Bibilioteka franceze blen librin origjinal te Casanova-s

elbruna

Anëtar i Respektuar
Pas shume perpjekjeve, Biblioteka Kombetare Fraceze ka mundur te shtije ne dore kopjen origjinale te librit “Historia e jetes time” te joshesit te famshem te femrave dhe shkrimtarit, Giacomo Casanova.

Bashke me doreshkrimin, biblioteka ka siguruar edhe dokumente te tjera qe shkojne deri ne 3700 faqe, te shkruara nga vete Casanova mes viteve 1783-1789. Biblioteka Kombetare Franceze eshte ndihmuar edhe nga qeveria per te blere doreshkrimet e rralla.

Te gjithe rreshtat jane shkruar ne frengjisht dhe ne to pershkruhet jeta private e njeriut te famshem gjate udhetimeve te tij neper Europe ku takoi edhe shkrimtare te medhenj te asaj periudhe si, Volter e Rousseau, kompozitorin Mozart dhe shume krere shtetesh. Natyrisht qe hapesiren me te madhe ne keto kujtime e zene femrat. 122 mendohet se eshte numri i femrave te joshura nga ai, mes te cilave edhe nje murgeshe.

Casanova mendoi ta digjte vepren e tij, por pak para vdekjes ia dhuroi nipit Carlo Angiolini. Pasardhesit e shkrimtarit venecian ia shiten ne vitin 1821 nje botuesi gjerman. Gjate Luftes II Boterore, libri rrezikoi zhdukjen. Ne vitin 2007 nisen kontaktet e para mes Librarise Kombetare Franceze dhe ambasades gjermane. E gjithe vepra vleresohet deri ne 20 milione euro por sipas “Le Figaro”, marreveshja eshte mbyllur per 7 milione.

TCH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top