sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Kandidatja për deputete në kryeqytet pretendoi se ishte dhunuar, duke mos u lejuar të hynte në KZAZ nr.20 në Fier
FIER - Tre simpatizantë të Partisë Socialiste, janë ndaluar, ndërsa për njërin prej tyre është prerë fletë-arresti. Ngjarja ka ndodhur pas akuzave të aktores Rajmonda Bulku, njëkohësisht kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, se e kishin rrahur. Sipas aktores së mirënjohur, gjithçka ka ndodhur kur kjo e fundit është shfaqur në qytetin e Fierit në kohën që simpatizantë të PS-së ishin mbledhur para KZAZ nr.20 duke protestuar për moslëvizjen e kutive të votimit gjatë natës për në Tiranë. Bulku, e cila sipas dëshmive të të pranishmëve, por edhe pamjeve të paraqitura në mediat vizive ka përshëndetur me dy gishtat lart në turmën me militantë socialistë, çka duket të ketë provokuar edhe një acarim të tyre.
***
Ndërkohë, burimet zyrtare të policisë së komisariatit të Fierit bënë të ditur se gjatë orës 23:00 të së shtunës kanë ndaluar 20-vjeçarin Mihal Kumaraku, banor i Fierit. Ndalimi i tij është bërë pasi ai akuzohet për "organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme" dhe "pengim të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese". Sipas policisë, 20-vjeçari më datën 1 korrik, rreth orës 22:00 ka marrë pjesë në mitingun e paligjshëm të organizuar para KZAZ nr.20 në Fier nga militantë të PS-së. Po sipas bluve, në këtë kohë Kumaraku ka penguar "subjektin e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku, të futet në ambientet e kësaj KZAZ-je".
Në deklaratën për shtyp të policisë bëhet e ditur se ndalimi i Kumarakut është bërë me urdhër të prokurorit, ndërsa në komisariat janë shoqëruar edhe dy simpatizantë të tjerë të Partisë Socialiste e përkatësisht: Shpresa Toto dhe Brahim Elezi, të cilët gjithashtu ishin të pranishëm në tubimin para KZAZ nr.20 të 1 korrikut, ku morën pjesë qindra persona. Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se dy shtetasit janë marrë në pyetje dhe më pas janë liruar. Rreth orës 16:00 të së dielës, prindërit e të riut Mihal Kumaraku janë paraqitur para komisariatit të Fierit, për të takuar djalin e tyre, por deri në orët e mbrëmjes nuk u është dhënë asnjë përgjigje.
***
Mësohet se gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e 1 korrikut, kohë në të cilën qindra simpatizantë të PS-së kishin mbushur ambientet e jashtme të KZAZ nr.20, ku kryhej numërimi i votave. Pas vendimit të marrë nga komisionerët e PD-së për të bllokuar 3 kuti votimi, në vend kanë mbërritur disa kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe aktorja Rajmonda Bulku, kandidate në Qarkun e Tiranës.
Turma para KZAZ-së nr.20 ka qenë tepër e madhe. Sipas policisë, Mihal Kumaraku, si dhe Shpresa Toto e Brahim Elezi dyshohen se e kanë penguar aktoren në momentin që ajo po përpiqej të futej në mjedisin e brendshëm të KZAZ-së. Kjo e fundit ka bërë një denoncim për këtë rast, duke pretenduar se mbi të ishte ushtruar dhunë. Si rrjedhojë është vendosur ndalimi e më pas arrestimi i 20-vjeçarit Mihal Kumanaku, ndërsa Toto dhe Elezi do të hetohen në gjendje të lirë. Akuzat e ngritura ndaj tyre janë "organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme" dhe "pengim të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese". Burime nga vendngjarja, por edhe pamjet e ofruara nga mediat vizive, treguan se aktorja, megjithëse e ndodhur mes një grupi të madh simpatizantësh të Partisë Socialiste, nuk
ngurroi të ngrejë dy gishtat lart.
Shekulli