Arsyeja e sëmundjes misterioze të mushkërive shkaktuar prej cigareve elektronike që po ndodh vetëm në Amerikë

Hera

Έτερος εγώ
Arsyeja e sëmundjes misterioze të mushkërive shkaktuar prej cigareve elektronike që po ndodh vetëm në Amerikë

lg.php

AUTORITETET AMERIKANE ZGJEROJNË INVESTIGIMIN

Shiko fotografinë 1888237

lg.php

Kapsulat që përmbajnë nikotinën e lëngshme janë lehtësisht të modifikueshme, ndaj shitës të jashtëligjshëm i kanë mbushur ato me përmbajtje të drogave të ndryshme. Konsumimi i këtyre produkteve del jashtë kontrollit të kompanive që i kanë prodhuar pajisjet.
Arsyeja mendohet te jete nderhyrja e perdoruesve ne depozitat e nikotines se lengshme, duke shtuar THC, Vitamine E etj.

Pas personit te shtatë që humbi jetën nga sëmundja misterioze e mushkërive, e shkaktuar nga cigaret elektronike, Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve kanë aktivizuar Qendrën e Emergjencës. Ndërkohë, studiuesit po investigojnë 380 raste të të prekurve të lidhura me përdorimin e cigareve elektronike që po ndodhin vetem ne Sh.B.A.

Viktima e parë e identifikuar nga kjo sëmundje misterioze u njoftua në Gusht, kur Departamenti i Shëndetit Publik në Illinois lëshoi një deklaratë duke thënë se personi ishte shtruar në spital me “sëmundje të frymëmarrjes”. Rastet e sëmundjeve të lidhura me e-cigaret ishin identifikuar dhe në 11 qarqe të tjera.

Bazuar në një nga pistat e hetimit të autoriteteve amerikane, të prekurit nga sëmundja misterioze, kanë konsumuar produkte të shitura nga shitës të paautorizuar. Në tregun e zi po shiten kapsula për përdorim me cigaret elektronike që kanë në brendësi të lëngut përmbajtje droge. Konsumimi i këtyre produkteve del jashtë kontrollit të kompanive që i kanë prodhuar pajisjet.

Kapsulat që përmbajnë nikotinën e lëngshme janë lehtësisht të modifikueshme, ndaj shitës të jashtëligjshëm i kanë mbushur ato me përmbajtje të drogave të ndryshme. Megjithatë hetimet për këto raste të kufizuara brenda territorit të SHBA-ve nuk kanë arritur në përfundime.

Kjo situatë nuk ka lidhje me produktet e duhanit me ngrohje qe nuk jane komercializuar akoma ne SHBA. Kjo pasi fijet e duhanit perbehen prej duhani te vertete dhe janë të prodhuara në mënyrë të atillë sa është pothuaj i pamundur modifikimi i tyre.

Ndryshimi mes dy kategorive alternative të duhan pirjes, eshte se cigaret elektronike funksionojnë në baze të nikotinës së lëngshme që gjendet në kapsula, ndërsa duhani me ngrohje përmes marrjes në nikotinës si pjese natyrale te gjetheve te duhanit qe ngrohen, nuk digjen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top