Arfenilla
Themelues i Forumit
Prezantimi i këngëtarit të njohur serb Zdravko Colic në Tiranë është pasqyruar edhe në mediat serbe.
Sipas tyre Colic është pritur atje si një mbret ndërsa Colic ka treguar se në Shqipëri ka qenë edhe më parë por jo në Tiranë.
Sipas tij, organizatorët do të merren edhe me përgatitjen e koncertit që ende nuk është vendosur se ku do të mbahet.
Madje Colic ka thënë se ai do të mund të këndojë edhe në Shkodër, ku gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri edhe ka drekuar.
“Kam qenë në Shqipëri edhe më herët, por kurrrë në Tiranë, që është një qytet shumë i bukur: ka thënë Colic për Novosti.
“Kanë rini të mrekullueshme dhe jam pritur si mbret. Kam ndjerë dashurin në cdo hap. Kam dhënë intervistë për televizionin më të shikuar të tyre. Nuk e kemi përmendur politikën. Kam marrë pjesë në Iks Faktor ku kanë garuar 7 këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqeodonia” ka treguar Colic.
Sido që të jetë paraqitja e Colic në Shqipëri ka nxitur shumë reagime në Kosovë, sidomos në rrjetet sociale. Madje një këngëtar kosovar që ka qenë i ftuar nga Klan ka anuluar pjesëmarrjen…/express