A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

NUk na pyet kush neve po qdo send nga populli vjen edhe ne besojkem te drejt te ndajme mendimet tona

Jo mendimet ish kane mire edhe ti konkretizojm ne veper . Por , kane qelluar te tjeret me pushtet ma te forte , e spo na pyesin o Xhebrail . Sepse e drejta per tu bashkuar me Shqiperine nuk e di pse e pengon psh Ameriken dhe Evropen ? Ndoshta kane frike se do te behemi Superfuqi ne rajon neser , e si dihet ndoshta edhe ne Evrop !!!
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Kane kaluar 14 vjet nga clirimi i Kosoves dhe kjo mendoj une ka qene kohe e mjaftueshme per cdo shqiptar qe te pertypi perdite realitetin, te meditoje pak mbi te ardhmen dhe te analizoje pak opsionet qe i dalin perpara. Dhe ai realiteti eshte i tille ku gjen dy popuj te ndare me nje kufi qe pretendojne te jene nje komb e nje popull, por flasin ndryshe, mendojne ndryshe, jetojne ne dy shoqeri ndryshe, nuk kane te njejtin zhvillim fizik, mendor e politik. Dy te perbashketat e medha midis dy popujve jane:

a) Identifikimi si nje popull shqiptar.
b) Mosnjohja e njeri-tjetrit.

Dhe ne kushte te tilla, te gjithe ata qe flasin per nje "bashkim kombetar", flasin per te njejten gje por e perkufizojne shume ndryshe togefjaleshin "bashkim kombetar". Po ju rendis disa prej kuptimeve ne mendjet e shqiptareve qe shqiptojne ate togfjaleshin "bashkim kombetar":

Si ta kuptojme bashkimin kombetar?

- Bashkimi i trojeve shqiptare dhe shkrirja e kufijve.
- Bashkim i dy shteteve ne nje federate shtetesh.
- Bashkimi i forcave dhe imponimi me dhune fqinjeve.
- Bashkimi me spond fale anetaresimit ne BE.
- Bashkimi shpirteror, rikthimi ne identitetin e te pareve.

1. Cudia me e madhe ne keto 14 vjet, ajo qe ka shokuar shume shqiptare nacionaliste eshte se shqiptaret e gjejne veten te lire, te lire per te vendosur per fatet e tyre, dhe ajo qe deri dje propogandohej si realizim i endrres shqiptare, bashkimi i trojeve shqiptare, edhe pse eshte mese i realizueshem pasi askush nuk na pengon, duket si nje enderr e rreme. Kush e pengon Kuvendine Kosoves apo Kuvendin e Shqiperise qe te kerkoje e realizoje, qofte edhe me nje njohje verbale te bashkimit te trojeve shqiptare?! Askush, por te dy palet nuk e bejne nje gje te tille pasi jane te ndergjegjshem se shqiptaret mund te jene nje popull i dale nga nje trung, por ata tashme jane dy dege te zhvilluara ne kushte historike te ndryshme. Dhe jo vetem ne syte e te huajve, por edhe ne syte e vete shqiptareve, keto dallime tashme jane shume te prekshme. Kadare do ti permblidhte kujtimet e tij te vitit 1999 si "Ra ky mort e u pame". Dhe ata 500 000 shqiptaret refugjate te strehuar ne Shqiperi dhe ata 3 milion shqiptaret e Shqiperise, e pane mbase per here te pare ne historine moderne sy me sy njeri-tjetrin. Mbase per here te pare te dy palet e kuptuan nga afer se sa ndryshe jane ndertuar jetet e tyre.

2. Ka edhe nga ata shqiptare, qe pasi dorezohen perpara realitetit te "bashkimit te trojeve", hidhen ne idene tjeter te "federates shteterore". Dhe kjo eshte ide e thjeshte, nese nuk jemi ne gjendje qe te bejme nje bashkim fizik, le te bejme te pakten nje bashkim politik, le te krijojme nje federate te dy shteteve shqiptare. Por edhe kjo ide eshte vetem nje ide e bazuar mbi enderrime se sa mbi realitetin: a mund te ngrihet dot nje federate midis dy shteteve me te varfer te Evropes? A mund te ngrihet dot nje federate midis shtetit me te varfer te Evropes, Republikes se Shqiperise, dhe shtetit me te ri te Evropes, me eksperience zero ne shtetformim dhe dendesine dhe papunenesine me te madhe ne Evrope?! Cili shtet nderkombetar do te shpenzonte miliona per shkaterrimin e federates se sllaveve te jugut, Jugosllavise, per te perseritur te njejtin gabim dy here, krijimin e nje Jugoalbanie?! Cili shtet do te mbeshteste idene e federates kur edhe vete shteti me i fuqishem politikisht dhe ekonomikisht i Evropes, Gjermania, deshtoi ne unifikimin e saj nen nje federate?!

