Basha për herë të parë në Bruksel si kreu i PD-së

cent

...Lontano
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane, i cili zhvillohet sot në Bruksel nën drejtimin e kryetarit në detyrë të PPE-së dhe kryetar i grupit të PPE-së në Parlamentin Europian, Joseph Daul.
2ilh543.jpg
Samiti i PPE-së, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian që do të mbahet në datat 24-25 tetor.

Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të politikës europiane; si presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barosso, kryetarë shtetesh dhe qeverish dhe liderë të opozitës së partive të qendrës së djathtë nga vende të BE-së dhe atyre jo anëtare.

Kështu në samitin e PPE-ve marrin pjesë Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel, kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, kryeministri i Luksemburgut Jean – Claude Juncker, kryeministri i Suedisë Fredrik Reinfeldt, kryeministri i Polonisë Donald Tusk, kryeministri i Hungarisë Viktor Obran, kryeministri i Greqie Antonis Samaras, presidenti i Rumanisë Taraian Basescu, kryeministri i Letonise Valdis Dombrovskis, zëvendëskryeministri italian Angelino Alfano, zëvendëskancelari austriak Michael Spindelegger, kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski dhe udhëheqësit e opozitës Bojko Borisov nga Bullgaria, Janez Jansa nga Sllovenia, Andrius Kubilius nga Lituania, Jan Figel nga Sllovakia etj.

/Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top