Alcajmeri mund të diagnostikohet 10 vite përpara

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Alcajmeri mund të diagnostikohet 10 vite përpara[/h]
alcajmeri-583x350.jpg

Ndryshimet në nivelet e një proteine në gjak mund të ndihmojnë në dallimin e një dëmtimi në tru një dekadë para se të fillojnë të zhvillohen simptomat e alcajmerit, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ndonëse nuk ka ndonjë ilaç për ta kuruar alcajmerin, shkencëtarët thonë se gjetjet e këtij studimi mund të përdoren për të parashikuar kur pacientët mund të fillojnë të shfaqin simptoma të kësaj sëmundjeje.

Ndryshimet në nivelet e kësaj proteine në gjak janë gjithashtu një mënyrë e mirë për të testuar ilaçet për alcajmerin.

“E dimë që sëmundja e alcajmerit fillon (në tru) 1 apo 2 dekada para se të shfaqen simptomat”, thotë prof. Mathias Jucker, bashkëautor i studimit nga Qendra Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative, në Tübingen.

“Dimë gjithashtu që çdo terapi duhet të interferojë 1o vite ose edhe më herët se të shfaqen simptomat, që të rezultojë e suksesshme, nëse duam të shënjestrojmë shkakun e sëmundjes së alcajmerit”.

Analiza e gjakut, thotë ai, mund t’u japë mundësi shkencëtarëve të testojnë se ilaçet po japin efekt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top