3. Grupi i te forteve eshte ne te njejten kohe edhe grupi i kokebosheve shqiptare. Keta jane ata qe krijojne ushtri fantazma, organizata, shoqata qe marrin persiper "bashkimin e shqiptareve" ne "Shqiperine Etnike" me forcen e automatikut, plumbit, tritolit. Dhe keta kokeboshe jane me te vertete per te ardhur keq pasi jo vetem qe nuk ndihmojne gje, por minojne edhe autoritetin e institucioneve legjitime shqiptare, institucione qe jane zgjedhur me voten e lire te shqiptareve. Keta jane ata qe ose nuk e kane kuptuar ende qe shqiptaret jetojne ne liri, ose nuk u behet vone fare per lirine dhe voten e shqiptareve. Misioni i tyre nuk eshte aspak "bashkimi kombetar", misioni i tyre eshte rrembimi i autoritetit te institucioneve legjitime shteterore. Predikimi i vetem i tyre eshte urrejtja ndaj armikut te perbashket, packa se ky mund te jete edhe imagjinar ne kohe paqeje.

4. Grupi i naiveve eshte grupi i atyre shqiptareve qe barazojne bashkimin kombetar me anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Per kete kategori shqiptaresh, familja evropiane eshte me e rendesishme se familja shqiptare, dhe per ta rruga e evolucionit shqiptar eshte me e shkurter nese i biem nga Brukseli. Naiviteti i ketyre njerezve per mua eshte qesharak pasi teksa shoqerite e tjera evropiane po debatojne te shqetesuar mbi koston e globalizimit ne identitetin e tyre kombetar, shqiptaret jo vetem qe nuk e bejne nje debat te tille por e shohin influencen e globalizimit si nje gur barazpeshues te disbalancave shoqerore, politike, ekonomike midis trevave shqiptare. Ne nje menyre gati te pandergjegjshme ky grup beson se a) shqiptaret nuk jane te zote per asgje b) Bashkimi Evropian eshte shansi yne i fundit. Harrojne qe e pare ne nje kendveshtrim historik, Bashkimi Evropian eshte vetem nje ideologji, nje ideologji qe mund te ndryshoje ne forme nga komunizmi, por destinacioni final eshte i njejte.

5. Ne grupin e peste une fus veten time. Une nuk besoj as ne nje "bashkim fizik" dhe as ne nje "bashkim politik", une besoj se ka vetem nje rruge per bashkimin kombetar dhe kjo rruge fillon atje ku e nisen te paret tane. Une nuk pyes se ku duhet te shkojme, pa marre me pare nje pergjigje nga vetja se prej nga vijme? Nese une e di prej nga vi, e kam te qarte edhe ku duhet te shkoj, apo jo? Une nuk jam shume i shqetesuar per identitetin evropian, ca me pak i interesuar per debatin e orientimit lindje-perendim, por jam shume i interesuar te marre pergjigjen e asaj pyetjes tjeter: Cili eshte identiteti shqiptar? Une jam nga ata shqiptare qe nuk irritohen kur shqiptaret mendojne e shprehen ndryshe, por gezohem kur shoh shqiptare te shprehin mendimin e tyre te lire, te fillojne te konsumojne lirine e tyre.

Teksa akademike, shkrimtare e historiane te nderuar kerkojne te ndertojne nje "identitet shqiptar" ne te tashmen apo ne te ardhmen, une kerkoj qe te filloj te rindertoj atje ku te paret tane pushuan se ndertuari e rilindasit tane ndalen se iluminuari.

Dhe mbi te gjitha, une nuk e kerkoj bashkimin kombetar as ne hartat politike, as ne dekretet e kuvendeve, une e kerkoj ne mendjen e zemren e cdo shqiptari. Nese cdo shqiptar do te konsumoje sic duhet lirine e tij te fituar per te rigjetur te verteten historike e shpirterore te te pareve tane, kjo do te sjelli ne vetvete nje ndergjegjesim te brendshem qe eshte me i fuqishem se cdo diktat apo force e ushtruar nga jashte.

