▌VNSHD▐
BSNT
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në facebook akuzon dyshen Rama-Meta që sipas tij po vjedhin votat. Por në fakt postimi ngjan me një manual, të cilin me shumë gjasa Berisha e ka hartuar gjatë kohës që ka qenë në pushtet. “Te dashur miq, Rama – Meta, ne panikun e humbjes dhe ndeshkimit popullor per zgjedhjet e 21 qershorit, po ushtrojne terror te papare ne administraten shteterore per te angazhuar ate detyrimisht ne manipulimin e zgjedhjeve”, thekson Berisha.
Manuali “Berisha” për vjedhjen e votave
– ti japin cdo drejtori dhe zyrtari leter me numrin e votave qe duhet te sjellin nga cdo kuti votimi qe kane ne ngarkim, per te ruajtur vendin e punes.
– punonjes nga ministrite njoftojne se nga drejtuesit iu kerkohen lista me me emrat dhe nr e leternjoftimeve te familjareve te tyre dhe garantimin se ata do te votojne per qeverine
– OSSH ka shpallur kerkesat per punesim per 1200 vende pune qe te gjithe duhet te transferojne gjendjen civile ne Durres
– ne shkolla, mesuesve dhe nxenesve u kerkohen me porosi te ministres numeri i leternjoftimeve te tyre dhe te prinderve te tyre.
– ne Berat dhe nje seri qytetesh te vendit punonjesve te thjeshte te administrates u eshte shperndare nje formular, te cilin çdo punonjes eshte i detyruar ta ktheje se bashku me emrat e 25 familjareve dhe te afermve qe ai apo ajo kane bindur te votoje per “aleancen e qelbesirave”
dita