A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Duke u nisur nga nje shkrim i Artan Fuges i cili pohon:

Meshkujt mos krenohen shumë se sundojnë në familje, është femra që ka dhe ka pasur "frenat" e pushtetit,
duke qenë aq e zgjuar sa i ka krijuar burrit iluzionin se meqë ka muskuj më shumë,
a punon më shumë jashtë familjes, a fiton më shumë është ai që vendos.
Mendojeni me më pak nxitim këtë dhe do ta shihni.
Artan Fuga.

Sa dakort jeni me kete pohim, dhe a eshte vertet Femra pas cdo vendimi te mashkullit?
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

si ishte ajo me koka qafa ,,,ame qafsh o Soli kjo dihet... e kam vene re tek prinderit e mi, qe babai mbahej per burre zakone e jo me tash :D
 
Pe: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Burri eshte presidenti i republikes por gruaja eshte kryeministri qe ben ligjet,
i diskuton me parlamentin ( femijet ne ket rast) dhe me pas ja prezanton presidentit te republikes dhe pas 3/4 her qe i ke ca derrasat pranon ! :D
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

More ti Artan , tani me shume po sundon gruja sesa burri ! I kan nderru rolet krejtesisht . Ama si e paske thane ti ashtu ka qene per ata burra , grat jane kane ato qe i kan pas meritat e medhaja . Ama tani kur sundon gruja ne familje , burri mshifet rreth kuleve te gruas !
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Se besoje!
 
Pe: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

ahahahahhaahaha si nuk tregohet asnjeri i sinqert dhe pranon realitetin ?
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Realiteti me i mire eshte ai ku ekziston bashkepunimi dhe mirekuptimi ne çift. Secila pale ka rendesine e vet. Frenat qe permend Fuga jane diskutimi dhe konsultimi, qe jane te domosdoshem!

Jam e sigurt qe, nje person ne kete forum, mbi te gjithe, din me se miri ta vleresoje. E eshte shembullor per meshkujt shqiptar. Plakush :puff:
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Jo gjithmone... Fakti qe burri mer parasysh dhe mendim e gruas ne cdo ceshtje sdo te thote qe u vendos ajo qe tha gruaja
 
Pe: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Nese ndajme ne kategori meshkujt sic beri Elushja me siper...Ndoshta!!! Por ne pergjithesi nga c'kemi pare nuk eshte e vertete kjo...
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

hahah mu kujtua nje barcolet me kete... shajet gruaja dhe bertet...dil prej aty ku fshihesh... burrri prej nen tavolin, jo une fshihem ku te dua, une jam burri ne kete shtepi, hahahah...po mos thasht Zoti keshtu..po besoj se gruaja eshte pak me e vendosur, burri shume here nuk e merr guximin per disa gjera ndersa gruaja po..pra burri eshte koka por gruaja qafa e qon ku don...hahaha
 
Pe: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Eh e kam thene une,ligjin e ben BURRI,por behet gjithmone sic thote GRUAJA lol
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Duke u nisur nga nje shkrim i Artan Fuges i cili pohon:

Meshkujt mos krenohen shumë se sundojnë në familje, është femra që ka dhe ka pasur "frenat" e pushtetit,
duke qenë aq e zgjuar sa i ka krijuar burrit iluzionin se meqë ka muskuj më shumë,
a punon më shumë jashtë familjes, a fiton më shumë është ai që vendos.
Mendojeni me më pak nxitim këtë dhe do ta shihni.
Artan Fuga.