Ujrat e lumit turbullohen vetem ne kohe me shira te rrembyeshem dhe kullohen vetem kur qielli hapet dhe dielli shkelqen serrisht. Kur kjo ndodh, kaltersia e ujit te lumit eshte e tille sa reflekton edhe driten e diellit dhe kushdo qe ka syte ne balle mund te shohi nga lart edhe guret qe prehen ne fund te atij lumit.

Kane marre fund tashme kohet me shirra e rrebesh per shqiptaret, sot eshte koha e dites me diell, koha ku secili prej jush eshte i lire te zbuloje misterin e te qenit shqiptar. Dhe nese ju do te shpenzonit ca me pak kohe per te bashkuar kombin me fjale dhe ca me shume kohe per te zbuluar misterin e te qenit shqiptar, misterin e qenies tuaj, nuk do te jete e larget dita qe do te kuptoni qe ate bashkim qe e kerkonit perreth jush e gjetet brenda jush. Ka vetem nje lloj uniteti qe i ka rezistuar kohes dhe historise se njerezimit dhe ky eshte uniteti shpirteror.
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Kane kaluar 14 vjet nga clirimi i Kosoves dhe kjo mendoj une ka qene kohe e mjaftueshme per cdo shqiptar qe te pertypi perdite realitetin, te meditoje pak mbi te ardhmen dhe te analizoje pak opsionet qe i dalin perpara. Dhe ai realiteti eshte i tille ku gjen dy popuj te ndare me nje kufi qe pretendojne te jene nje komb e nje popull, por flasin ndryshe, mendojne ndryshe, jetojne ne dy shoqeri ndryshe, nuk kane te njejtin zhvillim fizik, mendor e politik. Dy te perbashketat e medha midis dy popujve jane:

Perpara se te pergjigjesha, per tu larguar paragjykimeve apo keqkuptimeve do kisha nje interes te kisha njohur apo me te qarte se cfare ke nenkuptuar me keto dy terme???? :kohe:
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Jo vetem kosova me shqiperin por dhe trevat e tjera shqiptare jashte kufijve te shqiperise duhet te bashkohen.

Ty t'lumt goja Brazilianija,se ktyne tijervet nuk u ka ra dërmêt për tjera toka Shqiptare
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Kur u shpreha qe eshte jashte llogjike e kam pas ne kontekST TJETER. .

Ok po te bej TRE pyetje. E zeme se Kosova dhe Shqipria jane bere 1 shtet i vetem. . E zeme sikur jemi me verte nje shtet.
Petja e Pare
Kush mendon se duhet te behet kryeminister dhe president? [[kryemisintri dhe presidenti i kosoves ao ata te shqiperise?
Pyetja e dyte si Mendon se duhet te quhet shteti i ri Kosove apo Shqiperi?
Pytja e trete Cili qutet mendon se duhet te behet kryeqytet Prishtina apO tIRANA DHE PSE?

Pres pergjigje nga te gjithe ata qe jane rej kosove ne kte forum.

p.s Cila qeveri duhet te qeverise ,ajo e Kosoves apo ajo e Shqiperise?

nje gje e ki te sigurt Sali Berisha edhe per 10 vite tjera e ke ne qeveri :p
po them edhe 10 vite sepse pas 10 viteve ai vet do dorzohej se do plakej me shume :p
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Mir e ke Ado,se sa tijet Sali e Hashimi nuk ka bashkim komtar.Te kishin da bashkimin nuk kin krîjua dy shtete.A poe she Kosovën si u da n'tri pijesa,pa flamur e kom Shqiptarit.Kurrkush mê kësaj tok nuk u thot ma Shqiptar, por Kosovar.Politika nuk ka interese për Bashkim.
 
Ti e kupton fjalen vullnet me fjalen imponim nuk deshem te zgjethem ate flamur te leshit me ylla so flamuri jem edhe ti sje kompetent mem thon kosovar se ne kosove ka serb ka magjup ka egjiptian ka boshnjak une jam shqiptar njof veq nje flamur ate flamurin me shqiponje ne mes e me prapavij te kuqe ..

Sme plas perinteresin politik te sales apo hashimit ose edvinit,,,,
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Hajduti,
idhullin jot i ka premtuar Shqiptarve pertej kufirit portin e Shengjinit ku jeni me premtimet?

fazllic1.jpg

1_3769.jpg

Edi-Rama-Ilir-Meta-dhe-Boris-Tadic.png

Bashkimi fillon nga zhdukja e ktyre qe e shesin Shqiperine nen-tavoline...

Ato qe se duan nje Bashkim mund te thon cfare i shtyn te ken ate mendim?!
 
