Gi de Masha
Anëtar i ri
ZHGËNJIM
Besoj, gjatë jetës ju ka rastisur të takoni njerëz të cilët kanë prirje të shprehen bukur, lajkatarë e gojëmbël, që në takim të parë të lënë mbresë, të bëjnë për vete, apo sic thuhet ta marrin zemrën dhe ti i pranon pa hezitim, pa prova, pa kurrfarë dyshimi në (pa)karakterin e tyre.
Në raste të tilla auforie ( e dini që euforia është gjendje shpirtërore e sëmurë... ) nuk të shkon ndërmend, madje as të kujtohet ajo që thotë populli: “Ruaju prej atij që të lëmon shpinën” dhe mbi të gjitha nuk të kujtohet ajo shprehja e qëlluar popullore "gojëämbël e b*thë thar(b)të" ...
Me kalimin e kohës, dhe pas shumë gabimesh të përsëritura nga ana e tij, gabim pas gabimi, ti ende nuk i beson vetes se një njeri kaq “dashamirës” në fillim të del kaq i ligë, derisa më në fund kur të zhgënjehesh mirë e sheh se paska qenë një hiç ...
Pra, mos i harroni fjalë e urta. Populli ato i ka nxjerrë nga përvoja jetësore!
Fjalor sqarues për rastin:
LIG mb: 1. I keq, zemërkeq, tinëzar; jo i ndershëm, i pabesë, i dobët, i ulët …
HIÇ m: 2. Mungesa e plotë e vlerës, gjendja kur s'ka asnjë cilësi të mirë a vlerë; diçka që s'ka fare vlerë a ndonjë rëndësi. Njeri i hiçit njeri pa asnjë vlerë e pa ndonjë rëndësi. Është një hiç…
Ju për temën:
1. Jeni zhgënjyer ndonjëherë?
2. Cili ka qenë veprimi yt në këtë rast?...
* tema nuk është obligative, por sipas dëshirës ju mund të komentoni ... të bisedojmë pra.