhjet, sepse nuk dua qe me voten time te legjitimoj korrupsioni, vjedhjen, mashtimin, genjeshtren...ka dhe shume te tjera.
 
Titulli: Zgjedhjet po afrohen...

Nje gje di se kete muaj do jete nje prilli per tan Kosoven. Do kete vershime te medha ne Kosove deri me 2 nentor. Shpresoje qe te vdekurit te mos kene te drejte vote kesaj radhe :eek:le:
 
Titulli: Zgjedhjet po afrohen...

Ma m.... se oshte sbohet keshtu kuj i plasi do votoj VV
 
Titulli: Zgjedhjet po afrohen...

Ashtu eshte xhebro, me M....(me germe te madhe) vertete nuk behet...por nuk e besoj se edhe VV mund te sjelle dicka te re, dicka me ndryshe..bile mendoj me mire qe jane ne opozite dhe ndonjehere flasin, sepse ne pozite vec do te vjedhin si gjithe te tjeret!
 
Titulli: Zgjedhjet po afrohen...

Po le te vjedhin edhe keta pak se te gjithe qe ishin ne pushtet vodhen te bejme nje lloj baraspeshimi...Qa ti besh qe nuk eshte partia e forte ne krejt kosoven se kullerit ja kisha jep voten se me shume o ka ju bon dom ai me irionin e vet se opozita .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top