Sa me pelqejne njerezit real kur flasin pa emocione hallall miku imte ngopin genjeshtra
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Hajduti,
idhullin jot i ka premtuar Shqiptarve pertej kufirit portin e Shengjinit ku jeni me premtimet?

fazllic1.jpg

1_3769.jpg

Edi-Rama-Ilir-Meta-dhe-Boris-Tadic.png

Bashkimi fillon nga zhdukja e ktyre qe e shesin Shqiperine nen-tavoline...

Ato qe se duan nje Bashkim mund te thon cfare i shtyn te ken ate mendim?!
Ne shqngjin te pakten fundjavave esht plot me kosovare shum prej tyre kan blere dhe apartamente aty !
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Shqiperia e madhe nuk ben vetem Kosove Shqiperi por duhet te bashkohen dhe trevat e tjera ne Mal te zi, Maqedoni ,Serbi ,Greqi ! Kjo gje esht shum e veshtire thuaj e pa mundur !
 
pajtohem se kjo eshte e pamundur se nje pjese te shqiperise po hyn greku e po ben qfare do po me pjesen qe mundet eshte kosova edhe shqiptaret e maqedonis sepse sipas eksperteve eshte parapare qe deri ne vitin 2025 maqedonasit do zhduken se skan fare identitet kombetar
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Une per vete naten nuk mundem me fjet tuj mendu si mu bashku :D
Ne Shqiperi hani buk, djath e domate edhe ne Kosove hajm buk, djath e patlixhana
Naj her kur nuk kena domate/patlixhana hajm veq kryp, kos, gjiz, speca, laknor, qep ca ka lol
Dmth qe Shqiperia pa gjitha trojet etnike Shqiptare eshte pa kra e sy (si shqiponja pa sy e kra nuk mundet me fluturu etj)
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Shqiperia e madhe nuk ben vetem Kosove Shqiperi por duhet te bashkohen dhe trevat e tjera ne Mal te zi, Maqedoni ,Serbi ,Greqi ! Kjo gje esht shum e veshtire thuaj e pa mundur !

Plotesisht e drejte!

Nuk behet fjale, per bashkimin e "Shqiperise" me "Kosoven", por te ribashkimin e kombit shqiptar!
Ketu ngaterrohet Republika e Shqiperise me SHQIPERINE! Republika e Shqiperise nuk ze vecse 1/3-ten, e tokave ku shqiptaret, megjithe genocidin e vazhdueshem te "fqinjeve te dashur", vazhdojne te jetojne edhe sot, qe nga koherat para-klasike! Neve shqipetareve kjo mund te na duket nje ngaterrese naive, por prapa saj fshihen projekte ogurzeza te pregatitura mjaft mire, ne manastiret e mjekerrgjateve dinake e gjakatareve, ne Athine e Beograd, qe me se dy shekuj me pare. Genjeshtra duhet perseritur pambarimisht per te mbuluar te vetreten, e pse jo per t'ia zene vendin asaj?!

Serbet, shpellare e barengrenes, te ardhur nga stepat e tajgat e Siberise, pretendojne se Kosova na qenka djepi i tyre. Bile deri pak kohe me pare rrihnin gjoksin se nuk do ta leshonin kurren e kurrers!!! Por sic duket me kurra per serbet e ka kohezgjatjen shume te diskutueshme! Serbet thone te njejtat gjera qe thonin kryqtaret( luftetaret e kryqezatave), ne mesjeten e hershme, per Jeruzalemin. Nen flamurin e besimit, e te Tokes se Shenjte, masakruan pa skrupull qindra e mijra qenje njerezore, te padenja per te jetuar, sipas tyre! Po a mund te na thote ndokush i kujt eshte Jeruzalemi sot?

Te njejten gje bene edhe Serbet e frymezuar nga hiresite, e veshura me petka te arta, qe vetem hiresi nuk mund te jene. Vrane, prene e dogjen, jo ne menyre figurative por ne detaje therese, cerek milioni boshnjake, nen efektin e tymit te kryqit, ne emrin e se "vretetes absolute".