Sa dakort jeni me kete pohim, dhe a eshte vertet Femra pas cdo vendimi te mashkullit?
Kjo vlen vetem per femrat qe kane fuqi te imponohen ( te pakten sa per te = mashkullin), sepse ne rastet e nenshtrimit evident te femres, si mund te pretendoj ajo ti kontrolloj burrit vendimet? Tha burri "do shkojme ne x vend/ do blejme/ do bejme/ etj", ajo "po, i dashur, sic thua ti zemer, bejme sic mendon ti". Nqs mendimi, opinioni, deshira saj nuk kane rendesi, nqs ajo nuk ka fuqi te vendosi asgje, eshte e qart qe thenja nuk vlen.
Tek kategoria tjeter, ku ekziston lidhje dashurie dhe mungesa e egos mashkullore qe do te manipuloj dhe te nenshtroj, femra mund te "drejtoj" gjithcka, duke e njohur mire ke ka ne krahe. Edhe pse, se di cfare kenaqesie eshte te kesh nje njeri qe e manevron sipas deshires, te kesh nje kukull pa fuqi vendimi personale, nje njeri qe e influencon kollaj.
 
Pe: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Njeiru 1 njeri ka në krah, edhe asaj t'ia thej zemrën,
atëherë për çfarë jeton? Ku është dashuria?

Athua bëhen gjërat vetëm me imponime apo për dashuri.
Unëpo nisem nga vetja, naytyrisht se çdo vendim të gruasë
mundem ta hedh poshtë apo më mirë ta refuzoj vetëm pse
kam qejf të lë me të timen, dhe pse jam më i fuqishëm!
Dhe çfarë fitova? Asgjë vetëm një zemër te thyer.
Po, në anën tjetër njeriu jeton vetëm për dëshira edhe qejfe,
se a pak është jeta e vështirë? Edhe vetes nëse ia fikim
dritën, s'na mbetet gjë.
Sinqerisht, po them jo pse e lë në të gruas, sepse
ajo sundon apo më qeveris, thjesht unë jetoj për të, dhe
çdo dëshirë apo vendim që plotësohet, jeta na zgjatet.
Po a ka më mirë se të shohësh njeriun tënd të lumtur,
që ti shkaktar je për këtë?
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Kush eshte Artan Fuga?

I vetmi filozof shqiptar per mendimin tim, kerkoje se ka nje faqe ne facebook

Kena 1 shprehje na ktej ka shkodra : Burri asht kryti ,kurse gruja asht qafa puth mban edhe drejton krytin :p

:D
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Pavarsisht se te gjithe e dime qe raporti bazohet ne respekt dashuri etj
Te gjithe e dime qe femrat jane aq ''dinake'' sa te ''manipulojne'' burrat e tyre :)
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

jo :d .........
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Nje familje nuk mund te kete 2 tituj edhe "pushtet" edhe "cift", keshtu qe pare nga rendesia e tyre ky i fundit nuk me duket se ka shum nevoje per arsyetim; ndryshe skish pse te merrte nje domethenie te tille.
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

femra duket pas vendimit te mashkullit
 
Pe: Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Pavarsisht se te gjithe e dime qe raporti bazohet ne respekt dashuri etj
Te gjithe e dime qe femrat jane aq ''dinake'' sa te ''manipulojne'' burrat e tyre :)


Hiqe ate dinake ti lol...Une jam e mendimit,qe nje femer e zgjuar e sjell burrin e vet si te doje:)
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Besoj se ketu nuk duhet te ngaterrohen dy koncepte.
E para nuk ka bashkjetes normale mes ciftit, pa bashkpunim,,ketu nenkuptoj bashkjetes nepermjet beshkbisedimit dhe diskutimit dhe marrjes me te miren per te perpballuar dhe per te shkuar perpara me jeten familjare apo ne cift,,apo mes te dashuruarve,s'kemi te bejm ne kete rast se kush ben ligjin.(se po ta marrim ne varjantn lligj i bije krahasim "shtazore' me shume se njerzor,sa do figurativ qoft.)
E dyta,besoj qe njeriu normal me nje shkall normale formimi dhe llogjike,duhet te dij se ku mbaron ana e bashkpunimit dhe ku fillon ajo cka quhet ne te gjitha fazat e jetes,,VENDIME PERSONALE,INDIVIDUALE,,ku hyn vendime te ndryshme qe gjithsekush duhet ti marr ne forme individuale,dhe keto lloj vendimesh i gezon njelloj si burri dhe gruja,eshte injoranc te hysh e te menaxhosh totalisht jeten e tjetrit,,sa do i/e zgjuar te na duket vetja.
Ne kete jet ka nje parim,,tjetrin mbeshtete ne idet e tij,,dhe parimet e tij,,te behet i/e zonja..dhe nuk duhet marrim kurr persiper vendime qe nuk na takojn ne,,
Dhe pse ne cift,familje apo lidhje dashurie.
Shkrirja per nje bashkjetes te lumtur s'ka asgje te berbashket me shkrirjen e karaktereve dhe krijimin e nje turbullire,,ku secili humbe vetveten e tij.
Personalish as nuk lejoj,as nuk tentoj te bej ligje ne nje lidhje,qoft ajo shoqerore,martesore,apo sociale.
 
