_"Letra e një të panjohure"- Stefan Cvajg

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjithë natën mendova për ty, pa të njohur akoma. Unë vetë kisha vetëm një duzinë librash të lirë, të lidhur me karton të dobët, të cilët i doja më shumë se çdo gjë tjetër dhe i lexoja vazhdimisht. Dhe tani po më mundonte pyetja se si duhej të ishte vallë ai njeri, të cilit i përkisnin dhe që i kish lexuar të gjithë këta libra të mrekullueshëm, që dinte gjithë këto gjuhë dhe që ishte aq i pasur e njëkohësisht aq i ditur.

Ndjeva njëfarë admirimi mbinjerëzor, që m'u shtua edhe më tepër nga ata libra të panumërt. Përpiqesha të të parafytyroja: të kujtoja një burrë të shkuar nga mosha, me syze e me një mjekër të gjatë e të thinjur, të ngjashëm me profesorin tonë të gjeografisë, vetëm se shumë më bujar, më të pashëm e më të butë - nuk e di pse qysh atëherë qeshë e sigurt se ti duhej të ishe i pashëm, megjithëse të parafytyroja plak. Atë natë, pa të njohur akoma, të pashë në ëndërr për të parën herë.

Të nesërmen ti erdhe, por megjithëse të përgjova, s
'të pashë dot - kjo ma shtoi edhe më tepër kureshtjen. Më në fund, ditën e tretë, të pashë dhe u habita, u trondita shumë që ti m'u shfaqe krejt ndryshe, që ti nuk i ngjasoje fare asaj ikonës së perëndishme! Kisha ëndërruar një plak babaxhan me syze, kurse erdhe ti - ti, ashtu i tëri, siç je edhe sot, o ti i pandryshueshëm, mbi të cilin vitet përplasen e rrëshqasin pa forcë!...

Ti kishe veshur kostumin e lezetshëm sportiv bojëkafe të hapur dhe me atë ecjen tënde të lehtë djaloshare i ngjite shkallët, duke i marrë dy e nga dy njëherësh. Kapelen e mbaje në dorë dhe unë, e mahnitur sa s'bëhet më të pashë fytyrën e çiltër e të gjallë me ato flokë të dendur. Vërtet që u tremba e u habita kur të pashë aq të ri, plot hir e të pashëm, me shtatin e derdhur, elegant. Dhe a nuk është çudi: që në këtë çast të parë e ndjeva fare qartë atë, që unë dhe gjithë të tjerët ndjejnë posaçërisht dhe mjaft shpesh te ti: që ti je njëfarëlloj njeriu i dyfishtë, një djalosh i zjarrtë, i lehtë, i dhënë i tëri pas zbavitjeve dhe aventurave dhe, njëkohësisht, në artin tënd një burrë serioz, i patundur, i ndërgjegjshëm, i ditur e i mësuar sa s´ka më!

Pa e kuptuar, unë ndjeva atë që ndjente çdo njeri te ti: që ti bëje një jetë të dyfishtë, një jetë me një faqe që çelet, të kthyer ndaj botës, dhe me një tjetër krejt të errët, të cilën e dije vetëm ti – dhe këtë dyzim të thellë, këtë të fshehtë të qenies sate unë, trembëdhjetëvjeçarja, krejt e magjepsur, e ndjeva që në vështrimin e parë.
 
Titulli: _"Letra e një të panjohure"- Stefan Cvajg

Tek po lexoja Cvajg-un pershtypje te jshtzakonshme me ka lene novela;'' Letra e nje te panjohure''. Cuna e goca nese doni te kuptoni se deri ku arrine dashuria, mos harroni ta lexoni.

Jam mahnitur me ate se deri ku ka arrite te thellohet Cvajg. Jo rastesisht njerezit e medhenje quhen te medhenj.:poezi::poezi:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top