Ne Dardani, kishat qene ndertuar shume koha pra ardhjes te shpellareve nga Siberia. Ka fakte qe kishat e para te jene ndertuar qe ne shekullin e dyte, por bashkesite kristiane te kene ekzistuar perapra kesaj kohe. Vete apostulli Shen Pali, ka kaluar neper Shqiperi, gjate rrugetimit te tij per ne Rome. Kishat nuk jane kasolle me kallama e gjethe, qe mund t'i ndertoje cfaredo lloj frymori! FV per ta (serbet) eshte me te vertete djepi i tyre, sepse deri ne kohen kur ata rane ne kontakt me kulturen dardano-bizantine, ata ishin gjysem kafshe gjysem njerez. Ne Dardani ata krijuan idenditetin e tyre kuturor, te bazura natyrisht mbi vlerat kristiano-bizantine. Ne ndryshim nga popullsia vendase, qe se pari ishte dardane e me pas kristiane, keta duke mos patur nje kulture te veten fillestare apo paresore mbi te cilen ne ngirhej kultura kristiane, ata jane thjesht kristiane. Pra ata jane thjesht barbare te kristianizuar, tmerresisht xheloze per vendasit, qe kane ndryshe prej tyre nje kulture mijeravjeçare.

Dhe, ne kete pike, te pakenaqur me ate cka kane, duan me doemos t'ju marrin edhe tokat, malet kullotat lumejte,kishta, shtepite e pse jo edhe grate! Ne kete pike lind konflikti! Ata ngrene kultin e Kosoves, qe eshte mese i vertete, nga ana kulturore, por aspak nga ajo kombetare. Perderisa ata kane mesuar e jane falur ne keto kisha pretendojne se ato jane te tyret. E bashke me kishat duan edhe cdo gje tjeter! Eshte njesoj sikur te gjithe te krishteret te kerkonin qe e palestina te ishte prone e tyre!

Termi Shqiperi e Madhe, eshte shpikur qellimisht per t'i ndrydhur vullnetin shqipetareve, qe te mos kerkojne ate cka eshte e tyre. Ne te njejten fryme eshte edhe njehsimi i Shqiperise me Republiken e Shqiperise. Pra nese shqipetaret jashte Republikes se Shqiperise, duan Shqiperine mjafton qe te lene trojet e tyre stergjyshore e te shkojne ne "Shqiperi" (Republiken e Shqiperise). Me njehsimin e Shqiperise me Republiken e Shqiperise, shqipetaret kryejne njekohesisht vetevrasje dhe i japin nje alibi te forte armiqve te kombit tone. Serbeve e grekeve mund t'ju pelqeje qe te flitet veç e veç per Kosove, Shqiperi, Cameri, Iliride. Por per Shqiptaret kjo eshte e pafalshme!!! Qe te tjeret me dhune te te presin trupin tend, kjo edhe ndodh, por qe t'i te pranosh qe keto pjese te trupit tend te prere nuk jane me te tuat kjo, nuk eshte nje gje prej shqiptari! Te pranosh qe FV, Ilirida dhe Cameria nuk jane SHQIPERI, eshte sikur te mohosh gjakun e sterrgjysherve e gjysherve tane qe dhane jeten per SHQIPERI , bile eshte sikur vrasesh per se dyti! Kuptimi qe kishin ata per SHQIPERINE, eshte shume i qarte, edhe kishin 500 vjet qe ishin nen sundimin barbar osman. SHQIPERIA per ata, ishte kudo kishte SHQIPTARE qe jetonin ne tokat e vete te trasheguara e te mbrojtura me gjak.

Rrofte Shqiperia!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Ne shqngjin te pakten fundjavave esht plot me kosovare shum prej tyre kan blere dhe apartamente aty !

Un permenda PORT!
Portin e Shengjinit Sali Berisha ja ka premtuar Shqiptarve pertej kufirit qe skan nje vije detare.

Ato i kan ble ato hyrje me xhepin e tyre sja ka fal as Saliu as Hamdiu.
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Un permenda PORT!
Portin e Shengjinit Sali Berisha ja ka premtuar Shqiptarve pertej kufirit qe skan nje vije detare.

Ato i kan ble ato hyrje me xhepin e tyre sja ka fal as Saliu as Hamdiu.

Sa real qe je e meriton nofken qe mban miku im ,,.,,Plotesishte e vertet kjo qe thua edhe pse me pelqen sala ai shkel premtimet e veta qdo sekond
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Para ca kohesh Kryeministri Thaci i kerkon kryeministrit shqiptar "qe te nenshkruajme nje mareveshje qe te na jepni portin e Shen Gjinit". Vetem nje lopcar mund te bente nje kerkese te tille ne publik, vetem nje lopcar do te shkelte me te dyja kembet sovranitetin e shtetit shqiptar, dhe vetem nje lopcar kujton se kryeministri shqiptar ka per detyre qe tu japi zgjidhje jo vetem problemeve te RSH por edhe problemeve te Republikes se Kosoves.

