اmenden çmimet/ Shqipëria me ushqimet e shërbimet më të shtrenjta se Evropa

AnGeLiC

VIP
V.I.P
treg-shtrenjte-678x381.jpg

INSTAT publikoi Indeksin e Harmonizuar të اmimeve të Konsumit (IHاK) për muajin shkurt, i cili ndryshe nga Indeksi i اmimeve të Konsumit (IاK) mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës. Ky indeks rezultoi 3.7 për Shqipërinë, niveli më i lartë në Europë sipas INSTAT.
grafik2.png

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije alkoolike” me 8,1%, pasuar nga grupet “Transport” me 3,3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,9%, etj. Në muajin shkurt 2017, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i اmimeve të Konsumit është 1,0%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të frutave dhe zarzavateve.
grafik1.png

Edhe në muajin shkurt, Shqipëria rezultoi me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë me 3.7%, teksa mesatarja europiane ishte 1.9%. Ritmet më të larta të rritjes i pati Shqipëria, Estonia, Belgjika, Letonia dhe Lituania. Ndërsa ritmet më të ulëta të rritjes së çmimeve i patën Islanda, Irlanda, Rumania dhe Zvicra.
3-5.png

INSTAT shpjegon se në IاK mbulohen vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit. Ndërsa IHاK mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private dhe institucionale, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë IHاK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet europiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Europës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Europiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Unionin Ekonomik dhe Monetar. /Monitor
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top