Pe: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Per mendimin tim, te dy bashke kontribuojne mbi vendimin qe merret por ne fund ndodh qe vendimi perfundimtar koincidon me vendimin qe parapelqen gruaja si per cudi :p
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Ndoshta në aspektin vizual shoqëror dhe mund të duket e tillë, por në intimitetin familjar jo se besoj..
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Si thoshte nje batute e Jul Dedes: Ne shtepi une jam shefi por vendimet i merr gruaja :p ...
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Duke u nisur nga nje shkrim i Artan Fuges i cili pohon:

Meshkujt mos krenohen shumë se sundojnë në familje, është femra që ka dhe ka pasur "frenat" e pushtetit,
duke qenë aq e zgjuar sa i ka krijuar burrit iluzionin se meqë ka muskuj më shumë,
a punon më shumë jashtë familjes, a fiton më shumë është ai që vendos.
Mendojeni me më pak nxitim këtë dhe do ta shihni.
Artan Fuga.

Sa dakort jeni me kete pohim, dhe a eshte vertet Femra pas cdo vendimi te mashkullit?

Edhe pse eshte nje klishe kjo gje si psh kur thuhet se mbrapa nje burri te rendesishem eshte nje grua e rendesishme.... jam dakort por me mire do ishte te perdorej fjala PRANE :D
Por sigurisht cdo njeri nga ne ka nevoje per mbeshtetje, per durim dhe per nje doze te mire inteligjence per te marr vendime, si ne familje por edhe ne aspektin profesional.
Ne nje marrdhenie, ne lidhje..ne nje familje duhet te ket barazi dhe te jen ne te njejtin nivel persa i perket kesaj sepse nuk mund te dominoj njera pale duke nenshtruar tjetren ose edhe thjesht duke e len ne hije...eshte jo vetem e gabuar por edhe perben nje anomali sociale dhe familjare,





 
Pe: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Hahahah sa teme e bukur Mashkullin e genjejne muskujt, femra e mer me zgjuarsi, eshte e vertet deri diku...!
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

gjithmon pas nje mashkulli te fort fshihet nje grua ezgjuar dhe e bukur
ne te shumten e rasteve ndodh kjo, por ka dhe nga ato meshkuj mendjendritur qe gruas i thojn ti do marresh urdhra e qa them un do e bojsh ti......qe do thot mendimet i merr ai
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

Pleqte kane thene -gruja eshte hoxha nates.
Ps:nuk punoj te azili pleqve po jam me ate shprehjen , plakut nigjoji llafin jo pordhen
 
Titulli: A fshihet Femra pas vendimit te mashkullit?

...po ti kthehemi kohes se Romes, cdo perandor eshte udhehequr nen hijen e gruas, nuk merte asnje vendim pa u konsultuar.
Por po te shfletojme shume tragjedi kane ardhur, nga thikat pas shpine qe i kane dhene grate ne mes te Senatit. Problemi eshte qe ne nuk duam ta pranojme si gjini te barabart dhe e shikojm si qenie inferiore ndaj nesh.

Burri mendon, gruja i seleksionon mendimet :p

Hajduti
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top