Kryeministri Berisha, ne nje takim privat me ish-kryeministrin Agim Ceku 6 vjet me pare ne Pogradec, ka diskutuar nevojen qe ka Kosova ne fushen e transportit te mallrave dhe njerezve, duke qene se Kosova eshte gjeografikisht shume e izoluar si vend, plus i duhet te perballonte edhe embargon e pritshme te Serbise. Dhe ne kete takim privat, kryeministri Berisha zuri ne goje qe porti i Shen Gjinit eshte porti me i afert me kufirin kosovar, por jo detyrimisht porti me adekuat per levizjen dhe perpunimin e mallrave.

Kosova ka tre dalje te mundshme ne det, portin e Ulqinit, portin e Shen Gjinit, portin e Durresit. Ndertimi i rruges Durres-Kukes lidhi portin e Durresit me rruge nacionale Kosoven dhe shume vende te rajonit.

Persa i perket shtetit shqiptar, ai e ka bere te qarte qe porti me i madh ne vend nuk eshte as i Shen Gjinit, as i Sarandes dhe as i Vlores, eshte porti i Durresit. Kjo jo vetem sepse keshtu vendosi qeveria shqiptare por sepse keshtu preferojne edhe kompanite qe transportojne mallra te tonazhit te larte. Ne keto 3 vitet e fundit qeveria shqiptare ka investuar rendshem qe krahas perfundimit te autostrades, te zgjeroje edhe portin e Durresit dhe ta beje sa me te lehte dhe me te shpejte perpunimin e mallrave ne port.

Prandaj Thaci-lopcarit apo ndonje tjetri qe e mendo si ky, dikush duhet ti kishte shpjegoje qe keto gjera nuk diskutohen me "letra publike", as nuk kerkohet "te merret nen kontroll nje port i nje shteti fqinj", dhe as nuk i takon qe te "beje kerkesa" kur duhet te uli koken, punoje e degjoje planet e shtetit shqiptar.
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

PORTI I HARRUAR

Porti i Shëngjinit vështirë se do të bëhet ndonjëherë zyrtarisht pronë e Kosovës, ashtu si pati premtuar Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Për këtë projekt ende nuk është bërë asgjë konkrete sa i përket bartjes së pronësisë dhe investimeve nga të dyja palët. E derisa Kosova duket se e ka harruar Shëngjinin, Qeveria shqiptare ka filluar të investojë vetë në modernizimin e këtij porti jo vetëm për mallra, por edhe për jahte të turistëve.

Porti i Shëngjinit mbetet vetëm një ëndërr e bukur për kosovarët. Dalja e premtuar në det nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për “vëllezërit” nga Kosova, ka gati pesë që vjet ka mbetur e bllokuar.

Madje, porti në të cilin Qeveria e Kosovës premtonte se do të vinte doganën e vet dhe do të mblidhte taksat nga transporti detar, as nuk është në agjendë të funksionalizohet.

Gjithçka rreth faljes së portit të Shëngjinit ka mbetur në nivel fjalësh dhe me gjasë kështu do të mbetet përgjithmonë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës e pranojnë se për këtë projekt nuk po bëhet asgjë konkrete.

“Përveç gatishmërisë së shprehur nga Qeveria shqiptare për ofrimin e portit të Shëngjinit Republikës së Kosovës dhe interesit të shprehur nga ana e Qeverisë së Kosovës për këtë mundësi të ofruar, nuk ka një akt të shkruar, nuk ka një marrëveshje, apo bartje pronësie, ndonëse në takime zyrtare është diskutuar si mundësi e realizimit të saj”, tregon Lah Nitaj, këshilltar për medie në Ministrinë e Infrastrukturës.

Me gjasë, kjo punë nuk ishte marrë seriozisht asnjëherë pasi që ai nuk është në dijeni nëse ka ekzistuar ndonjë grup punues nga ana e Kosovës, i angazhuar zyrtarisht për këtë çështje.

“Nuk jam në dijeni për një komision të tillë”.

Megjithatë, në vitin 2009, Qeveria e Kosovës pati deklaruar se është themeluar grupi ndërministror që do të angazhohet për këtë projekt, në krye të të cilit ishte caktuar ministri i atëhershëm i Transportit, Fatmir Limaj. Madje patën organizuar takime pune si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Ndërkaq, ministri i Ekonomisë dhe i Financave të asaj kohe, Ahmet Shala i pati dorëzuar palës shqiptare edhe një plan se si do të vihej në shfrytëzim porti i Shëngjinit.

Por, plani i tij dhe premtimet e funksionarëve të tjerë të lartë kanë mbetur në harresë.

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës thonë se një ndër arsyet që nuk ka përparuar ky projekt është kostoja e papërballueshme për buxhetin e vendit dhe mungesa e gatishmërisë nga bizneset që të investojnë në të.

“Ka parametra që theksojnë se vlera investive do të kapte disa miliona euro dhe pritjet e të dy qeverive kanë qenë që ndoshta komuniteti i biznesit sheh leverdi dhe mund të investojë në funksionalizimin e portit”, thekso Nitaj.

Por, ai vlerëson se investitorët e kanë humbur interesimin për këtë projekt. pas investimeve që ka bërë Qeveria e Sali Berishës në portin e Durrësit.

“Në portin e Durrësit, Qeveria shqiptare ka bërë investime shumë të mëdha në lehtësimin e transportit detar dhe kjo ndikon në dekurajimin e investitorëve për portin e Shëngjinit”.

Por ka edhe nj problem tjetër.

Në adresë të Ministrisë dhe të dy qeverive janë adresuar shkresa lidhur me pronësinë e pronës ku është i vendosur porti i Shëngjinit duke i njoftuar se asete të caktuara janë në procedura gjyqësore.

Kjo sipas qeveritarëve ndikon në zvarritjen e procesit të vendimmarrjes, derisa të qartësohen të gjitha punët.

Por, duket se pronësia nuk është problem edhe për Qeverinë e Shqipërisë, e cila tashmë ka iniciuar punimet për të shtuar kapacitetet përpunuese dhe ankoruese të portit për anijet e mallrave.

Pasi që është afër Rrugës së Kombit (autostradës Prishtinë-Durrës), ky port është përqendruar më së shumti në përpunimin e mallrave që shkojnë drejt Kosovës dhe me financimet e Bashkimit Evropian që po bëhen këtu, në portin e Shëngjinit, po ndërtohet një kalatë e re, e cila do të funksionojë jo vetëm për anijet e mallrave, por edhe për jahtet e turistëve të huaj./Express

Mos u mundo te mbulosh diellin me dore,esht e shkruar te gazeta Express.
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Kosovaret nese donin te bashkoheshin me shqiperine,ta kishin bere kete gje pa u kerkuar te huajve te behen nje shtet i ri.
Jam i mendimit se nese kjo gje do te ndodhte Kosova do ish me e sigurte e bashkuar me Shqiperine,se duke luftuar si nje shtet i vetem me Serbet.
Por kam edhe dyshime sepse krijimi i nje shteti te ri eshte bere sepse Kosovaret nuk eshte se kane ndonje simpati per ne.
Nga dikush qe jeton ne Kosove me ka treguar se ne Shqipetareve kane filluar te na quajne edhe ''RREBELA'' (se cfare kuptimi ka kjo fjale ec e mere vesh).
Per te gjithe ata qe deshirojne qe Kosova te bashkohet me Shqiperine mendoj se nuk do jete me shume se nje enderr ...
 
Ja ke fut kot plako....
Mos pergjitheso sendet njerezit kan mbajt me nga 10 vjet burg veq pse kan permend fjalen shqipni ne ate kohe.,,..
Kemi luftuar si shtet i vetem pse a mos u dasht te gjunjezohemi e te bertasim ndihme shqiptare ju shqiptare ne nese do te donte majko do e fuste ushtrin aty.
Ka plot djem te shqiperise qe kan vdek ne koshare per me thy kufinin mos pshty mbi gjak te tyne...
Edhe ju neve na thirrni serb shumicen e kohes po prape ne duam bashkim kombetar
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Ne radh te pare eshte mendimi im edhe nese ja kam fut kot ...
Sa per gjunjezimin edhe te bertiturat ndihme shqipetare i kemi pare fare mire kur keni ardhur ne shqiperi ;)
 
qfare bere ti per pjesen e ndare te kosoves zoteri me emer grek ma trego kete
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

qfare bere ti per pjesen e ndare te kosoves zoteri me emer grek ma trego kete

Mr xhebrail nuk te ka ofenduar kush,e kujdes kur flet per te tjeret sepse nuk ta ka dhen kush kete te drejte.
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Mr xhebrail nuk te ka ofenduar kush,e kujdes kur flet per te tjeret sepse nuk ta ka dhen kush kete te drejte.

Ti qe je kunder bashkimit kombetar flet kunder fakteve sja ke lidhjen asaj qe thua ,nuk ofendohem nga njerezit qe vetem ja fusin i kan me te degjuara jo me jetuaara
Te pyes kush ju mbush stadiumin kombetar kur luan kombetarja ,qfare gjuhe kem neve qfare traditave me flet ne emer te nje flamuri te imponuar se kemi pas nje shtet shqiptar qe nuk ka mujt te ndihmoj ushtarakisht qe serbet te mos benin gjithe keto viktima....
Djalosh pastro gojen kur flet kunder njerezve qe luftun per shqiperin e madhe nese eshte enderr per ty njerezit i medhenje i ndjekin enderrat frikacaket gjithmon kan frike nga enderrat e tyre
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Absolutisht JO!:)
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

gjithsesi po dhe jo veq me shqiperine po edhe me pjeset tjera qe ia kan nda
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Ja se sa jemi te bashkuar ne mendime
1. 55% jane per bashkim
2. 45% jane kunder bashkimit

Tani le te me thite dikush se jemi kombetarisht ne nivelin e duhur qe nje dite te ndodhe bashkimi i trojeve shqiptare nen nje flamur dhe ne nje shtet?!

Lexova ne nje postim (nuk dua ta cek nga kush...e gjen vet ai) se duhet te flasim njesoj dhe te kemi te njejtin zhvillim fizik??? Sa me duket e quditeshme kjo! Ne ketu ne kete forum jemi nga te gjitha trevat shqiptare dhe sa shoh une per bukuri meremi vesh...pra flasim njesoj...e kuptojme njeri tjetrin...pra kemi zhvillim te njejte (ne qe jetojme jashte Shqiperie nuk jemi te retarduar)
 
Titulli: A duhet te bashkohet Kosova me Shqiperine?

Absolutisht JO!:)

Se mos do te ua felliqim racen ariane mi GLOOM.

E deshem apo jo njeri tjetrin jemi nje molle e ndare pergjysme...ose po deshe nje bajge e ndare me dysh...sepse shpesh te tille behemi
 
Ju neve?Jo Ylli je gabim...Ne jemi ato qe sjemi nacionalista qe do shisnim kombin per dy lek(kjo e thene sipas Xhebrailit tek tema e nacionalisteve),ne jemi ato qe per 8 Mars sjellim imoralitet ne Tirane e Shqiperi per femrat,meshkuj qe bejne strip,pasi ne Kosove nuk ekzsiton kjo(kjo e shkruar nga Deuid tek tema e 8 marsit te femrave).Ne jemi te flliqur se respektojme e nderojme nje hero kombetar si Skenderbeu qe ishte tradhetar,kryqar,qe ka vrare mijera musliman(kjo sipas Ados),ne kemi gjak te perzier sepse japim femrat ne martesa me grek dhe serb,kemi gjak te perzier(kjo sipas Loverdjalit)...Tani gjithe keta keqija I kemi pse doni bashkim??Jo per gje por e them me plot goje :

Nuk ka nevoje Shqiperia per njerez mendjemedhenj,per njerez qe mundohen ta ulin,ta percmojne,keshtu qe rrini ku jeni,sepse ne skemi ndermend te levizim:)
 
Duke lexuar historine kombetare kam krijuar bindjen se feja tek shqiptaret nuk vehet kurre para kombit!
Duke e ditur rrethin ne te cilin jetoj, e di me siguri se asgje, ama bash asgje nuk na dallon
Duke pare se cfare behet me vajzat nga malesia e Shqiperise, mendoj se jo vetem ne shqiptaret nga Kosovo, por shume me teper ju ne Shqiperi duhet te ngritni zerin kunder ketyre martesave te perziera me sllavet (serbet, meqedonet apo ciletdo tjere te jene), sikur qe duhet dhe ne ne Kosove te ngrisim zerin kunder martesave me amerikanet (ka edhe shume te tilla nga Shqiperia). Ose ne pergjithesi na takon te gjitheve (pa marre parasysh se ku jetojme) te ngrisim zerin kunder veprimeve negative ne shoqerine tone.

Te levizim se kemi ndermen as ne dhe as ju, sepse toka leviz rreth boshtit te saj por shtetet jane dhe do mbeten aty ku jane...ne mund ta levizim (ose thene me sakt) ta fshijme kufirin ne mes shqiptareve....

Per fund: Nuk mund ti fusesh te gjithe shqiptaret ga Kosova ne nje thes, sikur qe nuk mund ti fusim te gjithe shqiptaret nga Shqiperia ne nje thes/////
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top